Theodor Damian:Zogu i Sharrit me Shqipërinë në zemrën e shqiptarëve të Rumanisë
Faqja 1 e 1
Theodor Damian:Zogu i Sharrit me Shqipërinë në zemrën e shqiptarëve të Rumanisë
Zogu i Sharrit me Shqipërinë në zemrën e shqiptarëve të Rumanisë
(Fragmente nga lansimi i miqësisë rumuno/shqiptare në Bukuresht)
Nga Dr. Theodor Damian
Manifestimi që u mbajt sot në restorantin „Boema 33” (10 mars 2011), ishte me të vërtetë një moment historik dhe gëzohem që pata fat të njihem para disa vitesh me Baki Ymerin e të bashkëveprojmë për ta përforcuar urën e shëndetshme të miqësisë ndërmjet Bukureshtit dhe New Yorkut, një nga dëshmitë e fundit duke qenë botimi i vargjeve të Fehmi Kelmendit nga Zvicra në revistën time „Lumina Lină” (Drita e Qetë). Nuk e dija se Bakiu kishte një talent të këtillë organizatorik dhe të njihet me qindra krijues dhe personalitete të larta të kulturës rumune dhe dashamirë të Shqipërisë dhe Kosovës në këtë vend. Nuk e dija se jo vetëm shqiptarët por edhe sivëllezërit e mi rumunë e admirojnë dhe respektojnë, dëshmi duke qenë kushtrimi i tij „Urdhëroni në sallë se fillon manifestimi!” dhe brenda disa minutash salla e restorantit u mbush me kaq shumë shkrimtarë, personalitete dhe diplomatë. Mendoja se do vinë nja 10 veta, por assesi nuk ma merrte mendja se një zog shqiptari do të sjellë rreth 100 veta në zemër të Bukureshtit për kremtimin tim e të zotit Maksuti. Mu për këtë jam jashtëzakonisht i impresionuar dhe e përgëzoj nga zemra për këtë gjest fisnik të tij.
E përgëzoj ngase duke më nderuar mua e nderoi edhe Shqipërinë, edhe Kosovën, edhe Bukureshtin, edhe Amerikën. Jashtëzakonisht më impresionoi fakti kur pashë se gjatë mobilizimit të tij arriti ta sjellë në përurim edhe ambasadorin e Shqipërisë, së bashku me ekipin e tij në këtë eveniment. E përgëzoj ngase zotërinjtë Sami Shiba dhe Luan Topçiu ia shtuan prestigjin këtij manifestimi, ngase moderatori i prezantoi dhe foli në superlativ për ta, ngase Bakiu është një misionar i paqes letrare, një patron shpirtëror që bën kaq shumë, si për Shqipërinë në Rumani, poashtu edhe për Shqipërinë në zemrën e shqiptarëve të Rumanisë. Në këtë kontekst, ajo që e bëri zoti Ymeri nuk ishte tjetër veçse një kombinim i shkëlqyer, një lumturi e dyfishtë, por edhe një ekuilibrim ndërmjet disa evenimenteve. Faktikisht, takimi i sotshëm ishte një eveniment i dyfishtë: i pari ka të bëjë me lansimin e librit tim të përkthyer në gjuhën shqipe, dhe i dyti, se përmes prezantimit të autoriteteve shqiptare të Bukureshtit, i prezantoi edhe revistat „Kosova” dhe „Shqiptari”, „Shqiptari” duke qenë një revistë e shkëlqyer të cilën e admirojmë jo vetëm profesionalizmin, por edhe përkushtimin e kryeredaktorit për pregaditjen dhe botimin e saj, si dhe prestigjin që ka kjo tribunë e moçme e shqiptarizmit, e themeluar nga Nikolla Naço para 120 vitesh në Bukuresht (1888).
Po e shoh se revista respektive është mjaft e njohur dhe e vlerësuar edhe nga anëtarët e Klubit letrar „Boema 33”, si dhe nga ajo që kam dëgjuar sot, gjatë prezantimeve që u bënë. Për atë e rifalënderoj drejtuesin e saj me origjinë nga Shipkovica e Sharrit, duke mbetur i nderuar me atë që ka bërë për mua, madje edhe për disa krijues shqiptarë nga Amerika, dhe shpresoj se do të mbetemi në bashkëpunim të ngushtë edhe me projekte tjera të ardhshme. Më gëzon fakti se në kantierin tim ekziston një shitore shqiptare. Dhe unë sa herë kaloj andejpari kthehem për të blerë te ta, përshëndetem me ta. Janë të dashur. Janë mikpritës. Ndoshta mund të jenë shqiptarë nga Kosova, por një zotëri nga salla, këtë pasdite ma dha një vizitkartë, duke më thënë se e njeh në New York komunitetin shqiptar. E luta më më njohë me disa shkrimtarë të atjeshëm shqiptarë, ngase dua t’i ftoj në klubin tim letrar „Mihai Eminescu”, e ta lansojmë edhe atje librin tim „Shenja e Isarit”, i përkthyer me kaq shkëlqim, përkushtim dhe mjeshtri gjuhësore dhe artistike nga ana e Baki Ymerit në gjuhën shqipe.” (Këtë tekst e shqipëroi nga rumanishtja: Adriana Tabaku)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi