Agim Gashi:AZALEAS, BILURIT TIM!
Faqja 1 e 1
Agim Gashi:AZALEAS, BILURIT TIM!
Kështu ishe para pak kohe
Agim Gashi
AZALEAS, BILURIT TIM!
Në Spital, kur isha moj bi,
ti Bilur, brengoseshe shumë,
tash që atje gjendesh ti,
i brengosur, po ç´mendem unë!
Oh, sa keq ndjehem oj bi,
se je engjellusha ime lule.
Pse u sëmure, në befasi?!
Shpirtin për tokë ma përule.
Mbete dyzet kile moj bi,
shëndetin dëmtove rëndë,
sfidë e madhe n´fëmijëri,
prishi ëndërren, gëzimin tënd!
Mendoje të bëhesh artiste,
të flitet e shkruhet për Ty.
e vogel të ishe aq feministe,
vështirë ti shoh n´vezullim ata sy!
Ah moj bija ime, sa shumë po vuaj,
mi shtoi dhimbjet edhe mjekja jote,
kur më tha se shumë po druaj,
vështirë t´shijosh lumturitë e kësaj bote.
Një javë ankth, dhimbje e merzi,
Azaleja ime e shtrirë në klinikë,
nuk mund të ha e as nuk pi
Për Ty moj bi, zemra ka frikë.
Me buzëqeshje kah unë, kthehu,
se buzqeshjen ta kam harruar.
Ngrehu moj bija ime, ngrehu,
n´sheti t´dalim bashk t´gëzuar!
Të rralla janë sofrat që i shtroj
të ha ngapak sa me mbetë i gjallë,
që ti të hash, shumë insistoj,
por ti hanë shumë rrallë, për mall!
Ah sëmundje moj, me rënkime,
duket se nuk patem mjaft kujdes.
Si nuk e dinim e dashura ime
se nga mos ngrënja njeriu vdes?
Dieta na u bë armik pë jetë
s´kishe nevoj ta mbaje ti,
se ishe një Shqipe e lehtë,
e bukur dhe akoma fëmi!
Zgjohu bija ime, zgjohu,
vdekja është e huaj për ne,
po të ndodhi gjë, mendohu,
me ty i gjallë do hy në dhe!
Zgjohu,n´përqafim t´babait, eja,
që të rriti me plot mundime.
veç me luftë, fitohet beteja,
shëroje veten dhe zemrën time!
Nesër, sërish do jem aty,
me shpirtë të vrarë, me t´vizitu,
shpresoj, për mua do ngrihesh ti,
t´më përqafosh e t´flasësh me mu.
Hëna që sonte ishte më afër,
m´bëri të ndizja një qiri për ty.
E luta Qiellin dhe Hënën e Madhe,
të t´sjellin prap shëndet e lumturi!
Shpresoj se sërish do shërohesh,
kemi dhe shumë plane unë e ti,
si dy artist, do shetisim Botën,
e bukur do jetë jeta, bashk babë e bi!
Skam çka të shkruaj më shumë, ime bi,
Lutjet ti kam lënë, te shtrati i ke.
Zgjohu e shërohu sa më parë, fëmi,
e t´shkojm n´pushim në t´bukrin Atdhe.
Natën e mirë e t´qetë bija ime,
fli, qetësohu në zemër e shpirtë,
ta kthejmë shëndetin, jetën me gëzime,
se ka një Zot diku, edhe për ne të dytë!
19.03.11 Düren
Në dhomën ku më ha vetmia!
Për karnevalet ishe kështu
Para karnevaleve
Shtëpia ku gjendesh sot
Disa ditë pa të mundë sëmundja
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi