Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidentët Topi e Pacolli pajtohen për forcimin e dy shteteve pa kufij në mes

Shko poshtë

Presidentët Topi e Pacolli pajtohen për forcimin e dy shteteve pa kufij në mes Empty Presidentët Topi e Pacolli pajtohen për forcimin e dy shteteve pa kufij në mes

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 21, 2011 8:05 pm


Presidentët Topi e Pacolli pajtohen për forcimin e dy shteteve pa kufij në mes



Presidentët Topi e Pacolli pajtohen për forcimin e dy shteteve pa kufij në mes 22topi-pacolli9254
Bajrush Morina, - Tiranë





Presidentët Topi e Pacolli pajtohen për forcimin e dy shteteve pa kufij në mes To-pa9255I pyetur nga “Bota sot” se a do të ndryshoni Kushtetutën dhe a do të kandidoni përsëri për president të Kosovës, Behjget Pacolli tha: “Po do të kandidoj për president në votimet e drejtëpërdrejta nga populli”


Me ceremonitë më të larta shtetërore për një burrshtetas është pritur sot në Tiranë presidenti I Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli. Ai nisi kështu vizitën e parë shtetërore në Shqipëri dhe këtë fakt e theksoi me krenari në një konferencë për shtyp vetë presidenti Pacolli pas takimit që pati me homologun e tij Bamir Topi.

Presidentët Topi e Pacolli pajtohen për forcimin e dy shteteve pa kufij në mes Xx9261-1

Në fillim të vizitës së presidentit Behgjet Pacolli në Shqipëri atij I u bënë nderime të larta nga Garda Kombëtare e Shqipërisë. Nën intonimin e himnit kombëtar presidenti Behgjet Pacolli dhe presidenti Bami Topi parakaluan dhe bënë nderime para Gardës Kombëtare e më pas zhvilluan një takim sa miqësor aq edhe përmbajtësor. Në takimin ku merrnin pjesë delegacione të larta të dy shteteve janë diskutuar çështje me rëndësi për të dy vendet e me theks të veçantë bashkëpunimi ekonomik e kulturor mes dy shteteve, Shqipërisë e Kosovës.

Presidentët Topi e Pacolli pajtohen për forcimin e dy shteteve pa kufij në mes Xx9256

Presidenti Topi në ceremoninë zyrtare të pritjes të Presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli – Pallati i Brigadave



Topi: Kosova do të ketë mbështetjen e Shqipërisë

Pas takimit të dy presidentët mbajtën një konferencë për shtyp në të cilën pos që shpalosën përmbajtjen e takimit të tyre, iu përgjigjën edhe interesimeve të gazetarëve. Në fjalën e tij presidenti Topi bëri të ditur se me Presidentin Pacolli kanë biseduar në kontekstin rajonal dhe zhvilluan bisedime për stabilitet e raporteve të reja politike. Topi nënvizoi se do të intensifikon marrëdhëniet mes dy vendeve, sidomos në fushën ekonomike dhe tregtare, por është në atë kulturor dhe arsimor.

Presidenti Topi ka theksuar rëndësinë që ka rruga e Kombit “Durrës-Kukës”, e cila sipas tij i shërben dy vendeve. Ai kërkoi që infrastruktura rrugore duhet të shfrytëzohet më mirë, duke kërkuar të rriten shkëmbimet tregtare mes dy vendeve. Duke iu referuar bisedimeve me Serbinë dhe Kosovën, Presidenti Topi nënvizoi se dy vendeve duhet të këtë dialog. “Dialogu me Serbinë në të mirë të bashkëpunimi dhe paqes në rajon. Do të ketë Përpjekje të përbashkëta që Kosova të njihet nga sa më shumë vende”, tha Topi.

Kosova në një të ardhme të afërt do të integrohet në BE së bashku me Shqipërinë. Në këtë rrugëtim dhe sfidë, Kosova do të ketë mbështetjen e Shqipërisë, e cila do të bëjë të gjithë përpjekjet dhe do të japë kontribut që Kosova të njihet nga sa më shumë shtete të botës.

Kjo është deklarata që Presidenti i Shqipërisë, Baimir Topi ka bërë, menjëherë pas takimit që zhvilloi me homologun e tij nga Kosova, Behxhet Pacolli, kur të dy dolën një konferencë të përbashkët shtypi. Topi theksoi se të dyja vendet së bashku do të bëjnë të mundur të krijohet një reputacion të ri dhe të njihet me sa më shumë shtete.

“Ne kemi pasur një gëzim të madh në fund të vitit që kaloi për lëvizjen e lirë por kam shprehur brengën time që kjo nuk ndodhi edhe për Kosovën. Kosova nuk mund të mbetet e izoluar dhe kjo është në interesin e partnerëve që kjo të bëhet e vlefshme” theksoi Topi.

Presidentët Topi e Pacolli pajtohen për forcimin e dy shteteve pa kufij në mes Xx9257

Presidentët Topi e Pacolli pajtohen për forcimin e dy shteteve pa kufij në mes Xx9258

Pacolli: Shqipëria është shteti ynë amë!

Ndërkaq pasi përshëndeti presidnetin Bamir Topi për këtë pritje kaq të ngrohtë e vëllazërore, presidenti Behgjet Pacolli tha se sot me Presidentin e Topi biseduam për intensifikimin e kontakteve dhe vendosur që së paku dy herë të takohemi në nivel presidentësh, në nivel kryeministrash dhe në nivel deputetësh”, tha ai.

Presidentët Topi e Pacolli pajtohen për forcimin e dy shteteve pa kufij në mes Xx9259

Pacolli u shpreh se duke bashkëpunuar do të jemi me të fortë, ndërsa theksoi se duhet të nis bashkëpunimi ekonomik për të krijuar deri edhe një treg të përbashkët. Pacolli tha se bisedimet me Serbinë janë të rëndësishme, sepse i shërbejnë paqes dhe heqjes përpara. “Kosova nuk mund të ketë mbi 65 për qind të kufijve të saj të blinduar. Atje vepron krimi I organizuar dhe kjo gjendje duhet të ndryshohet. Kosova ka nevojë për biseda. Kur u larguan nga Kosova, ata morën paratë tona, pensionet tona të ardhurat tona, ndaj bisedimet janë të nevojshme. Është e mbrapsht ideja që të mos bisedojmë. Kemi shumë gjëra për të biseduar. Ju garantojmë juve president, asnjë herë nuk do të bisedohet për statutin tonë”, tha sot Pacolli.

Presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli e ka cilësuar shumë të rëdësishme vizitën e tij në Shqipëri, vendim amë sic e cilësoi ai. Presidenti i Kosovës Pacolli theksoi se vizita e tij vjen në një moment kur Kosova ka dalë nga një vakum i vështirë institucional. “Jam i lumtur që ndodhem në Shqipëri, tek shtet amë, tek shteti mik, tek shteti vëlla, dhe kjo është një frymëzim i madh për mandatin tim” theksoi Pacolli.

Presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli tha sot në konferencën e përbashkët për mediat me Presidentin Bamir Topi se bisedimet me Serbinë nuk do të diskutojnë asnjë herë statusin e Kosovës. Nga ana tjetër Pacolli u shpreh se është nevoja për të pasur sa më shumë kontakte mes dy vendeve dhe për përcaktimin e një axhende të përbashkët punimesh.

“Sot me Presidentin e Topi biseduam për intensifikimin e kontakteve dhe vendosur që së paku dy herë të takohemi në nivel presidentësh, në nivel kryeministrash dhe në nivel deputetësh”, tha ai.

I pyetur nga “Bota sot” se a do të ndryshoni kushtetutën dhe a do të kandidoni përsëri për president të Kosovës, Behgjet Pacolli tha se ka që në ditën e parë të marrjes së detyrës së presidentit ka nisur inisiativën për ndryshime kushteutese në mënyrë që zgjedhja e presidentit të bëhet nga votimi I drejtpërdrejtë I popullit. “Po do të kandidoj për president në votimet e drejtëpërdrejta nga populli” është përgjigjur Behgjet Pacolli.

Edhe presidenti Topi shprehu qëndrimin e tij për zgjedhje të drejtpërdrejta parlamentare por siç tha ai, kjo përgjegjësi u takon më shumë partive politike shqiptare që të ndërmarrin një inisiativë të tillë.

Presidentët Topi e Pacolli pajtohen për forcimin e dy shteteve pa kufij në mes Xx9260

Drekë pune me kryeministrin dhe fjalim në Kuvend

Presidenti Behgjet Pacolli gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri në mesd ditë është takuar me kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha. Ky takim është zhvilluar pa praninë e mediave ndërsa më pas të dy burrështetasit kanë ecur këmbë drejt një restorani në qendër të Tiranës ku kanë drekuar.

Po sot gjatë qëndrimit në Tiranë, Presidenti Behgjet Pacolli mbajti një fjalim rastin në Kuvendin e Shqipërisë. Ai në fjalën e tij përsëriti angazhimin e tij për një bashkëpunim sa më të mirë në mes të Shqipërisë e Kosovës që do të shërbente si shembull për rajonin.



>> Presidenti Pacolli nesër viziton Shqipërinë >>
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi