Kristaq Shabani:Jorgo telo-Bujari vizionare
Faqja 1 e 1
Kristaq Shabani:Jorgo telo-Bujari vizionare
Kristaq Shabani:Jorgo telo-Bujari vizionare
NGA NGAZËLLIMI …
Poeti Jorgo S. Telo , i cili, qëndron syhapur në internet dhe ndjek laryeshmërinë e botës dhe jep kontribut në letërsinë shqipe në shumë zhanre, sapo mësoi se DREJTORI I KAMPUSIT UNIVERSITAR “VITRINA”, zoti Edmond Vlashaj, i cili është dhe vetë poet, kishte “hapur” dyert mikpritëse për Lidhjen Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Aristëve “PEGASI “ALBANIA, SIKUNDËR NJË VIT MË PARË, ai u ngazëllue dhe çuditërisht lotoi. Kishte të drejtë poeti të kalonte në një gjendje të tillë, kur impulsuesit e këtyre veprimtarive kaq madhore, janë të pakët, për të mos thënë më pak se të paktë… Ai vitin e kaluar ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe nuk mori dot pjesë në ngjarjen e vitit 2010 për LNPSHA “PEGASI” ALBANIA. E kishte vendosur më parë që këtë vit do të merrte pjesë, pasi në vitin që vjen kemi planifikuar një Kongres të madh… të Pegasit në Tiranë. “Ndoshta jemi në ëndërr syçelur, por jemi me këmbë në tokë… Kemi punuar kaq vjet për t’ia arritur kësaj dite, pavarësisht nga keqësimet ekonomike dhe veprimet e krizës….”
Dhe Jorgoja çuditërisht u “barrëzua” për të mirë trurisht dhe, pas një ore, ndërsa unë vijoja komunikimet dhe punoja për Simpoziumin, kur në linjë kishin dalë mbi dhjetë krijues nga vende të ndryshme, nga spontaneiteti i krijimit shkrepi çuditshmëria: lindi “pa shtrëngesë të madhe lindjeje” poezinë e mëposhtme , e cila do të vendoset në ANUARET E NGACMIMEVE TË BUKURA… dhe ndoshta edhe do të interpretohet nga aktorë profesionistë…
BUJARI VIZIONARE
(Vargje mirënjohësie për z. Edmond Vlashaj)
Nga Jorgo S. TELO W.P.S GJIROKASTËR ALBANIA, ANËTAR I KRYESISË SË LNPSHA “PEGASI” ALBANIA DEGA GJIROKASTËR
*
Mblodha urtinë e Zotave
të Tomorrit
e Olimpit,
të shpreh qetësisht
fjalë zemre…
T’i themi së toku dy fjalë
pritjes Edmondiane…
T’i rezervosh
bujari njerëzore,
Asaj
që magjishëm
mban emrin “Lartësi”,
ke shpërfilluar
e gjunjëzuar
çdo ngurtësi e ftohtësi mëkatare…
Një vizion të tillë – hapje shpirti
tepër rrallë
e përshfaqin të rrallat kreatura të Zotit.
Denjësisht
legjitimor dhe i rrallë
është Edmondi
për ligjëronjësit poetë
në relieve e ujëvara lirizmi…
Për një bujar
tipik shqiptar,
nuk do të mjaftonte
vetëm togfjalëshi ylberor :
“Jeni të mirëpritur!”
për të shpalosur poetikisht
bukuri shpirti poeteshash e poetësh
brendakombëtarë
çfarë nuk vë në dobi të çështjes
ky burrë...!
Në shkëmbim
Vështrimesh, buzëqeshjesh
e trajtesash prej NënëTereze
të pritësit të dasmorëve
të dasmës “Simpozium”.
Çdokush prej ne bujtësve
me lirizëm
të përshfaqur poetik,
sodisim mirëfilli mikpritjen Edmondiane
E ç’do mëtonim më tepër?
Pritja miqësore Edmondiane
përploton rrëzëllisht shkrimtarë e poetë.
Na i zbret flladitur prej qiejsh
të nëntë muzat
E na grish dashurisht:
“Le ta ngrëmë nga një dolli me secilën;
Secilës hyjni e muzë
le t’i pimë lavdinë e përjetësisë…!
Ja,
mes nesh ndodhen muzat,
shoqëruar
nga Kupidi - hyjni dashurie.
Ja, gëzuar
kjo dolli kujtimore
për Kupidin dhe Erosin!
Gëzuar
për Alkionën dhe Kikin
shndërruar
në pulëbardha.
Për Kaliopin
që na këngëron në shpirt.
Për të bukurën Venera
dhe kryezotin Zeus,
Dolli për të bukurat poetesha,
për poetët simpatikë!
Dolli për çdo shpirt poetik në botë.
Kryedollinë për… miqtë,
për mikpritësin Edmond!
2. +
Pra i ishim së toku, kur ai nisi të shkruaj vargjet e mëlartme. Ne të dyve na lidh një miqësi e ngushtë jo vetëm se jemi poetë që korsojmë në rrugën e magjishme të artit, por edhe jemi të dy nga krahina e Zagorisë së dëgjuar, e motivuar kjo dhe nga ana ime “ ZAGORIA ËSHTË TREVË QË PRODHON INTELIGJENCË” . Shpesh herë , si rrjedhojë e ziliqarisë apo e mendjengushtësisë, zagoritët , kërkojnë t’i ironizojnë (kur ironia gjithmonë vjen nga lartësia dhe kontakti qiellor!) duke u thënë se ikin me vrap… Pa treguar shumë histori për këtë e gjej momentin që të them këtë rrëfenjë “sarkastike” të shkurtër:
“Në një konferencë shkencore të para dhjetëvjetëve për Zagorinë në auditorin e Universitetit të Gjirokastrës, pasi përfundova referencën mbi pasurinë folklorike të trevës së Zagorisë një “pyetës” më pyeti”: “Pse zagoritët vrapojnë me vrap?” dhe buzëqeshi në mënyrë lakonike, por përgjigja ishte e tillë, saqë i ngriu në buzë ajo buzëqeshje dritëshkurtër :
“Po, - ju drejtova, me një etikë mirësjellore sipërore, - Zagoritët vrapojnë me vrap… Por, vrapojnë në korsi mendimore dhe perëndimore. Të tjerët nuk i arrijnë dot dhe thonë: “Sa shumë vrapojnë këta zagoritët!”….
Salla s’pipëtiu, por, pas një heshtërie të vockël në kohë, duartrokiti… duke miratuar përgjigjen qiellore… Unë kundroja fizionominë trallitëse të pyetësit në hutesën e plotësisë dhe në kuqësinë e turpësisë supreme…
Ndjeva tek m’u fanit krahina ime(jonë) me një dukuri të vetëm buze: “ Të lumtë biri im.. Ia tregove vendin me mençuri…” Sa tha këto buza e krahinës sime u zhduk… dhe që atë ditë s’rreshta duke shkruar për të Intelekt 2001… 2002, 2003, 2005” ‘Itinerarin e Magjisë”, “Jetari”, “Perla – profil I biskuara” Zagoria”, “Kronikani” e tjerë… dhe Jorgoja nxori nje kolanë të tere me tituj : “Tingujt eshpirtit”, “Sfidani legjendar”, “Hedhja e Zareve”, “Mysafirët e rinj të Çajupit”, “O Margaritë ku je?, “Stanari dhe “Zogu i Djallit”...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi