Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramadan Xhinovci:TREGIME TË VOGLA

Shko poshtë

Ramadan Xhinovci:TREGIME TË VOGLA Empty Ramadan Xhinovci:TREGIME TË VOGLA

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 24, 2011 3:24 am

Ramadan Xhinovci:TREGIME TË VOGLA 200587_173075992742503_100001203092112_428666_6057648_n

Ne kete fotografi nga e majta ule: Ramadan Xhinovci (kambkryq), Bashkimi (vetem koka i shihet), Xhelal Elshani, mesuesi yne e udheheqes i Vezhgusve (tani i ndjer), Latif Voca, i shtrier, Xhevat Morina, na kambe nga e majta: Bajram Haxha, nuk i shihet kryet, i dyeti nuk me kujtohet emri, Enver Rahova, Bajram Shabani dhe Shahin Istrefi, te fotografuar ne Deqan 1969.

Ramadan Xhinovci:TREGIME TË VOGLA

Kete Tregim te vogel ne forme Ditari po e jap ketu te papermiresuar, ashtu si ma ka derguar djali i vellaut tim Ilaz Xhinovci nga Mitrovica. Me thene te drejten kur hapa E-Mail-in tim dhe fillova ta lexoi kete tekst u befasova aqe shume sa nuk u besoja syve. Nga Arhiva ime modeste, qe nga lufta e fundit e kishte shpetuar Nena ime, tani ndjere (vdiqe me 08.01.2010 ne moshen 96 vjeqare), Ilazi kishte gjetur keto shenime te mija, te rinise se hershme, nga klasa e shtate e shkolles fillore. Nga fletorja ku eshte e shkruar me dore ai ka barte kete tregim ashtu si une e kam shkruar gjate atij pushimi te shkurter ne Deqan ne vitin 1969. Si per kete tregim, ashtu edhe per ca te tjera gjithe kam menduar se me jane zhdukur, po ja qe me ndihmen e nipit tim ato dualen edhe njiher ne drite, per qka edhe njeher ketu e falenderoi publikisht.
Poashtu me ka shpetuar edhe fotoja ku jemi te fotografuar nje grup vezhguesish gjate atij pushimi te Muajit Maj te vitit te larget 1969 ne Deqan. Kerkoi ndjese nga lexuesit per gabimet ortografike e gjuhesore, nga qe ketu qitet ne origjinal pa asnje permiresim.

SHËNIME

Ramadan Xhinovci

TREGIME TË VOGLA


Pushimi në Deçan me grupin e vëzhguesve, Maj 1969

1 Maj 1969

U zgjova shumë herët, ishte ende terr. Mëngjezë shumë i bukur në ditën e parë të Majit. Ishte ky një gëzim shumë i madhë për mua. Me të shpejtë u visha dhe bëhesha gadi me fillue për udhë.
Posa u përgadita dhe shiqova orën, në derën time u ndi një e thirrme dhe trokitje. Këta ishin shokët e mi me të cilët kisha me udhëtue. Posa u përshëndeta me prind u nisëm për në stacion të trenit. Duke shkuar rrugës së qytetit këndojshim edhe pse ishte shumë herët. Ishte ky një gëzim shumë i madhë për ne. Në stacion mbërrim, ende nuk kishte mbërri askushe. U ulëm nëpër karriga që të presim, shokët vinin pa ndërpre një nga një ku dikur mbërrini edhe arsimtari, u përshëndetëm me të dhe treni ja mbërrini.
Ishte shumë i neveritshëm!, i hatashëm!. Ishte shumë i madhë!.
U ndalë!
Hypnim të gjithë duke i ndihmuar njëri shokut. Mbrenda nuk tuteshim fare. U ulëm të gjithë së bashku, treni filloi. Treni gjorgmonte binarëve e ne bisedonim ndërmjed vedi dhe shiqojshim mrekullinat në natyrë në këto ditë të para Maji. Treni kalonte prej një stacioni në tjtrin e deri sa mbërrini në Fushë të Kosovës, këtu duhet të zbresim dhe prap të vazhdojm për në Peje. Treni për Peje ishte duke pritur dhe pa menduar fare prej këtij treni hypëm në tjetrin. Nuk priti shumë dhe u nisë, e gjithë Kosova ishte fushë e gjërë e mbjellur me grur, misër kurse nën dhe gjindet thesari i mësheftë – thëngjilli i cili sot po furnizon të tërë Kosovën me thëngjill.
Udhëtimi jonë ishte shumë i mrekullueshëm. Ishte ky udhëtim më së tepërmi nëpër fushë, në tërë udhëtimin nuk kaluem ma tepër se tre tunela.
Treni kalonte stacionet pa u diktue. Treni hecte përpara vetëm ndonjëher u ndinte fishkëllima në ndonjë bërrylë apo kur donte të hyjë në tunnel. Peja qytet i bukur i shtrirë në krahun e djathtë të Bistricës, qytet i vjetër por edhe i bukur. Treni u ndalë para një ndërtese të madhe, ishte ky stacioni i fundit që udhëtonim me tren sepse prej këtu (Pejës) për në Deqan duhet të udhëtojmë me autobus për arsye se nuk ka hekurudhë. Hecëshim rrugëve të Pejës të lodhur gjer te stacioni. Hypëm në autobus dhe filluem për ne Deqan. Ishte aty kohë mesi i ditës, në këtë anë natyra mu dukte më e freskët dhe më e bukur, sepse qyteti im është i mbushur me pluhur të fabrikave dhe shumë i papastër. Në këtë anë gjallërimi kishte marrë një hovë më të madhë, natyra kishte fillue të përtrihet në këtë ditë të hershme pranverore. Udhëtimi me autobus qe ma i mërzitshëm për arsye të udhës së keqe dhe gropa gropa. Mbërrim në Deqan, ishte shumë qytet i mirë për pushim, ishte i mbushur plotë me gjelbërim. Prej këtu filluem të hecim këmbë gjer te pushimorja ku duhet ti kalojmë këto ditë. Udhëtuem njashtu këmbë nja 20 minuta, ky udhëtim këmbë na qlodhi pakë sepse treni dhe autobusi na kishin trullue. Ju afruem bjeshkëve shumë të nalta por të veshura plotë me gjelbërim, e lëshuem rrugën dhe filluem tatëpjet malit, shkuem nja 50 metra dhe ky ishte ai vendi që ne duhej të rrijshim disa ditë. Ishte vend shumë i bukur, me një fushë shumë të gjërë por jo të madhe me shtëpi në mesë rreth e rreth me pisha shumë të nalta saqë vetëm qielli shifej e kurgja tjetër.
Udhëheqësi jonë bisedonte me drejtorin e kësaj pushimorje ku menjëher i lajmëruen gjellëbërësit të përgaditin drekën. Gjersa dreka u bë gadi ne pushojshim dhe shiqojshim në të gjitha horizontet. Sa pushimore e bukur, shumë e lezetshme.
Dreka u bë gadi u rrethuem dhe hymë në kuzhinë ku duhej të ngrajshim. Ishte drekë e pregaditur shumë mirë. Ngranëm derisa u ngimë dhe duelëm për të shetitë nëpër pushimore. U qlodhëm krejtësisht, meqenëse nata ishte afrue nuk u largojshim nga pushimorja.
Lujtëm ashtu dhe pushuem për bukuri deri në mbramje. Shkuem secili nëpër shtratin e vetë për me fjetë, por gjumi nuk na merrte dhe bëjshim shaka ndërmjet vedi.
Natën e parë fjetëm shumë mirë.

2 Maj 1969

Dita agoi, u zgjova shumë mirë dhe krejtësisht i qlodhshëm, i ndreqëm krevetët u pastruem dhe filluem me ushtrue gjimnastik. Bëm disa ushtrime dhe në fund filluem me vrapue pyllit. Ishte mëngjes shumë i bukur me ajër të pastër, cicërima e zogjëve ndëgjohej në të gjitha anët e pyllit e ne nuk ngopeshim duke marrë ajër të pastër. Kjo është organizat e vëshguesve. Mbasi bëm gjimnastik shkuem me ngran mëngjez, edhe mëngjezi ishte pregadit mirë.
Posa ngranëm mëngjez duelëm për të luajtur. Luejtëm ma se dy orë, në këto lojna qem të gjithë të hareshëm. Atëher udhëheqësi që ishte një arsimtar i joni na tha që të hyjmë nëpër dhoma dhe të pushojmë pakë.
A rrihet nëpër dhoma në mesë të ditës!, mirëpo prap duhej me e respektue arsimtarin dhe ashtu të gjithë u futëm në dhoma. Asnjëri nuk fjeti vetëm këtë kohë e kaluem vetëm duke bërë hajgare e duke treguar përralla. Prap na tha që të dilshim e të luejshim, në këtë kohë u ndamë në dy grupe dhe filluem lojën ne fusball, grupi im fitoi me rezultat 5:3. Loja qe shumë e bukur dhe fer.
Erdhi dreka, të gjithë ashtu të rrethuem hymë në kuzhinë dhe ngranëm shumë shijshëm. Posa duelëm prej kuzhine arsimtari na dha urdhër që të gjithë të shkojmë e të hyjmë në dhoma dhe të flejmë nga dy orë. Ky ishte një dënim shumë i madhë për neve të gjithëve, sepse ne dëshirojshim me dale dhe me u dëfrye sadopak në pyllë. Në fillim kundërshtuem por prap na u desht që të bijmë me fjetë. Në fillim nuk na merrte gjumi por më vonë të gjithë fjetëm ëmbël. Koha erdhi me u zgjue, para kohe kushë nuk guxonte të dali, arsimtari na tregoi se sonte do të dhezim një zjarrë të madhë qysh e kan zakon vëzhguesit. Ishim shumë dhe filluem me mbledhë dru, për nja dy orë mblidhëm ma tepër se gjysëm qerrje. Por për fat këtë natë nuk e ndezëm dhe e lamë për natën e ardhshme. Mbasi që ngranëm darkë unë me disa shokë dhe arsimtarin shkuem me shique programin televiziv.
Mbasi programi muerr fund u kthyem në dhoma për me fjetë, kjo ishte nata e dytë në këtë pushimore.

3 Maj 1969

Si zakonisht edhe sot u zgjova, mandej u pastrova e bëm fiskulturën e zakonshme, mandej ngrënëm mëngjez.
Menjëher mbas ngranjes u takuem të gjithë dhe organizuem një sheti rreth pushimores.
Këtë sheti e pritëm të gjithë me gëzim sepse kishim dëshirë me u njoftë edhe me rrethinën e kësaj pushimorje. Të gjithë të tubuar u nisëm drejt pyllit, hecëshim duke biseduar. Pylli ishte i dendur me druj gështenjash dhe pishash, kishte një pamje shumë të bukur me disa lugina të vogla të mbushura me ujë të ftohtë si akulli, gjelbërimi e kishte mbushur në çdo anë pyllin, kitrrat bishtmëdha kërcejshin prej një dege në tjetrin. Bukuri shumë e rrallë e natyrës që me një të shiquar sytë tu merreshin nga gjelbërimi, nga bukurit natyrore. Zogjët me këngën e tyre dhe me cicërimën e këndshme të shtojshin njëfar mallëngjimi që gjithmonë të jetë në kujtesë. Kjo do të thotë se ishte shumë mëngjez i bukur pranverorë në këtë pyllë të gjelbëruar për bukuri.
Hecëshim disi në grupe duke biseduar për një bukuri të rrallë të një pylli siq ishte ai i Deqanit.
Duke u shetitur mbërrim në një fushë sporti e cila ishte e rregulluar shumë mirë. Në këtë fushë luejtëm pakë dhe prap e vazhduem shetitjen në drejtim të kishës së Deqanit. Duke hecur mbërrim përpara një monumenti historik, e kjo ishte kisha. Kishte një pamje jashtzakonisht interesante dhe një histori shumë të lashtë. Mbrapa kishës me një tërbim të madhë shkonte lumi Bistrica në drejtim të qytetit. Lumi ishte shumë i madhë, kur hypëm mbi urë kishte një pamje rrënqethëse, uji shkonte me një shpejtësi shumë të madhe teposhtë, në anën tjetër të lumit gjindej një ujë mineral i thartë, ishte ujë shumë i shijshëm, pim ngapak e dikush merr edhe me vete dhe u nisëm për në pushimore. Te ky ujë i tharbët dhe në buzë të Bistricës kishin ardhë shumë njerëz me kalue ditën.
Në pushimore mbërrim kah orë 12 dhe menjëher ngranëm drekë. Sikure tjerave hera edhe kësaj mbasdreke arsimtari në lajmëroi se duhet me shkue dhe me fjetë dy orë. Këto ishin orët ma të gjata në ditë mirëpo prap kaloheshin dikush duke fjetur e tjerët duke bërë shaka dhe qeshur ndërmjet vedi.
Edhe kjo pasdite kaloi dhe erdhi koha me e ndez zjarrin. Para se me ia vue flakën u tubuem të gjithë përreth dhe menjëher zjarri i ngrit naltë, bashkë me zjarrin u ngrit edhe kënga jonë vëzhguese. Zjarri i bë aq i naltë saqë tejkaloi edhe lisat, këtë gjë e vërejnë edhe policet e Deqanit të cilët menjëher erdhën dhe filluen me na tërhjekë vërejtjen se mos po kallëshim ndoj gjë, mirëpo mbasi që ne ishim organizatë e vëzhguesve nuk paten se qka të thojnë dhe menjëher shkuen. Kënga jonë jehoi gjër vonë në mesnatë kur drutë na u hargjuen, na me disa kofe të mbushura me ujë e shuem krejtësisht dhe shkuem me fjetë, kjo është edhe nata e fundit në këtë vend.

4 Maj 1969

Sot është dita e fundit në këtë pushimore. Posa u zgjova u pastrova e bëm gjimnastikën e mëngjezit e mbas këtyre ngranëm edhe mëngjez. Na mbetën edhe dy orë për me pushue në këtë vend. Vendin ku kishim fjetë e ndreqëm mirë, u përshëndetëm me kujdestarët e kësaj pushimorje dhe muerrëm rrugën për në stacion të autobusëve në Deqan. Në këtë cast ishim disi të gjithë të merzitur sepse prej këtij çasti u ndajshim prej kësaj pushimorje.
Posa mbërrim në stacion hypëm dhe filluem udhëtimin për në Peje.
Ditë shumë e bukur pranverore, natyra e gjelbëruar për bukuri, pemët e lulet kishin luluar me shumë ngjyra, saqë natyrës i jepshin një pamje shumë tërheqëse. Mbasë këtij udhëtimi mbërrim në Pej, mirëpo treni për Fushë të Kosovës kishte shumë vonë, prandaj vendosëm me u shetit nëpër Peje. Filluem të ndahemi në grupe, grupin tim e bëjshin disa shokë e shoqe të mijë dhe arsimtari i biologjisë me një mësuese tjeter. Ne u nisëm në drejtim të kundërt, gjatë rrugës gjarpëronte edhe lumi shumë i furishëm Bistrica. Natyra kishte një pamje shumë magjepsëse.
Andej kah ana e kufirit të Shqipërisë, Peja ishte e rrethuar me bjeshkë shumë të nalta.
Duke hecur rrugës dhe duke biseduar mbërrim para një shtëpije e rrethuar me murë që kishte një pamje shumë të lashtë. Kjo ishte një mrekulli shumë magjepsëse për ne të gjithëve, sepse gjer më tani nuk kishim pa një kësi objekti historik. Për këtë kemi mësue edhe prej arsimtarit të historisë në shkollë, hymë mbrenda, kishte një pamje shumë interesante, ishte kjo Patriarkana e Pejes.
Kishte vizatime shumë të mrekullushme të vizatuara në kohët e lashta. Me kujdes i shiquem të gjitha gjërat dhe u kthyem për në stacion. Në stacion u takuem të gjithë, treni na priste dhe menjëher hypëm në të, u nisëm për në Fushë të Kosovës.
Treni në Fushe Kosovë mbërrin shumë shpejtë, për në Mitrovicë tren kishte mbas dy orëve. Duhej të presim, të gjithë ishim të lodhur, besa edhe ishim të untuar. Mbasë pakë ngranëm drekë, mbasë dy orëve hypëm në tren për në qytetin tonë të dashur në Mitrovicë
.


Fund
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi