Kastriot Myftaraj: Sa është pamjaftueshmëria e ndjenjës prokosovare në Shqipëri...
Faqja 1 e 1

Sa është pamjaftueshmëria e ndjenjës prokosovare në Shqipëri, reagim ndaj gjeografisë dhe shqiptarizmit të rremë në Kosovë
Nga Kastriot MYFTARAJ
Kur Serbia u krijua si shtet në shekullin XIX nuk kishte dalje në det, çka përbën një handikap të madh për një vend, dhe që pengon zhvillimin e tij. Prandaj, aspirata e Serbisë për zgjerim territorial u njehsua me aspiratën për të siguruar dalje në det. Kjo aq më tepër kur territoret ku aspironte të zgjerohej Serbia, në kohën që u krijua si shtet, qenë në jug dhe perëndim të saj, duke qenë itinerari i Serbisë për të dalë në det. Kur Serbia e shekullit XIX dhe e fillimshekullit XX kërkonte Kosovën, duke e quajtur atë Serbi e Vjetër, ajo në fakt kërkonte që nëpërmjet Kosovës të dilte në bregdetin adriatikas, në Shen Gjin dhe në Durrës, gjë që edhe e bëri gjatë Luftës së Parë Ballkanike, edhe pse e prapësuan fuqitë e mëdha.
Aspirata nacionale Serbe u lidh organikisht me nevojën jetike të shtetit serb për dalje konsistente në det. Nuk dihet nëse nacionalizmi serb do të kishte qenë po kaq i fortë nëse shteti serb do të ishte në një tjetër pozicion gjeografik, me dalje në det, dhe tokat ku aspironte të zgjerohej do t’ i kishte në veri dhe në lindje. Serbia ende sot nuk ka dalje në det, dhe nuk ka për ta pasur edhe në rast se bashkohet me Republikën Serbe të Bosnjë-Herzegovinës. Edhe sikur në perspektivë të ndahet Mali i Zi, ku një e treta e banorëve janë deklaruar serbë, përsëri Serbia nuk do të ketë një dalje konsistente në det dhe do të vazhdojë që ta lakmojë bregdetin e Shqipërisë deri në Durrës. Në rast se NATO nuk do të kishte bërë fushatën ajrore kundër Serbisë në 1999 dhe Serbia sot do të zotëronte Kosovën e spastruar nga shqiptarët, kjo do ta kishte bërë iminente nevojën e Serbisë për dalje në detin Adriatik nëpërmjet bregdetit të Shqipërisë Veriore, siç ka aspiruar Serbia historikisht dhe siç ka bërë në 1912. Prej këtej fakti i thjeshtë gjeopolitik që Serbia nuk e ka vetëm me shqiptarët e Kosovës, por dhe me shqiptarët e këtej kufirit, çka e provon viti 1912. Serbisë i duhet Mitrovica dhe Prizreni si etapë në rrugën për të dalë në Shën Gjin dhe në Durrës.
Përndryshe, në rastin e shqiptarëve, gjeografia nuk e ka ushqyer nacionalizmin shqiptar. Shteti shqiptar kishte dalje të gjerë në det. Në fakt Shqipëria u krijua si shtet pikërisht që të ndalonte Serbinë dhe Greqinë të zotëronin këtë pjesë të bregdetit Adriatik dhe jonian, në dëm të Austro-Hungarisë dhe Italisë. Trojet shqiptare që mbetën jashtë kufirit dhe që Shqipëria i rivendikonte, nuk kishin për Shqipërinë atë rëndësi që kishin për Serbinë territoret që ajo rivendikonte në kufijtë e saj jugorë dhe perëndimorë, dhe që i rivendikon edhe sot e kësaj dite. Derisa Serbizmi u ushqye nga gjeografia, Shqiptarizmi nuk u ushqye nga gjeografia. Shqiptarët e Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare tej kufirit, në Maqedoni, Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës, Çamëri, përgjithësisht ankohen për mungesën e përkushtimit të shqiptarëve të Shqipërisë shtetërore ndaj aspiratës për krijimin e shtetit të bashkuar nacional dhe nuk hezitojnë që të bëjnë krahasim me serbët. Por shqiptarët e përtej kufirit nuk llogarisin realitetin gjeografik që kam përmendur më lart. Imagjinoni se si do të kishte qenë ndjenja nacionale në Shqipërinë shtetërore sikur ajo të gjendej në pozicionin gjeografik ku është Kosova, dhe trojet e tjera shqiptare në Maqedoni e Luginën e Preshevës, pra pa dalje në det, ndërsa Kosova dhe trojet e tjera shqiptare tej kufirit, të qenë në pozicionin ku është Shqipëria shtetërore, pra me dalje në det. Me siguri që nevoja jetike për dalje në det, do të bënte që në Shqipërinë shtetërore të artikulohej domosdoshmërisht bashkimi nacional. Në rast se Shqipëria shtetërore do të kishte qenë atje ku është Kosova, kurrkush në Shqipërinë shtetërore nuk do të guxonte të fliste kundër Rrugës Durrës-Kukës, sado të kushtonte ndërtimi i saj, se ajo do të ishte autostrada që do ta nxirrte Shqipërinë në bregdet.
Derisa shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës u ka rënë fati “i keq” që rruga e “Piedmontit” për në det të mos kalojë në trojet e tyre, atëherë ata duhet të bëhen më kërkues ndaj vetvetes sa i përket Shqiptarizmit. Shqiptarizmi i kultivuar për shkak të rrezikut se po vjen sllavi të të vrasë, nuk është një shqiptarizëm i mjaftueshëm. Shqiptarët e Shqipërisë shtetërore e kanë kaluar të parët këtë modë të shqiptarizmit, kur erdhën grekët t’ i djegin e t’ i vrasin. Kur kaloi ky rrezik, shqiptarizmi i shqiptarëve të Shqipërisë shtetërore erdhi duke rënë. Pas rënies së komunizmit Greqia, e cila atëherë ishte shumë më e pasur se Shqipëria, pati shumë më tepër sukses për asimilimin e shqiptarëve që u dyndën në Greqi si emigrantë, kur përdori joshjen e perspektivës së të ardhurave që siguroheshin nga emigracioni në Greqi, se sa kur kishte përdorur dhunën, siç bëri në fillim të shekullit të kaluar.
Nuk dihet se si do të kishte shkuar fati i shqiptarëve të Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, nëse shteti do t’ u kërkonte që të ndryshonin fenë dhe identitetin e tyre dhe të afërmve të tyre, në mënyrë që të fitonin lejen për të emigruar në Perëndim, ose për të punuar në republikat e tjera të ish-Jugosllavisë. Definitivisht, në aspektin kolektiv, qenka më e lehtë që ta mbrosh shqiptarizmin kur kërkojnë të të vrasin ose dëbojnë për ta zhdukur atë, se sa kur të ofrojnë një çmim për të mohuar shqiptarizmin.
Shqiptarizmi në nivelin e tashëm i shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe Malit të Zi, sado që është më superior se ai i shqiptarëve të Shqipërisë shtetërore, është i dyshimtë për sa kohë që ai është qartësisht reagim ndaj frikës se mos vjen përsëri dita që sllavët t’ i dëbojnë dhe t’ i vrasin. Ky nuk është shqiptarizëm, por surrogat-shqiptarizëm, pra shqiptarizëm i rremë. Nga shqiptarët e përtej kufirit kërkohet kuintesenca e Shqiptarizmit, kërkohet Shqiptarizmi i pastër siç del nga burimi historik, Shqiptarizmi kastriotian, i Gjergj Kastriot Skënderbeut. Shqiptarizmi historik është shqiptarizëm i krishterë, katolik. Sot do të ishte edhe protestant. Shqiptarizëm me çallmë nuk mund të ketë në Kosovë trojet e tjera shqiptare përtej kufirit. Përndryshe Shqiptarizëm do të thotë që vdesësh si shqiptar, kur të vijë ora e vdekjes në thertoren ballkanike.
Në rast se shqiptarët e Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare përtej kufirit arrijnë që të avancojnë më tepër se shqiptarët e Shqipërisë shtetërore në identitetin kulturor perëndimor, duke përfshirë dhe atë fetar, atëherë shqiptarët e Shqipërisë shtetërore do ta shohin veten të detyruar ta identifikojnë pa hezitim fatin e tyre me shqiptarët e përtej kufirit. Shqiptarët e Shqipërisë shtetërore për shkak se e kanë shtetin mund t’ i lejojnë vetes luksin që përkohësisht të mos merren me dilemën e identitetit të tyre, të cilën e kanë trashëguar nga koha e pushtimit osman. Shqiptarët e Shqipërisë shtetërore me origjinë muslimane të imponuar në kohën e pushtimit osman, mund t’ i lejojnë vetes luksin që të hezitojnë të merren me këtë dilemë, se 98-99% e tyre ata nuk e ndjejnë fenë islame si pjesë të jetës së tyre, dhe nuk e ushtrojnë atë. Sigurisht që do të kujtohen për këtë kur t’ u vijë ora e rrezikut të pashmangshëm, që është vetëm çështje kohe. Ndërsa shqiptarët e Kosovës dhe trojeve të tjera përtej kufirit nuk e kanë këtë luks.

G. Sot - Për ZSH: Ilir Dardani
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi