Largohet Dule, përçahet e majta në prag të zgjedhjeve
Largohet Dule, përçahet e majta në prag të zgjedhjeve
Largohet Dule, përçahet e majta në prag të zgjedhjeve
E majta përçahet në prag të zgjedhjeve vendore të 8 majit në Shqipëri. Vangjel Dule, aleati kryesor i Edi Ramës, ikën nga koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” dhe partia e tij, Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të garojë e vetme më 8 maj.
Kryetari i forcës politike që mbron interesat e minoritetit grek në Shqipëri, Vangjel Dule ka refuzuar të jetë pjesë e grupimit politik opozitar “Aleanca për të Ardhmen”, e cila u regjistrua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për garën zgjedhore të fillim-majit.
Shkak për ndarje është bërë mosgjetja e konsensusit për bashkinë e Himarës. Për t’u përmendur është fakti se ndërsa është larguar Dule, në koalicion me socialistët janë mirëpritur komunistët.
Mësohet se momenti që ka ndarë PBDNJ-në me PS-në ka qenë caktimi i kandidatit të përbashkët për Bashkinë e Himarës.
Dule kërkonte që kjo Bashki t’i lihej partisë së tij si zonë e lirë dhe të përfaqësohej me kryebashkiakun aktual Vasil Bollano.
Por, lidershipi socialist nuk ka rënë dakord, duke rrëzuar kërkesën për përfaqësim të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” me Bollanon.
Socialistët i frikësoheshin humbjes së Himarës, nëse kandidati do të ishte Vasil Bollano, për shkak të pakënaqësive të banorëve në atë Bashki.
Pavarësisht se PBDNJ, ka qenë konsekuente në linjën politike të udhëhequr nga Partia Socialiste gjatë një viti e gjysëm kundër mazhorancës, vendimi për të mos qenë pjesë e këtij koalicioni nuk duket të jetë ndonjë surprizë e madhe.
Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit 2009, PBDNJ nuk kishte përfaqësues në komisionet e numërimit të votave dhe gjithë shpresat për ruajtjen e votave të saj nga ndonjë manipulim për i kishte varur tek komisionerët socialistë.
Por, menjëherë pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve, kreu i PBDNJ-së Dule sulmoi dhe akuzoi Partinë Socialiste se nuk i mbrojti votat.
Përmes këtij qëndrimi, partia që mbështet tek minoriteti grek, bëri përgjegjëse PS-në për humbjen në zgjedhjet politike të qershorit 2009.
Ndërkohë, historia e zgjedhjeve gjatë dy dekadave të fundit, tregon se PBDNJ ka bërë njëkohësisht aleanca lokale me partitë e të dy krahëve të politikës shqiptare.
Me qëllim fitoren në ato njësi të pushtetit lokal, partia e Vangjel Dules ka bashkëpunuar si me demokratët, ashtu dhe me socialistët.
Kujtojmë se deri në vitin 2005 PBDNJ ishte pjesë e aleancës qeverisëse që drejtohej nga socialistët.
Më pas, Dule nënshkroi marrëveshjen për bashkëqeverisjen e vendit me kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha. Bashkëpunimi politik zgjati deri në vitin 2009. Prishja e kësaj aleance shkaktoi pakënaqësi në radhës e PBDNJ-së, të cilët sulmuan Dulen.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi