Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-Drita Maxhuni
Faqja 1 e 1
Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-Drita Maxhuni
Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-Drita Maxhuni
“Majë petaleve të luleve të pres…”...
Drita Maxhuni
E FOKUSUAR POETJA DRITA MAXHUNI
ANËTARE E LIDHJES SË POETËVE, SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE “PEGASI” KOSOVË
Pjesëmarrëse në Simpoziumin Ndërkombëtar “LIRIZMI NË
LETËRSI’ 15-18 PRILL TIRANË (Universiteti “Vitrina”) – PRISHTINË
PALATI I RINISË- INSTITUTI ALBANOLOGJIK)
Kenaria e identitetit
Emri im në shtizën e flamurit
Falet çdo ditë
Mbi tempujt e Atdheut.
Majë petaleve të luleve të pres… m e krenari identiteti
Nga Kristaq F. Shabani
Poezia e Dritë Maxhunit , poezia e kujtesës historike… e nderimit të individit të mençur dhe të talentuar që evidenton histori me penelatë, mbart veprimitetin, transmeton krenarimin në brezat e ardhshëm dhe poezi e kujdesit mëmëdhetar. Është e nevoshme kjo poezi e kujtesës për përpjekjen dhe mundin, për e videntimin e gjakësimeve në përpjekjen për liri e pavarësi. Drita është një shembull i tërheqjes së vemendjes për gjithë mësuesdhënësit e gjuhës shqipe, pasi ajo ia kushton aftësinë e saj talentore një çështje të madhe.
Poezi e kurbet +qarit
Poezia e shqetësimit
Por edhe poezi e dashurimit
Një “glob” epiko- lirik ku…..driton dhe ndjenja e mire, e bukuruar dhe e mbajtur mend …
Pra kjo botë që evidenton kujtesën dhe mbiheroizmin shqiptar nuk është një botë e ngrirë që vetëm thur dhe evidenton këtë këngërim epik, por del dhe në botën e dashurimit dhe përcjell këndshëm me lirizmin e saj origjinal raportet midis Ti dhe Unë… dhe një Përmbyllje identiteti me emrin shqiptar në këtë cikël të ngjeshur poezish paraqitës
Poezi nga DRITA MAXHUNI
Portreti i Mëmëdheut tim
Kohëra të çuditshme
Të peshuan rëndë mbi supet e lodhura
Ditët t`i numëruan së prapthi
Kalendarin për ta përkthyer
Erozione vërshuan stuhishëm
Gjumtyrët që t`i gërryenin
Por mburojë kreshnike qëndronte
Epika në zemrën tënde
Modën e teknologjisë artilerike
Të huajit me veshje karikaturiale ia ktheje
Sfondi i trupit tënd
Në copëra i ndarë
Pret marrshimin e nyjeve në ringjallje
Pjesët të ringjiten në tërsinë e vet
Duke mposhtur vullkane, zerograda
Ti Kosovë
Ti Kosovë, cila je?
Pikë e madhe në globin e vogël
Helenë homeriane
Zanë, shtojzovalle
Apo dhembje e madhe e kohës gjugjiane
Të pandehën lumë turbullirash
Të hodhën sipri shtratit
Bërllogje e helme shantazhesh
Por a ndaluan dot
Rrjedhën e pastërtisë tënde
U gjymtuan, u dërmuan
Tek shkelnin mbi kurrizin tënd
E dot nuk të prekën, nuk të shijuan
Se ti shpuzë zjarri e helm nepërke
Shtriheshe mbi gjuhë të tyre
Kur të ngritnin
Gjithherë mbeteshe udhëkryqeve
''Mollë e ndaluar'', daullë rapsodiane
Jehonë dhe varr uniformash ushtarake
Tokë e kuqe në globin e zi
Mes turmash të përziera boshllëqesh
Të mbështollën çuditërisht
Me zhurma mbytëse
Tingujt e fjalët t`i hëngrën
Të lanë jehonë në humnerë
Që të të shuanin në përthyerje
Po këto ua dëbove me mospërfillje
Ti e ve/anta, e madhërishme.
UÇK-ja
Hyre në TV-të e botës
Me flatra supermeni
Zhurma, turbullira peisazhesh në ekrane
Satelitët kërcnueshëm çirrnin
Është fantazmë - vraje!
E vërteta mundi çudinë
Piskama e shqiponjës së gjakosur
Mbërtheu vrullshëm planetin
Gojëhapur botën la
Shkëlqimi flakërues i Shqipes
Mbeti i ngjitur në bebëza spikerësh
Dhembja shponte zemra e tru kombesh
Po a inxhizuan dot radarët e zërit
Klithmën e shqiponjës së plagosur
Që përshpejtonte të vriste ndërgjegjie
Në disfatat golbiane
I madhi Skënderbe
Emri yt qëndron krenar
Në katër qoshet e Atdheut
Si mburojë e përhershme në kohëra
Gjergj plus Skënder plus be
Pëmbledhur në komnpleksin piramidor
Mëmëdhe
Marshojnë tingujt e emrit tënd
Në kilometrazhet e trojeve tona
Dhe dridhin radarët e kufijve
Kur bien në gjumë të rëndë
Kronikat e botës vulosën historira
Për njëzet e katër luftërat
Që dridhën kontinentet
Për varret e shumta pas vdekjes
Megjithatë kronika ngeci e çalë
Për emblemën e çuditshme
Për përkrenaren me brirë
Që vdekjet përmbyste
Sipri krahëve të shqiponjës
Një melodi lashtësie heroike
Më vërtiti befasisht
Sipri krahëve të shqiponjës dykrenare
Që shpejtonte t'i zinte rrëmbyeshëm
Agimet e ditëve tona
Kuptuam rreth për rreth Atdheut
Dëgjuam gjithë këngët rapsodiane
Gjithë pëshpërimat e fshehtësive të maleve
Me fluturimin e melodisë qemë lidhur
Përkëdhelnim gjithë peisazhet
Që përshëndetje të përlotura
Lëshonin gardhiqeve të krimbura kufijsh
Të ngritura mbi tyta topash
Që i shëmtonin sfondin horizonteve
Me peshat e tyre ia rëndonin trupin Atdheut
Ne si kalimtarë mospërfillës të kohës
Për një çast
Shkelëm ligje të ngecjes tokësore
Murin e kobshëm rrëzuam
Fluturuam në hapsirën e lirë qiellore
Rrëzuam kufinjtë në mes të Atdheut
Ëndërr me flatra të bardha e kahmotshme.
Gjuha shqipe
Nga gërmadhat e gjuhës ilire
Dole statujë e paprishur heroine
Mes për mes shqetësimeve memece
Depërtuan onomatopetë tua
Në harenë e përshpërimave të natyrës
Pasthirrmat shqyen pamëshirshëm
Skëterrshmërinë e muzgjeve
Të akullta ishin kohërat
Në kllapi ishte njerëzimi
Kur përmblidhje gjymtyra fjalësh
Të shkapërderdhura në fusha të gjakosura
Dhe prapë lindje të tjera
Mes gërqeve, në tym e flakëra
Për ditë të bardha.
Ikje stuhish,ti Kosovë
Përreth teje gjithëherë oshtima stuhish
Rrahin të të shkulin rrënjtë e thinjura
Mesnatave mbesin sipri teje
Gjurmë të kalit trojan
Plagë në bardhësinë e varreve lë
Dhe në reklama moderne të nxjerrin
Si një grua të përdalur
Dhe aty stacionojnë zinxhirët ciklopianë
Përflakja e lulekuqeve në trojet tona
Shton përndezjen e gjakërave stërgjyshore
Mbi thundrën e kohës
Buritë e alarmit shtohen
Tek pistat e zërit tënd
Kujdes!
Flasin gërmadhat e varreve antike
Do të udhëtojmë në vaporet e gjakërave tona.
Horizonte të zverdhura
Ende gërmadha
Pranvera nuk po e bien gjelbërimin
Flamuj të shqyer kanë ulur kokën
Sipri varreve të të rënëve
Konstandini nuk lë mënjanë
Besën e dhënë
Ende hija e tij sillet vërdallë
Krenarinë ua ruan trojeve ballëhapura
Doemos do t'i bashkojë
Mëmën lottharë dhe Bijën e përmalluar
Tek pragu i kasolles stërgjyshore
Që me kufinj ferrash mbërthyer
Shekujt i kishin ndarë.
Thirrje ndërgjegjieve të mykura
T'ju flas?
Si t'ju flas?!
Me plagët e përgjakura
Të përmendoreve tona
Apo me shkëndija ndriçimi
Të botës së përralluar gënjeshtare
T'ju flas përmallshëm
Me ngjyrat e peisazheve
Me ngrohtësinë diellore
Të trollit tonë
Që ndërpresin ulërimat helmuese
Pangopësinë e helmetave përgjakëse
Që shekujve shuajtën
Ngjyrat e trëndafilave të jetës sonë.
Nënë Terezë
Në vobegtësinë njerëzore
Hapi i mëshirës tënde mori udhë
Engjëllore,hija jote sillej
Djepeve përplot ethe e sëmundje
Duarve të shtangura lypësie
Herë ktheheshe në alarm
Bota luksoze të dëgjonte
Klithmat e të mjeruarve
Që lindnin bashkë me vdekjen
Dhe vdisnin bashkë me lindjen
Brumi i shpirtmirësisë tënde
Gatuhej nga nektare fëmijësh
Dhe rrëmbeje ëmbëlsi hojesh
Dhe rrëmbeje rreze diellore
Çerdheve të mjeruara ua shpërndaje
Në kohëra valvite flamuj fitoreje
Në dritëngjyra mahnitëse të botës së lirë
Mbete madhështore
Krenari lashtsie
Kënga jonë qëndron krahëhapur
Në gërmadha rapsodiane
Sipri topuzit të Gjergjit
Sipri lotëve të motrës zemërmadhes
Hamalli ende përgatit potkonj
Kuajt e kreshnikëve të nisen në luftë
Ende na duhen shpata e topuzë
Nga detërat t'i trembim të tjerë bajlozë
Alarme shushurima malesh
Alarme dallgë detesh
Nga jastëqet na i dëbojnë kokat
Mos flini
Zëçjershëm thërrasin
Ende për ne
Nuk vlen gjumi i natës.
Rruga e gjakut
Në muzgun sterrë - zi
Një rrugë e gjatë me karvan shqipesh
Rrëshqet skaj lumit
Një karvan shkijesh të ujqësuar sipri
Përfundi yjeve
Terror, tirani
Njëqind vetë ranë
Arkivol i përbashkët
Rruga e gjakut
Deshën tua kryqëzojnë në ballë
Shekujt robëri
Emrat e gjakosur udhëtonin
Dy gishta ngritur mbanin
Mbështjellur me ngjyrat e flamurit
Shenja V përballë mizorisë
Asnjë zë nuk pipëtinte
Kur terrori kërciste
Kur terrori vringëllinte
Dhe u shtrinë në plagët e thella të Atdheut
Një nga një
Njëqind e një.
Sofra jonë
E rrumbullakët, pa qoshe
Nuk dëshiron privilegje
Rrumbullakësia e jote
E drunjta, zemërbardha
Çdo ditë e natë
Zemrën amortizon
Në barabarësinë e ndarjes
Bujaria shpie thellësisht
Në shkëlqimësinë
Bukë, krip e zemër.
Klithmë
Oh, ç`bëni në trupin e këtij trolli
Ju krimba helmues
Gjelbërimin ia zverlloni
Me pangopësinë e tmerrshme
Trak-truk zvarritet kal i Trojës
Ndër ugaret e tokave tona
Shkumbëzon, ngulçon të gjej burime gjakrash
Në gërmadhat e luftërave
Tradhti! Gjëmojnë varret e të rënëve
Gjergj Elez Alia prapë ngritet nga shtrati
Me nëntë plagë ndër duar
Të shuaj etjen e brazdave të kësaj toke.
Rënja e luftëtarit në kufi
(Prof.Shahin Krasniqit)
Ç'plumb të rrëzoi sipri krahëve të Atdheut
Kur armë i sillje t'ia shpëtoje ditët
Ç'kufi ishte ai
Që t'i gllabëroi lulet e rinisë
Bashkë me pranverat tua
Në sytë e mbetur hapur
Nga loti i Atdheut
Një lulekuqe u mbi
Në të fundmin shiqim u pasqyrua
Kufiri gurzi mes Atdheut
Flakë përdhe i shtrirë
Në të fundmin zë
Fjalët e vetme mbetën ngrirë
Skaj për skaj Atdheut
Për bashkim e liri.
Zahir Pajaziti
Tani busti yt në sheshin e Prishtinës
Shtrëngueshëm mban gjakftohtësinë e armës
I duhet ende për ditët në vazhdim
Ende buzqeshjet e huaja janë të rrejshme
Vallë, ç`ditë madhështore vezullonte
Flamurit kur i dorëzove betimin
Çyçavica të priste në pritjen e fundit
Atë buzëmbrëmje ugërzezë
Krismat tradhëtare vranë qiejtë e Pestovës
Plumbat mbi trupin tënd rënduan trollin
Krahët e Çyçavicës me rreze zbritën
Qefin i artë përmendorjeje ngrinë
Shi, lot e gjak përzier gjëmonin
Emri yt me to u shkrua
Përbri qarkullon lumi i Sitnicës
Këndon këngët pavdeksisë tënde.
Besa e shqiptarit
Shumë perandorë deshën ta vrisnin
Përmes rrrugicave të fshehta
Në errësirë, në mjegull
Po errësira i lëshonte rrugë dritës
Mjegulla i përulej rrezeve diellore
Besa prapë shpëtonte
Dhe vazhdonte rrugëtimin e gjatë
Pastronte plagët e maleve
Pastronte gjakosjen e lumenjve
Me bardhësinë e zemrës
Përshëndeste fushat me lulegjaku
Atë që e jipte
Kurrë nuk e mirrte
Kohërat me shekuj çudiste
Në tryezën e përbashkët
Vite të shumta pritja jonë
Shtroi tryezën me lule
Bijtë t'i përmbledh në ahengun e bashkimit
Lulet kanë zverdhur ngjyrën qysh moti
Tryeza pret akrepat e orës të shpejtojnë
Në cakun e duhur të vijnë
Por pusi u ka vënë
Ashpërsi e ligjit të mmurosjes
Rrugët ka mbyllur rrënueshëm
Tryezën në gonxhe gjaku ka ngrirë
Në fron qëndron e krekosur
Legjendat i përsërit në pamëshirësi
Ende ndalim tubimi
Në tryezën tonë historike.
Qyteti muze
Një përkrenare me dy brirë dhije
Në kokë të qytetit Krujë qëndron legjenda
Një shqipojnë dykrenare
Në majë malesh bën roje
Një shpatë që priste armiqtë me duar të padukshme
Varur në varrin e trimit legjendar
Rapsodi heroizmash shpërndante në qiell
Në sheshin e kuqlosur të Prizrenit
Abdyli dhe Ymeri shtrëngojnë ndër duar
Dokumentin historik
Te kalaja e vjetër
Ngrirë në krenarinë e kohës
Tek kalaja e vjetër një top
Gjëmime alarmi lëshon
Kur netët regjistrojnë stuhi armiku
Sipri supeve të qytetit qëndrojnë shkëmbinjtë
Veshur me pallto ushtarake
Ndërsa kurorat mbi varret e të rënëve
I dorëzojnë Atdheut
Shkëlqimin e ngjyrave të ardhshmërisë sonë
Ardhja e bustit të Skëderbeut
Një udhëtim yti nga Tirana në Prishtinë
Lëshoi rrugës vijëzim me pika gjaku
Shenjë tradicionale
Tragjet lihen në udhëtim
Të takohen të humburit
Dy kopje bustash të njëjtë
Simbolikë e vënë në krahë të historisë
Një në Tiranë - një në Prishtinë
Dhe vizëlidhësja rrugore
Rrëzon hije muri berlinas
Që kohërat na ndanë në mes
Me hijen e lugatit ugërzi
Kthimi i kurbetqarit
Me torba përplot lecka shtetesh
Me kokën përplot lecka zakonesh
Kthehej i dëbuar kurbetqari ynë
Më nuk i duhej askujt pë lustraxhi
Kishte lënë atje në pamshirësi
Ditët e moshës së bardhë
Ndonjë gjymtyrë nën zinxhirët e fabrikave
Ndonjë fëmijë me identitetin e çalë
Që përherë mbet jashtë kufijnve
I padurueshëm mall
I pashterrshëm lot
Dhe tani i trishtuar
Me sy përkledhte skeletin e mbetur të Atdheut
Me përkulje falje kërkonte pë vdekësinë e vet dhe të tij
Që kryngritje i shpallnin njëri - tjetrit
Për ndalimin e akrepave të Orës së madhe.
Përgëzime
Kazmave e lopatave
Që skajet e sofrës i rrisin me begati
Gishtrinjve që ndërtojnë arkitekturën e bukurisë
Grushteve që shembin mure berlinësh
Pëllumbave të bardhë
Ngrirë emblemë kulmeve të shteteve
Flamujve të gjakosur
Që truprojë të të rënëve u mbesin
Njerëzve shumë dashamirësi
Në shtëpinë e përbashkët globiane.
Rrugë e pagjetur
Luftërat kanë humbur rrugën
Sillen vërdallë sipri resh të zeza
Do ngris kokën një re e bardhë
Që kundron fundin e një plani shfarosës
Në paragrafë klasifikon kohërat e humbura
Kur zjarri përqafonte ujërat përdëllueshëm
Acar në lule hedh qenja që vetëquhet njeri
Acar në shpirtëra që rendin në mbijetim
Ide e prerë në besueshmëri
Silueta e njeriut me nofulla dinozauri
Pasqyrë në histori
Përulet Antarktida me respekt
Saharës i shërben me freski ujërash përmbytëse
Kjo e shpërblen me vapë zjarri
Pangopësia
Të dyja i vë në një lugë
Kurse tërë Globin në pjatën e saj ende të palarë
Ah,ti njeri
Sodit në heshtje arkivolin tënd
Dhe sodit në kornizat e tij
Vezullimin e rrejshëm të një perle
Që të nxit drejt rrugëve të bllokuara
Si një prijës i verbër, dështak.
Mbështillem
Me dallgët e ujërave të Atdheut mbështillem
Kur dhëmballët ua tregojnë stuhive të huaja
Me djersën e ugareve të mbjellura mbështillem
Kur dielli u bie ligjet e Saharës
Me lotët e tharë të nënave mbështillem
Kur kërkojnë kufomat e bijve të zhdukur
Me gëzimet e fëmijëve mbështillem
Kur hareja ripërtrinë trupat e plogështa
Me lëkurën e Atdheut mbështillem
KUr marr pjesë në ditëlindje,dasma,varrime.
Ndalo trok i kalit trojan
Shekujt rrëshqasin në rrumbullaksinë e kohës
Mermeri i Laokontit rri e bën sehir frikshëm
Hapat e kalit trojan që nuk ndalojnë
Me potkonj çelikshpatë shqyejnë kufinj
Anë e mbanë botës së pazgjuar
Përlakja vazhdon ende
O botë me flamur të bardhë në supe
Ndalo trokun e vdekjes
Hudhi gjarpërinjtë nga koka e Laokontit
Të dali në shesh e vërteta e ndryer.
Atdhe
Ti ndan drejtësinë
Nën grilat e qelive
Testament të kërkuan
Masën për arkivol të morën
Kur t'i shterronin fuqitë
Brezave ua pakonin radhët
Në padukshmëri
A do t'i fshijë historia këto
Me tinzallëkun e zakonshëm
Apo këtë herë ka radhën
T'i lajë mëkatet e thinjura
Në Gjyqin e Drejtësisë.
Adem Jashari
Aty ku vije këmbën
Tronditeshin radarët e armikut
Aty ku dëgjohej kënga jote
Lulet mbinin mbi kokat e të rënëve
Gjithë jetën mate trojet tona
Me hapat e Azem Galicës
Me tytë pushke shkrove autobiografinë e maleve
Në krahët e Atdheut
Lulëzove stoli lirie
Nga oshëtima e zërit tënd
Ligj arratie u vure
Bishave që kafshonin gjymtyrët e Atdheut
Kohë shqote i zuri ato
Ngecën në llumin e përbaltur
Që toka jonë e ruan për këto ditë
Me familjen pesëdhjetë anëtarëshe
Numëroje orët pranë altarit
Satelitë përreth botës i kaploi hataja
Përleshje me vdekjen prisnit
Grykave të artilerisë
U dëftove flijimin për Atdheun
Që nga djepi deri te plaku.
Ora
Tik-taket e tua
Marrshojnë të sigurta
Rrugëve të asfaltuara të kohës
Por, ja del dikush
Në pritë u hidhet akrepave
Hedh copëra pengesash
Me ligje e paragrafe
Që ecin me paterica
Dhe shtohen varret
Gjymtyrët e çala
Enden hijet e luftërave
Me smundjet shfarosëse
Në fëtyrën e zbehtë
Të orës së Jetës.
Një lule në tavolinën e mësuesit
Presin nxënësit mësuesin
Buzëqeshjet me mallin e djegur
Derdhur në lulegjaku sipri tavolinës
Presin zjarrshmërinë e fjalëve
Për ditët e mëdha
Me sytë e nxënësve
Hija e heshtjes mortare
Varur në mallëngjim loti
Kujtim i heshtur
Heroizimi i mpleksur në qoshet e ditarit
Në këngën për lirinë
Që ngjitej në frymëmarrjen e fundit.
Vargje poezish
Do tu thur vargje
Dridhjeve dhembshurishte të zërave të nënave
Pikëllimit të djersës në brazdat e arave
Shkëlqimit të këngëve rapsodiane
Shamiave të zeza ndër vaje
Gëzimeve shfrenuese të dasmave
Belbëzimeve të foshnjave
Rojeve në kufijtë e Atdheut.
Fragmente jete të nënës
Ajo lindi magjinë e fjalës në mishërim
Llahtarisjet jetësore
Në mirësi i kalonte me durim
Rilindte përkledhi vështrimesh dhembshurije
Brazdave të jetës fruta të shëndoshta linte
Në rrënjtë e tyre
Luftë i shpallte pamëshirsisë së helmeve.
Maji pa bar
Njëzet maji i shekullit njëzet e një
Shpinte arkivolin e nënës sime
Në ndërtesën e përjetshme
Mbi supet e mortjes nxinte autobiografia
Smundja kronike e planetit tokësorë
Kanceri-sentimentacion kulminant njerëzor
Lopatat hodhën dheun sipri kufomës
Me gjëmë vajtoreje
Përreth pllakës mbeti i vetëm
Rrëzëllimi i gjelbërimit të Majit
Që barë shërues nuk dha për nënën time
Dhe gajasej Maji me kotësinë e kohës
Që përgjumshëm prodhonte viktima
Eksportonte barë në zjarr
Importonte bombë e fyshekë
Ende në këtë shekull.
Këngë për motrën
Dita hap krahët e saj të artë
Kur ti na i hap portat e vizitës
Dita shuan gjithë buzëqeshjet
Kur ti na jep përshëndetjet e ikjes
Në fjalët tua zambaku hap petalet
Në shtratin e dritave të syve
Shtrihen gjithë rrezet diellore
Ngrohtësi gufuese në valvula të zemrës sonë
Gjithë përplasjet e jetës avullohen
Magjishëm në kuvendimin e ëmbël
Në sumbulla ari fjalët të shkrijnë
Në zgjime përballë një pallati përrallor.
Gëzimi ynë
(mbesës dhe nipit)
Dea,e bukura jonë
Në lulishten e bebëzave tona
Ti fluturon me fluturat ngjyrëbukura
Ditët me vorbullë shkëlqimi na i shpalon
Koktej pimë në gudulisjet tua
Me yjëzat hedh valle
Errësirën tonë zbardhon.
Dasar ,i bukuri ynë
Me shkëlqimin magjik
Hap dritaret e mëngjesit
Ëmbëlsirë hamë në buzëgazin tënd
Netët me shndëritje na i mvesh
Të dy binjakë
Dy zemra të vizatuara
Në krahët e mëngjeseve dhe mbrëmjeve tona
Hare e valosur
Në jetën tonë mbetur.
Shëtitje në qytet
Vë hapin në bulevardin e qytetit
Mizëri njerëzish pranë semaforit
Në ndezjen e dritës së kuqe
Depërtonin kokat e kthera mbrapsht
Vë hapin pranë lulishtes
Lulekuqja vezullonte ne shumë se të tjerat
Dhe reflektonte ngjyrën mbi busta të përgjakur
Ngjyrën autoktone të këtij trolli
Vë hapin pranë lumit
Ushqente freskia qytetin
Rrëshqitnin bashkë me valët
Trajtat e vuajtjeve tona
Trajtat e rropmave
Pëshpërima valësh
Ftonin në bashkënotim
Zot t`i dalim vetes.
Acar dimëror në shekullin tonë
Një ditë acari mbylli shtigjet e jetës
Mëngjesi agoi në perçen e bardhë të dëborës
Një ëndërr e shkujdesur e një fëmije
Deshi të shpërthejë muret e akullta
Por me njomësinë e mushkrive
Stolisi kristalet e akullta me pika gjaku
Çdo ditë fëmijë të tillë
Loznin lojën e jetës
Hanin në një pjatë me minj e mace
Dhe rritnin gjymtyrët karikatura
Qeshje çmendurinash shpërndaheshin
Në heshtjen e vdekjes
Bashkë me të qeshurat e ahengjeve të pallateve
LOtët e dhembjes i shtoheshin Atdheut
Prapë mbinjeriu
Prapë jonjeriu
Galuc rri në poret e trurit tonë
Si në ditët e acarta të Migjenit
Që jeta i ngriu në Ideal njerëzor.
Urime për Vitin e Ri
Urimeve fjalëve me ëmbëlsi mbështjellur
Që përshëndesin mëngjeset e freskëta
Duarve që cakrrojnë gotat për ardhmëri
Flakenjve të zjarrtë
Që ngrohin jetëra të mërdhira
Këngëve paqësore të gurgullimave
Rrjedhave pa helm atomesh
Netëve të qeta
Pa krisma artilerish
Bukurive trëndafilore
Ndër shkëlqime dasmash
Barërave shëruese
Që varrosin vdekjen
Duarve të mpleksura për dashuri.
Droga në magjet tona
Ti, miell i bardhë
Që ushqen vdekjen
Ç`deshe që erdhe
Në magjet tona të jetës
Përmes gepekësh të artilerisë luftarake
Të transferuan këtu
Në një kuti të palosur
Më sidën e kancerin
Pastaj filluat lojërat
Në litarin e fëmijëve tanë
Këngë krokodilash shpërndanit
Nën krismën e armëve shfarosëse
Këngë sirenash mashtruese
Luhatni pamëshirshëm
Trutë e turbulltë mjegullorë
Më shpresa të humbura
Çfarë doni më në trollin tonë ?!
Dashuria
Bëre shumë remonte në muret e jetës
Mbylle shumë plagë
Në zemrat e palgosura
Nga sëpata e Satanit
Nga gjithë botërat depërtove
''Mollë e ndalueme'' gjithkah
Të përbaltën në shqota Purgatori
Të hodhën në zjarr ferri
Por e pavdekshme mbërrive tek Jeta
Rrëzove mbretëritë
Dhe vetë hype mbi fronin e tyre
Xixëllima qiellore rrëmbeve
Botës t`i sillje shkëlqimin
Uratën e shpëtimit i dhurove.
Lufta
Në krahë mban
Peshën e rëndë të vdekjes
Falesh në tempujt e ferrit
Botën për të shpënë atje
Në dejtë të gurgullon
Derdhje e benzinës
Për të djegur njerëzinë
Në kazanët e ndërgjegjieve vullkanike
Trupin njerëzisë ia pikturon
Me peizash false
Në statuja akullnajash i rikthen
Në zjarr pëlarës i përfshin
Më rrumbullaksinë e rrëshqitshme
Të botës njerëzore
Dhe një ditë do të ngopesh
Me kufomën e fundit të një shteti të çalë
Në arkivolin e tij
Vetëdija e ndryshkur do të futet
Dhe bota prapë do të shoh pranverën
Për një kohë të shkurtër, të molisur
Atmosfera do sjell zjarrin shfarosës
Të verës së fundit.
Mjaft
Mjaft ju pamje ferrri
Mjaft ju krisma armësh
Këngët e djepit mos i shqetsoni
Vajt e nënave ndër ushtima helmetash
Shuajtje emrash ndër gërbaçët e uniformave ushtarake
Mjaft më ushtri luftarake
Mjaft ngritjeje kufinjsh
Pafajshmërisë së botës
Pamshirshëm imazhin e bukur ia gërrvishni
Dejtë e gjakut ia helmoni
Krahrorit të shpuar.
Çfarë inxhizuan planetet tjerë
Gjatë shqetësimit të një nate
Pjata fluturuse nga të tjera planete
Tinëzisht vodhën ide tokësore
Çështje e tyre
Llogari grabitqare
Inxhizuan fluturimet e shqiponjës
Grilave të kufinjve përçarës
Fabrika kokëvarura për vdekje
Teknologji me mantila modernë
Të modës së fundit luftarake
Që hante korën e fundit të bukës
Kupola bunkerësh sipri shpatullave të molisura malesh
Shtëpitë publike me emblemën e sidës
Dekoratë rrënqethëse në pllakat e varreve
Eksport-import me pjesët trupore
Cigare ,alkool,drogë
Trastë jetërave të zhuritura fëmijësh
Kazma të pashpresa në ujoret djerra
Litarë në gjymtyrë helmues shuajnë jetërat
Lutje për ditë të vdekura
Superfuqi që i pakësonin ajrin botës
Tmerrueshëm ikën fluturaket
Me supet e ngritura
Nga mesazhet e marra nga Toka
Të dhëna të sakta morën planetet tjera
Vdekja i kishte shpallur luftë Jetës
Toka të mveshet me modën e kohës
Arkitekturën e arkivoleve ta ekspozojë
Në shndërrimet e zjarrta kozmike
Lodhje
Është lodhur çdo pore e Tokës
Nga dallgët e gjakosjes njerëzore
Pesha e rëndë e çizmeve luftarake
Rend mbi frymëmarjen e jetë
Lot i shterrur në sytë e viktimave
Dhembshurisht shfarosja fundoset
Në përfundimin e ditëve të veta
Ç'ditë do të agojë sipri krahëve të lodhjes
Fronin t'ia lirojë patjetër çlodhjes.
Floktari
Në gërshërët të fle shpirti
Gishtrinjtë krijojnë art
Mbjell zili
Tek arkitekturat e rrokaqiejve
Mjeshtërve të piramidave
Remont u bën
Në dizajnin e thurrur
Të rrjedh mjeshtëria
Shpejto të ndërtoshë format e bukurisë
Sa më shumë që mundesh
Ti gjeniu
Floktari duarartë.
Polemikë
Zunë polemikë partitë politike
Fronin mbiqiellor ta mbërrinin
Me flatrat e pjatës imagjinative
Kohë më parë që u duk nga nënqiella
Pamja e saj magjishëm
U fut në të turbulltat koka
Në portat shkëlqimtare të saj
U ngeci hapi në antimagnetizëm
Plani fluturues dështoi
Në tradhëtinë e një ëndrre syhapur
Fluturuesës i shterri benzina
Nga rrëmbyes të huaj
Që timonin e Jetës sonë
Drejtonin në kushtetuta të vjetra.
Jeta më godiste
Varem në tela kitareje
Melankolinë e jetës sime të dëftoj
Pashmangshëm fati më terrorizonte
Në qelinë e pamshirësisë
Hamall i Jetës rrugëve bujare brodha
Shkëlqimin e saj të dëftoj
Por u treta në vrazhdsinë e murosjes
Gjithë bartja e barrës së saj
Në kantiere të mykura më vajti.
Mbi emrin tënd
Do të rendit zgjimet e agimeve
Do fshij përherë blozën e errësirave të mia
Do të të mbaj në krahët e vargjeve
Mbi çdo shkronjë
Bukuritë e luleve do t'i vë
Ngjyrat e ylberit do t'i përul
Në ngjyrimin
Dhe do të bart emrin tënd
Përherë në shtizën e jetës sime
Flamur në shkeptima mynxyrash
Flamur në kthjelltësira të ditëve të mia.
Vetëtimë e një hijeje
Vetëtimë e hijes sate
Vrragë e përjetshme në vargjet e lënduara
Ëndërr e mpleksur në arkivol
Anije udhëtare në dejtë e detit tim harbues
Dëshira të të kem
Rreze e përmbytur mbeti
Skaj akullnajave të mbretërisë sate
Re e pamëshirë rrebeshi
Pashtershëm vërshon
Në buqetat e jetës sime
Vetëm një dhuratë
Nga stolitë tua mahnitëse më mbeti
Në arkën e kujtimeve të ndryera
Magjia e një buzëqeshjeje
Që mi robëroi përjetësisht shikimet
Në burgun e syve tu.
I panjohuri
Nata lëshoi shtatin e saj në shtratin tokësor
Një siluetë hijendritëse përballë meje
Si një hyjni imagjinative
Shfaqje e çuditshme e ëndërrimeve të kahmotshme
Takim i parafytyrimit dhe realitetit
Në kërkimin e figurës tënde
Magnetizim në thërmia vështrimesh
Në dejtë elektrizime
Shprishje kontrolli
Hyrje ekuilibri
Kryeneqësia fundoset në moçalet e dopësisë
Dhe zhdukja e rrufeshme e hijes
Më la hapin në rrugëtim
Në zenitin e kërkimeve të gjetjes së tij.
Nga kujtimet e shfletuara për ty
Të parat kujtime
Në albumin e përfytyrimeve shfletova
Netëve, kur acari përlan në amortizim
Netëve, kur përlan në dëshpërim shpirti
Vetminë e çakërdisur në errësirë
Album i shprishur kujtimesh
Vesh perçen e zezë
Rrugëtimit në verbëri.
Vaji i një melodie u ndie
Largësia e kujtimeve udhëtare
Përvajshëm u ngjit
Telave të një kitareje
Pika loti në përmallje
Buçimave shurdhuese detare
Përzier me dallgët e vajeve dëshpëruese.
Vakum në ty
Nga froni ylberor më rri me kurora vezullimi
Afrohem të mbërrij paprekshmërinë tënde
Dhe zë vetëm vakumin e shikimeve tua
Përbrenda qelqshmërisë sv zemrës sate
Përsëri shtrirje duarsh në pafundshmëri
Përsëri fundosje në kornizën e siluetës së pajetë
Rrënqethje llahtarije në takimin e prekjeve të vdekshme
Përmallim vështrimesh në horizontet e lamtumirës
Mërgim përjetësie në vorbull mugëtirash
Të një nate të amshueshme
Në qiellin e jetës sonë.
Zhurmërimë
Në jehonën e shkrirjes së hekurit u ngjita
Që ti të përmallesh në përdëllimin tim
Në shkrirjen time shikimi yt të zë vend
Thëniet e pagjumura do lëshohen në xixa
Aty ndoshta do t`i djegësh
Fjalët e skuqura
Nën hapin e pamatur
Në relievin e një hapësire
Me mure të hekurta mes meje e teje.
Baladë dashurie
Po shkruaja vargje për ty
Ti shtegtoje parreshtur drejt meje
Të parat kujtime shflejtoja në netët e përgjumura
Albumet ishin të grisura nga duar të përlyera gojëdhanash
Në llum baltërash këmbëgulësisht depërtonin hapat e tu
Dhe të tmerrshmen fundrrinë rreptësisht e kalove
Ja arrite,dera u hap për ty
Por prapë rrëshqitje në fundësi
Të vunë priten anë e kënd
Të avulloheshe nga rruga ime deshën
Ti shpresat nuk i varrose me gjëmë vajtoreje
Udhëtoje,prapë udhëtoje nën kërrhamjen e lodhjes
Disfatat për t`i mposhtur drejt njëri-tjetrit gjithsesi
Zërat dështonin meloditë e përziera
Ti ndale kohën për një moment
Dhe ktheve akrepat në vendin e duhur
Drejt përqafimit të kërkuar përgjithnjë.
Ndoshta
Ndoshta një ditë mbështjellur në furtunë nate
Fjalët e mia do t'i varësh
Në gjurmët e vrazhdta të paskajshmërisë sonë
Ndoshta do t'i kujtosh legjendat e ëndërrimeve të mia
Në netët e tua të nënshkruara
Pamshirshëm në kapitullimin e fundit
Ndoshta i paepur do të kërkosh
Gjurmët e mia në zenitin e dëshirës
Atëherë do të humbasësh në kërkimin mjegullor
Dhe kurrë nuk do të gjesh këmbëngulësinë
E fshehtësisë së rrugës sime
Në shtegtimin kah ti.
I gjallë dhe i vdekur
I pazgjidhshëm në zgjidhshmërinë tonë
I vdekur që në luhatjet e djepit tim
I gjallë në ftohtësinë e limontë të mortjes sime
Në një memorandum të pezulluar kahmot
Urdhëro qëndro në solucionet e ndjenjave të mia
Ndër rrjedhat e tmerrshme përvujtinie
Apo largohu nga përzgjidhshmëritë tona
I gjallë dhe i vdekur njëkohësisht
Nuk mund të qëndrosh
Në qenien time.
Aerodrom në jetën time
Me pafundsinë vezulluese shikoj largësinë e ardhjes tënde
Dhe ende e mbaj në arkën e kujtimeve
Heshtjen perçezezë të përshëndetjes në ikje
Të prita gjatë me pritjen e një Penelopeje
Derisa ditët e jetës më vdisnin pa ty
Durova shumë
Ti më mësove si t`i vëzhgoj rrënjët e jetës në rritje
Tani ndiej nyjtimin e kësaj fshehtësie
Ndërthyer në butësinë e bebëzave tu
Dhe prapë u riktheve në gjithsinë time
Si gjurmë e ndritshme me rroba kaltërie
Fluturimthi i vijëzuar
Në kthjelltësitë e ngjyrosura ylberore
Ndëgjoj tani jehonën e një kënge të njohur kahmot
Afrohem ta mbërrij paprekshmërinë e saj
Në prehjet e përmallshme.
Karrigë boshe
Në terrasën e fundit
Një karrigë boshe kotet
Lulet lotojnë sipri tavolinës
Ngjyrën e vyshkur të pritjes
Tik-taket e orës në mur
Tinguj koral prodhojnë
Në tik-taket e zemrës
Nën lëvarjen e syve
Vathë harkgjatë
U kanë liruar rrugë
Shtëllugave rezeza
Këmbët e karrigës
Ndjekin hapat e funeralit
Era ka shprëndarë gjëmat e vajtoreve
Në ulësen boshe
Nxin qelqshmëri arkivoli
Ti nuk erdhe.
Telefonatë e vonuar
Vitet kanë marrë vrapin
Telefonatë pas orës dymbëdhjetë
Çdo gjë është rrënuar
Ne thelbin e errësirës
Fole në merimanga ndërton pë ty
Në rrjetin e saj të shturrur
Peng ke mbetur
Viktimë e fundosur
Nga vonesa e kotë.
Kurrë
Në takimin e parë
Përgjigjia kurrë
Në takimin e fundit
Mur
Mur gjarpërues
Helmi mes nesh
Nxitoj kohërave
Të shpërlaj terrin mesnatave
Rrëzoj mur
Urën e fshajtë ndërtoj
Mbi''kurrë''.
Assesi
Pranë meje ti rri
Më gllabëron graviteti,
Pranë teje rri
Të përpijnë horizontet,
Bashkohemi
Na tret largësia
Assesi, assesi
Paralelet dhe meridianet
Bashkuan në globin tonë
Kohëndarja i përzë.
Të kam parë në ëndërr
Në udhëkryq të qytetit takoheshim
Një buzëqeshje më lije në ikje
Buzërrugëve të fshatit kërkoje takim
Një gajasje në papërfillje dhe asgjë tjetër
Si shpendë fluturonim në lartësitë
I hidhëruar në humnerë më lëshoje
Në detëra përrallore lëndronim të përqafuar
Papritur varkën me neveri më përmbytje
Në mrekullitë e rrokaqiejve jetonim
Mahnitshëm përkrah tjetrës të shihja
Dhe assesi
As në ëndërr bashkë me ty.
Trastë e leckosur
Sipri krahëve të mbaj
Peshën e shpirtit lehtësoj
Mall që djeg
Krateret e fjetura në ty
Herë nën sqetull të mbaj
Tik-taket t`mi dëgjosh më afër
Në rrugëzgjatjet pa fund me ty
Përherë këmbështjerra
Hamall mbetem në historinë tënde.
A më beson?...
Se gjithë botën rreth më rreth e shkel
Për ty
Se gjithë ujërajt në një gotë i fus
Për ty
Se gjithë qiejtë me një grusht i rrotulloj
Për ty
Përballë çdo pengese dal rrënimtare
Për ty.
Për ditëlindjen tënde
Kalova kah Parajsa
Gjithë të mirat mblodha
Dashurinë time ta dhuroj
Kalova kah Purgatori
Gjithë të mirat e të këqiat mblodha
Dashurinë tënde ta përvetësoj
Kalova kah Ferri
Gjithë të këqiat mblodha
Në dashurinë time të të robëroj.
Në udhëtim
Bashkë udhëtojmë në rrugën e njëjtë
Drejt një kuptimësie për ne
Vitet kanë amoritzuar rrotat tona udhëtare
Asnjë fjalë
Vargje poezish në meditim
Vargonjtë kanë kapërthyer qenjen tonë
Pazgjidhshmëria rëndon
Gjithkah stop
Si t'i zgjidh gjithë nyjtimet
Që më ndalojnë të vij tek ti
A beson se në aget e panumërta
Ah këto ëndrra
Vetëm një çast
Çast hyjnor
Jam futur në botën tënde
Dhe prapë jam tërhequr me krahë fantazme
Nuk dua në faj të zhytem
Kurrësesi, Kurrësesi.
Të pres
Disa takime në trotuaret e jetës
Ëndërr e bukur magjepsëse
Tani sillem në vërdalljen e tretjeve
Nuk gjej rrugë kah ti
Përpihem në dimenzionet e pikëpyetjeve tua
Fundosem në pikëçuditjet e kësaj të papriture
Çfarë thua ti për ngushllimin tim
Çdo qelizë më është futur në shpellën e frikës
Të shoh nën krahët e lakuriqëve në ikje
Ushtojnë pëshpëritjet tua në përgjumësi
Kurrë më nuk do të më takosh
Dhe në vrapim trishtues më shpie
Në largësitë e humbura në kërkim
Çfarë mendon për mua
Veç pak ndjenjë po të kesh
Maje petaleve të luleve të pres.
Mall i torturuar
Të thërras
Shikim i etur në përpirje
Mall fryej në bebëzat tua
Shkretëtirë më shtron
Terratis yllësitë e shpirtit tim
Zmbrapsem para dallgëve tua tërbuese
Shuarje u dëftoj
Që larg shuaj etje
Njomësinë vjedh në syrin tënd
Plagët e marra pastroj
Prapë dergjem në pritjen tënde.
E pashë Parajsën
Shetita si raketë
Mbiqiejtë vizitova
Shetita si aeroplan
Qiejtë vizitova
Shetita si nëndetëse
Nëntokën vizitova
Shetita si flutur
Luadhet e malet pushtova
Skaj shkëmbit një lule kuqlonte
Skaj përroit në melodi
Në mes shndëritje ti
Dashuria ime
Ja, Parajsa, thashë.
Vërtitja e një drite shprese
Fshehur në shkëlqimet e akullta
Një dritë xixëllonjëse nxori krye
Një shtegdalje nga ëndrrat e blozëta
Portat e ndryera ende të pakapërcyeshme
Porta palaço, Të lyera me ndryshk lufte
Edhe ky shekull nuk ndryshoi
Vetëm një refleks ia ndërroi pamjen
Një çelës kemi gjetur në gurët e varreve
Kemi hapur shtigjet në rrugën pa kthyese
Drejt bashkimit të copërave
Në sfondin e ylberit tonë
Do ngritim anijet e shpëtimit tonë
Nga llumi i ngecur qush moti
Të fundosura nga dorë e huaj.
Loti yt
Palosur kujdesshëm, përvujtnisht
Nën petalet e kujtimeve
Mbaj fshehur lotin tënd
Pasuri e vetmja ime
Ky kujtim unik
Më shpërndan qetësinë e ditës
Në trastën e bredhjeve më shoqëron
Dhe kur nata bie
Në shtatë qiejtë e lumturisë
Me lëmshin e përdëllimit
Sillet e mbështillet hidhërueshëm
Loti yt
Kërkon vend amshueshmërie
Skaj qepallës së syrit tim
Që njomësinë të mos e shuaj
Mbijetësim pëshpëritin lutjet e fundit
Vie fundja skaj Ajsbergut
Anija e shpëtimit është vonuar
Fati ynë i rrënuar
Përjetësisht, përjetësisht.
Fund për ty
Mëngjeset më zgjojnë me cicërrima zogjsh
Zili u kam haresë së tyre
Mbyll dritaren e shpresave të mia
Brymë e ftohtë endet
Mbi sipërfaqen e kujtimeve për ty
Dëshpërueshëm fundosem në kllapi të droguar
Nga to nuk gjej shtegdalje
Akullnaj e ashpër i ka ndryrë
Mes buzëqeshjeve tona
Artileri e rëndë ka hyrë
Bashkë me gjykimet e botës së verdhosur.
Krenaria e emrit
Emrin shqiptar e mbaj në krahët e mburrjes
Si nëna fëmijën në përkëledhinë e saj
Si një zog shqiponje të vënë mbi supe
Si një rreze të ngrohtë në ditën me diell
Emër shqipeje
Farë shqipeje
Nuk më përzien dot askush
Grurë ari e bimë helmi në një hambar
Emri im në shtizën e flamurit
Falet çdo ditë
Mbi tempujt e Atdheut.
Biografia
Drita Maxhuni u lind më 26.X.1964 në Maxhunaj të Vushtrrisë.
Shkollë fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Vushtrrri,
ndërsa studimet universitare për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe i
kreu në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës
Aktualisht punon në shkollën fillore në Maxhunaj, si arsimtare
e Gjuhës shqipe. Jeton në Prishtinë dhe boton herë pas herë
poezi në gazeta dhe revista që botohen në Kosovë dhe jashtë saj .
Përveç kësaj përmbledhje me poezi posedon edhe tri përmbledhje
me poezi në dorëshkrim.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi