Milazim Kadriu: Veteranët ftojnë qytetarët në protesta kundër demonizimit të UÇK-së dhe arrestimit të pjesëtarëve të saj
Faqja 1 e 1
Milazim Kadriu: Veteranët ftojnë qytetarët në protesta kundër demonizimit të UÇK-së dhe arrestimit të pjesëtarëve të saj
MË 23 MARS, PROTESTA NË GJITHË KOSOVËN
VETERANËT FTOJNË QYTETARËT NË PROTESTA KUNDËR DEMONIZIMIT TË UÇK-SË DHE ARRESTIMIT TË PJESËTARËVE TË SAJ
Nga Milazim KADRIU
Tejet të shqetësuar dhe të indinjuar pas arrestimit të luftëtarëve të lirisë nga policia e EULEX-it si dhe për fatin e vendit Organizatat e dala nga lufta çlirimtare kanë ftuar të gjithë qytetarët liridashës që të zhvillojnë protesta anekënd Kosovës.Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët që të mërkurën, më 23 mars, të marrin pjesë në protestat që do të mbahen në të gjitha qytetet e Kosovës me qëllim për të kundërshtuar arrestimet e më meritorëve të shoqërisë për çlirimin e vendit dhe për mbrojtjen e popullatës nga vrasjet, dhunimet, masakrimet, dëbimet, gjenocidit dhe krimet më të tmerrshme që ka kryer ushtria dhe policia e Serbisë, gjatë luftës në Kosovë.Në protesta, do të kundërshtohet demonizimi i luftës çlirimtare nga misioni i EULEX-it dhe do të paraqiten kërkesat e veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve lidhur me aksionet kundër UÇK-së të këtij misioni.
Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së reagojnë kundër deklaratave të Edmond Haxhinastos
OVL të UÇK-së është shumë e zhgënjyer me deklaratat e papërgjegjshme të krye-diplomatit të Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto. Deklarimi i tij në Prishtinë kundër bashkimit kombëtar nuk i bën nderë as ministrit e as Qeverisë që ai përfaqëson dhe është në kundërshtim me përpjekjet shekullore të kombit shqiptar. Ne i rikujtojmë ministrit Haxhinasto, se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte në themelet e saj çlirimin dhe bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet. Neve nuk na nderon as vizita e tij në varrin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, derisa është në kundërshtim të plotë me idealin e Komandantit Legjendar dhe mijëra dëshmorëve që dhanë gjak për një Komb, një Atdhe, një Gjuhë e një Flamur. Ne mbesim me shpresë se qëndrimet e tij nuk e përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Republikës së Shqipërisë dhe tërheqim vërejtjen se për çështje të tilla nuk vendosin politikanët, por vendos vet kombi shqiptar. Të udhëhequr nga ideali i Dëshmorëve të Kombit, ne ftojmë të gjitha subjektet politike e organizatat në të gjitha trojet shqiptare, të orientohen drejtë dhe të zhvillojnë politikë kombëtare, e të mos vendosin asnjë interes, mbi interesin dhe mirëqenien e kombit shqiptar. Vetëm të bashkuar ne mund të bëjmë realitet ëndrrën shekullore dhe kërkesën legjitime të kombit shqiptar për çlirim e bashkim.
Edhe Lëvizja për Bashkim kundërshton qëndrimin eHaxhinastos
Kundër deklaratave të ministri të Jashtëm të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, i cili përjashton mundësinë e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, ka reaguar Lëvizja për Bashkim,e cila për mes një komunikate sqaron se Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Edmond Haxhinasto që në fillim të vizitës së tij ai na e bëri me dije se ka ardhur këtu për të na e përsëritur deklaratën e tij të papërgjegjshme të cilën ai e bëri para disa ditësh në Tiranë, se bashkimi kombëtar i popullit shqiptar apo lëvizja e kufijve na qenkan të dëmshme si ide dhe si veprim për shqiptarët dhe për rajonin!
Zoti Haxhinasto - para se t’i shpalosë pikëpamjet e tij apo të partisë së cilës i takon - duhet ta dijë se flet edhe si zëvendëskryeministër republike, edhe si ministër shteti dhe se kushtetuta e shtetit të cilin ai përfaqëson e shpreh qartazi aspiratën e popullit shqiptar për bashkim kombëtar.
Deklarata të tilla të papërgjegjshme nuk i kanë hije një burrështetasi, e aq më pak një diplomati karriere!
Megjithatë, populli shqiptar do ta ndjekë rrugën e filluar të bashkimit kombëtar pavarësisht deklaratave të tilla.
Zoti Haxhinasto - para se t’i shpalosë pikëpamjet e tij apo të partisë së cilës i takon - duhet ta dijë se flet edhe si zëvendëskryeministër republike, edhe si ministër shteti dhe se kushtetuta e shtetit të cilin ai përfaqëson e shpreh qartazi aspiratën e popullit shqiptar për bashkim kombëtar.
Deklarata të tilla të papërgjegjshme nuk i kanë hije një burrështetasi, e aq më pak një diplomati karriere!
Megjithatë, populli shqiptar do ta ndjekë rrugën e filluar të bashkimit kombëtar pavarësisht deklaratave të tilla.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi