Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-E FOKUSUAR POETJA SEVEME FETIQI (GJERMANI)
Faqja 1 e 1
Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-E FOKUSUAR POETJA SEVEME FETIQI (GJERMANI)
Nga Kristaq Shabani
RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL
E FOKUSUAR POETJA SEVEME FETIQI (GJERMANI)
PJESËMARRËSE NË SIMPOZIUMIN NDËRKOMBËTAR “MUZA POETIKE PEGASI 2011” ME OBJEKT “LIRIZMI NË LETËRSI”
TIRANË 15-16 PRILL 2011 DHE PRISHTINË 17-18 PRILL 2011
KUSH ËSHTË SËVEME FETIQI?
Dëshmia e kthimit të ëndërruar
Nga Shaip Beqiri, Poet dhe publicist
Sevëme Fetiqi lindi më 1961 në Vushtrri, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm. Studioi mjekësinë në Universitetin e Prishtinës. Librin e parë të poezisë “Kurorë e kaltër” e botoi më 1985 te “Rilindja”, Prishtinë, për të cilën qe shpërblyer me Çmimin “Hivzi Sulejmani” të revistës “Zëri”.
Fetiqi këto ditë botoi librin e dytë me poezi “Dëshmi e kthimit tim”, nga i cili zgjodha këto poezi për lexuesit e “Eurozërit”.
Periudha e më se dhjetë vjetëve të fundit kësaj poeteshe i ka “dhuruar” drama të reja, një lëndë tepër të ashpër jetësore, të cilat ajo merr zotimin t`i kthejë në poezi. Në krye të herës ajo bën pëpjekjen e mundimshme të ballafaqojë atë ashpërsi me brishtësinë e natyrës së vet, t`i pleksë ato dy bota në një tërësi harmonike. Dhe kësaj përpjekjeje ia del në krye me mjaft sukses. Vrojtimi i kësaj poeteshe është depërtues. Ajo i sodit aktet e rinj të dramës shqiptare me sy të përlotur. Dhe ajo perde, që nuk është aq e hollë, në vend se natyralisht t`ia turbullojë pamjet, për çudi, ia kthjell më shumë dhe ia afron së tepërmi ato. Në këtë mënyrë ajo e bën një virtyt të rrallë lëndën e poezisë së vet, sillet ndaj saj në mënyrë rituale, duke krijuar raport intim me të. Në këtë mes kjo autore e flak rrezikun e artikulimit patetik të poezisë me një natyrshmëri të rrallë, sado që nuk kujdeset shumë në ndërtimin e formës poetike. [98]
POEZI ME KONSISTENCË ESTETIKE
Ramadan Musliu
Referencialiteti I tekstit letrar të shpeshtën e herave varet edhe nga kontreksti receptiv, domethënë preupozon statusin e tekstit dhe pozicionin edhe social të recepientit. Ky refleksion lindi nga rileximi I poezisë së dy librave poetike të Sevëme Fetiqit, “ Kurore e kalter, (1985) dhe “Deshmia e kthimit tim”, (1998), veçmas kur merret parasysh fakti se pjesa më e madhe e poezive janë krijuar në një kontekst tjetër socio-kulturor, prej të cilit është varur edhe pranimi I saj si faktikë poetike. Momenti poetik në të cilin është shfaqur poezia e kësaj autoreje ishte kohë e sprovave estetike, e lojërave estetizuese, kohë e kërkimit nga poezia e shkallëzimit sa më të lartë eskspresiv. Në atë kohë poezia e librit të parë të Sevëme Fertiqit, “Kurorë e kaltër”, është trajtuar si një përpjekje e suksesshme që të imponohet si gjuhë e mvetësishme poetike, si një diskurs poetik i profilizuar në planin figurativ, si një shprehje që sa synon ornamentalistikën poetike, domethënë degëziminin dhe filigranizmin e figurës poetike, po aq edhe si shprehje që formësohet si një sublimat poetik i emocionit, ndjeshmërisë së thellë që arrin ta gjejë trajtën adekuate gjuhësore-ekspresive.
Referenca tematike
Në dy librat poetik të Sevëme Fetiqit, “ Kurore e kalter, (1985) dhe “Deshmia e kthimit tim”, (1998), hetohen dy prije mbase edhe kontrapunktive. Në librin e parë tematika mbizotëruese është ajo që lidhet me pasqyrimin e jashtësisë, problematika jetësore dhe përditshmëria, që në vetëdijen e poetes çdo gjë I nënshtrohet një filtri subjektivizues. Pjesa mbizotëruese e poezive etimonin e kanë në proceset reale të jetës së përditshme, por që falë fuqisë sublimuese të poetes arrijnë të intimizohen, të marrin vulën subjektive të shpirtit të saj:
“Mos e fik yllin polar |është shikimi im |Mos e ndal erën| është thirrja ime |Mos e shuaj zjarrin| është dashuria ime| Mos e prish heshtjen| jam heshtja jote” ( ”Heshtja e pathyer”, faqe 33)
Përditshmëria me të gjitha segmentet e saj, social, rrethanorë, procese që përcaktojnë sjelljen e individit, konteksti madje edhe politik, etj, është vepruese në vetedije, por gjithnjë e tranbsformuar, e nështruar , siç thamë, intimizimit. Pra në fokus është një subjekt I prirur për meditacion. Po kaq edhe temat universale, ato që mund t’I trajtojmë si cikle kozmike, koha si koncept edhe filozofik, po edhe si fenomen natyror, gjen “ pasqyrim” në këtë poezi. Edhe kur trajtohen këto tema, natyra, stinët, ndryshimi I kohës dhe rrjedha e saj, koha si koncept universal, ato gjithnje janë të përqëndruara rreth një vetëdijeje që është në proces subjektivues, që nga subejktivimi arrin të nxjerrë përmasën imagjinative, aspektin personal nga motive I trajtuar. Përgjithësisht libri i parë është në shenjë të refleksionit, meditacionit dhe ndjeshmëria dhe amalgam ilirik është mbizotërues.
Në librin e dytë, “Deshmia e kthimit tim”, (1998) që vjen mbas një pauze trembëdhjetëvjeçare nga libri I parë, sjell një preokupim dhe formësim gjuhësor të evoluar. Poezia e këtij libri përmbledh krijimet poetike që janë rezultatj i rrethanave specifike, në kushte kur në ambientin jetësor të njeriut tonë ndodhin përmbysje të mëdha, që doemos së të gjitha këto gjejnë shfaqje si në planin social, moral e psikologjik. Kjo katandisje kolektive s’ do mënd se do të shfaqet edhe si preokupim artistik, po aq sa edhe si pasqyrim gjuhësor aq sa na e kujton një pohim të Roland Barthes-it se ndryshimi radikal në gjuhë shkakton edhe revolucionin në shoqëri.
Edhe poezia e librit “Deshmia e kthimit tim”, i ka të gjitha parashenjat e kësaj kohe dhe të këtij ndryshimi real apo të anticipuar si parandjenjë poetike. Edhe regjistri i temave, motivet dhe perokupimet lidhen drejtpërdrejtë me këtë realitet, me këtë katandisje jetë sore, me ngushticën ekzistenciale, rrezikun e mbijetesës kolektive. Këtu kemi të bëjmë me një poezi të tipit të angazhuar, poezi që buron nga nxitjet reale, nga reagimi etik i subjektit ndaj perverzitetit, nga reagimi subjektiv ndaj një situate rrezikuese të ekzistencës apo të jetërsimit të qenies:
“pagjumësia me rolin
e dëshmitares së pagabueshme
së bashku me pëllumbat
i shkundnin krahët e lodhur
në pluhurin e shekujve
puthnin plagët e muzgut të skuqur all
dhuronin bardhësinë e puplave
përfundimit të lidhjes së plagëve
të kësaj nate të përlotur”
(“Natë e plagosur.II”
Ose
“eja
permes Çamërisë e Tiranës
përmes Dibrës e Gostivarit
përmes Plavës e Gucisë
deri në Dukagjin
shtriju si fëmijë i llastuar
mbi Fushë Kosovë
duke i njehsuar fijet e barit
deri në pafundësinë e hapërimeve
ngjitu në freskinë e Bjeshkeve të Nemuna
t´i ndjesh mushkëritë si lirohen
nga dashuria e mbytur”
(“Kur çmbështillet lëmshi”)
Nga shembujt fragmentarë mund të shihet se poezia e librit vijues ka karakteristika të tjera edhe si tematikë po edhe si formulim gjuhësor. Derisa poezia më e hershme është poezi e sublimatit lirik, e emocionit të artikuluar me një gjuhë poetike asociative, shprehje që buroi ga thellësia e subjektivitetit, poezia e librit të dytë është poezi e shprehjes konkrete, e idesë së angazhaur, e artikulimit përmes leksikut mobilizues, lëvizës në planin e ndikmimit në ndërgjrgjen e lexuesit.
Perspektiva poetike
Poetja Seveme Fetiqi hy në kategorinë e krijuesve akrivë, tek ai grupim i artistëve që janë në gjendje permanente kreative. Këta krijues bashkëjetojnë dhe bashkndiejnë me kohën e vet, duke qënë në lidhje të vazhdueshme me jetën dhe proceset jetësore dhe duke përthithur dhe asimiluar frymën e saj, ndikimin e procesve në vetëdijen njerëzore, në psikën dhe moralin e tyre. Nëse poezia e saj është aktive si shprehje, po aq është edhe subjektivuese, intimizuese, sepse vë në praralelizma, në binaritet realitetin subjektiv dhe realitetin konkret të jetës.
Këtë e dëshmojnë edhe poëzitë e reja të shpërndara qoftë në mediat e shkruara apo edhe në rrjetet sociale, ku bëjnë jetën e tyre artistike. Këto poezi, që janë pjesa komplementare e veprës së saj poetike, dëshmojnë një process të konsolidimit të ,ë tejmë të shprehjes, stabilitetin e figurës, dhe prerjet subjektive që I bën aktulitatetit përmes një korrektivi imasgjinativ. Te këto poezi kolokvialiteti, të folurit repertoresk, që ishte karakterizuese për poezitë e librit të dytë, vjen duke u konturuar në figurë dhe në meditacion. Në këto poezi sikur kërkohet ajo përmasa e brendshme e gjërave që është një gërshetim i aksepetimit poetik dhe segmentit aktual të realitetit.
Poezia e fazës së fundit, qoftë si tematikë apo edhe si stilistikë, është më aktuale së brendshmi, si ekspresion estetik se sa si shprehje që mboilizon ndërgjegjen etike. Orientimi nga shprehja dhe ekspresioni estetik dhe kërkimi I balancit me aktualitetin e problemit të trajtuar shënon një shkallë të ngritjes sa edhe të individualizimit të verbit poetik.
Në fund
Pasi të lexohet poezia e Sevëme Fetiqit, si ajo e dy librave poetik, po aq edhe krijimet më te reja poetike të papublikuara si libra, ideja e parë dhe më kryesore që të krijohet është ajo se kemi të bëjmë me një individualitet të profilizuar që nga poezitë e para në një rrugë evolutive produktive. Madje serioziteti poetik hetohet që nga poezitë e para, ku aktualiteti poetik buron nga refeksioni, nga meditacioni , nga figura poetike e profilizuar, nga emocionaliteti që arrin të sublimohet në shorehje që ka rrezatim të gjerë.
Këto tiparë nxjerrin në pah një natyrë krijueseje që në poezi do të bartë në mënyrë paralele aktualitetin e motivit poetik dhe aktualitetin e estetik të fjalës dhe figurës. Prandaj në poezinë e dy librave dominuese është fraza poetike e reduktuar, e liruar nga përbërsit vlerbalë që kanë funksione parazitore. Duke insistuar në një shrehje të dendësuar poetike nuk është e habitishme pse kjo poezi është vepruese estetikisht, e dendur si lirikë, ekspresive si emocion dhe e ngopur si kuptim. E gjithe kjo vjen nga prirja e poetes që nga poezia të kërkojë cilësinë e jo sasinë, dëshmi e të cilës është edhe aspekti kronologjik, distance mes dy librave, por edhe evolumet pa ndryshume radikale, pos atyre që kanë ardhur nga imperativi etik, çfarë ishte ai I kohës dhe periudhës nëpër të cilën kaloi kjo poete dhe kolektiviteti i saj etnik.
Vështrim i shkurtër mbi veprimtarine poetike të Seveme Fetiqit
Laureta Miftari
Në nënqiellin europian të mërgatës sonë, në mes të një laramanie harmonike letrare gjejmë një thesar të lënë nganjëherë pas dore, gjë që është në kundërshtim të habitshëm me krijimtarinë e mërgimit botëror në përgjithësi. Jam i mendimit se shum pak i jepet rëndësi letërsisë jashtë trojeve etnike e kjo krijon një mangësi morale ndaj autërove që me mund të pashoq krijojnë në kushte të pavolitshme vepra që rradhiten në lartësitë e letërsisë sonë.
Një ndër autorët që meriton respekt të posaçëm për arritjet poetike, që jeton e krijon në perëndimin europian, dallohet Seveme Fetiqi e cila padyshim, qëndron në anën e poetëve që kultivojnë një gjuhë të kulluar shqipe, pa rëndime të panevojshme me huazime që ngaherë është bë modë tejet e dëmshme në letërsi e sidomos në gazetari e politikë por edhe në forume të ndryshme anë e mbanë botës shqiptare. Kur flas për gjuhën e Sevemes, përmend edhe faktin se autorja preferon krijimin e një fjale të re (neologjizmën) dhe kështu fiton një adhurim të posaçëm nga idhtarët e gjuhës së pastër sepse me këtë vë në pah fuqinë e saj krijuese dhe dashurinë ndaj amëtares duke iu mënjanuar fondit të fjalëve të huaja, këtij snobizmi të kohës sonë.
Poezia e viteve gjer më 1981/82 dallohet me një gjallëri sentimentesh rinore të botës së revoltave dhe përjetimeve të paharueshme, që me bukurinë e shprehjes edhe simbolikës, këndon ngjarjet historike të demonstratave të viteve paraprake është padyshim “Natë e plagosur” (Kurorë e kaltër”, 1985). Këto vjersha lexohen me ëndje me dhjetëra herë, janë aq të fuqishme…, gati mistike në brendinë e vet domethënies së tyre sa që ngjallin etje të pashueshme për lexim e rilexim. Shpesh në literaturën botërore, gojore apo të shkruar, hasim në vargje me “pëllumba të bardhë” por shifeni çfar magjije i jep autorja kësaj “formule” aq të lexuar e dëgjuar që nga lashtësitë:
…
me pëllumba të bardhë
nga syri imi lëshoje
në qiellin tënd të paskaj
Në spektrin emocional e filozofik, vitet e paraluftës në Kosovë, posaçërisht ata të kohës para dhe gjatë demonstratave ’81, janë të shtjelluara nëpërmjet metaforës që është pasojë, në fillim, e ngarkimit terorizues të pushtetit të huaj por që autores i sjell famën e zotërueses më të madhe të kësaj figure shprehëse. Metafora në poezinë e saj zë vendin e mbrojtëses së integritetit psokofizik e nga ana letrare, shkëlqen si margaritar i rrallë i simbolikës poetike të kohës së vrullit demonstrues kundër pushtuesit në Kosovë, pjesëmarrëse dhe përjetuese e të cilave është edhe vet autorja.
Fuqia dhe bukuria e shprehjes ; e vargut në poezinë e Sevemes nuk lind nga ndonjë shkollë apo ndikim special i mësuar ose i përvetësuar nga poetë të rangjeve botërore ose kombëtare. Ajo vjen si ujë burimi nga thellësitë e përjetimeve vetanake përgjatë trazirave të njohura kombëtare dhe luftës së vazhdueshme për liri. Për më tepër, konsideroj se këto vargje janë sublime dhe shprehin një rrugëtim historik shekullor të veshur me petk lirik tejet mbresënëlës. Dallohet gjithashtu një ndërtim sintaksor që shndrrit rreze gati euforike liridashëse. Në këtë kontekst ndërtimi stilistik, dallojme në disa vende anaforë të mrekullueshme (u bëra murane në pritje / u bëra klithje në heshtje) dhe simbolin, për të cilin kam bindjen se është figura më e preferueshme e poetes.
Përmenda më lartë se Sevemja posedon një forcë befasuese në krijimin e neologjizmave. Ajo në disa vënde me lehtësi të paparë gjen dhe ndërton fjalë me të cilat plotëson një « shprazëtirë » shprehëse ; sikur i mungon fjala e duhur, andaj ajo me estetikë të pamohueshme prodhon fjalën që ia kënaq dëshirën e shprehjes në varg. Ndaj këtu shembullin më të bukur kur ajo nga « hapësirave » ndërton shprehjen « hapërimave » që nuk do koment, ka një ngjyrë shum më domethënëse se termi i zakonshëm burimor.
Ndër veçoritë e rradhës së parë, pa mëdyshje është forca tërheqëse për të lexuar poezitë (librat) e Sevemes. Lexuesi, nuk kalon mbi këto vjersha me një hedhje syri. Nuk janë këto vjersha që eventualisht mund të lexohen shkel e shko. Lexuesi byle këthehet disa herë në të njëjtën vend. Lexon dhe rilexon. Kjo magji tërheqëse që mban peng lexuesin krijon një ndjenjë adhurimi ndaj fjalës dhe analizës së « historikut » të fillit dhe mbarimit të vargut e lidhjes së tij në hapësirën e brenda vet vjershës, ciklit dhe librit në përgjithësi.
Kur flas për veçoritë e veprave në përgjithësi, do të vë në pah një moment tjetër që flet për preokupimet e Sevemes që i hedh në letrën poetike. Moralisht e paluhatshme, ajo i ndejti besnik shfrytëzimit të temave dhe çështjes kombëtare, që më së miri i « flejnë » për zemre dhe nuk tregoi as tentativën më të vogël t’i rreket, si shum shkrimtarë këtyre dekadave të fundit, shkarravinave pornografike me të vetmin qëllim të arritjes së një emri e sidomos, arritjes së suksesit në tregun e librit. Personalisht, nuk kam hasur në asnjë shkrim të saj edhe ndryshimin më të vogël në rrugëtimin e saj drejt majave të poezisë shqipe.
E mbyll këtë shkrim të shkurtër me bindje se Sevemja do të na prezentojë akoma libra të rinj, duke i ndenjur besnike gurës së gjertanishme të frymëzimit dhe do të dijë të ruajë stilin joshës të mbushur me jetë kombëtare dhe jo, si që hasim shpesh tek disa poetë, me katrahura mitike jashtilire që bastardhojnë të kaluarën dhe të tashmen tonë sublime.
Sado të përpiqemi te minimizojme me mendjen e tjereve i madhi duket i plotformuar, i konturuar dhe nga kreatura e tij “derdh” musht. M’u soll në përmend në këto çaste një, “ndoshta” krijuese me emrin Karla Jezui, e panjohur, e cila për t’u figuruar e njohur enigmatizmi i saj kishte bere një aludim cungac per gjenite dhe të vegjëlit neë faqet tona të ekspozicionit, duke perifrazuar me fjalësin e saj, në dukje “medikant”, se e rëndonin prezencat e perfaqësuesve të Rilindjes dhe se paraqitja e tyre në facebook ishte pëulësi, ulte nivelin e shkrimeve që servireshin... Një ikje nga “hemisferat e maëdha ” dhe një plasdarmim mediokriteti, një habitëri momentale... Nejse duhet respektuar mendimi sado nga anohet.. Kjo është a-ja e etikës... dhe e miresjelljes moderatore...
Si shkroi Karla Jezui, vetë apo me shtyrësi për njoftimin e bërë për veprimtarinë e Gjirokastrës....
Pavarësisht nga respekti që kam për femrën , ka raste , si në këtë rast që “nuk kreh flokët mendimorë”
Një cung i prerë...ky frazim i më lartëm i saj , i parrjedhuar nga inteligjenca, ose nga pushtimi i hutesës... Një përlajthitje momenti apo deliracion madhështie?!
NË FSHATIN KU KAM LINDUR
Adem Jasharit dhe familjes së tij
Në fshatin ku kam lindur
S`kishte grunaja
As fusha e livadhe
Çdo stinë pikonte lotë
Lulet pikëlloheshin
Rrezet i vrisnin çdo agim
Për të zgjatur pafundësisht nata
Çdo ëndërr aty zgjaste shtatë shekuj
Në fshatin ku kam lindur
Qëndismat e vashave
I kalbnin ftonjtë e harruar
Djemtë luanë kishin shkuar larg
Për të kapur fillin e ylberit
Për t`ua fshirë lotët shekujve
Në fshatin ku kam lindur
Netët mbështilleshin në lëkurë të vet
S`gjendej dot vend për dashuri
Mbillej liria edhe në sy fëmijësh
Lulet nuk vyshkeshin as në stinën
Kur u këputeshin gjethet
Në fshatin ku kam lindur
Zjarri në vatra ishte shuar
Dhembja gacullonte në hirin e shkelur
Vetëm kullat flisnin me gjuhë zjarri
Çdokush në klithma rrëfente legjendën
Mes dy zjarresh në ethe
Këndonte këngën e gjakut dhe lirisë
Dhe vdiste në këmbë
Si lisat që godet rrufeja
Në fshatin ku kam lindur
Një shtatore madhështore
Sodit pranverën që harliset
Grunajave të sapombjella
KUSH JAM UNE
A jam zjarr ne akull
a akull ne zjarr
ne mes te vertetes
a jam genjeshter
apo ne mes genjeshtres
e verteta
a jam trendafil ne hi
apo Liza ne boten e cudirave
a jam fjale e heshtur
a jam liri ne fjale
murane ne kenge
apo kenge ne klithje
a jam pasqyre ne tregun e te verberve
apo nje i verber
ne mesin e dritave te neonit
a jam rruge ne pakthim
qe i kerkon gjurmet e veta
apo kthim qe i mashtron utopite e kohes
kur te prehem
nje dite tek ti
vetem ti do te dijsh
kush jam une
Toka ime
TI SHERON VAJET E FEMIJVE
Flora Brovines gjate qendrimit te saj ne
burgjet famkeqe te Serbise
Ti ke ditur cdohere
te sherosh vajet e femijve
ti ke ditur te flasesh
me pellumba
me qiell te lire
te kerkojne
vajet e femijve
te vajtojne nenat
lengon Toka jote
Ti je "motra e bilbilit"
"emri yt eshte fluturim"
kthehu
mbi "krahet e thellezave"
mposhti grilat e ndryshkura
puthe Token tende
merri ne gji
buzeqeshjet e femijve
VAKUUM KOHE
E harruam shpirtin
nuk e dijme
se ku e lame e ku na mbeti
harruam te qajme ne deke
te vallzojme ne dasem
harruam si rrjedh kenga
neper dejte tone
as te vdesim nuk dijme me
jetojme keshtu
ne vakuum kohe
DIELLIN E PASHE
Kenga e lulediellit
Kur me mbollen ne toke
se pari deshta te te shoh
ty o Diell
e lule pa ty me shekuj isha
ne erresire i krehja rrezet e tua
i enderroja agimet e purpurta
lule e heshtur pa frymemarrje
plumbat shekullor ballin ma qelluan
syte mi verbuan me hirin e roberise
me shtatqind dimra fjalen
ne gjuhe ma ngrine
petalet si era mi shperndane
vetem me muzgje u takova
ne deshirat e mia
te klorofilta
mallkova erresiren
edhe lulja paska aht
u bera murane ne pritje
u bera heshtje ne klithje
u bera myje e pamposhtur
me fije shpresash thurra
kuotat e fitoreve
pikova lote te kuq
shqiponjat lajmeronin
festen e pritur
ngrita koken
rrezet i putha
une lulja jote e vuajtur
u ktheva kah ti
Ty te pashe
Diellin tim e pashe
tash edhe ne vdeksha
nashte.
VENDLINDJA IME
Vushtrrise
1.
Ti je stacioni im i pare
nga u nisa ne jete
ne Ty vaji
per here te pare mu degjua
ne qerpike me ra loti i pare
me beri kalama
dhe mi qepi
ngjyrat e ylberit ne floke
per here te pare
buzeqesha te ti
ne buzen time foshnjore
rrjedhi tere aroma
e kopshteve tua
per here te pare
shkela token nene
ne hapin tim te pare
u zgjua dashuria
e pasosur per Ty
u dashurova ketu
per here te pare
si hark ylberit pas shiut
u rrita deri ne blerim
u zgjata si fije shelgjesh
te lumit Sitnice
mbi syprinen e saj
duke fshehur ne thellesit uji
puthjen e pare
kujtim te shenjte
ne nje guace
plot perla rinie
Me kujtohet kur zbathur
kaloja urren tende te Gurrit
betohesha atebote ne pranverat e tua
plot behar
se do te behem lum
qe do ti sheroj zemrat e djegura
do ti sheroj plaget e tua
shekullore
Sa here enderrova syhapur
ne malin tend Qyqavice
me nje gur nen koke
nen qiellin tend
duke i numruar yjet e fatit
duke i degjuar legjendat
qe kishin lene gjurme
ne palcen e trungjeve
duke i shikuar
imazhet e trimave te Drenices
Ti je epiqendra ime
me e ngrohte se dielli
rreth se ciles
sillem dhe shkrihem
ne vaje e gezime
.Kush kishte thene
se fati do t ma shkund
kohen e embel
nga kornizat e tua
e stinet e mia
te rrijne varur
Ti je stacioni im i fundit
ku do te zbres
kush e di
me vallen e fundit te jetes
ne flokun tim te bardhe
duke vallezuar
lodhur e mbeshtetur
ne nje baston nga mahagoni
apo si epitaf
i vuajtjes mergimtare
duke e shkund nga qepalla
lotin tim te fundit
per Ty
duke u perqafuar
permallshem
Une dhe Ti
Vushtrri
Stacioni im i pare
dhe i fundit
epiqendra ime
me e ngrohte se Dielli.
ne pritjen e pashprese
kush kishte thene
se do te me quajne
mergimtar
kush kishte thene
se femijte e lagjes sime
do ti festojne kaq shume
festa pa mua
e une ne verdhesi malli
gjethe i keputur
i fryre nga stuhia
ne te panjohurin vend
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi