Besim Muhadri: A ishte vrasja e Emin Durakut pjesë e skenarëve të komunistëve serbë dhe të shërbëtorëve të tyre në Kosovë?
Faqja 1 e 1
Besim Muhadri: A ishte vrasja e Emin Durakut pjesë e skenarëve të komunistëve serbë dhe të shërbëtorëve të tyre në Kosovë?
Shpalosje
A ISHTE VRASJA E EMIN DURAKUT PJESË E SKENARËVE TË KOMUNISTËVE SERBË DHE TË SHËRBËTORËVE TË TYRE NË KOSOVË?
Për vrasjen e Emin Durakut, nga shtabet respektive të Ushtrisë Nacional Çlirimtare, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, në atë kohë u akuzua Iljaz Peka, ish sekretar i Bashkisë së Lipjanit, i cili qe dënuar me vdekje në mungesë. Ai në vitin 1946 qe detyruar të largohej nga atdheu dhe të mërgonte në SHBA, ku edhe vdiq në Nju Jork në vitin 1972. Mirëpo cilindo të moshuar që do ta pyesje në Has lidhur me vrasjen e Emin Durakut njëkohësisht përgjigja është e njejtë: ”Emin Durakun e kanë spiunuar dhe më pas e kanë helmuar komunistët në spitalin e Prizrenit”. Madje ai, bashkë me Qemal Stafën është ndër viktimat e para të tradhëtisë së komunistëve në luftën për pushtet..
Shkruan: Besim MUHADRI
I lindur në Gjakovë, në vitin 1918, në një familje me tradita patriotike dhe të luftës për liri dhe pavarësi kombëtare, nuk ka asnjë dyshim se Emin Duraku gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte ndër figurat më të fuqishme Lëvizjes komuniste në Kosovë. Sikur të mos vritej herët nuk mund të dihet se çfarë rruge do të kishin marrë bindjet politike të këtij njeriu simbol të lirisë, duke patur parasyshë tradhëtinë që i bënë çështjes kombëtare komunistët, si këtu në Kosovë ashtu edhe ata në Shqipëri, por deri në atë kohë ai ishte dhe mbeti një nga figurat më të pastra të asaj lëvizjeje.
Emini vdiq shumë i ri, në spitalin e Prizrenit, më 5 dhjetor 1942, pas një plage të lehtë që kishte marrë në përleshje me fashistët në fshatin Gracë të Lipjanit. Vdekja nga një plagë kaq e lehtë, ka vënë një pikëpyetje shumë të madhe për të gjithë ata që e kanë përjetuar në atë kohë këtë ngjarje të dhimbshme, mbase edhe me përmasa kombëtare.
Po të bëjmë një paralelizëm me vrasjen e Qemal Stafës në Tiranë me 5 Maj të po atij viti, skenari i vrasjeve duket të jetë i njejtë, sepse drejtuesit e lëvizjes komuniste në Shqipëri dhe në Kosovë janë vrarë nga dora tradhtare e komunistëve që i shikonin këta dy të rinj sypatrembur dhe të shkolluar, si rrezik potencial për karriren e tyre politike drejt pushtetit të diktaturës komuniste. Në këtë kontekst duhet kujtuar se lëvizjen komuniste, si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri në atë kohë e drejtonin Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviç, kriminelët më të egër të çështjes kombëtare shqiptare. Ndërkohë që për Qemal Stafën janë shkruar shumë fakte që e vërtetojne tradhëtinë e komunistëve në këtë vrasje, për Emin Durakun është shkruar shumë pak ose kjo ngjarje ka mbetur në harresë si për ta mbuluar pluhuri i kohës. Madje edhe në librin monografik, të botuar më 2011, nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova” të Gjakovës, që është një libër i sajuar nga
Emin Duraku (1918-1942) |
Fashistët, duke njohur Eminin si organizator dhe udhëheqës të Luftës Nacinaliçlirimtare në Kosovë, u munduan që me çdo mënyrë të bënin që ta tradhtonte Partinë e vet dhe t’i tregonte shokët e organizatat. Por, si anëtar i denjë i Partisë Komuniste, u bëri ballë heroikisht të gjitha torturave deri në minutën e fundit të jetës së tij dhe më 5 dhjetor të vitit 1942 u nda përgjithmonë nga jeta në spitalin e Prizrenit”.
Ky shkrimi Fadil Hoxhës ishte shkruar në 10-vjetorin e vrasjes së Emin Durakut dhe ishte botuar në revistën letrare “Jeta e re”, viti IV, nr.5-6, shtator-dhjtor 1952, fq. 325-330.
Po ky Fadil, ende nuk beson se Eminin e kishin spiunuar dhe madje edhe vrarë vetë serbët, sigurisht të porositur nga Dushan Mugosha e Miladin Popoviçi. Ai madje edhe kritikon qeverinë kusilinge të Shqiupërisë në krye me Mustafa Krujën se si ajo në Kosovë në atë kohë kishte organizuar “grupet vullnetare” që të luftonin komunistët dhe t’i dëbonin serbët. “Ata i hynë formimit të njësive nacinaliste ë ashtuquajtura “vullnetare”, detyra themelore e të cilave ishte të lufonin kundër komunistëve dhe t’i dëbonin serbët. Prandaj nuk ësht gjë e rastit që kryetari i Qeverisë së Shqipërisë, Mustafa Kruja, mbajti fjalim mu në Gjakovë, ku okupatori ndiente pasigurinë më të madhe dhe kërkoi prej qytetarëve që njëherë e përgjithmonë ta likuidojë organizatën komuniste”.[1]
Edhe pse kishin kaluar njëzet vjet nga vrasja e Emin Durakut, Fadil Hoxha dhe të gjithë ata që ende besonin në “vëllazërim-vashkim”, nuk donin të tregonin arsyen e vrasjes të këtij atdhetari dhe intelektuali, edhe pse e dinin fort mirë.
A është me të vërtetë Ilaz Peka vrasës i Emin Durakut
Po të mendojmë atë se çfarë ka ndodhur pas vrasjes se Emin Durakut, çfarë intrigash dhe shpifjesh u ndërthurën për të mbuluar këtë vrasje makabër duke fajësuar të tjerë krejtësisht të pafajshëm, nga rregjimi komunist këtu në Kosovë dhe në Shqiperi, sa njerëz vdiqën dhe u përsekutuan padrejtesisht, ia vlen të hidhet dritë në të vërtetën tragjike të asaj që ka ndodhur me Emin Durakun.
Për vrasjen e Emin Durakut, nga shtabet respektive të Ushtrisë Nacional Çlirimtare, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, në atë kohë u akuzua Iljaz Peka, ish sekretar i Bashkisë së Lipjanit, i cili qe u dënuar me vdekje në mungesë. Po kush ishte në të vërtetë Iljaz Peka?
Ilaz Peka ka lindur në Krumë të Hasit në vitin 1915 dhe është i biri i Hazir Pekës, mikut të ngushtë të Isa Boletinit, i cili shumë herë ka gjetur strehë dhe përkrahje në këtë familje të dëgjuar. Nuk mund të ketë kosovar të trevave të Rrafshit të Dukagjinit dhe më gjërë, të cilët të ndjekur nga gjenocidi serb janë larguar për në Shqipëri e të mos jenë strehuar në shtëpinë e Hazir dhe Iljaz Pekës, ashtu siç e quan shtypi i kohës ”çerdhe bujare e mikpritëse e kosovarëve të përndjekur, të vrarë dhe të sakatosur nga serbët gjakatarë, prush gjithnjë i ndezur i atdhetarisë”.
Sipas dëshmitarëve që kanë përjetuar ngjarjen, do të thotë vrasjen e Emin Durakut, del se ka ndodhur krejt e kundërta e asaj që thonë komunistët, të cilët e dënuan me vdekje Ilaz Pekën. I shantazhuar nga komunistët vrastarë, të cilët Shqipërinë e kishin lënë në duart e komunistëve serbë, të sojit të Miladin Popoviqit e të Dushan Mugoshës, pas dënimit me vdekje në mungesë dhe i akuzuar drejtpërdrejtë për këtë vrasje, ai detyrohet të dalë në mal dhe së bashku me shumë shqiptarë të tjerë nga Kosova dhe Shqipëra lëshon atdheun dhe shkon në Greqi për të mbyllur përgjimnonë sytë në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 1972.

Duke njohur karakterin personal e familjar të Ilaz Pekës, por edhe sipas dëshmive që kemi, ai jo vetëm që s’e ka vrarë Emin Durakun, por me mundësitë që kishte në nivelin e sekretarit të Bashkisë ai madje edhe është përpjekur që të organizonte arratisjen e tij. Në Krumë dhe kudo nëpër Has, gjen njerëz të moshuar që mund të të tregojnë për Iljaz Pekën, për vuajtjet dhe perepecitë e familjes që vuajtën fajtorin pa faj nga diktatura sllavo-bolshevike. Duke gjurmuar për të vërtetën po citoj të plotë një shkrim në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, botuar këtu e tridhjetë e katër vjet më parë, përkatësisht më 28. 12. 1977, të shkruar nga gazetari tashmë i ndjerë i asaj të përditshme të vetme shqipe të asaj kohe në Kosovë, Murat Kursani. Shkrimin në fjalë ai e formulon duke u bazuar në dëshminë e Ismet Dibrës, në atë kohë komercialist në ndërmarrjen tregëtare “Agimi”të Gjakovës. Ja se çfarë shkruhet në këtë shkrim që titullohet “Bisedova me Eminin e plagosur”:
Ilaz Hazir Peka |
Nga plaga që mori në përleshje me fashistët në fshatin Gracë të Lipjanit, aty ku Emini kishte shkuar me detyrë, ai vdiç i ri.
Ismet Dibra, tash komercialist në ndermarrjen tregtare”Agimi”të Gjakovës, është njëri prej të parëve që u takua me Eminin e plagosur, në zyrën e Bashkisë së atëhershme të Lipjanit. Se çka bisedoi me Heroin e Popullit dhe si i kujtohet ajo ditë tash pas 35 vjetësh, rrëfen vet: “Gjatë viteve 1938 deri 1944 familja e jonë mbante një dyqan tregëtie në Lipjan. Aty isha njohur me shumë vendës dhe njerëz të pushtetit të atëhershëm, të cilët furnizoheshin me artikuj të ndryshëm. Njoha mirë dhe Iljaz Pekën, sekretarin e Bashkisë, njeri i pushtetit, por edhe njeri që shkrihej për idetë komuniste.
Asokohe, një ditë, papritmas në dyqan ja behu Iljazi. -Ismet, më tha ai, - eja me mua deri në Bashki se e kanë plagosur një gjakovar. Duket se ishte komunist, por nuk e dimë se kush është.
Nga kurreshtja për të mësuar se çfarë kishte ndodhur, kush ishte ai, nxitova dhe me të arrita në zyrën e xhandarmëve, aty ku ishte i plagosuri. Më kujtohet si sot se para vetes pashë një njeri me syze, të ulur në karrigë me dorë të mbështetur në shtratin e xhandarmëve .
Kush je ti -ju drejtova.
Nuk po më njeh, djali bacës Iljaz? - më tha ai.
Jo-ju përgjigja.
Jam Emin Duraku prej Gjakovës.
A je plagosur keq? –sërish e pyeta.
Jo fort,- ma ktheu.
Kur filluam bisedën, seketari i bashkisë iu dha urdhër xhandarmëve të largohen nga zyra, sigurisht që të ishim më të lirë.
Emini pastaj më tregoi plagën, duke e shpaluar këmbën e majtë.
Ajo nuk ishte e rëndë nga që plumbi e kishte goditur tulin e këmbës nën kërdhokël . Gjaku më nuk i rridhte .
Derisa i shikoja plagën, Emini më pyeti se kush dhe çfarë njeriu ishte sekretari i Bashkisë, duke shfrytëzuar mospraninë e tij për një moment. I pata thënë se mund të flasë lirisht si para një miku.
E mbaj në mend një çast kur Emini e shikoi drejt në sy Ilazin dhe zhvilluan këtë dialog:
”A je i organizuar dhe i betuar”- e pyeti Ilazi së pari Eminin.

“ Po –iu përgjigj Emini dhe vazhdoi: Nëse një herë dal prej këtu nuk do të mundet kush të më zërë më”.
Jam i bindur se Ilazi qe i gatshëm të kurdiste ikjen e tij, por nja 20 karabinierë që befas rrethuan ndërtesën e Bashkisë, nuk i lanë kohë për të ndërmarrë diçka. Karabinjerët e morën Eminin dhe dërguan në Prishtinë, gjoja për ta mjekuar.
Di se pas jo plot një ore, sigurisht me direktivë të Partisë, prej Prizreni erdhi një kamion, në të cilin ishin Reshat Hadri, Aziz Spahiu, Jahja Shllaku dhe një tjetër, emri i të cilit tash nuk më kujtohet dhe pyetën se ku ishte i plagosuri.
Po atë ditë tre kamiona ushtarakë kaluan nëpër Lipian për në Prizren. Mora vesh se në kamionin e dytë kishte qenë Emin Duraku. Prej Ilaz Pekës më vonë kam mësuar se atë natë kur Emini ishte strehuar në Gracë, ndonjë vendës kishte lajmëruar ardhjen e tij. Xhandarmët të nesermën herët në mëngjes kishin shkuar për ta arrestuar. Mirëpo, kur Emini e kishte hetuar këtë tradhti, largohet nga shtëpia ku ishte në konak dhe merr arratinë. Xhandarmët i vihen prapa duke shtënë në të.
Më në fund e plagosin dhe e arrestojnë. Më vonë mësova për vdekjen e tij dhe u befasova se si mund të vdesë njeriu prej një plage çfarë e kishte Emin Duraku.”

Kështu shprehej në kujtimet e tij Ismet Dibra për këtë takim jo aq të njohur me Emin Durakun e plagosur. Dhe me të vërtetë pyetja që e shqetëson Ismet Dibrën, ”Se si mund të vdesë njeriu prej një plage çfarë e kishte Emin Duraku”, edhe tash 69 vjet pas ngjarjes së rëndë kërkon përgjigje. Fashistët mund ta vrisnin Eminin pa u marrë me mënyrat e sofistikuara të zhdukjes së tij. Për çfarë arsye u ngrit alibia se gjoja Emin Durakun e kishte vrarë sekretari i Bashkisë në Lipjan? A kishte mundësi që sekretari i Bashkisë të komandonte forcat ushtarake fashiste? Kush mund të dinte për misionin e Emin Durakut në Gracë?
Se Emin Duraku ishte kapur dhe vrarë në pabesi, këtë e thotë edhe vetë Fadil Hoxha, por nuk e tregon emrin e atij që tradhtoi, por vetëm thotë se “me ndihmën e një provokatori, fashistët e diktuan në katundin Gracko të Lipjanit”.
Cilindo të moshuar që do ta pyesje në Has lidhur me vrasjen e Emin Durakut njëkohësisht përgjigja është e njejtë: ”Emin Durakun e kanë spiunuar dhe më pas e kanë helmuar komunistët në spitalin e Prizrenit”. Se Emini ishte spiunuar nga serbët e mbase edhe bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë, këtë e dëshmon edhe një i burgosur, në shtëpinë e të cilit kishte qenë Emini në kohën kur u “zbulua”. Ky i burogsour në ditën kritikje ishte kapur bashkë me Eminin dhe ishte burgosur bashkë me Eminin. “Në mëngjesin e 28 nëntorit të vitit 1942 u gjendëm të rrethuar nga milicia fashiste dhe forcat e tjera të okuptaorit italian. Për fat, Boro e Pavli nuk u gjendën aty (Boro e Pavli ishin serb, por serb duhet të ketë qenë edhe i burosuri që rrëfen). Kishin shkuar dikund me punë. Në shtëpi gjendeshin vetëm Emini e Tihomiri dhe familja ime. Na befasuan keq, na kishin rrethuar nga të gjitha anët. Emini, Tihomiri dhe unë u shtrënguam shpejt e shpejt dhe filluam të ikim, pasi konstatuam se çdo qëndresë në ato kushte do të ishte e kotë. Posa doli Emini, krisi pushka. Në ato pushkë shpejtuam turr e vrap edhe ne, në drejtim tjetër....” Pak më poshtë nga rrëfimi i këtij të burgosur del se ai që i kishte spiunuar ishte një serb, me emrin Milorad, një ish-xhandar i Jugosllavisë monarkiste, i cili kishte qenë spiun i italianëve në radhët e Organiztaës së Partisë.[2]Por janë edhe shumë e shumë dëshmi të tjera, të njerëzve që në atë kohë kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes me të cilat mund ta pasuroja këtë shkrim, mirëpo dëshmia e Ismet Dibrës por edhe atij të burosurit ( me gjasë serbë) që e cituam më lart, janë më të plota dhe nuk lejojnë asnjë dyshim se, Emin Duraku, të cilin më vonë vetë vrasësit do ta dekoronin e do ta shpallnin Heroi i Popullit, është ndër viktimat e para të tradhëtisë së komunistëve në luftën për pushtet,

duke vrarë këdo që i pengonte në rrugën e tradhëtisë kombëtare.
[1] Fadil Hoxha: “Kujtime për Emin Durakun krye 20 vjetëve”, “Flaka e revolucionit”, Prishtinë, 1966, fq. 52-63 dhe i ribotuar edhe në librin e Vehap Shitës “Emin Duraku- Qëndresa për çlirim e bashkim kombëtar”, Prishtinë 2011.
[2] Ismet Shaqiri “Më kujtohet I”, “Rilindja”, Redaksia e botimeve, Prishtinë, 1977, fq. 340 e 347-353, 434.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Besim Muhadri & Dukagjin Markaj: Vrasja e burrave në Kusur të Hasit në prill të vitit 1941 – pjesë e skenarëve serb për shfarosjen e shqiptarëve
» Besim Bokshi: Në Kosovë kurrë nuk kanë jetuar 200 mijë serbë
» Besim Muhadri dhe Dukagjin Markaj: Masakrat dhe terrori serb në prill të vitit 1941
» Besim Muhadri: Poezia si akt i qëndresës dhe i përkushtimit atdhetar
» Besim Muhadri: Tafë Pervizi - Një jetë në shërbim të atdheut

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi