Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hoti akuzon PDK-në (Video)

Shko poshtë

Hoti akuzon PDK-në (Video) Empty Hoti akuzon PDK-në (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 27, 2011 5:42 pm


Hoti akuzon PDK-në (Video)

Hoti akuzon PDK-në (Video) Rexhep-hoti-rrokumtv-


Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rexhep Hoti, ka bërë akuza të shumta karshi partisë së tij. Duke folur në televizionin “Rrokum TV” rreth manipulimeve në votime në zgjedhjet e fundit në vend, ai ka thënë se vjedhjet kanë qenë aq masovike sa që nuk ia vlen as të flitet për to.

“Vjedhja në votime ka qenë aq masovike sa që nuk ia vlen as me ba padi. Kur njerëzit bëhen despotë, ata bëjnë kontrolle në çdo gjë. EULEX-i nuk t’i shikojë gjërat që i thotë kryeministri dhe një qeverie e cila ka ardhur me vota të fabrikuara. Unë kam filluar të mendoj se në çoftë se brenda PDK-së ka oponencë, atëherë dikush tjetër ka fuqi të fus në burg”, është shprehur Hoti.

Ai ka thënë gjithashtu se është mjaftueshëm alarmante, nëse Jakup Krasniqi thotë se në PDK nuk ka demokraci të brendshme, duke thënë se “të gjithë e dimë se Partia Demokratike e Kosovës vendosë në katër sy”.

Duke folur për rastin Limaj, Hoti ka thënë se në qeverinë e kaluar, ministri Limaj ka bërë një punë marramendëse, që i ka dhënë energji funksionimit të gjithë Qeverisë.

“Drejtësia është duke bërë gjenocid në familjen Limaj. EUELX-i me ndërhyrjen që bëri dhe gjithë ajo kampanjë e thashethemeve gjysmë zyrtare nëpër kafe, se baba ka bërë kaq transfere, nëna kaq, gruaja kaq... praktikisht mund të themi se Kosova, kushtimisht, ja mbyti njeriut familjen. Çka është edhe ma ironike kjo nuk mjaftoi. Pas një viti, rikthehet EULEX-i për të marr informacionet bazë për tu orientuar se çfarë ka në ministri. Kjo do të thotë se ata deri më sot janë marrë me thashetheme të cilat kanë qenë nga profesorët universitarë të shkruara në formë librash, e deri te informatorët e zakonshëm”, ka thënë ndër të tjera anëtari i PDK-së, Rexhep Hoti.

Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe shefen e delegacionit kosovar në bisedimet teknike që po zhvillohen me Serbinë, Edita Tahirin, për të cilën ai thotë se “vepron sikur t’i kishte votat e gjysmës së popullit në Kosovë”.http://botasot.info/def.php?gjuha=0&category=0&id=111314
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi