Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK përkujton veprimtarin Nimon Alimusaj

Shko poshtë

LDK përkujton veprimtarin Nimon Alimusaj Empty LDK përkujton veprimtarin Nimon Alimusaj

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 26, 2011 4:09 pm


LDK përkujton veprimtarin Nimon Alimusaj



LDK përkujton veprimtarin Nimon Alimusaj 27akademia-260311Familjarë, miqë dhe bashkëpuntorë u mblodhën ne teatrin kombëtar për të përkujtuar një vjetorin e vdekjes së veprimtarit të LDK-së, Nimon Alimusaj.


LDK përkujton veprimtarin Nimon Alimusaj Nimon_alimusaj



Nimon Alimusaj i përket brezit të personaliteteve më të spikatura të kombit që u udhëhoqën nga ideali i lirisë, u tha në një akademi përkujtimore me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Nimon Alimusaj.

Të pranishëm në këtë akademi, e cila u mbajt të shtunën në Teatrin Kombëtar, ishin përfaqësues të LDK-së dhe familjes Alimusaj.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se një vit më parë, pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë Nimon Alimusaj iu bashkua vargut të burrave të shquar të Kosovës, të cilët u ndan nga jeta, pasi dhanë gjithçka nga vetvetja për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Nimon Alimusaj i përket brezit të personaliteteve më të spikatura të kombit, të cilët u udhëhoqën nga ideali më sublim njerëzor, nga ideali i lirisë. Fatmirësisht, këtë ideal të madhërishëm shqiptarët e Kosovës dhe veçmas në aspektin historik të doktor Ibrahim Rugovës, gjithmonë ditën ta çmojnë si pikënisje, si kryetar të çdo veprimi politik në veprimin tonë të mundimshëm drejt shtetit të lirë dhe sovran të Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka theksuar se lëvizjes për liri dhe pavarësi nuk i munguan njerëzit e guximit, të dijes dhe veprimit, në mesin e të cilëve edhe Nimon Alimusaj zë një vend të veçantë.

“Sot në këtë ditë të përkujtimit e nderit për veprën dhe veprimtarinë e Nimon Alimusaj është e pamundur të mos rikujtohet se ai u angazhua me tërë qenien e tij në lëvizjen e njohur për pajtimin e gjaqeve. Duke qëndruar pranë profesor Anton Qetës, Nimoni si shumë intelektual e atdhetarë të tjerë iu bashkua një nisme të këtij misioni fisnik, i cili arriti të pajtonte qindra familje kosovare”, ka thënë ai.

Në emër të Degës së LDK-së në Pejë, Agim Bërdynaj, theksoi se periudha kur punoi Nimon Alimusaj ishte kohë e veçantë e aksioneve dhe lëvizjeve të mëdha kombëtare që bashkë me veprimtarët e tij bëri atë që sot po gëzon Kosova.

“Nimoni ishte ndër burrat e mëdhenj të historisë më të re të Kosovës, siç thoshte presidenti doktor Ibrahim Rugova. Nimoni ishte veprimtar i pa lodhshëm i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, siç tha presidenti Sejdiu me rastin e mbledhjes komemorative tash e një vit, prandaj sot me rastin e përvjetorit të parë pa Nimon Alimusaj dhe shumë bashkëveprimtarë të tij që sot nuk i kemi e shohim se sa shumë i duhen Kosovës”, ka thënë ai.

Të pranishmit në emër të familjes i përshëndeti Xhavit Alimusaj, i cili falënderoi të gjithë ata që po nderojnë veprën e babait të tyre.

“Ju na keni nderuar ne si familje, si Strellc, por me ardhjen e juaj më shumë e keni nderuar veprën, punën dhe idealin e babait tonë”, ka thënë ai.

Për të pranishmit në këtë akademi u dha edhe një program i pasur artistik.

Nimon Alimusaj ndërroi jetë një vit më parë, në moshën 65-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë. Ishte anëtar i kryesisë qendrore të LDK-së, njëri ndër themeluesit të degës së LDK-së në Pejë dhe Deçan, si dhe njëri nga themeluesit e pajtimit të gjaqeve në Kosovë dhe deputet për dy mandate.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi