Kristaq Shabani:ARTI I THËNIES SË ARTË DHE TË MENÇUR-Fokusuar Skënder Korça
Faqja 1 e 1
Kristaq Shabani:ARTI I THËNIES SË ARTË DHE TË MENÇUR-Fokusuar Skënder Korça
Kristaq Shabani:ARTI I THËNIES SË ARTË DHE TË MENÇUR-Fokusuar Skënder Korça
Teoritë që shpërfillin emrin e popullit i zë dimri i acartë dhe nuk i lexon më asnjë njeri... Populli është njeriu im!!!
THËNIA IME: “Ruaj vlerën e kulturës tënde ashtu do Të jesh më lehtë i pranuar në koloritin e kulturës së të tjerëve...!!!”
Shteti ka lindur nga kirurgjitë e rënda, rritet vetëm nëse nuk harrojmë plagën...!!!
Nëse koha është pengesa për të jetuar i lirë e i bashkuar si komb, po mallkoj kohën bashkë me heshtjen e gjitha gjeneratave që po heshtim edhe më....(Skënder Korça)
( Skender Korça, 25 dhjetor 2010)
POEZIA E MBIJETIMIT DHE PUTHËRIMIT HUMAN
Në shtratin e rrushit të zi,
kanë lindur të zezat e shekujve,
të shtrydhur lëng.
Pjergull e ndarë.
RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL
I FOKUSUAR POETI SKËNDER KORÇA
PJESËMARRËS DHE KUMTUES NË SIMPOZIUMIN NDËRKOMBËTAR “MUZA POETIKE “ PEGASI 2011 ME OBJEKT “ LIRIZMI NË LETËRSI”
TIRANË – PRISHTINË 15-18 PRILL 2011
SHENJTËRIMI I TË SHKRUARËS DHE SHËRIMI PROFETIK GJENERATIV I DITËS
Nga Kristaq F. Shabani I.W. A, W.P.S
Ditë në stacione ndalese bebëzash... Ikësi nga profili, hutësi pasqyre, falësi hiri, kohë e boshuar, njësimi i gjallimit me hijen...
Konceptim interesant për shpërfilljen dhe mesazhimi direkt në krijimin e profilit të mentalitetit në luftësi me kundërtitë e shpikëzimet e djallta të shpërfilljes… Një poezi, kjo e poetit Skender Korça, që apelon për të mbajtur qëndrim në rikthimin njeri, siç shprehet poeti, ku kryefjalëzon ndritshëm me atë thënësi plot klorofilë: “Populli është njeriu im!”
Metafora ndihmëson mendimin të shpalojë vetveten në një trajtë të duhur, por që të shokojë të paaftët për të zbuluar se ku “bëhet” rrugë... Poeti tregon botën e tij shpirtërore, kur “pelerinën” e tij të bardhë ia hedh një foshnje (nënkupto ardhmërisë). Një figurë madhore e përdorur në dy vertikalitete figurative : “Edhe borën e rënë e paskan vjedhur sot Ata...” . Një lodrim i përsiatur në gisht, rrugë, borë të vjedhur, gjak , fëmi, acar, qiell, dilemë dhe pronori “Ata” i etur në gjakësim dhe përlarje trojimi, për t’ju afruar gjurmës së gishtit... Gishti në tregim merr trajtën e një busullimi rrugor...
Kjo pleksje dhe ndërliksje ka kodin e fshehtë enigmatik, që ia dinë “vendin” të mençurit” . Në këtë rast poeti…profetik…
Nuk fle...
Nuk zhvishem...
Nuk më sheh lakuriq mua...
Një trietë vargu e përsëritur me të njëjtën”konfigurë”, por në të gjitha përdorimet, të cilat, në pamje të parë, duken sikur kanë një lojësi shprehje , nuk janë të tilla, por kontrastojnë dhe kontraktojnë me të kthyerat dhe të arnuarat e atyre, që janë të pranishëm egërsisht, për të “kositur jetimin” dhe përkëmbjen, për tjetërsim njerëzor në ndryshim “gjallesash “ shndërrimet njeri- djall dhe djall njeri”. Sa shpejt ndodh “tranformimi” shpirtëror i rekuizuar… Moszhveshja - vigjilim pë të mbrojtur identitetin dhe ditarin historik…
Mosfjetja – vigjilim për të mbrojtur qenien nga ”bushtrimi” dhe “zhvendosja kërcënim- gjaksim-pa dilemë dhe sakrificë nga njëra anë e medalljes dhe “arritësi qëllimore” nga ana tjetër e medaljes të pathënë , por të shprehur në “gjakthithje, prangim , eliminim katastrofik”…
Moslakuriqësimi : ëngjëllim, syhapje e pambyllur kurrësisht…ndaj “motivim etje dhe mostërheqje..”
Gjembi nuk fsheh majën e tij , por shpon faqas botës me tentimetë gjakta dhe mbytëri…
Në mos gjykimin e gjykimit duke dalë në det të hapët mund të thuhet…
Në pamje të parë të duket se bëhet një moralizim dhe një këshillim “kodik” moral me “mos “ të rreshtuar njëra pas tjetrës, ku njëra mbaron këshillën dhe ia përcjell tjetrës dorën… apo radhën “mos” është “ruajtje e dinjitetit”, e etikës, e këshillimit të shenjtë për të ruajtur daljen në delir, nga vetvetja, një dalje përdaluese,… por edhe për të treguar “purintatizmin e atij që lëshon “moset” në kohën e duhur dhe në drejtimin e duhur, kur fluturimi i mendjes nga trupi e shndërron atë që i drejtohet “mos” vetëm si një “kurmor” duke u larguar nga frymori…
*Në mos gjykimin e gjykimit duke dalë në det të hapët mund të thuhet… ;
Në pamje të parë të duket se bëhet një moralizim dhe një këshillim “kodik” moral me “mos “ të rreshtuar njëra pas tjetrës, ku njëra mbaron këshillën dhe ia përcjell tjetrës dorën… apo radhën “mos” është “ruajtje e dinjitetit”, e etikës, e këshillimit të shenjtë për të ruajtur daljen në delir, nga vetvetja, një dalje përdaluese,… por edhe për të treguar “purintatizmin e atij që lëshon “moset” në kohën e duhur dhe në drejtimin e duhur, kur fluturimi i mendjes nga trupi e shndërron atë, që i drejtohet “mos” vetëm si një “kurmor” duke u larguar nga frymori…
*
Sot, sikur duhet pyetur sa gjatë do më duash?
Nëse më ke për një natë, po mbytem mbi ty!
Nëse më ke për një javë, po vdes përgjysmë!
Nëse më ke për një muaj, po vdes pak!
Nëse më ke për një vit, të shoh lakuriq,
kur dua!
Nëse me ke për një jetë të tërë, po iki vetë!
VËLLIMI POETIK “ Tingulli i gjakut tim” një vëllim domethënës, ku poeti lëviz me mprehtësi me aftësinë e tij mendore…për të drituar të padritërusarën, errësirën dhe errësirësjellsin për ta zbuluar e për ta synuar. Një shpalosje profetike dhe protagonistim. Gjaku me tingull dhe tingulli i gjakut. Tablo fantaste, të cilat kërkojnë ndalje dhe studim analitik për të nxjerrë “të fshehtat” profetike të poetit…
Do të kalojnë kohë dhe pjekuria maturore e këtij poeti të guximshëm do të vijojë të këtë prurje të reja poetike , të cilat do të fanarëzojnë …. Kjo ecje është e pandalur dhe e përcaktuar qiellësisht…
Poezi nga Skender Korça
KOHË E PALEXUAR
Ditët kaluan nëpër bebëzat e mia
ndaluan në kapakët e syve
Profil më janë bërë rrudhat
...sytë gropë ku digjen kujtimet
Retë mbarsuan një energji
Ikjen time nga profili
e sheh edhe urithi
ty kur të fala hirin
Vjedhur në gropën e njejtë
Ku numrova kujtimet
Jam unë i vetëm ...
që shpartallloj rreze dielli
në boshllëkun e quajtur kohë
në hutinë e pasqyrës sime
kur dal unë e kur duket vetëm hija ime
në kohën e palexuar
vetëm figura....
Historitë mundojnë njerëzimin për të vërtetat e zhvillimeve....Histori e vendit tim?!!! (Skënder Korça – S.K)
RIKTHYER EMRIN TËND NË NJERI
Antitezë me frikë
Shpërbërje...
rrëzuar gurë më gurë
faqe rrenash që i lëpin si kockë
atëherë do përfundojë loja jote
Në ditën e nesërme ke për të shkruar
Histori...
Mos mendo se në shumë Zota do besoj
në frymën e krijuesit u mbështeta për mur
thashë me zë “ Ti je një...”
Zjarrin tim vetëm Ty mund ta shuash
për shkëmbim besimi në Ty...
Si të kanë dhënë emrin At?
Lutu që të mos të ju thonë se je populli
pagëzimin që e gënjejnë më së shumti
A thua e sheh?...
Nëse fjalën tënde e përpin era
mos më thuaj se me ke dërguar porosi
një ditë do mbetemi jetim të gjithë
Ati pa ne,
dhe ne pa fjalën Popull....
Në vend të dimrit tënd
vjen Vera ime pa ty
Popull që do t’i shkrij duart
engjëlli hukatur...
Rikthyer emrin tënd në njeri
Teoritë që shpërfillin emrin e popullit i zë dimri i acartë dhe nuk i lexon më asnjë njeri... Populli është njeriu im!!! (S.K - Skënder Korça)
IK KAH GJURMA E GISHTIT TIM
Këputa gishtrinjët kur bëra me gisht
Ju tregova për acar
Veshur bardhë ju thashë
Këndej bëhet rrugë...
Andej ecnin si dikur të shenjtët
Për dallim nga njerëzit që shkojnë dhe vijnë
Gjurmë shputash humane kam parë
Kur pelerinën time ja hodha sipër një foshnje
Acarin që e shpiku dora e njeriut të ngrirë
Qiellin e zemruan për mua dhe pelerinën e bardhë
Edhe borën e rënë e paskan vjedhur sot
Ata...
Që gënjejnë se po rritin fëmiun e pritur
Marrë me gjak nga kirurgjia shterp
Rritu...
Por ik kah gjurma e gishtit tim
Shteti ka lindur nga kirurgjitë e rënda, rritet vetëm nëse nuk harrojmë plagën...!!! (Skënder Korça)
ZHVESHUR
Zhveshur...
Mbytur ngadalë në errësirë
Pus mendimesh për të shpëtuar
Në kalimin e akullnajave në ujë
Muzikë për mos dëgjuar zërin tim
Në fund ujëvare rri
Nuk fle...
Nuk zhvishem...
Nuk me sheh lakuriq mua...
Zhveshur...
Në darkën e djallit,
Pive supën nga mish njeriu
Rrije në tryezë plot eshtra
Unë nuk fjeta as më hënë...
Nuk fle...
Nuk zhvishem...
Nuk me sheh lakuriq mua...
Zhveshur...
Lugat na shpallën
Sa të mjerë ata që folën
Sa të gëzuar ata që të dëgjuan
Zhveshur je edhe sot...
Nuk fle ...
Nuk zhvishem...
Nuk më sheh lakuriq mua...
Zhveshur...
Agimet e kristalta janë gënjeshtër
Zhveshur erdhën edhe ato...
Për dekadën e rrugës së qumështit
Kur djalli u bë njeri
Kur njeriu u bë djall
Nuk fle...
Nuk zhvishem...
Nuk me sheh lakuriq mua...
Zhveshur...
Kur dielli lind në perëndim
Kur perëndim dielli është festa jote
Nuk do zhvishem kurrë
As për aktin e kënaqësisë me ty
Sepse në fund të puthjes me fal gjak për goje
Nuk fle...
Nuk zhvishem...
Nuk me sheh lakuriq mua...
Zhveshur...
Unë jam ai rob i historisë tënde
Ruaj dhe kujdes për ditarin historik
... se bushtra lavire rri me ne,
Ka për të shpaluar fytyrën tënde
Unë sërish nuk do zhvishem kurrë
Nuk fle...
Nuk zhvishem...
Nuk me sheh lakuriq mua...
THËNIA IME: “Ruaj vlerën e kulturës tënde ashtu do Të jesh më lehtë i pranuar në koloritin e kulturës së të tjerëve...!!!” ( Skender Korça, 25 dhjetor 2010)
MOS GJYKO...
Mos ushqe shpirtin me këngën e pa ritëm
Mos u tërbo në dëshirën kozmetike
Mos...
Mos më bjer në qafë për çmendinë tënde
Mos kujto se bota është vetëm e budallenjve
Mos...
Mos prit kohën që vonohet
Mos ik i pari që nuk të pret njeri në cak
Mos...
Mos nxito në përqafimin e horizontit të largët
Mos bërtit kinse përqafove profetët
Mos...
Mos më gënje se i ke bërë të gjitha këto
Mos mendo se durohesh në dheun tënd kur nuk paske bërë gjë
Mos..
ASNJË VDEKJE NUK NA ZË...
Nuk jam fosili i peisazheve të shurdhëra
... nuk jam kthyer nga profili i të huajit
Nuk e kam portretin tim në galerinë tënde
...as me ngjyra uji nuk jam pikturuar
Zërin e kam melodi të lutjes
... kur tingullin tim nuk e kupton
Nuk tretem në kujtime të palexuara
... as diellin nuk e lë të përendoj
Engjëll dhe djall nuk le të më thonë
...as kur më lavdërojnë
Nuk jemi trishtimi i botës
... as qeramikë e pjekur për të shkelur mbi ne
Unë dhe biri im bashkë me birin e tij
Dalim nga hija e rënë e diellit vëzhgues
...asnjë vdekje nuk na zë
HESHTJA E THYER...
Heshtja nuk është e vjetër
Është sikur unë
Sa epoka ime
...moshatare me tim stërgjysh
Në labirinthin e drejtësisë
këmbana dënimesh
...për lëkurë,
Kandari i barazisë është prishur
sipër të “drejtës me këmbë”
Heshtja vazhdon...
A thua a kërkova dënim?
Jo parfum...
Apo sipër kandarit shkela me gjenerata?
Qiell që rri mbi ne
mos ke turp kur sheh padrejtësisht
...vetëm lëkurën time të larë me të kuqe
brenda stinës sime...
Brenda mua
...në epokën tënde
Atje kur lahuta e tim gjysh u bë ndalesë
kur kënga doli për gjithë moshatarët e tij
Jug e veri
Djepit të madh...
Heshtjes së thyer....
Nëse koha është pengesa për të jetuar i lirë e i bashkuar si komb, po mallkoj kohën bashkë me heshtjen e gjitha gjeneratave që po heshtim edhe më....(Skënder Korça)
Poezi nga libri "Tingull i gjakut tim" të Skënder Korça
Fjala është fryma ime
Korp,
zhveshur,
lakuriqësi,...
Nyje eshtrash që duken,
sikur pëlhurë ... e qëndisur
që është endur me duart mia,
ku shtrihesh Ti...
Njeri po me kafkë...
... me duar të arta,
që më përgatit ushqim dashurie...
Sot korpit tim,
i bëhet lëkura blu.
Duart theksojnë eshtrat e dala
Sytë rrinë heshtur në zgavra
Humori më është bërë himn.
Dashuria, po ky korpi im
Nyjet - miqësia ime.
...Sikur nuk po ndiej asgjë të ligë…
Sforcim më bëhet vuajtja për në fjalë,
Si bukë thekre e ftohtë,
që nuk hahet me mote...
Unë, njeriu në fjalën tënde,
po endem në vekun jetë,
Për të lënë në muzeun e së bukurës,
lëkurën time..., jolakuriqe.
...të mësoj Lisin e gjelbër,
si bëhen miqësitë e njeriut në fjalë.
Njeriu që gabon, kur gabojnë,
Njerëzit në fjalë...
Kur fjala është fryma ime!
Mesazhe
Të përzgjedhura mbesin
fjalët në mesazh.
Mesazhe të padërguara,
të varura në litar,
sepse njeriu po vritet përditë.
Mesazhet bëhen sot dega rrushi.
Shkulen pa u pjekur mirë,
vdesin në dhomën e mbytjes,
pa u kuptuar,
sikur dërgohen nga një planet tjetër.
Kujt i dërgohen sot mesazhe,
aty, bota është e njomë…
Do të piqet me mesazhin tim.
Plaga ime që po kullon ende gjak,
nuk jep leksion.
Duan tjetër ngjyrë në mesazhin tim.
Duan të ketë shtat të lartë,
shkronja të gurta që t’u bie në kokë.
…por nëse kam pikëlluar dikë,
dije, se është mesazhi im që e ke kuptuar.
Mesazhe do të sjellë koha, jo unë.
Bota plot të tillë ka lënë.
Edhe unë kam arkivuar një;
Për Lisin, për Natyrën dhe Fjollën e dëborës,
që të mësojnë historinë e stinëve të mia…
Sa herë lindim …
Bëhemi të mëdhenj,
asnjëherë të vegjël.
Damarët i copëtojmë me dashuri,
nga ëndrrat njomëzake.
Ferrin e duam sikur Parajsë,
e Parajsën kurrë si Ferr.
Lindim pa vargje dashurie,
dashurinë e falim dhuratë.
Kode marionetash bëhemi,
na thyejnë ata që iu besojmë.
Për t’u kthyer në pikën zero
Sa herë lindim?!
Na duket më shumë se një herë,
kur ngushëllojmë veten përditë,
me mashtrime adresash,
herë nga lindja e perëndimi.
Kur planetit i prishet dashuria,
pse të pranoj se kam lindur dy herë?!
Çoroditje ndjenjash
Sa shumë çoroditje në shpirt!
Dashuria bëhet, vetëm, rrugë
për të kaluar nëpër të.
Njeriu i çoroditur gënjen se dashuron,
kur nuk e do as veten e vet.
Në botën e dashurisë çoroditja ka zënë fill
Shpirti është bërë drithë e miell.
Gjysmë shpirt njeriu e gjysmë lugat.
Ndjenja asnjëherë nuk po është fisnike,
kalimtare nga një shpirt në tjetrin,
sa për epsh…
Sot, sikur duhet pyetur sa gjatë do më duash?
Nëse më ke për një natë, po mbytem mbi ty!
Nëse më ke për një javë, po vdes përgjysmë!
Nëse më ke për një muaj, po vdes pak!
Nëse më ke për një vit, të shoh lakuriq,
kur dua!
Nëse me ke për një jetë të tërë, po iki vetë!
Unë jam shpirti i ndjenjave të çoroditura!
Kështu sot, dashuria është bërë çoroditje.
Për të mos dashuruar kurrë
në këtë shekull të ndjenjës boshe!
Për të vuajtur në këtë çoroditje
të modës që sollëm ne…
Pjergull e ndarë
Në shtratin e rrushit të zi,
kanë lindur të zezat e shekujve,
të shtrydhur lëng.
Pjergull e ndarë.
Drini i zi vajtoi me lotë të kuq,
ngjyrosi ndarjen për të zi…
Oshëtijnë pasthirrmat e ujërave.
Kuje pjergulla e ndarë, shëmti!
Thyhet guximi.
Rrushi rritet edhe në zonë të ndarjes.
Pjergulla lëshon diellin në vend të hijes,
për kokrrën e shijshme,
që do të hahet …një ditë.
Reçel të thartë sollën kohërat
Dielli i paperënduar importoi një tjetër rrush,
që bardhësisht rritet…
Përfund pjergullës, ku rri djepi i tim biri.
Rri në sofrën tënde
Edhe sonte do rri në sofrën tënde.
Nuk të lë vetëm!
Kemi kërkuar dyerve dhe strehëve,
një copë bukë, vetëm për sonte.
Sonte kur të gjithë festojnë,
ne jemi bashkë.
Nuk të lë vetëm!
I dehur jam me vuajtjen tënde.
Na ka dehur jeta!
Tërë një vit të plotë, nuk iu pa askush.
Sonte po rri me Ty, vetëm unë dhe Ti.
Nuk të lë vetëm!
Kripa e njelmët është ushqimi yt,
Vaji yt është njëjtë si kripa.
Pantallonat e shqyera janë bërë
lloje ngjyrash dhe arnash,
ku mbijetesa për ty është bërë luks.
Nuk të lë vetëm!
Nuk do flemë as sonte!
Do bisedoj me ty kudo që jam!
Në vend të dollisë,
sonte do pi gjakun tim.
Nuk të lë vetëm!
Mos thuaj se të kam harruar!
Jam bërë sikur Ti,
jam dhe rri në sofrën tënde,
për kripën tonë…
Ushqim i përditshëm.
Nuk të lë vetëm!
Në erën e humbjes
Sa lot e malle
në erën e humbjes,
ikin me ninulla fëmijët.
Me erën e trupit të nënës,
pa u çmallur me vendin.
Shkojnë larg për bukën e gojës,
për të mbetur fëmijë…
Zgjohen si thupra të dridhura
Para pasqyrave – nënë.
Kthehen të thinjur,
me erën e humbjes nga kujtimi.
As fëmijë e as prindër.
Nostalgjia është erë e tyre.
Në emër të humbjes,
për kthim të bëhen prapë fëmijë.
Falje shpirti
Shpirti nuk është hije, është energji....(S.K)
Shpirt, nuancë e butë
Akuarel ngjyrash lozonjare.
Mbi gjakun tim rri një frymë,
është shpirti yt,
në falje.
Shpirt!
Në buzëqeshjen tënde
lindin bisqe dashurie.
Ligje që kanë mall…
Edhe tek unë…me falje.
Në një kalim
nga shpirti yt dola unë.
Sot, po rrjedh edhe nga sytë e tu.
Me zë thirre emrin tim,
në dialog shpirtrash
të ruhet në galerinë e fjalës,
korniza e shpirtit tënd që rri varur mbi mua.
Nga mëkati ka lindur dashuria,
pa mëkat!
Në këmbim gjen ringjallje,
për të ruajtur shpirtin tonë.
Në falje…
Shpirti im rri aty edhe kur nuk jam me Ty …
Kur takohemi, do të rrimë bashkë,
në panairin e shpirtrave.
Me falje,do të nënshkruajmë
përjetësinë e frymës sonë.
Shpirti të bartë pluhur polen,
e të këndohet një këngë,
himn në falje,
në shpirtin e njeriut, njeri !
Epitafe mbi shkëmb
Edhe ndër shkëmbinj buron jetë,
jeta rrjedh në ritmin e saj...(S.K)
Shkëmb rrezuar me diellin e zjarrtë,
luftë shkëmbinjsh bën shpirti,
për të shkruar epitafin njerëzor.
Aty, ku luftohet.
Si një kështjellë pa roje dukem.
Në vend të mëshirës, kërkoj dinjitet.
Në vend të dinjitetit, qëndrim vertikal,
sepse shkëmbi nuk di ndryshe!
Në shkëmbin ku rri unë,
përplasen gladiatorët e pabarabartë.
Shpirti me shkëmbin tim.
Shoh çdo natë nga një luftë.
Dinjiteti im është streha e vetme,
që ruan shkëmbi im, brenda shpirtit.
Përvilet moti me zjarr…
Edhe sikur të fle, ky nuk është rituali imi!
Rituali përfundon.
Thyhet grimcë me grimcë,
vetëm për një epitaf të shkruar;
Dashuria në misionin e falur njerëzor!
Autopsi
(Kushtuar kokës për të vendosur vetë)
Prehem në mbrëmje,
për të qenë gati nesër.
Me helm përmbushur kupat…
Sa ëmbël të shohin cezarian të prerë,
në luftimin tënd pa autopsi…
Pëlhura me shumë ngjyra,
nxjerrë nga barku im,
për të arritur në bregun e largët,
pa pasion, pa siguri,
për një autopsi të huaj…
Kundërshtuar kam lindur.
Me dashurinë time erdha tek ju,
në gjeneratën që më thërret rebel,
për të përjashtuar një kirurgji,
kafkën që ma presin në veriun tim…
Arka me kocka të miat,
kanë lënë në oborret e tyre,
kur ndërtuan pasionin,
për të më vrarë e gjykuar,
kur doja të dija varrin tim…
As drejtpeshim nuk do kirurgu!
Pret në mes të mushkërisë sime,
Si të lëvrojë në arën me plot koka,
sëpatat e tyre mprihen pa mejdan.
Për të vdekur… i bukur… trupi im…
Kur nuk je vetja ime në veri,
aty kisha vetëm kokën time.
Lisit tim ia hodha ujin me gjak,
në truallin e autopsisë që po zbret.
Përditë në lëmshin e thurur në bisht…
Sa dëshmitarë të duhen,
për rrëfimin tim? Të botës sime?
Për tokën time veri, ku më rri pushka
pa decentralizim mendjesh…?
Për t`i ikur… edhe njëherë… autopsisë?
Mos më gjyko pse jam kështu,
si thikat që më godasin!
Në konferenca elefantësh,
për të lëshuar fillin që më vari në litar,
që ma dredhon… në autopsinë time.
Bota do pazaret pa mua,
pa lisin tim që kushton shumë.
Për autopsinë që po e paguajmë vetë,
kur në dorën time më la thikën,
e më tha: Preje veten tënde!
Kam për të vendosur një ditë.
Autopsi të mos ketë për mua,
sepse po ngrihem për fatin tim,
për të ikur në gjirin e nënës sime,
sepse ajo, nuk më do përgjysmë…
Kur jam përshëndetur
Sot në ditën e ikjes,
duar të ftohta,
sy të lodhur nga pagjumësia,
vaje, natën e fundit dhëndërr…
Në ëndrrën time të gjatë.
Sa herë që doja të vdisja,
e dija se po jetoja për të.
Po shtegtoja në çerdhet e reja,
të bëra nga dashuria,
për të lënë një mall atje.
Gjeta një fytyrë të njëjtë këtu,
një lule me të njëjtin emër,
ia kam rrëfyer edhe një guxim,
për lulen e vendit tonë që e duam të dy.
Kur jam përshëndetur,
kam lënë aromën time atje,
sikur mora me vete, aromën e saj.
Sot...
Karvane lutjesh bëra
për ditën e lindur,
Jam edhe unë me ditëlindje kalendarike
Nuk dalloj nga hija jote njeri
Sot..
I bëra bashkë në një pikë edhe lutjet e tua
A thua i drejtova duart kryq nga lart
...o Zot
A mos i hedha në rrugë e mi shkeli me këmb një gjarpër
... dorën e zgjatur e fsheha
Të mos më shohë asnjë njeri....
As hija jote...
Kam vallëzuar tinzisht me hijen time
... në ditën që buzëqeshja
Kur ti besoje në lumturinë time
Valle nate ka bërë dikush si unë?
... me muzikën e gjëmash?
Sot...
Sërish Zoti im...
Ty mësoje se shpirtin nuk e kam me arna
Pse andaj provon të më hash kockën time?
Mbarojnë fjalët...
Rruga ka për të më lodhur...
Eca mjaftë... në përqafimin tënd
Vetës i mbeta borgj
Sot...
Me ty diell...
Eja diell tek unë
Shiun dhe ylberin do i takosh tok
Flasim të tre sikur një gojë të kemi
Frikë nuk kemi ne
Me buzëqeshjen tonë
Me zymtësinë time
Me rrezet tuaja
Ma kujtove rrugën tënde o Diell
duke numëruar ditët e mia
Ke qajtur me mikun tuaj
Shiun pa ylber...
Unë ti fala shokët
Ti më fale guximin për të treguar
se tash jam vetëm
***
MENDIM ANALITIK PARAQITES PER VELLI,IN POETIK TE SKENDER KORÇES
NGA VALENTINA DAFA MAJ 2010
Skënder Korça ...i njohur si publicist në fushën e letrave, starton, tashmë, në një tjetër gjini. “ Tingull i gjakut tim” është vëllimi i parë poetik i autorit, ku mozaiku i krijuar prej tij ka ngjyra të gurta, pasi janë rrjedhojë e një realiteti të ashpër. Gjithsesi autori është tepër largpamës, i sigurt për një të nesërme ndryshe.
Libri ndahet në pesë cikle, ku secili më vete është një vijë pentagrami dhe në tërësi në endjen e prurjeve shpirtërore e mendore, ndihet tingulli i kohës, tingulli i gjakut.
Ekuilibri midis ndjenjës dhe mendimit e bën të vështirë ndarjen e dy cikleve të para, sepse poezitë ecin në lakimin e një rrjedhe ndër relieve të thyera, ku gërshetohen socialja me emotiven.
Në ciklin e parë “ Stinët e mia, belbëzimi im” bota e poetit është e përqëndruar mbi unin që shpërthen herë pas here dhe godet muret e realitetit monoton, heshtjen e shekullit të pagojë, ku zërin e tij pak njerëz e dëgjojnë dhe e kuptojnë.
Piketat paralajmëruese që vendos autori për të ardhmen shfaqin karakter polemist midis realitetit dhe unit. Ai është i aftë të ngrejë marëdhënie midis unit dhe botës jashtë tij, ndaj ndjenja kthehet në mendim, në mesazh në secilën poezi duke fituar gjerësinë e hapësirës dhe kohës.
Ky detajim bën që të kalohet lehtësisht në ciklin e dytë “Këngë e kohës sime, kryqëzim tingujsh”, ku vërejmë të kryqëzuar jetën në pasigurinë e saj, ku autori luan me kahet e kundërta.
Shpirtkërkues poeti Skënder Korça ngre një kolazh statik përshtypjesh dhe ndërgjegjësimesh të njeriut të kohës që kërkon bashkëshoqërim në çdo hap të ecjes.
“Për dashurinë;
Këndo këngën tënde!
S`mund të përcaktosh një hapësirë racionale të limituar në dy ciklet e para, pasi ato mund të qëndrojnë edhe në një cikël, se autori ecën në një zonë neutrale midis ndjenjës dhe mendimit. Përfaqësimi i individit në shoqëri është imazi i unit.
Baladë pa tingull, pantomimë është kthyer jeta për njeriun që hesht. Po deri kur?
Nata, djalli, forca pa diell,
janë bërë belbëzimi im,
në këtë shekull… pa gojë…
“Belbezime”
Kjo heshtje ka një shpagim që del në revoltën e ndërgjegjes nga trysnia e realitetit problematik. Autori nxjerr nga vetvetja pjesën e munguar në hapësirë dhe në kohë, ëndrrën, të nesërmen e pritshme.
Realiteti kohor historik përfaqësohet me ciklin “ Reliev i thyer i gjakut tim” ku veç ndarjes së trojeve shqiptare, ndihet ndarja e njeriut nga pragu, nga nëna, nga biri, nga vendlindja për shkak të emigracionit.
Shkojnë larg për bukën e gojës,
për të mbetur fëmijë…
Zgjohen si thupra të dridhura…
Kthehen të thinjur…
As fëmijë e as prindër…
Çakordimi kohor e bën autorin të shpërthejë në një forcë ekstreme, për të sfiduar fatin e orës së lig, që troket në fatet e njerëzve si dhe në gjakun e tij, rezultat i së cilës është intesiteti i ligjërimit poetik, ku ngrihet monologu i pambaruar që ndihet gjithkund në vargje dhe kurorëzohet në poezinë “Autopsi” në ciklin “Ora ime edhe për ju”
Dhimbje transparente, e përcjellshme tek gjithkush që e lexon poezinë e Skënderit, në secilin këndrrotullim. Dhimbje e unit që kërkon të sillet me diellin, për të përcjellë shumë dashuri në jetë.
Dhimbje dheu tek “Thyer me natyrën “:
Shtrirë,
ndarë,
pëllëmbë toke,
reliev i thyer,
copëza trungu.
Bëhet histori
Dhimbje mëmëdheu tek i ” I huaj”:
Të huajt
Të duan si të huaj.
Të huaj sillen,
Të huaj të lënë.
…dhe në tokën tënde…
Ose:
As për Lisin nuk iu them, ku e mbolla!
Hija e tij ka për t`i verbuar, nesër.
Dhimbje për birin “Përmbysur me kusur” , dhimbje biri tek “ Për ty baba” dhe “Autopsi“
“ … po ngrihem për fatin tim,
për të ikur në gjirin e nënës sime,
sepse ajo, nuk më do përgjysmë”
Mes gjithë kësaj dhimbjeje ka shumë forcë, shumë krenari.
Poezia e S. Korçës është si një frymëmarrje, si një firzarmonikë (një nga pasionet e tij) që ritmikisht tingëllon për një të nesërme të bardhë.
“ Një ditë balada e dashurisë do jetë himni im për atdheun gjithandej...(S.K)”
Libri fillon me poezinë “ Po vrapoj” dhe mbyllet me “ Një mëngjes…dashuri” ku autori vrapon në stinët e tij për të trasmetuar shumë dashuri për jetën, vendlindjen, birin,sofrën dhe vatrën si elemente për të dashurën jetë, që një ditë do të bëhet dritë mëngjesi.
Prurja poetike në “ Tingull i gjakut tim” nuk është voluminoze, por interesante në trajtim.
Poezi mendimi ku ndeshim një gjuhë e figuracion të pusur, vargëzim të lirë, ndonjëherë rimë të rastësishme. Mund ta quaj poet të retiçencës për vetë monologimin e papërfunduar që poeti krijon në vargëzimin e lirë si dhe për faktin tjetër që ai është në kërkim të individualitetit të thekshëm poetik.
NJË DITË, DUA NJË DIELL QË DO RREZATOJË NJEJTË PËR TË GJITHË TROJET SHQIPTARE!
SKENDER KORÇA
Jeton në Gjilan ... Lindur me O3.O8.1971
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi