Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:PËRSE?!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:PËRSE?! Empty Mentor Thaqi:PËRSE?!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 20, 2011 10:12 am

Mentor Thaqi:PËRSE?! 174356_100000582437455_6602030_n
Mentor Thaqi:PËRSE?!

Përse t´jemi t´matur, aty ku ka krim?
Pse s´e thëmi hapur, të i japim ndëshkim?!
Pse ruajm prapanicën, druajm të humbim kokën?!
Rrezikojmë Sakrificën, për Lirinë dhe Tokën!

Përse duhet heshtur, e s´flasim pa frikë?!
Se është çmenduri, kjo që i bëjmë vetes!
Të keqen kemë buzëqeshur, armiku s´është mik!
Nga një copë shëmti, çdo ditë i falim jetës!

Dhe sa kohë na duhet, që t´mbushemi mend?
Se po dëmtojmë veten dhe fëmijët tanë.
Pse thuhet e shkruhet, se ka Ligj dhe Rend,
por, me dy këmbët shkelet dhe kush kokën s´çanë?!

Përse i dëgjojmë të huajt, e jo njëri tjetrin?
Përjashtë jemi t´mirë, brënda s´ka si më keq!
N´pisllëk fusim duart, për të marrë-mbajt pushtetin,
urrejtje dhe smirë, s´ka kush që na i heqë!

Përse bëhemi budallënj, kur s´jemi të tillë?
Për hatër të dreqit, apo edhe të të birit?!
Pse nderin që e kemë, kajtja keq e lidhë,
aleat i të keqit, armik i më të mirit?!

Gjërat që s´janë tonat, pse duhet ti mbajmë?!
Pastaj, çdo kriminel, ka emër e mbiemër!
Surratet nga Ikonat, drejt duhet t´i ndajmë,
kur drejtësia n´vend ngelë, plagë keq hapë në zemër!

Pranojmë t´pasurohemi, pa nderë, plot mëkate,
nuk mendojmë një herë, se kemi Familje!
S´mendojmë se ndëshkohemi, fatkeqësitë mbi fate,
do na bëjnë të mjerë, nga zemra plot hile!

Nëse s´të sheh njeri, do të ketë parë Zoti,
kur kryen një vepër, të ligë e t´pa drejtë,
se është poshtërsi, në mot dhe pas moti,
nuk do keshë rast tjetër, veten e ke rrejtë!

Andaj, gishtin kokës, do duhej t´ía vëmi,
çka nuk është e mirë dhe s´e duam për vete,
mos t´ia bëjmë as Botës, t´mendojmë në qetësi,
veç Shpirti i d´lirë, do na shpëtoj, helbete!


Mentor Thaqi VS., 20.03.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi