Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristaq Shabani:Rrugëtim profil Pegasi Inernacional-I FOKUSUAR POETI ALBERT SHALA GJAKOVE LNPSHA "PEGASI" ALBANIA(Kosovë)

Shko poshtë

Kristaq Shabani:Rrugëtim profil Pegasi Inernacional-I FOKUSUAR POETI ALBERT SHALA GJAKOVE LNPSHA "PEGASI" ALBANIA(Kosovë) Empty Kristaq Shabani:Rrugëtim profil Pegasi Inernacional-I FOKUSUAR POETI ALBERT SHALA GJAKOVE LNPSHA "PEGASI" ALBANIA(Kosovë)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 26, 2011 1:00 am

Kristaq Shabani:Rrugëtim profil Pegasi Inernacional-I FOKUSUAR POETI ALBERT SHALA GJAKOVE LNPSHA "PEGASI" ALBANIA(Kosovë) 200629_10150129219178186_678723185_6489564_6784702_n

Kristaq Shabani:Rrugëtim profil Pegasi Inernacional-I FOKUSUAR POETI ALBERT SHALA GJAKOVE LNPSHA "PEGASI" ALBANIA(Kosovë)

Maj 2008

Ishte per mua një privilegj i madh të merrja pjesë në Mitingun e Madh të Poezisë në Gjakove (Kosovë) së bashku me poetin Agron Shele, poetin Izet Çulli dhe poetin e bardin popullor Vasil Zëra, duke përfaqësuar atë vit denjësisht Letërsinë shqipe. Lidhja e krijuesve “PEGASI” Albania ishte konsoliduar dhe po krijonte emrin e saj në botë. Unë kisha disa vjet që isha pranuar anëtar i I.Ë.A Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtar (OHAJO SHBA) si dhe i pari anëtar i Lidhjes së Poetëve Bashkëkohorë Ë.P.S ... Anëtarësimi im në I.Ë. A ishte një nder i madh për krijimtarinë time, pasi në këtë organizëm të madh të letërsisë botërore marrin pjesë emra të mëdhenj të letërsisë. Në momentin e pranimit tim më 25 nëntor të vitit 2005 merrni pjesë 1289 natëraë nga 112 vende të botës... Figuroja tashmë përkrah shumë poetëve dhe shkrimtarëve të mëdhenj botërorë, të cilët kishin arritur dhe në marrjen triumfale të Çmimit të madh “NOBEL”…jo vetëm të Letërsisë, por edhe të Paqes… Ishte një ftesë e posaçme nga Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës poeti, shkrimtari dhe studiuesi Kadrush Radogoshi, i cili u përkujdes për plotësimin e të gjitha kushteve të qëndresës sonë në Gjakovë si dhe marrjes pjesë në të gjtha veprimtaritë e planifikuara aty
dhe midis të tjetërvë në dëndurinë e veprimtarisë këtu njoha nga afër dhe poetin gjakov Albert Shala, me të cilin zhvillova një takim interesant poetik , i cili ka mbeur në kujtesën time.


Po kush është Alberti?

Poeti Albert Shala eshte lindur me 22 mars 1965 në Gjakove. Shkollen fillore dhe te mesme e kreu ne vendlindje, ndersa fakultetin juridik ne Prishtine. Eshte fitues i vendit te pare ne tregimin per vitin 1993 shpallur nga ''Rilindja'', ndersa edhe dy here te tjera shperblehet me botim. Disa poezi i jane perkthyer ne gjuhen polake nga poeti dhe perkthyesi i njohur Mazllum Saneja. Ne vitin 1995 ka botuar librin me poezi ''Pranvere e Pergjysmuar'' dhe me kete liber eshte pranuar Anetar i Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves.
Albert Shala ne kohen e pushtimit serb ka shperndare ''Zerin e Kosoves'', ka marre pjese ne protesta dhe demostrata ne Gjakove dhe Prishtine. Ka bashkepunuar me djemte e patriotit te madh Ismail Haradinaj. Ne vitin 1992 nga gjykata serbe denohet per kundervajtje per shkak te organizimit te manifestimit letrar me shkrimtaret e rinj, kryetar i te cileve ishte. Ne vitin 1996 per shkak te veprimtarise politike dhe per shkak te aktivizimit letrar torturohet rende fizikisht dhe psiqikisht nga shefi i UDB-se per Gjakove. Nga keto tortura qendron dhjete dite i shtrire ne gjendje shume te rende ne spitalin e Gjakoves. Me daljen ne skene te UCK-se ben propagande te fuqishme per UCK-ne ne gazetat dhe revistat kosovare e deri ne Radio Televizionin Shqiptar, per cka policia serbe shpalli fletearrest ne vitin 1998 dhe ai detyrohet te jetoje ilegalisht te miqte e shoket ne Gjakove, gjersa arratiset ne Shqiperi ne prill te vitit 1999.


Albert Shala : SHTIGJEVE TË MESNATËS

Poezi - Botoi shtëpia botuese “Gjakova 2000”

Refleksion

Nga Prof. Pjetër Geci

Emri i poetit Albert Shala, tashmë është i njohur për lexuesit shqiptarë.
Pas botimit të librit me poezi: “Pranverë e përgjysmuar” në vitin 1995, tregoi prirjen dhe talentin e tij të veçantë në zhanrin e poezisë ai këtë e vertetoi edhe njëherë,me botimin e përmbledhjes me poezi :” Shtigjeve të mesnatës”,botuar në vitin 2006.
Vargjet e poezive “ Shtigjeve të mesnatës” janë shumë të kursyera dhe me plotë ide dhe artikulime artistike.
Albert Shala nuk ka vështirësi për të hyrë në zemër të poezisë së vërtetë.
Ai e thith mesazhin sikur nektarin e një luleje që e merr bleta.
Simbolika dhe metafora janë mjetet shprehëse të autorit në endëzimin e poezis.
Në këngët e mia ka shqetësime,dhe sytë i vërejnë ato,thotë Alberti,në poezinë “Tungjatjeta Avni Mula”.
E si të mos ketë shqetësime në shpirtin e një poeti,kombi i të cilit ka përjetuar kaq dhëmbje .
Kjo dashuri dhe ky shqetësim buron nga dhëmbja,nga vuajtja dhe loti i nënave përpara fëmijeve të tyre të vrarë e të masakruar nga serbët.
Po citoj:”Hëna e lodhur duket në dritare/askush s’e di se çka po ndodh sonte/Err-
ësirë=zëra/Një fëmijë u pre me thikë në fyt/Dëgjohen do zëra serbisht/.
Në këtë përmbledhje të Albert Shales spikat vargu rrëfyes,më së shumti në vetën e parë i plazmuar bukur artistikisht,i bështjellë me filozofinë e fortë e ndoshta ndi-kimin Gjerman ( F.Niçe) ku qëndresa dhe kujtesa ruajnë vendin e parë.
Kjo,më së miri pasqyrohet te poezia “ Korrespodencë”,e cila poezi, për mendimin t’im është ndër poezitë më të mira që u shkruan kohëve të fundit,nga poetët.
Duke shetitur nëpër poezitë e librit:”Shtigjeve të mesnatës” ndesh jetën dhe vde-kjen ,historinë dhe mitologjinë,të shkuarën dhe të tashmen,luftën dhe paqën,të gjitha këto të endëzuara bukur nepermjet simbolit e metaforës.
Atdheu dhe liria janë temat e mëdha që zënë vendin kryesor në përmbledhjen
“ Shtigjeve të mesnatës”.
Poeti vargëzon ngjarjet kulmore,përsonalitetet influente,vendet që përfaqësojnë në histori (kujtesë).
Në vështrimin e parë, kjo përmbledhje ngjan me një burg të dhëmbjes së madhe njerëzore që përjeton një pjesë e kombit.
Poeti është rrëfyes dhe analizues.
Vështron poetikisht brenda dramës,e njëherësh merr mesazhin.
Fatet e Kosovës janë të lidhura me fatet e mbarë kombit.
Ky është këndëvështrimi i Albert Shalës.
Kjo argumentohet në hapsirat mjedisore të përmbledhjes poetike që kemi në dorë.
Shpresa është simbolika në bërthamën e poezisë së Shalës.
Albert Shala nuk është poet i cili përseritë vargjet,dhe si i tillë zgjon kërshërinë e lexuësve që ta lexojnë me ëndje.
Recensenti i këtij libri, prof.Ismail Koshi,me të drejtë shkruan:
” Këto poezi janë tablo ekspresive të ngjeshura mirë me figuracione filozofike,mistike,por edhe shumë konkrete,qoftë të jetës së përditshme si dhe gjatësisë kohore hisorike”.
Këto ishin disa nga refleksionet e mia për poezinë e Albert Shalës.
Natyrisht kam thënë shumë më pak sesa meriton.
Të tjerët do të thonë më shumë.
Por, ajo që dua të theksoj në fund është në formën e një ftese.
Lexoni poezinë e Albert Shalës, përjetoni ato dhe me siguri do të prekni te memoriali kombëtar...

Prof. Pjetër Geci
13.05.2007

Din Mehmeti

Permbledhja ne poezi ‘’Pranvere e Pergjysmuar’’ paraqet nje deshmi maksimale, qe flet per talentin e poetit dhe per mundesite e ketij talenti per t’u rrok me tem ate llojllojshme poetike. Poeti eshte frymezuar nga realiteti jetesor neper te cilin po kalon populli yne sot. Nga keto drama ai ka bere poezi reflective qe paraqesin gjendjen e rende te jetes se popullit tone. Albert Shala eshte nje poet me sensibilitet modern ne menyren e trajtimit te motiveve, dhe poeti i pergjithesimeve poetike. Shala frymezohet fuqimisht prej detajeve te ndryshme jetesore, e pastaj keto detaje i pergjitheson, i ben universale. Pikerisht kjo eshte njera nga karakteristikat e poezise se tij, poezi qe jep mjaft shenime se kemi te bejme me nje poet qe kerkon me ngulm rrugen e vet dhe stilin e vet.

Agim Vinca

Albert Shala eshte njeri nga krijuesit tane te rinj qe e do poezine dhe e ndien ate. Ai ka nerv poetik. Poezite e tij tematikisht jane te nduarduarshme (mbizoterojne ato qe fiksojne fragmente te drames sone historike kombetare, por edhe te aktualitetit te sotem jetesor, si dhe ato qe flasin per thyerjet shpirterore te poetit), ndersa nga trajta jane kryesisht te shkurtra, minimale. Pothuajse asnjera nga poezite e tij nuk I kalon te 10-15 vargjet. Dhe kjo eshte pozitive. Se paku ne kete faze. Te shprehurit shkurt, qarte e ne menyre koncize eshte nje prirje organike e autorit. Poezite e tij kane nje ritem dinamik dhe figuracion te qelluar, here – here edhe befasues.

Per ''Zemra Shqiptare'', nga poeti dhe patrioti Albert Shala publikojme nje kolazh me poezi nga vellimet ''Pranvere e Pergjysmuar'' dhe ''Shtigjeve te Mesnates''


Poezi nga poeti Albert Shala

1. SHQIPËRI DRITHMË E STËRLASHTË

Shqipëri, ...arkivoli për ty...
.....lart u ngrit
por ti more forcë
... dhe me shkelm i mëshove
dhe the: “Bijtë e mi i kam
qe s'më lënë
damari të më pushojë”.

Shqipëri, ushtritë e huaja
marshuan mbi ty
me togje pushkatuese,
plumba e thika
e ti në këmbë se në këmbë.

Shqipëri, ëndërr e vjetër,
ti ngritesh lart
pranë Adriatikut të trazuar...
Askush më tepër thika
se ti në trup nuk mori,
por ti prapë merr frymë,
si Shqiponja dallgëve e stuhive.

Shqipëri, emër i vjetër
drithmë e stërlashtë
po ecim maleve, fushave të tua
me betimin ndër dhëmbë
që ty krenare
të mbajmë në këmbë.


2. NATA ËSHTË SHURDHUAR

Nata është shurdhuar
S'ndien vajën e fëmijes në errësirë,
As hapat e të panjohurit
të udhëve të botës...
S'ndien trokëllimën e derës
që hap i dashuruari,
i përhumbur nga dashuria.

Nata është shurdhuar,
s'ndien rënien e kambanave,
as zërin e erës
që tutje bart qindra dhimbje
errësirës së natës.

Nata është shurdhuar
s'ndien as hapat e mortjes
që merr shpirta me vend e pa vend.

Nata e shurdhët
ia preke vetes ballin me dorë
dhe kujton qindra mijëra vite
si u rrokullisen honeve të saj
pa zë e zhurmë.


3. OFSHAM Ë

U rrite ndër shekuj të stuhishëm
në atdheun tim shpeshherë të dëgjova
netëve të vona
dimrave të gjatë
pranë oxhakut te plaku
me cigare në gojë
Na përcjell
udhëve në histori
ofshamë,
çdo të bënim ne pa ty.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi