Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Flori Slatina: Tinguj pranveror mbi varrin e Tish Daisë

Shko poshtë

Flori Slatina: Tinguj pranveror mbi varrin e Tish Daisë Empty Flori Slatina: Tinguj pranveror mbi varrin e Tish Daisë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 22, 2009 12:00 pm

Tinguj pranveror mbi varrin e Tish Daisë
Nga Flori Slatina

1.
Ai ishte aq energjik, i palodhur dhe mjaft dashamirës. Ata që e njihnin e adhuronin, jo vetëm për kulturën e gjerë, për atësinë e tij, por edhe për atmosferën që dinte të krijonte në bisedat e përbashkëta.
Personalisht, si gazetar, e kam takuar disa herë, për shkrime të ndryshme por edhe për njohjet dhe kontributin e tij të çmuar për Festivalet e këngës në RTSH. Ai ishte lidhur me ato festivale që nga krijimi i tyre në 1962 e deri në festivalin e fundit, të 41, kur pati fatin të jetë edhe kryetar jurie në dhjetor 2002.
Ende sot e kam në mendje e më shfaqet portreti i tij teksa shkruaj këto radhë.
Janë ditët e bukura të marsit, në këtë pranverë të gjatë pa Tishin, teksa ende në varrezat e sharrës e qëndroj përballë varrit të tij të thjeshtë.
Shpesh njerëzit e thanë me shaka se kur të më ijë bari mua atëherë do të kujtohen, dhe vërtet, në këtë rast kjo përputhet më së miri. Ditët e ngrohta i kanë dhënë hov bardhit të gjelbër mbi varrin e tij në atë sy dielli në kodrën e Sharrës dhe poshtë prehet në paqe trupi i tij.
2.
Ideja e rubrikës “varre të thjeshtë njerëz të mëdhenj”, në rastin e Tish Dajisë përputhet plotësisht. Tek koha qëndron një pllakë mermeri ku janë gdhendur emri i tij dhe viti i lindjes dhe e vdekjes. Në cep një kryq përkrah portretit të tij të qeshur, për të sfiduar edhe vetë vdekjen. Asnjë më tepër. Dheu është ngjeshur dhe bari i gjelbër ka mbirë i plotë në këtë fillim stine të re, pas një dimri të lagësht e të ftohtë. Për një njeri të madh si Tish Daija nuk ka nevojë për varre monumentale. Ai është i përjetshëm, është një personalitet që ka mbetur në panteonin e kulturës sonë kombëtare. Jo gjithmonë madhështia e një varri përputhet edhe me madhështinë e figurës apo trupit që prehet aty.
3.
Sa për biografi e për të vërtetuar atë që thashë më lart, le të kujtojmë shpejt , në vija të përgjithshme, jetën dhe veprimtarinë e tij artistike.
Tish Daija u lind në Shkodër në 30 janar 1926 nga një familje artizanësh të dëgjuar shkodranë. Babai dhe xhaxhai i Tishit janë ndër themeluesit dhe njëkohësisht pjestarë të orkestrës së shoqërisë "Rozafat". I rritur në një ambientin e këngëve e të melodive, pa hyrë në shkollë akoma Tishi bëhet pjestar i korit françeskan nën drejtimin e pader Martin Gjokës dhe pader Filip Mazreku.
Kur ishte nxënës i vitit të tretë i shkollës fillore bëhet edhe pjestar i bandës muzikore "Antoniane" të drejtuar nga i madhi mjeshtëri dhe frymëzuesi i paharruar Prenkë Jakova. Këtu në këtë grup ai nisi t'i bjerë klarinetës, saksofonit e disa veglave të tjera. Të kësaj moshe janë edhe kompozimet e para të tij mbi motive të këngës popullore shkodrane nën influencën e muzikës orientale, të cilat mbajnë vlerat e moshës. Në 1939, kur ishte vetëm 13 vjeç ai krijoi disa këngë të bukura si "Çik, o mori çik", "Ndal bre vashë", "Me lule të bukura", Sylarushe", etj, të cilat këndohen edhe sot në mjediset shkodrane e që ruajnë akoma freskinë e tyre, madje ato janë bërë aq popullore, saqë pothuajse e kanë humbur autorësinë e tyre. Këngët popullore të Tish Daisë janë më të hershme se ato të Prenkë Jakovës dhe të Gjon Simonit e të ndonjë tjetri. Gjatë kohës së luftës Tishi vazhdon studimet në gjimnazin françeskan dhe njëkohësisht merret edhe me krijime këngësh popullore. Dy vitet e fundit të shkollës në 1945 -19 46 i mbaron në gjimnazin e qytetit. Menjëherë pas mbarimit të shkollës në 1946 emërohet mësues muzike në Vlorë, qyteti që i fali aq gëzime rinore. Në 1951 Tish Dija, pasi i kishin refuzuar një bursë në 1947 për në Izrael, kapërcen dyert e konservatorit të famshëm "Çajkovski" të Moskës. Diplomohet në 1956 për kompozicion. Gjatë kësaj kohe ka shkruar një sërë veprash plot frymëzim si: "Kuartet harqesh, suitën për fëmijë "Një ditë pikniku", Uvertura e fitores, etj. Mbas studimeve emërohet për 6 vjet në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës, ku dha një ndihmë të çmuar në fushën e artit muzikor. Në 1962 emërohet në Ansamblin e Këngëve dhe të Valleve Popullore. Për afro dy dekada, si udhëheqës artistik i këtij Ansambli, dha një sërë koncertesh të suksesshme që e bënë të njohur në kudo në botë. Ai shoqëroi Ansamblin në shumë vende të botës duke bërë ballafaqimin e artit tonë me artin botëror. Mbas 1980 del në profesion të lirë deri sa del në pension. Që nga viti 1962 e deri më fund të viteve 90-të ishte pedagog i jashtëm i Akademisë së Arteve.
Krijimtaria e Tish Daisë është e madhe dhe e larmishme. Ai krijoi muzikë të të gjitha llojeve. Ai ka shkruar në të gjitha gjinitë muzikore si: opera, balete, simfoni, vepra instrumentale e vokale, poema, këngë popullore e të lehta, këngë për fëmijë, etj. Për të gjithë veprimtarinë e tij të madhe e të suksesshme ai është nderuar me titullin e lartë "Artist i Popullit" si dhe me titullin "Profesor".
4.
Vdekja është e pamëshirshme, ajo i merr të gjithë, nuk pyet nga vlerat, kontributet apo posti e të tjera si këto. Para saj të gjithë janë njësoj, por, pasvdekja nuk është e tillë për të gjithë. Ka njerëz që harrohen e s’u kujtohet as emri e as fytyra, ka të tjerë që jetojë gjatë në zemrat dhe kujtesën e popullit të tyre. Në atë varr të thjeshtë të Sharrës, me mijëra e mijërave të tjerëve, pranë të panjohurve por edhe ish-kolegëve të tij, pranë dëgjuesve e spektatorëve që e duartrokitën gjatë Taija prehet i qetë, se jetoi vrullshëm, krijoi vepra që i kanë rezistuar kohës dhe la pas emrin e tij, atë emër që gdhendet në mermerin e bardhë të varrit, mbi barin jeshil në fund të të cilit një selvi e vogël ka mbirë, si për të treguar se jeta vazhdon, se ai fidani që ai mbolli në jetën e vet rritet, k hedhur shtat. Mirënjohje e repsket artistit të madh, kompozitorit të shquar Tish Daija, artistit që sfidoi vdekjen me artin e tij.
G. 55
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi