Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: Dymbdhjetëvjetori i çlirimit të Kosovës

Shko poshtë

Halit Bogaj: Dymbdhjetëvjetori i çlirimit të Kosovës Empty Halit Bogaj: Dymbdhjetëvjetori i çlirimit të Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 29, 2011 12:51 am


Halit Bogaj: Dymbdhjetëvjetori i çlirimit të Kosovës U1_HalitBogajDYMBDHJETËVJETORI I ÇLIRIMIT TË KOSOVËS
Nga Halit Bogaj
Po bëhen dhjetë vjet nga dita më madhështore e këtij populli i cili në ato çaste të jashtëzakonshme lumturie hoqi prangat e robërisë së vetë shekullore.Ishte ajo dita më e paharruar për çdo shqiptar të Kosovës dhe për çdo shqiptar tjetër nga rruzulli tokësor.Ishte dita më e lumtur ngase nga ky vend shporreshin fallangat më të egra sllave të cilat i kishin hypur në qafë këtij populli të robëruar.Ishte ajo dita më gazmore dhe shpëtimtare kur NATO hyri në Kosovë për t,i dëbuar forcat më regressive në botë të cilat vranë dhe masakruan shumë njerëz, duke shpërngulur edhe mbi 1 milion shqiptarë nga vatrat e tyre stërgjyshore.Ajo ditë e lumtur ishte vullkani më eruptiv i shpirtit tonë popullor, ngase për herë të parë në këtë tokë nuk shkelte këmba e okupatorit më të poshtër dhe më të pashpirtë të cilin e kishte parë ndonjëherë njerëzimi.Këtë mrekulli impozante e bëri mikja e madhe e popullit tonë /Amerika/dhe biri më i shtrenjtë i saj- Bill Klintoni.Krahas tij u rreshtuan pa hezitim edhe forcat më demokratike evroperëndimore të cilat nuk lejuan që të shfarosej një popull i tërë nga gjenocidi i egër serbosllav.Këtyre forcave çlirimtare u printe edhe lideri tjetër heroik – Toni Bler, me emrin e të cilit është e lidhur ngushtë e ardhmja e mëtejme e Kosovës, i cili në një intervistë të kohës së bombardimeve të NATO-s u shpreh”se unë do ta ndiej veten të lumtur vetëm atëherë kur të shoh se të gjithë shqiptarët e shpërngulur me dhunë po kthehen në shtëpitë e tyre”./Autorit të këtij shkrimi i patën shpëtuar lotët nga mallëngjimi me rastin kur e dëgjonte këtë pjesë të intervistës së Kryemkinistrit anglez./
Bashkë me Bill Klintonin dhe Toni Blerin u inkorporuan edhe shumë shtetarë të tjerë të njohur:Zhak Shirak, Shrëder, Joshka Fisher dhe ata që ia dhanë grushtin përmbysës Serbisë:Medlin Ollbarjt, Uesli Klark dhe arushani Riçard Hollbruk, si edhe një numër i madh njerëzish liridashës nga mbarë bota paqedashëse.Në këtë vistër kolosësh ishin edhe figura të njohura humanitare të botës, të cilat me zërin e tyre bombastik dhe të pandërprerë bënin thirrje që Serbia të tërhiqej njëherë e përgjithmonë nga Kosova, në mënyrë që populli i saj të jetonte i lirë dhe i barbartë me të tjerët nga mbarë bota.
12 Qershori i vitit 1999 është ngjarja më fatlume për të gjithë ngase nga ajo ditë fillon frymarrja e lirë dhe çlirimi definitiv për të gjithë ne.Në këtë ditë të paharruar historike u vunë themelet e shtetit sovran të Kosovës dhe po atë ditë edhe eshtrat e Adem Jasharit, familjes së tij dhe të të gjithë të vrarëve dhe të masakruarve të Kosovës, pushonin të qetë ngase ishte vënë në vend dëshira dhe sakrifica për çlirim.Atë ditë nuk do ta harrojmë kurrë ngase të gjithë ne të dëbuarit me dhunë nga vatrat tona qanim nga gëzimi dhe ishim nisur ose përgatitur të hynim në Kosovë së bashku me trupat çlirimtare të Alenacës më të fuqishme botërore.Ato çaste i dëshmon edhe zemra e rritur e çdo shqiptari, e sidomos ajo skena kur një i ri hidhej mbi tanksin çlirimtar të NATO-s për ta përqafuar atë mjet shpëtimtar të luftës.Atë ditë kishim edhe një ngjarje tjetër në Prizren kur një polic serb përpiqet t’u kundërshtojë ushtarëve të NATO-s të cilët e vrasin pa hezitim, për t’u treguar të gjithë serbëve se tanimë nuk kishin të bënin me një popull të paarmatosur, siç vepronin rëndom,kur na vrisnin dhe na masakronin duarthatë.
Në atë ditë të shënuar historike edhe serbët ishin gëzuar që e lëshonin Kosovën ngase ishin ngopur me të dhe thellë në ndërdijen e tyre qëndronte diçka e paspieguar dhe e fshehur se Kosova kishte humbur përgjithmonë .
Siç vlerësohet nga analistë të ndryshëm, ajo ditë ishte edhe fitore e SHBA-ve dhe Evropës kundër forcave antidemokratike dhe kundër atyre që ishin për hegjemoni të mëtejme ndaj popujve të ndryshëm, e sidomos ndaj Kosovës e cila vuante nga një gjenocid çmendurak.Në këtë rrugë të gjatë çlirimtare të Kosovës kishte edhe popuj të tillë që e përkrahnin okupatorin e egër serb, por ata mbetën të vetmuar dhe të turpëruar , duke vazhduar që edhe sot t’ia mbajnë anën Serbisë së lazdruar dhe të pashpirtë e cila akoma nuk u ngop me gjakun e derdhur të popujve ballkanikë.
Duke e kujtuar atë ditë madhështore, përrallore dhe të lavdishme, të gjithë ne u jemi mirënjohës të mëdhenj çlirimtarëve tanë që na e sollën lirinë tonë të pritur dhe të ëndërruar me shekuj e cila ka hyrë thellë në çdo zemër dhe shtëpi shqiptare, në çdo djep të të lindurve pas luftës dhe në çdo ninullë të nënave tona që i këndojnë me pasion të madh Bill Klintonit legjendar dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e këtij vendi.Në çdo përvjetor të ri ne jemi më mirënjohës ngase Kosova ,me shtimin e numrave të atyre që e kanë pranuar Pvarësinë e saj,po shkon drejt ecjes së saj të sigurtë dhe ikjes së përhershme nga kthetrat zullumqare të armiqve tanë shekullorë të cilët e përgjakën pa mëshirë këtë vend të vuajtur, por përherë heroik dhe të pamposhtur i cili gjithnjë i kishte thënë jo armikut të vetë të çmendur.Për çdo përvjetor të ri do t’i kujtojmë ata që erdhën për të na kthyer në vatrat tona shekullore dhe për të na siguruar se kurrë më kthetra çetnike nuk do të shkelë mbi trojet tona të lashta.Do ta kujtojmë nënën tonë të madhe Medlin Ollbrajt e cila në një rast posa u kthyem në Kosovë na tha se’’shqiptarët kurrë më mos të kenë frikë nga policët serbë që të mund të hyjnë natën për t’i trembur dhe frikësuar fëmijët e tyre’’, një e vërtetë shumë e madhe e cila ishte aplikuar me dekada dhe shekuj ndaj qenjes sonë të pafajshme kombëtare kur policia serbe hynte kur donte në shtëpitë tona dhe me armatim e dëbonte dhe e vriste popullin tonë të pambrojtur.Ishte thënie shumë e qëlluar ajo e profeteshës dhe çlirimtares Medlin Ollbrajt së cilës do t’i jemi borxhlinj të mëdhenj edhe në këtë edhe në atë jetë e cila na e ktheu dinjitetin tonë si popull dhe njerëz, që edhe ne të radhitemi krahas popujve të tjerë të lirë të këtij Globi tokësor.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi