Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Asllan Dibrani: Arrestimi yt është rrugëtim drejt lirisë

Shko poshtë

Asllan Dibrani: Arrestimi yt është rrugëtim drejt lirisë Empty Asllan Dibrani: Arrestimi yt është rrugëtim drejt lirisë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 19, 2011 11:53 pm



Asllan Dibrani: Arrestimi yt është rrugëtim drejt lirisë U1_AsllanDibrani
Asllan Dibrani

Arrestimi yt është rrugëtim drejt lirisë

Në ditën e pranverës
Bashkë me fillimin e beharit

Dhe ligjëratat në universitet
Pushtuesit ma dhunuan djepin
Duke kërkuar t’ma burgosnin
Ëndrrën time për liri
Mu në ditën e fundit që në çerdhe
Me shokët e vetëdijes ulesha
Dhe shpupurishnim zjarrin e diellit
Që me rreze të na ngrohte shpirtin
Kur ma morën Skënderbeun
Bashkë me librat e ndaluara
Dhe këngët e Jusuf Gërvallës
Mysafirët e pa ftuar

E tremben qytetin tim

I trembën zogjtë e natës

Qe kuvendonim me orë të tëra
Tek flatrat hapnin për erë mëngjesi
Edhe nëna mbeti krahëhapur
Pa mundur të ma puthte ballin

Pa mundur t' ma thotë një lamtumirë
Po me një cicërimë dashurie tha
Bir – nuk të rrita për ta
Derisa dëgjonte urdhëresën serbisht

Që edhe ata flisnin shqip puthadorë

Dhunshëm më larguan në errësirë

Dhe tek më largonin për në terrin e pa rrugë

Dëgjoja zërin e saj n’krahëror t’më gjezdis

Dhe me krenari tha
Arrestimi yt është rrugëtim drejt lirisë
Prishtinë 21.03 1984
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi