Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndue Ukaj: Rruga e gabuar e Kosovës apo tri hije të zeza mbi të

Shko poshtë

Ndue Ukaj: Rruga e gabuar e Kosovës apo tri hije të zeza mbi të Empty Ndue Ukaj: Rruga e gabuar e Kosovës apo tri hije të zeza mbi të

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 22, 2011 2:20 am


Ndue Ukaj: Rruga e gabuar e Kosovës apo tri hije të zeza mbi të U1_NdueUkajRruga e gabuar e Kosovës apo tri hije të zeza mbi të
Nga Ndue Ukaj
“Një njeri, udhëtonte në një tren lokal dhe në çdo stacion pasi treni ndalej, e zgjaste kokën jashtë dritares dhe pasi e lexonte emrin e vendbanimit, psherëtinte thellë. Duke e vërejtur këtë gjest të çuditshëm, një bashkudhëtar, i cili ishte ulë përballë tij, e pyeti: “Mik, pse po psherëtini aq trishtueshëm? Ju lutem, a mund t’ju ndihmoj gjë”? .
Udhëtari iu përgjigj: “Faleminderit, nuk kam nevojë për ndihmë, por, me ju thënë të drejtën, qysh kaherë është dashur të zbrisja, sepse po udhëtoj në drejtim të gabuar”.
E këtë lloj udhëtimi po e bënë edhe Kosova.
Vendi ynë, ndodhet në këtë rrugëtim të gabuar, e stacioni i duhur, vazhdon të mbetet i panjohur, për ata që kanë marr timonin e drejtimit, njësoj sikur për udhëtarët e pafundmë, të cilët, pas çdo stacioni të gabuar, vetëm psherëtijnë thellë, mallkojnë, tërbohen dhe presin, presin të panjohurën tjetër. Kosova është futur në rrugë të gabuar, nga një politikë sharlatanët dhe mendjelehte dhe kështu po e zgjat agoninë, e cila, si e tillë, po krijon një atmosferë të tendosur qytetare të brendshme, një atmosferë të pashpresës, zhgënjimit, pasigurisë dhe dëshpërimit në çdo gjë.
Faktin se Kosova ndodhet në rrugë të gabuar, askush se vë në diskutim. E për me e dëshmua sheshazi se vendi ndodhet në rrugë të gabuar, timonierët e këtij vendi, ia dhanë vulën këto ditë “dinamike” politike, ku, ne pamë si nëpër teatro absurde, si formohen institucionet, pa asnjë standard moral e politikë, çfarë filozofie përfaqësojnë ato dhe sa janë të afta të reagojnë në çështje vitale nacionale, siç ishte vrasja e ushtarëve amerikan nga një qytetar i këtij vendi ? Formimi i institucioneve të vendit i ngjasoj një rrëmbim, rrëmbim që fyeu dinjitetin e çdo qytetari. E gjithë kjo ndodhi pas një procesi zgjedhor të manipuluar, një manipulim i llojit industrial, siç e cilësuan mediat ndërkombëtare, i cili për rrjedhojë solli në pushtet një qift politikë të kontestuar dhe një pushtet që rri si hija e zezë mbi Kosovën dhe rrugën e saj të proklamuar për kthim në Familjen Perëndimore, e në substratin e së cilës fshihet një nostalgji për lindjen, për vëllazërinë me Turqinë dhe orientimet tjera gjeostrategjike. Me thanë qartë, ky pushtet, vetëm retorikën e ka plot perëndim, ndërsa veprimet dhe sjelljet i ka krejtësisht jo perëndimore.
Zgjedhja Pacollit president
A mbrohet kauza për Kosovën europiane me Pacollin president? Përgjigja është jo. A është ai figurë unifikuese, siç e parasheh Kushtetuta. Përgjigjja është pa asnjë hamendësim, jo. A gëzon ai mbështetje në elektorat? Për këtë, të dhënat tregojnë se ai me një grumbull partish, fitoi pak më shumë se 7 përqind. Andaj, kalkulimet për një zgjedhje të tillë, s’i di askush, përveç ai që i ka bë. Mirëpo, me këtë zgjedhje, shteti i Kosovës po merr çdo ditë e më shumë forma private, apo thënë ndryshe, po bëhet shtet privat.
Ardhja në krye të vendit, e një njeriu me biografi të dyshimtë, ardhja në krye të vendit, e një njeriu të cilësuar nga e gjithë bota demokratike, kontrovers, vetëm sa thellon ankthin dhe pasigurinë e qytetarit të Kosovës. Në fakt, zgjedhja e Pacollit President, një njeriu që në fjalëkryqin politikës kosovare, mbetet enigma e pazgjedhur, madje i cilësua si Kali i Trojës së Rusisë, trazoi dhe vazhdon të trazon opinionin dhe shoqërinë kosovare. Përpjekjet e tij të pareshtura, me përmirësua imazhin e rrënuar përtokë, vetëm sa po e thellojnë distancën mes atij dhe opinionit. Asnjëherë s’ka ndodh në opinionin tonë të ketë një refuzim kaq të përgjithshëm për një figurë, e cila kushtetuetshmërisht duhet me përfaqësua unitetin shtetëror. E, ky njeri, s’ përfaqëson hiq më shumë se diku 2 % e vullnetit politikë të Kosovës. Kjo zgjidhje, e cilësuar nga njëri nga figurat e fuqishme në PDK, si zgjedhja më e keqja e mundshme, dëshmon sheshazi se personi që duhet me qenë sinonim i unitetit, mund të jetë Kali i Trojës. Prandaj sot s’kemi çfarë të themi tjetër, përpos të theksojmë se Kali i Trojës po flet shqip, e për me keq, po hungërin shqip.
Heqja e postierëve të Nënës Terezë dhe Ibrahim Rugovës
Ministria e Kulturës, është ajo që në njëfarë mënyrë, ruan qenien shqiptare. Është ministria që merret me dimensionet me delikate, me shpirtin e njeriut, me kujtesën e tij historike, me kulturën e tij. A është ministri i tanishëm i Kosovës në këtë lartësi? Përgjigjja pa ekuivokë është jo, madje me jo të madhe.
Prandaj, ngjarja më e rënda që tronditi në themel shtetin e Kosovës, trazoi me të drejtë opinionin qytetar dhe inteligjencien, ishte heqja postareve të Nënë Terezës dhe Ibrahim Rugovës, nga ministri i Kulturës, në ditën e tij të parë në këtë detyrë. Ky gjest, për ata që njohin kontekstin e frymës që e përshkon pushtetin e tanishëm në Kosovë, tregon shenjat e para të një tendence panorientalile, që po tenton të lëshon rrënjë në Kosovë, apo një tendencë neootoman, do të thoshte Kadare. Ky gjest qyqar, shpreh shumëçka nga botëkuptimet e kësaj qeveri dhe modelin politikë mbi të cilën është krijuar dhe synon të funksionoj. Ajo, shpreh realisht filozofinë e kësaj qeveri, e cila, di të çirret natë e ditë për perëndimin, ndërkaq gjitha veprimet dhe sjelljet i ka joperëndimore.
Vrasja e ushtarëve Amerikan nga një kosovar
Një kosovar vret Amerikan dhe kjo çështje heshtet çuditërisht në vendin e tij, duke u cilësuar rast individual. Qeveria, përveç që shprehu retorikën e saj të zakonshme, s’tha asnjë fjalë të qartë, pse shqiptarët motivohen dhe shkojnë e vrasin perëndimor, pikërisht ata që na ndihmuan të çlirohemi dhe të krijojmë shtetin? Pse pikërisht ata vrasin Amerikanët? Për më tepër, inteligjencia infantile, nuk debatoi, cilët janë faktorët qe e motivojnë një djalë te ri, a një vajze te re, ne emër të bindjeve banale me sulmua një komb? Mbase kjo është mirënjohja e jonë për vendin që na siguroi ekzistencën fizike dhe shpirtërore. Ky person, është produkt i dikujt, madje sigurisht psikologjikisht dhe politikisht, i një konteksti specifik, që ka depërtuar në trojet shqiptare dhe po synon të lëshon rrënjë. Pse jo, ky i ri, mund të jetë produkt i një imami tejet ekstremist, i një kryeministri qe i thotë Erdoganit vëlla, i një mistri qe ditën e par ne pune e fillon me përbaltjen e Nënë Terezes e Ibrahim Rugovës.
Kambanat bien për ata qe kane vesh. Ne fakt, ne Kosove, politika, ajo e cila është e thirru për te zgjedhur probleme dhe paguhet nga tatimpaguesit për këtë, është ajo që po krijon probleme dhe zgjat agoninë e përgjithshme shoqërore, ne te cilën agoni, tanimë si ogurzi po i rri mbi koke, hija e një ideologjie të rrezikshme.
Ledhatimi i ndërgjegjes se renduar me fjale te mëdha, se ne jemi miqtë me te mire te amerikaneve, s’janë gjë tjetër lot krokodili që nuk ndihmojnë ne imazhin tmerrësisht te renduar te Kosovës ne sytë e botes se qytetëruar.
Është absurde mënyra e reagimit te institucioneve te Kosovës dhe kualifikimi i këtyre ngjarjeve si individuale. Këto janë te motivuara nga një kontekst specifik dhe janë produkt i një propagande te çoroditur qe behet ne Kosove dhe gjetiu hapësirave shqiptare.
Janë kosovaret ata qe ne emër te bindjeve primitive, shkuan para disa muajsh dhe bene tentim atentat ndaj një artisti te mirënjohur suedez dhe europian, Lars Vilks. Shqiptaret, atentatator ne Nju Xhersi. Dhe për t'ia vënë kulmin, një shqiptar shkon dhe vret ushtarë amerikan ne Gjermani. E gjithë kjo s’do koment.
Institucionet e Kosovës, me një qasje infantile, s’e pranojnë problemin, por sillen sikur e gjithë kjo te ndodhte ne një bote te largët, ndërsa harrojnë se ne gjitha pjesët e Kosovës behet një propagandim i madh i kësaj ideologjie. Për këtë nuk ka intelektual të mos jetë i shqetësuar, për këtë nuk ka qytetar që do ketë vend që t’mos jetë i shqetësuar.
Këto tri ngjarje që ndodhën këto ditë mbi vendin tonë, do të mbesin damka në shtetin e ri dhe diga të fuqishme që pengojnë konsolidimin dhe funksionimin e mirëfilltë të shtetit të sapokrijuar.
Në këto ditë të rënda për vendin, prandaj, është detyrë e inteligjencies së mirëfilltë shqiptare, me demaskua një ideologji te verbër qe po mundohet me i verbua edhe njëherë shqiptaret dhe historinë e tyre. Çdo humbje kohe është fatale për ne dhe rrjedhimisht për kombin tonë të sakatosur. Pra, është detyre e inteligjencies se mbare, me refuzua këtë nënshtrim para një pushteti të çorientuar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi