Sylejman ALIU:VRASJA E QENIT(Tregim)
Faqja 1 e 1
Sylejman ALIU:VRASJA E QENIT(Tregim)
Sylejman ALIU
VRASJA E QENIT
Tregim
… të gjithë nisën të thërrisnin përnjëherë. Thirrja bëhej e zhurmshme dhe dikur niste të digjej në një jeh të largët. Pastaj, nisën të vraponin drejt tij. Ai ecte kokëvarur, në mendime. Guna e shijaktë bojëkafe shkonte duke e lëpirë pluhurin në asfaltin e zi dhe ngapak të butë nga vapa e ditës. Nën sqetull shtrëngonte diçka të mbështjellë me letër, ndërsa jakën e madhe të gunës e kishte stolisur me medaljone të blera diku në pazarin e vjetër të lagjes TH. Ata që i shkonin prapa, iu afruan fare pranë dhe thirrjet e tyre përnjëherë filluan të shkrihen në një qartësi rrënqethëse. Të gjithë e thërrisnin me një zë, por asnjëri prej tyre nuk e thoshte, ose nuk mund të dallohej se e thoshin emrin e tij. Dielli kish zënë qafën e malit e rrezet e tij përflaknin barkun e qiellit, si një prush që kish zënë të shuhej.
- Heeej! Heeej! – thërrisnin njerëzit prapa.
Ai vazhdonte të ecte kokulur dhe i menduar. Nëpër terracat dhe ballkonet e shtëpive e të mejhaneve, dritat kishin zënë të ndizeshin një nga një. Thirrjet e përnjëhershme dhe zhurmuese nuk pranin. Sa më thellë futej në lagjen TH, njeriu me gunë bojëkafe, aq më të shpeshtë bëheshin hapat e atyre që e ndiqnin. Tyli i hollë tejdukës i territ lëshonte hije të zeza mbi këtë lagje dhe njerëzit tash dukeshin si një grumbull mbeturinash zhurmuese. Njeriu që ecte i menduar përnjëherë u ndal. U ndalën edhe thirrjet. Ai shikoi turmën e mjegulluar dhe të përzier me terrin e mbrëmjes, pastaj, po me atë qetësi mallëngjyese, nisi prapë të ecë. Edhe turma nisi të ecë pas tij. Nuk thërrisnin më. Lagja TH përnjëherë ra në heshtje të lodhur. Mirëpo, pas ca hapash, njeriu me gunë bojëkafe u ndal përsëri. Vështroi rreth e rrotull i shqetësuar. Nisi të nuhasë. Nuhatte aq shumë sa këtë e dëgjoi edhe turma.
- Qeni! Qeni! – thirri njeriu që nuhaste. – Kapne! Kapne!
Nisi të vrapojë zigzakshëm nëpër rrugë. Njerëzit, që e shikonin, hapën sytë. Qeni!? Nuk e shihnin askund. Ata nisën të shpërndaheshin në heshtje dhe secili nisi të kërkojë qenin nëpër muzg.
- Po na tall Xhemua! – tha njëri nga turma.
- E ka parë, e ka parë qenin, siç e shohim dhe ne! – tha një tjetër.
- Epo, edhe sikur ta kish parë, çfarë e lidhë me të? – pëshpëriti njëri nga larg.
- Edhe sikur të mos e ketë parë, diçka e lidhë me të. T’i shkojmë pas? – thirri njëri që nuk e lëshonte nga sytë Xhemon.
- Na prit! – i thanë të gjithë dhe lagja TH, nisi prapë të jehojë në zhurmë. Xhemua vraponte. Thërriste. Hidhej në trotuar.
- Bishë e mallkuar! Iku…
Prapë ngrihej. Vraponte. Hidhej në trotuar. Gjëmonte. Dritat e neonit hapeshin si guaca në shtyllat dhe atje rrinin si qenie të frikësuara.
- Xhemo! O, Xhemo! – u dëgjua një zë që erdhi nga këndi i errët i një shtëpie. – Qenin e ke nën gunë, Xhemo!
Xhemua u ndal. Përgjoi zërin që i erdhi nga këndi i muzgët. Lëvizi kokën me dyshim dhe filloi të prekë gunën. Një herë ngadalë dhe kujdesshëm, pastaj nisi të
hallakatë me të shpejtë nëpër gunë. Medaljonet në jakën e madhe të gunës, nga dridhja, filluan të bëjnë zhurmë tingëlluese.
- Këtu është, këtu! – belbëzoi Xhemua. – Këtu është fshehur, horri!
Xhemua zhveshi gunën. Kërkoi të gjente qenin në astarin e leckosur, në mëngët e gunës, në xhepa… I dridheshin duart dhe tërë trupi. Fytyrën ia mbuloi një zverdhërimë neveritëse.
- Ku dreqin u fsheh?! – tha gjithë tërbim Xhemua dhe filloi të shkelë gunën me dy këmbët. Një e qeshur femre erdhi prej dikah. Xhemua u drodh. Iu bë se ajo e qeshur ishte kthisja e qenit, që e kërkonte. Iu bë se ajo doli nga nënkëmisha e tij. O, zot! Ç‘gëzim dhe ç‘tërbim i përnjëhershëm mbinë nëpër atë terr në sytë e Xhemos! Ngadalë, pa marrë frymë fare, nisi ta zhveshë këmishën bojëqielli. I shpërthekoi pullat lehtë-lehtë. Pastaj, u ndal. Mori frymë thellë. Kapi me duar mëngët e këmishës. “Nuk do të më ikësh më, bishë e mallkuar!”, tha me vete. Pastaj, sikur mori frymë më shlirshëm, lëshoi mëngët dhe ngadalë e çoi dorën në gjoksin e vet leshatak. Me majë të gishtrinjve filloi të prekë leshin mbi dërrasën e gjoksit. Sytë filluan t’i erren nga një gëzim i papërmbajtshëm. “E zura, e zura!”, tha me vete. Ai vazhdonte të prekte me majë të gishtrinjve leshin e shpeshtë mbi gjoks dhe kur të gjithë menduan se në fund Xhemua do të kuptojë se prekte leshin e kraharorit të vet, ai e tërhoq me forcë leshin dhe nisi të bërtasë me të madhe:
- Të zura bishë e mallkuar! Më nuk do të lehësh në ëndrrën time!
Njerëzit, që e shikonin këtë skenë, mbetën të nemitur. Xhemua e ngrihte leshin e gjoksit të vet. Ai nuk shkulej. Xhemua shtrëngonte nofullat dhe i jepte me sa fuqi kishte. Ai prapë nuk shkulej.
- Më është qepur djalli dhe nuk më hiqet!
Dëgjohet përsëri e qeshura e asaj femre nga errësira. Lagja TH., shqetësohet. Dëgjohehen plot hapa. Ca vijnë zhagitshëm nëpër asfalt, ca të tjerë të përplasur. Xhemua s’i dëgjon. Xhemua e shkul leshin nga gjoksi dhe mundohet ta shkul qenin. Turma përgjon me keqardhje.
- Nuk të hiqet, o Xhemo, nuk të hiqet dot! Ai të është qepur me thonj! Bjeri, bjeri me grusht! Rrahe!... – dëgjohet një zë tjetër nga errësira.
Xhemua i bie gjoksit me grusht. Një herë, dy… Dërrasa e gjoksit kërset. Qeni nuk shkulet se nuk shkulet. Ai është ngjitur në gjoksin e Xhemos. Xhemos i lotojnë sytë. I pikin. Pastaj, pran. Nuk i mëshon qenit më me grusht. E tërheq atë edhe më me forcë. E tërheq, e tërheq, e tërheq dhe Xhemoja përnjëherë nis të bërtasë, të qajë. Qante dhe e tërhiqte me tërbim leshin e gjoksit të vet. Turma, këmbë-këmbë, i afrohet. I afrohet. Dritat e nenonit vjellin një dritë të zbehtë, të mavijtët mbi ta.
Njëri shkëputet nga turma. I afrohet Xhemos. Sillet rreth tij disa herë.
- Xhemo! Përthekoje këmishën!
Xhemua e shikon vëngër dhe e tërheq më me forcë qenin nga gjoksi i tij.
- Do ta vras! Do ta vras! Nuk do të më pengojë askush të mos e vras këtë qen! Nuk mund të jetoj më nëse s’e vras...! Më bëhet se ai tash ai është bërë unë…
- Xhemo! Përthekoje këmishën! – vazhdoi njeriu i turmës me gjakftohtësi. – Nuk të hiqet ai qen më! Ka ngulur thonj në gjakun tënd, Xhemo!
- Thonj! Thonj, thua?
Njeriu i turmës hesht. E shikon Xhemon me habi dhe kthehet të ikë.
- Ndal! Ku shkon? – bërtiti Xhemua.
- Shkoj udhës sime, Xhemo!
- Prit! A s’më ndihmon ta heq qafe ketë qen?
Turma përgjonte. E qeshura e femrës nuk dëgjohej më. Atë me siguri e kishte përpirë errësira, që binte e zezë.
- Kaq vjet më ndjek ky qen…
- Kaq vjet?! Po, përse, Xhemo të ndiçka?
- Ishte nën shtrat dhe flinte, kur…
- Kur?
Xhemua gjëmoi. Drodhi shikimin kah turma, po atë s’e vërejti. Një rëmujë e ashpër rrokollisej në qenien e tij.
- Edhe atëherë m’u ngjit, ja këtu, në gjoks! E shporra disi, po ta heq s’e hoqa dot! Në ëndërr më kafshonte. Në rrugë më shfaqej, në rrugë më vërsulej… Sonte duhet ta vras!
Një neon u shua, por pas pak u ndriçua prapë.
- Ç‘ishte ajo ditë e zezë, or Xhemo? – pyeti njeriu i turmës, duke u mbështjellë më mirë në setrën e tij.
- Ditë e gjakut, ishte…
Njeriu i turmës u ul në trotuar. Xhemua më s’e tërhiqte leshin në kraharor.
- E pastaj, Xhemo! Si ishte ajo ditë?
Xhemua bëri një hap kah ai.
- Më ndihmo ta shkul këtë qen…
Njeriu i turmës u ngrit në këmbë. Një muzikë e largët vinte deri te veshi i tyre.
- Shkoj udhës sime, Xhemo!
- Ndal! – bërtiti Xhemua dhe vrapoi pas tij.
E qeshura e asaj femre prapë mbiu prej dikah. Xhemua u dridh. Ra në gjunj, duke e shkulur leshin e gjoksit.
- Unë kam merita të mëdha! – tha Xhemua dhe vrapoi të marrë gunën. – Ja, shiko!
Xhemua tregonte medaljonet e blera në pazarin e vjetër të lagjes TH. i tregonte me radhë, duke ia afruar fare pranë syve njeriut të turmës.
- E sheh! Këtu secilit i vjen dita dhe bëhet hero! Sa çel e mbyll sytë bëhet hero!
- Hero!?
Xhemua i ra ballit me pëllëmbë dhe shkundi pluhurin nga medaljonet.
- Gjepura! Edhe ky si të tjerët qenka! – gjëmoi Xhemua. – Ua futja thikën në gabzherr! I therrja, siç therren bishat. Ua shkulja atë kokë të mallkuar dhe ua hidhja në nevojtore… Por, ah! Kot! Prapë fituan! Dilnin maleve dhe i kallnin tytat… Unë këndej, ua digjja edhe hirin në vatër!
- Pjellës së këtij vendi, Xhemo?
Xhemua uli kokën. Pastaj, ra ë gjunj.
- Ishte një kohë e dëlirë. Dhe, thua ti, kush e bënte të dëlirë? Kush? Ja, unë. Unë, heroi i ditëve të mia! Hajt, mos shiko! Më ndihmo ta heq qafe këtë qen dhe do të të bëj hero edhe ty! … E di… nuk flija tërë natën. Përgjoja, se kështu e kërkonte puna. Kush hynte e kush dilte, i dija përmendsh. Një natë më vonë, kur të gjithë sharronin në gjumin e thellë, hyja ngadalë, si hije. S’më hetonte askush… Ah! Ky qen! Ma hiq, ma hiq të them!
Xhemua shkulte leshin e gjoksit të vet.
- … I preja në fyt! Ua derdhja gjakun, atë gjak të mallkuar e të pabindshëm. Ua bëja të zi katran dhe dilja. Prapa leja të nesërmen e mufatur me gjëmë e kuje, varrime e vaje. Xhemos, ta them unë, i kishte dal zëri! Xhemon e dekoronin, ja me këso medaljonesh! Donin që në kraharorin tim të gjerë e kreshnik, të venin edhe kryqin. Nuk desha. Pse, u thashë, të dinë kush jam, pastaj të më ruhen? Jo, jo! Ata qeshën dhe më ranë supeve, duke ma nderuar urtësinë. Mirë, më thanë, vazhdo! Dhe unë vazhdova.
Njeriu i turmës qeshi si i përlotur. Pastaj,u ulë trembshëm pranë Xhemos.
- E qeni?
Xhemua brofi në këmbë si i tërbuar.
- Ah!
Filloi prapë ta shkulë qenin nga gjoksi. Kërciste nofullat. Djersitej. Lotonte.
- E qeni, Xhemo, që të rri varë në gjoks? – përsëriti njeriu i turmës.
- Edhe atë natë hyra ngadalë. Ndoshta më ngadalë se netëve të tjera. Ai flinte. E dija se kishte bredhur mal në mal. E dija se ditën e kish kaluar vesh më vesh me ata banditët…, kurse me ne këndej shitej i përshpirtshëm. Hyra ngadalë. O, zot! Si gërhiste! Neveritshëm. Më xhindosi të tërin. Kështu gërhasin të gjithë këta, mendova dhe i vura thikën. Filloi të gërvallej. Po, pse gërvallej ashtu? Pse? Sikur të mos ishte gërvallur, ky qen do të vazhdonte të flinte atje nën shtrat… Ai u gërvall dhe ja tash këtë qen e mbaj të qepur në gjoks…
Njeriu i turmës ia shikonte Xhemos duart. Sa të përgjakura i dukeshin ato. Sytë e përlotur të Xhemos, atij i bëheshin se piknin gjak… E heshtur, turma ishte afruar e tëra. E kishte rrethuar Xhemon.
- Hë? Çfarë më shikoni ashtu? Më ndihmoni ta shporrë këtë qen! Qe! Ua lë juve ta vrisni! Vritne!
Turma qëndron e heshtu, e menduar. Nëpër heshtjen e tyre rrjedh qetë-qetë një shpërthim. Shtrëngojnë grushtat. Përthekojnë kohën, e mbyllin në vetvete… Xhemo, Xhemo! Turma tundet. Turma lëvizë. Bredh nëpër do valë dilemash. Përkundet në djepin e kohës, në atë errësirë të lagjes TH. Xhemua kërkon ndihmë. Gërrith gjoksin, shkul leshin e qenit në gjoksin e tij.
- Do t’ju shpërblejë, Xhemua!... Secili e ka ditën e vet, secili!
Turma prapë tundet, kurse neoni prapë shuhet dhe pas pak ndizet përsëri. Hedh dritë të mavijtë, të smurë. Xhemua ngrihet në këmbë. Me hap të imtë i afrohet secilit. I shikon të gjithë në sy.
- Ç‘rrini kështu të hutuar? S’e keni parë asnjëherë Xhemon kështu të zemëruar? Ah… ky djall qeni që më është kacavarur këtu, në gjoks. Po, unë do ta shkul, do ta shkul dhe këtë bishë do ta therr! Xhemua di të therrë mirë e qetë…
Turmën, përnjëherë e vërshon ai lumë kohe, që me vete sjell kujtime të turbullta. E qeshura e asaj femre vjen përsëri nga errësira dhe e piskon Xhemon në kraharor. Ky gjëmon. Ngreh leshin e qenit dhe me tjetren dorë i bie kraharorit.
- Dil të them nga Xhemua se edhe rrënjë po të kesh, do të shkul patjetër! – murmuroi Xhemua, por sa më shumë fliste për kohën dhe për qenin, të dy kafshonin më shumë. Xhemua filloi të kalamendet i tëri. Turma filloi ta zgjerojë rrethin. Xhemos i zihet fryma, I zihet fryma… Nuk ka ajër. Vetëm errësirë… Nuk do më Xhemua errësirë. Është ngirë me të. Ai kërkon ajër, ajër, ajër…
- Qëndro këtu pranë meje! – bërtiti shkumbullueshëm Xhemua. – Lagja Th. Do të shoh përsëri sonte kush është Xhemua! Rrini, rrini të gjithë! Përse po ikni?
Vërtetë, turma nisi të shpërndahet. Ata me vete merrnin edhe kohën dhe ditën, që e priste Xhemua. Xhemoja mbette pa kohën dhe pa ditën e vet… Pa ajër… Xhemua… Muzika e largët, që vinte e zezë si nata, dëgjohej gjithnjë e më pak.
- E çfarë do të bësh, or Xhemo? – pyeti njeriu nga turma.
Xhemua ktheu kokën prapa. E pa njeriun nga turma. U gëzua. S’ishte vetëm. Ai kishte dëshmitar. Lëshoi leshin e gjoksit dhe fërkoi duart hareshëm. Eci pastaj në drejtim të tij i gërmuçur dhe duke çaluar.
- Ashtu siç iku koha, mendon se do të ikë edhe Xhemua? Në mos më thënçin Xhemo, po s’e shkula këtë qen mu tash! – u betua Xhemua, duke i rënë gjoksit me grusht. – Unë kam shkul edhe zemra, ja me këto duar… Do ta shkul edhe këtë bishë të mallkuar!
Xhemua deshi të fliste edhe më, por u dëgjua e qeshura e femrës, që erdhi si kafshim nga errësira e afërt.
- Vazhdon të lehë ende ky qen i tërbuar! O, zot! Po, çfarë iu desh atij të gërvallej e ta zgjonte këtë qen?! Vdekje e çuditshme kjo me gërvallje?... Më ndihmo ta shporr qenin! Ja, gati është të shkoqet. Vetëm edhe pak! Do të ngordhë! Më ndihmo!
Njeriu nga turma, iu afru. Zgjati dorën dhe e kapi leshin e gjoksit të Xhemos. E drodh një herë rreth gishtrinjve dhe e tërhoq me fuqi. Xhemua bërtiti në kupë të qiellit dhe nga dhembja u rrëzua në asfalt.
- Nuk hiqet, Xhemo, nuk hiqet! Të provoj edhe një herë?
Xhemua kuiste nga dhembjet. Shikonte fijet e leshit, nëpër gishtrinjtë e njeriut nga turma.
- Jo! – tha Xhemua. – E heq Xhemua vetë këtë bishë…
Menjëherë filloi të kërkojë diçka nëpër gunë. Kërkoi gjatë dhe më në fund… më në fund… O zot! Thika! Xhemua e nxori prapë thikën. Xhemua jetonte pa kohën, por pranë e kishte thikën. Mu atë thikë me të cilën aq herë kishte zgjuar kujën e gjëmën mëngjeseve të hershme.
- Xhemo! – bërtiti njeriu i turmës. – Çfarë bën, Xhemo?
- Do ta vras! – tha Xhemua pa hamendje.
- Erë gjaku po vjen, Xhemo!
- Erë qeni do të vijë, or ti!
Xhemua u mblodh kruspull, drejtoi kokën një herë kah qielli i zi i natës dhe me një zë uluritës thirri:
- Xhemoooo!
Thika e ngulur, e shkuli qenin nga Xhemua. Ishte një thikë e madhe, me teh të kuq, ku kullonte gjaku. Ajo preku qetësisht zemrën e përvajshme të Xhemos. Pas një qëndrimi burrëror në këmbë, Xhemua ra në gjunj, pastaj, mbështeti ballin në asfalt dhe…
Njeriu nga turma e mbuloi Xhemon me gunën e tij bojëkafe dhe të stolisur me medaljonet, që ai i kishte blerë diku në Pazarin e Vjetër të lagjes TH.
Tash nuk dëgjohej, as e qeshura e femrës, as muzika e largët. Lagjja TH., ishte boshatisur…
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sylejman ALIU:MASKENBALLI(Tregim)
» Mentor Thaqi:Sylejman Aliu-Urime dhe Gëzuar Sylejman!
» Sylejman Aliu:DIK MARTI
» Sylejman Aliu: EVROPA
» Sylejman Aliu:Grushti
» Mentor Thaqi:Sylejman Aliu-Urime dhe Gëzuar Sylejman!
» Sylejman Aliu:DIK MARTI
» Sylejman Aliu: EVROPA
» Sylejman Aliu:Grushti
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi