Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit nuk dijnë si të veprojnë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Shko poshtë

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit nuk dijnë si të veprojnë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese Empty Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit nuk dijnë si të veprojnë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 29, 2011 10:33 pm


Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit nuk dijnë si të veprojnë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Bota sot
Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit nuk dijnë si të veprojnë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese 30Kryesia


Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e radhës të mbajtur ditën e marte nuk ka diskutuar për rastin presidentit Behgjet Pacolli, ngase ende nuk është njoftuar zyrtarisht me shkrim nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Në mungesë të kryetarit Jakup Krasniqi i cili gjendet për vizitë zyrtare në Hungari, mbledhjen e ka kryesuar Xhavit Haliti nënkryetar i kryesisë së Kuvendit. Haliti ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektuar nga secili person ndaj të cilit kjo gjykatë merr vendim. I pyetur nëse Behgjet Pacolli duhet të respektojë këtë vendim dhe të jep dorëheqje, Haliti ka thënë se para pak kohe Kosova kap pasur një praktikë të tillë, ku presidenti ka dhënë dorëheqje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe nëse Pacolli nuk e bënë një gjë të tillë, atëherë Kuvendi duhet të merr veprime konkrete.

Ndërkaq shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka treguar se Kosova nuk ka pasur president dhe çdo vendim që është marr gjatë kohës sa Pacolli ishte president duhet të shfuqizohet. Sipas tij, tash duhet të propozohet një kandidat i ri për president dhe çështja gjithsesi duhet të kthehet aty ku ka filluar. Megjithatë ai tha se edhe AAK-ja prapë do të bojkotojë sallën Kuvend kur të zgjidhet presidenti i ri. Gjini tha AAK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim as në raport me ofertën që mund t’ia bëjë dikush për koalicion. Sipas tij, AAK-ja i ka parimet e veta, të cilat nuk do të ndryshojnë, pavarësisht ofertës që mund t’i bëhen.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi