EULX-i po na vjen!!!
Faqja 1 e 1
EULX-i po na vjen!!!
Këshilli i Sigurimit mbështet vendosjen e EULEX it
Nju Jork, 27 nëntor - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara shprehu mbështetjen e tij për rikonfigurimin e Misionit të UNMIK ut dhe vendosjen e EULEX it atje. Këshilli i Sigurimit zhvilloi dje një sesion, ku shprehën qëndrimet e qeverive përkatëse edhe shefat e diplomacisë së Kosovës dhe Serbisë. Në raportin e tij të fundit mbi Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, Sekretari i Përgjithshëm i OKB së Ban Ki Mun bëri thirrje për rikonfigurimin e këtij misioni dhe vendosjen e EULEX it. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, shprehu mbështetjen e Prishtinës për EULEX in, duke thënë se dislokimi i misionit ishte "kritik" dhe se të gjithë qytetarët e Kosovës do të përfitonin nga prania e tij. "EULEX i do të gëzojë mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të institucioneve dhe popullit të Kosovës." Por qeveria e Kosovës ka hedhur poshtë planin me 6 pika të Sekretarit të Përgjithshëm mbi çështje që lidhen me policinë, doganat, drejtësinë, kufijtë, transportin, infrastrukturën si dhe objektet e trashëgimisë serbe. "E kemi hedhur poshtë plotësisht këtë plan. Për më tepër, e kemi bërë të qartë se nuk do të tolerojmë, nuk do të lejojmë asnjë veprim që cënon sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës", tha Hyseni. Hyseni tha se autoritetet e Kosovës do të bashkëpunojmë me EULEX in për vendosjen e tij në të gjithë Kosovën mbi bazën e mandatit që rrjedh nga dokumentet e cekura më lart, duke respektuar plotësisht sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin unitar të Republikës së Kosovës. "Theksojmë se komuniteti ndërkombatër vazhdon të nënvizojë paligjshmërinë e strukturave të ashtuquajtura paralele komunale, zyrtarëve të vetëshpallur komunalë dhe përpjekjeve në disa pjesë të Kosovës me shumicë serbe për të kërcënuar dhe frikësuar ata individë që duan të punojnë me fqinjtë e tyre shqiptarë për një të ardhme më të mirë për të gjithë në Kosovë". Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiq shprehu mbështetjen e tij për rekomandimet e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB së: "Dëshiroj që ta shoh këtë raport të vënë në zbatim si dhe tonin më të fortë që ka përdorur Këshilli i Sigurimit në mbështetje të punës së Sekretarit të Përgjithshëm, që lidhet me propozimin për rikonfigurim si dhe për vendosjen e misionit të Bashkimit Evropian për drejtësinë dhe policinë në përputhje me rezolutën 1244 dhe statusin e neutralitetit që parashtron në raportin e tij Sekretari i Përgjithshëm i OKB së. Sa më i fortë të jetë toni, aq më shumë shanse do të kemi për të arritur të vëmë në zbatim këtë punë të rëndësishme që duhet të përmbushim së bashku". Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në sesionin e djeshëm të Këshillit të Sigurimit Rozmari Dikarlo, nënvizoi në fjalën e saj shqetësimet e ngritura nga autoritetet e Kosovës në deklaratën e tyre të 18 nëntorit, ku theksuan se hedhin plotësisht poshtë planin prej 6 pikash të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB së Ban Ki Mun. Por, theksoi më tutje zonja Dikarlo, autoritetet e Kosovës kanë shprehur angazhim për të mundësuar vendosjen e misionit të EULEX it. Zonja Dikarlo përsëriti qëndrimin e Shteteve të Bashkuara që veprimet në të ardhmen të ndërmerren duke respektuar plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Për këtë arsye, shtoi ajo, Uashingtoni e mirëpret angazhimin e Sekretarit të Përgjithshëm për të vazhduar konsultimet dhe bashkërendimin me autoritetet në Prishtinë. Shtetet e Bashkuara, tha më tej zyrtarja amerikane, do të luajnë një rol aktiv në misionin e EULEX it permes policëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve amerikanë që do të punojnë përkrah homologëve të tyre evropianë. Shtetet e Bashkuara, tha në mbyllje të fjalës së saj zonja Dikarlo, u bëjnë thirrje të gjitha palëve të përfshira në këtë process, në veçanti qeverive të Kosovës dhe Serbisë, të angazhohen në një mënyrë që garanton vendosjen e shpejtë të misionit të EULEX it në Përfaqësuesja e Britanisë së Madhe në OKB, Karen Pirs tha se marrëveshjet e përkohshme që dalin nga plani 6 pikësh do të bëhen me konsultim të të gjitha palëve dhe këto aranzhime, sipas saj "ofrojnë siguri të fuqishme për serbët dhe komunitetet tjera pakicë". Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Lamberto Zannier tha se periudha e tranzicionit është ndërlikuar më shumë sesa ishte menduar, kur Kosova kishte shpallur pavarësinë e saj. Ai e përshkroi situatën e sigurisë të qetë, ndërsa atë politike të ndërlikuar. Zannier theksoi se UNMIK u po vazhdon procesin e rikonfigurimit, duke ndryshuar rolin e tij. "Roli i UNMIK ut po bëhet më politik, për shembull duke ndihmuar dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Meqenëse ende nuk janë krijuar kushtet që të dyja palët të ulen dhe të bisedojnë së bashku, UNMIK u ka rolin e ndërmjetësuesit, ndonëse të dyja palët e interpretojnë ndryshe atë", tha Zannier.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: EULX-i po na vjen!!!
SHBA-të përshëndetën raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB së për Kosovën
Uashington, 27 nëntor - Shtetet e Bashkuara e përshëndetën raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB së për Kosovën, dhe vlerësuan përparimin e konsiderueshëm që ka shënuar Kosova që nga shpallja e pavarësisë në shkurt. Në një deklaratë të Departamenti të Shtetit, thuhet se Shtetet e Bashkuara mbështesin vendimin e Sekretarit të Përgjithshëm për t'ia përshtatur rolin e OKB së realitetit të ri të krijuar në Kosovë, duke zvogëluar misionin e UNMIK ut dhe duke ia kaluar kompetencat për drejtësinë dhe policinë misionit të EULEX it. Por, thekson më tutje deklarata, Uashingtoni e vë theksin tek nevoja për të respektuar plotësisht pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, dhe në këtë kontekst nënvizon në veçanti angazhimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB së që kalimi i kompetencave do të bëhet në bashkëpunim dhe konsultim të vazhdueshëm me autoritetet e Kosovës.

Frid: EULEX i do të veprojë në një Kosovë të pavarur, të pandarë dhe sovrane
Londër, 27 nëntor - Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried, ka deklaruar se vendimi i KS së të OKB së për shtrirjen e EULEX it në gjithë Kosovën është një goditje për ata që duan ndarjen e saj dhe është një hap për të konsoliduar një Kosovë të bashkuar. Frid tha për BBC-në se EULEX i do të veprojë sipas Rezolutës 1244, që është e paanshme ndaj statusit, por efekti i vendosjes së misionit, sipas tij, do të jetë konsolidimi i institucioneve të Kosovës. Misioni i EULEX it, tha Frid, do të veprojë në një Kosovë të pavarur, të pandarë dhe sovrane.
Londër, 27 nëntor - Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried, ka deklaruar se vendimi i KS së të OKB së për shtrirjen e EULEX it në gjithë Kosovën është një goditje për ata që duan ndarjen e saj dhe është një hap për të konsoliduar një Kosovë të bashkuar. Frid tha për BBC-në se EULEX i do të veprojë sipas Rezolutës 1244, që është e paanshme ndaj statusit, por efekti i vendosjes së misionit, sipas tij, do të jetë konsolidimi i institucioneve të Kosovës. Misioni i EULEX it, tha Frid, do të veprojë në një Kosovë të pavarur, të pandarë dhe sovrane.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: EULX-i po na vjen!!!
Mitrovicë: Gjendja në veri të qytetit e tensionuar
Mitrovicë, 5 dhjetor - Përfaqësuesit e strukturave të sigurisë dhe ato politike në Mitrovicë vlerësuan sot në takimin e Komitetit për Siguri se gjendja në veri të qytetit është tensionuar pas incidentit që ka ndodhur të mërkurën në Lagjen e Boshnjakëve ku është sulmuar një vajze shqiptare dhe janë dëmtuar disa vetura me regjistrim KS. Kryetari i komunës Bajram Rexhepi tha se ata që i kanë bërë këto incidente duhet sa më parë të nxirren para drejtësisë. Ai tha se këto incidente lidhen me vendosjen e EULEX it dhe shtrirjen e tij në veri. Rexhepi theksoi se struktura të caktuara serbe në veri janë duke bërë incidente si mesazh kundër shtrirjes së EULEX it në veri. "Edhe pse zyrtarisht Qeveria e Serbisë përkrah shtrirjen e EULEX it, në terren grupe të caktuara kundërshtojnë këtë gjë dhe kjo është një politikë e dyfishtë", tha Rexhepi. Ai tha se EULEX i ka bazën legale dhe mandatin për t'u shtrirë në gjithë vendin dhe së bashku me institucionet e Kosovës të vendos rendin dhe ligjin, veçanërisht në veri ku veprojnë strukturat paralele, të cilat duhet të shuhen. Kryetari i Mitrovicës tha se strukturat e sigurisë si KFOR i dhe policia duhet të mbështesin vendosjen e EULEX it dhe të tregojnë vendosmëri përkundër incidenteve që mund të shkaktohen nga grupe të caktuara serbe. Gjithashtu Rexhepi kërkoi që KFOR i të shtojë praninë në Lagjen e Boshnjakëve dhe në zonën e "Tre rrokaqiejve", të cilat janë pjesët më të ndjeshme sa i përket sigurisë. "KFOR i ka kapacitet dhe do të ishte e udhës që të shtoj praninë në këto zona. Gjithashtu duhet të merret në konsideratë edhe krijimi i patrullave të përbashkëta me policinë gjatë këtyre ditëve", tha Rexhepi dhe apeloi tek qytetarët që të mos bien në provokime dhe të jenë të përgjegjshëm, sepse trazirat nuk janë në të mirë të Kosovës. Komandanti i stacionit jugor të policisë, kap. Bashkim Spahiu, tha se strukturat e sigurisë kanë reaguar me kohë pas incidentit që ka ndodhur të mërkurën mbrëma në veri. Ai tha se tensionet janë reflektuar edhe në veri, prandaj duhet një gatishmëri e strukturave të sigurisë për të parandaluar incidentet e mundshme. Në anën tjetër, përfaqësuesit e KFOR it që ishin të pranishëm në takim thanë se janë në gjendje gatishmërie për t'u përballur me çfarëdo situate që mund të krijohet ne terren, por thanë se nuk presin probleme të mëdha.

Nesër në Gjenevë protestohet kundër planit të OKB-së
Gjenevë, 5 dhjetor - Nesër, më 6 dhjetor, para selisë së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, duke filluar nga ora 14.00, do të mbahet një protestë publike e mërgimtarëve shqiptarë "në shenjë proteste kundër pazarllëqeve në kurriz të popullit shqiptar dhe në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit teritorial të Kosovës". Sipas Këshillit Organizativ, në këtë protestë do të shprehet me forcë kundërshtimi i planit të sekretarit të përgjithshëm të OKB së, Ban Ki Moon dhe Këshillit të Sigurimit të OKB së. Nga kjo protestë do të kërkohet që të mos negocohet me askë në dëm të pavarësisë, të sovranitetit e të integritetit territorial të Kosovës, kurse nga OKB, SHBA dhe BE, që do të kërkohet ta mbrojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin teritorial të Kosovës pa hyrë në aventuar të tjera të lojrave të rrezikshme me zjarrin. Nga protesta do t'u dërgohet një Memorandum OKB së, BE së, vendeve te Grupit të Kontaktit dhe Kuvendit të Kosovës, me të cilin do të kërkohet garantimi i mbrojtjes së pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit teritorial të Kosovës. Këshilli Organizativ fton gjithë mërgimtarët shqiptarë në Zvicër dhe shteteve përreth si dhe miqtë zviceranë që të marrin pjesë në këtë protestë për të shprehur mbështetjen dhe solidaritetin me çështjen e Kosovës.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi