Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Redan Bushati: Fotokopja, modeli “famëkeq” dhe sharlatan

Shko poshtë

Redan Bushati: Fotokopja, modeli “famëkeq” dhe sharlatan Empty Redan Bushati: Fotokopja, modeli “famëkeq” dhe sharlatan

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 24, 2011 1:27 am


Redan Bushati: Fotokopja, modeli “famëkeq” dhe sharlatan U1_RedanBushati
Fotokopja, modeli “famëkeq” dhe sharlatan
Nga Redan Bushati
Kryetar i Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës
Po marr shkas nga një ditë e vrullshme, nga e cila më shumë humba se fitova diçka pozitive për zhvillimin e intelektit apo nxënien në përgjithësi. Humbja erdhi nga mërzia dhe ndjenja e neveritshme që rrezatoi venitshëm shpirtin tim, e cila edhe pse përballë kishte prezantimin e parë pozitiv të dy pedagogeve të reja, arriti t’i mposhte ato, pikërisht nga injoranca verbuese e ndoshta dashakeqe, e cila nuk mbledh kurrë dy gurë bashkë. Theksoj, që këtë diskutim e bëra edhe pasditen e sotme në median në të cilën isha i ftuar.
Së pari, nuk besoja dhe akoma nuk dua ta besoj që ka studentë në dhjetëvjeçarin e tretë të shek. XXI që nuk ka një adresë email-i personale. Ndërkohë që qeveria ka premtuar se çdo shtëpi do ketë edhe PC brenda mandatit të saj.
Së dyti, nuk e kapërdijë dot faktin që kur propozohet diçka (qoftë edhe shumë pozitive) reagimet kundërshtuese mbërrijnë menjëherë nga grupe studentësh lavirë dhe spordhjak. Në vend që, këto të fundit së bashku me bashkëmoshatarët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët, pasi problemet e njërit janë edhe të tjetrit. Jemi të gjithë brenda të njëjtit sistem shkollimi apo jo?! Apomos ndoshta njëri nga ne është një alien në botën e çudirave shqiptare?!
Së treti, nga rradha në rradhë po shkojmë. Nuk na dhimbsen fare rradhët e dikurshme të prindërve tanë, madje përveçse i kujtojmë me anë të bisedave, tashmë mundohemi e përpiqemi t’i vëmë edhe ne në praktikë. Ç’ka do të thotë që akoma preferojmë të marrim leksione çdo ditë duke u ulur tek teta fotokopje duke kthyer rrotën e historisë prapa dhe duke inskenuar rradhët e gjata njëri pas tjetrit.
Së katërti, edhe pse metodat që literatura të merret dhe përvetësohet nga studenti, si psh libri apo dërgimi i materialeve përmes email është e mundshme, ne përsëri jemi kundra. Arsyeja është e thjeshtë se pëlqejmë mënyrën, pëlqejmë sistemin, pëlqejmë hallin, pëlqejmë orvatjen, madje pëlqejmë edhe legenllëkun tonë.
Së fundi, ndjej respekt dhe kënaqësi për çdo student vizionar, që studion, përpiqet, guxon, mendon ndryshe dhe shprehet, lodhet për të ardhmen e tij etj. Porse ndjej neveri për kokëpalarët, të cilët përveçse ndyjnë me praninë e tyre bankat e universitetit, ndyejnë edhe vetë qënien tonë. Niveli i tyre është niveli jonë. Standartet përherë i vendos i paudhi, pasi ai që mëson dhe studion nuk ka kohë (për momentin) të përkushtohet për të bindur kokëshkretët dhe anadollakët.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi