Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lideri i LDK-së sqaron “mosmarrëveshjet” me AAK-në

Shko poshtë

Lideri i LDK-së sqaron “mosmarrëveshjet” me AAK-në Empty Lideri i LDK-së sqaron “mosmarrëveshjet” me AAK-në

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 23, 2011 10:56 pm


Lideri i LDK-së sqaron “mosmarrëveshjet” me AAK-në

Marie Nikolla - Bota sot
Lideri i LDK-së sqaron “mosmarrëveshjet” me AAK-në Isa%20Mustafa%201


Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, mohoi që partia e tij të jetë bërë pengesë që një lëndë të mos mund t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese. Ai për këtë ia hodhi fajin AAK-së, ngase nuk ka pasur asnjë iniciativë zyrtare nga kjo parti për këtë çështje. “Unë, si kryetar i LDK-së, nuk kam pasur asnjë iniciativë zyrtare nga AAK-ja për këtë procedurë. Nuk është kurrfarë bllokade nga LDK-ja, sepse në fakt nuk e kemi pasur asnjë iniciativë zyrtare, s’e kam parë kurrë asnjë tekst zyrtar të AAK-së dhe nuk ka kërkuar askush nga kjo parti të ulet me mua si kryetar i LDK-së dhe ta diskutojë këtë çështje”, tha Mustafa. Madje ai shtoi se gjithçka lidhur me këtë lëndë ka qenë më tepër çështje mediale dhe jo çështje që është shtruar në tryezën ndërmjet dy subjekteve politike dhe e cila do të jepte ndonjë argument të pranimit ose të refuzimit.

Në anën tjetër, Mustafa theksoi se derisa Gjykata Kushtetuese nuk merr vendim për atë se a ka apo jo bazë Kushtetuese zgjedhja e Pacollit për president të vendit, partia e tij nuk do të merret me aktet që Pacolli kryen në cilësinë e presidentit.

Sipas Mustafës, synim i LDK-së nuk është të merret me atë, siç u shpreh ai, se kush e ngre dorën e kush jo, duke shtuar se partia e tij ka çështje shumë më të rëndësishme me të cilat do të merret. Kreu i LDK-së gjithashtu u ankua se disa media, të cilat ai tha se janë të Hashim Thaçit, po e sulmojnë pikërisht atë pse po e bllokon procedurën kundër Presidentit, ndërkaq, siç u shpreh ai vetë, Thaçi dhe PDK-ja është në koalicion dhe e ka sjellë zotin Pacolli në pozitën e presidentit. Mustafa më tej u shpreh se LDK-ja derisa nuk e ka sjellë në këtë pozitë Pacollin, pra në pozitën e presidentit, as nuk do t’ia heqë këtë barrë Thaçit, por kjo, sipas tij, është përgjegjësi e tij dhe e partisë së tij. Për rastin e votimit të presidentit Pacolli për zgjedhjen e Qeverisë, Mustafa fajësoi edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin, i cili sipas tij, si kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe si udhëheqës i seancës kur është votuar për zgjedhjen e Qeverisë, është dashur t’ia bëjë me dije Pacollit se nuk ka të drejtë vote dhe se nuk mund të votojë.

(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e nesërm të gazetës “Bota sot” )
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi