Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Peticioni fantom

Shko poshtë

Peticioni fantom Empty Peticioni fantom

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 20, 2011 10:10 am

Peticioni fantom 220px-MotherTeresa_094

Peticioni fantom

Nëpër internet është duke qarkulluar një peticion, në të cilin kërkohet largimi i fotografisë së Gonxhe Bojaxhiut (Nënë Terezës) nga Zyra e MKRS-së, si dhe nga institucionet tjera shtetërore e publike të vendit. Peticioni është i panënshkruar.

Nga Albana S. Muja më 16 mars 2011

Një peticion i panënshkruar, këtyre ditëve po qarkullon në internet, megjithëse dyshohet se prapa tij qëndron Forumi i të rinjve myslimanë.

Në peticion, i cili u është dërguar Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Parlamentit, kërkohet largimi i fotografisë së Nënë Terezës nga Zyra e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, por edhe nga institucionet tjera publike të vendit.

Në komunikatën e bashkangjitur përkrahet ideja jo vetëm e largimit të fotografisë së Nënës Terezë nga MKRS-ja por të çdo figure fetare nëpër institucione publike. Sipas tyre, vazhda e tolerimit të metodave të tilla po sfidon laicitetin edhe të qeverisë së re.

Ndër të tjera, në komunikatë thuhet: “Duke e ditur se Kushtetuta e Kosovës, në Nenin 8, Pika 1, e definon Kosovën si shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare, atëherë nuk shohim arsye të shkeljes së Kushtetutës, nëpërmjet përdorimit publik e institucional të një figure krejtësisht fetare, pa ndërlidhmëni me shtetin e Kosovës”.

Ndërsa i pyetur mbi njohuritë e këtij peticioni dhe idenë për largimin e fotografive të personaliteteve fetare nga MKRS-ja dhe institucionet tjera publike, këshilltari i ministrit të kulturës, Haqif Mulliqi, theksoi se ky nuk është qëndrim i ministrit dhe aspak nuk është në agjendë të politikave të tij. Sipas tij, kjo situatë duhet parë më ndryshe.

“Ka figura të cilat vinë prej proveniencave të ndryshme, qoftë kulturore, qoftë historike, qoftë edhe fetare, të cilat kanë luajtur rol të caktuar dhe domethënës në zhvillimin e kombit tonë dhe në këtë rrafsh secili njeri, fotografia e të cilit është ndodhur, apo mund të gjendet në ambientet e ministrisë, apo edhe institucioneve tjera publike, është praktikë në gjithë botën dhe shkon konform të një biografie të cilën e ka ky person”, tha Mulliqi.

Sipas Mulliqit, figurat si Nënë Tereza, Shtjefën Gjeçovi, Hoxhë Tahsini dhe figura të tjera kombëtare, përpos që vijnë prej proveniencës së caktuar, ato kanë dhënë kontribut shumë të madh në krijimin e shtresave të caktuara, të mbamendjes sonë historike dhe kulturore dhe nuk do të duhej të jetë kjo një pjesë e debatit për apo kundër.

Mulliqi është kundër çfarëdo tendence për ta problematizuar apo për të ndërtuar konspiracione të ndryshme dhe për të ndërtuar probleme lidhur me figurat për të cilat ekziston një konsensus i përgjithshëm i pajtueshmërisë së përgjithshme nacionale mbi vlerat që i kanë afruar ato në historinë e kombit tonë.

“Në këtë sens unë mendoj që çfarëdo tentative, çfarëdo që veprohet ndryshe do të jetë e dëmshme edhe do të jetë një lloj donkishotizmi i kohërave moderne që krijojnë ndasi brenda vetë qytetarëve të Kosovës”, theksoi ai.

Sipas Mulliqit, për secilin individ veç e veç më së miri flet vepra, kontributi dhe biografia e tij. Thjesht, sipas tij, këto gjëra nuk duhet politizuar aspak.

Ndërsa në peticion thuhet se një imponim i tillë, me vendosjen e figurave fetare në këto institucione, përpos që dhunon laicitetin institucional, përbën po ashtu një imponim religjioz e kulturor nacional-katolicist, në një shoqëri me shumicë myslimane. “Nuk jemi aspak kundër fesë katolike, por kundër përdorimit politik e kulturor dhe imponimit të figurave katolike”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë gjithashtu theksohet se nënshkrues të peticionit janë qytetarë nga shumica e komunave të Kosovës.


Expres
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi