Hasan Qyqalla:Vallëzimi i shqiponjave shqiptare edhe në Gjermani
Faqja 1 e 1

Vallëzimi i shqiponjave shqiptare edhe në Gjermani
Hasan QYQALLA
Grupi i valltarëve të fëmijëve mahniti të pranishmit në Heidelberg
Shoqata Kulturore Shqiptare „ILIRIA“ në Haidelberg të Gjermanisë, shtrinë aktivitetin e vet në kohë dhe hapësirë. Themi në kohë, se daton prej kohësh… , ndërkaq në hapësirë, se me aktivitetet e tyre është gadi në të gjitha qytetet e Baden Vyrtenbergut, e më gjërë ku e kur festohen datat historike e kombëtare. Krahas aktiviteteve te nduarndurta kësaj radhe do ndalemi tek grupi i vallëtarëve të vogëlushëve, nën udhëheqjen e zonjës Ilberie Raad. Grupi i valltarëve ka në gjiun e vet…..anëtarë. Është vështirë të dallosh se cila është më talente se tjetra. Megjithatë ne si kryepëersonazh e morëm Jessie Raad, e cila vie nga prindër me dy nacionalitete, përkatësisht dy kultura: pra nga nëna shqiptare dhe babai gjerman.
Ta bëjmë Shqipërinë....
Jessie Raad u lind më 4 tetor 1996 në Heidelberg të Gjermanisë. Sot vazhdon shkollimin në të dy gjuhët, deri sa në shkollën e rregullt vijon mësimet në klasën e tetë, Jessie nuk ka asnjë mungesë të vetme sa në shkollën me mësim plotësus në gjuhën shqipe. Vetë zgjuarsia e saj, na bënë të konkludojmë se kemi të bëjmë me një fenomen. Themi kështu pasi veç komunikimit, shkrimit e leximit të të dy gjuhëve, shqip dhe gjermanisht bukur e rrjedhshëm, ajo është e brumosur edhe me dy kulturat. Këndon, reciton e vallëzon shqip dhe gjermanisht! Nga portreti: e qetë, e bukur, e ëmbël, e dashur, … fare brilante, karshi moshës dhe aftësive të saja. Ajo sapo del në skenë, e mund heshtjen, e then tremën dhe komunikon me bebëzat e syve, e përpiqet të prek çdo ndjenjë të artdashësve. Deklamimi i vargjeve poetike „Ta bëjmë Shqipërinë…“ të autorit H. Q. sa ishte rrënqethëse po aq edhe emocionuese. Skenari, lëvizjet, përceptimet,… por edhe mimika e herë-herë buzëqeshja komunikative, që vazhdonte paralel me vargjet, si në tel të kitarës, e hiperbolizonin figurën njomake të artistes së vogël me ambicie të madhe premtuese. Krejt në fund të dramaticitetit, Jessie nga gjiu shpalos Flamurin Kombëtar duke shtrirë krahët, çel shuplakët, hap gishtërinjtë e kumbon salla nga zëri që shpërtheu jashtë të të rrugëtoj fluturimthi vargu, ndryshe amaneti i Tokës së gjakosur : „Unik në një truall ta bëjmë Shqipërinë – SHQIPËRI“! Më pastaj del në skenë grupi i valltarëve nën regjin e zonjës Ilberie Raad.
Vallëzimi për nder e për vatan
Të gjitha në veshje kombëtare, thuaja nga të gjitha trevat tona kombëtare shkëlqenin si yjet në qiell. Të kujdesshme, të lëvizshme, të thyeshme , ritmike,… o Zot, luteshin të pranishmit: na i falë dhe një palë sy, mbase nuk iu besojmë më syve tonë. Është e paparë diç e tillë, mbase, mbase tani ia kalonin të rriturve. Vallëzonin paralel me telat e qiftelisë, me „bubullimën“ e daulles në takt, me valën frymore të fyellit. Sa fluturojnë lartë, sa thehen në bel, sa ulen e lajnë petka, e kur kërkohet edhe shtrihen, luftojnë, vriten, gjakosen, në shenjë të trdicionales, kombëtares, për NDER E VATAN. Këto janë margaritarët që nga mrekullia në skenë verbuan në dritë të syrit shtrigat e natës! Dëshmojnë nivelin e lartë të kulturës e traditës tonë,sikur përkdhelen nga dorë e Nënës (Tereze), pasurohen me vlera artistike, kur thuhet se njeriu vlen paralel me gjuhët që njeh dhe komunikon. Anëtarët e grupit te valltarëve janë edhe këto yje që plotësojnë njëra tjetrën: Blerta Pantina, Laureta Azemi, Linda Kryeziu, Vanesa Gashi, Erolinda Osmani, Edona Haliti, Beslinda Behrami, dueti i motrave Antigona e Liridona Oruqi, pastaj trio-motrat Gentiana, Albiona e Ariana Berbatovci. Në fund, u ndava nga zogjtë e Shqipeve, që një ditë jo fort të largët fluturimthi, uroj t'i takojmë në një Festival kombëtar apo edhe ndërkombëtare. Meritore për këtë, veç udhëheqëses z. Ilberie Raad, padyshim është edhe përkrahësi e shtylla qendrore e Shoqatës "ILIRIA", kryetari i saj z. Sheremet Pantina! Ne i përgëzojmë për punën, aktivitetin dhe devotshmërinë e çështjes dhe kulturës shqiptare.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi