Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ilir TARAJ:‎''Lamtumire dimer ...''TI NUK MUNDESH ME …

Shko poshtë

Ilir TARAJ:‎''Lamtumire dimer ...''TI NUK MUNDESH ME … Empty Ilir TARAJ:‎''Lamtumire dimer ...''TI NUK MUNDESH ME …

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 26, 2011 2:38 am

Ilir TARAJ:‎''Lamtumire dimer ...''TI NUK MUNDESH ME … 48897_100001560736097_4568_n
‎Ilir Taraj:''Lamtumire dimer ...''
TI NUK MUNDESH ME …


… Ti nuk mundesh mëngjezet ti ndalësh,
Tisin prej zmeraldi që varet lehtë shpatesh,
...
Si penjuar i vashës kur dita zë të zbardhë,
Magjinë e agut të diellit pasardhës …

… Ti nuk mund ti ndalësh sythet të celin
Aty këtu petalet e bardhë të qershisë,
Gufmojnë e qeshin nën vehte me ty,
Ndërsa tinguj jete degët përkëdhelin …

… Nuk mund ta ndalësh detin e klorofiltë,
Tek baret shkujdesur në mbretërinë e tij,
Gurgullimën e ujrave që zbresin pa fre,
Shlirët nga vargonj akujsh të zinxhirtë …

… Pikën e vesës që stolis kërcet e njomë,
Si loti i rubintë që prehet mbi qerpik,
Ti nuk mundesh më pa mëshirë ta ngrish,
Thjeshtë nuk mundesh tashmë është vonë …

25 mars, 23.25, Ilir TARAJ, Tiranë,
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi