Spanjollët i ndryshon Washingtoni
Faqja 1 e 1
Spanjollët i ndryshon Washingtoni
Spanjollët i ndryshon Washingtoni
Spanja bëhet fleksibile rreth kornizës kohore të tërheqjes nga Kosova. Ushtarët spanjollë mund të mbesin në KFOR edhe 18 muaj. Ndryshimi erdhi pas takimeve të zyrtarëve spanjollë në Washington.
Nga Express më 22.03.2009 në ora 19:14
Spanja ka ndryshuar qëndrimin e saj për kohën e tërheqjes së trupave të saj nga KFOR’i.
Gjatë qëndrimit të stuhishëm në Kosovë të enjten e kaluar, Ministrja Carmen Chacon, e kishte shpallur praninë ushtarake spanjolle në vend si mision të përmbushur dhe kishte paralajmëruar ushtarët se do të kthehen në shtëpi deri në fund të qershorit.
Qeveria spanjolle ka paralajmëruar të dielën se do të jetë fleksibile në kornizën kohore të tërheqjes së 632 ushtarëve të saj.
“Ministrja e Mbrojtjes Carmen Chacon do të takojë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s javën e ardhshme për të sqaruar arsyet e tërheqjes dhe për të arritur një vendim të përbashkët për kornizën kohore”, ka thënë një zëdhënës i Kryeministrit të Spanjës.
“Vendimi për t’u larguar është marrë, por ne mund të jemi fleksibilë sa i përket kornizës kohore, të jetë një vit, 18 muaj ose tetë muaj…”.
Komenti i zëdhënësit është një lëvizje nga deklarata e Kryeministrit Jose Luis Rodriguez Zapatero të premten se trupat do të largohen nga Kosova Brenda katër-pesë muajve të ardhshëm.
Zapatero kishte thënë se po nxirrte trupat spanjolle jashtë për shkak se situate e sigurisë në Kosovë ishte përmirësuar dhe se nuk kishte kuptim që ato të mbeteshin atje pasi spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Paralajmërimi u kritikua nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jaap de Hoop Scheffer, për shkak se nuk kishte marrë pajtimin paraprak të aleancës.
Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin reaguar të premten duke thënë se janë “thellësisht të dëshpëruara dhe të befasuara”.
Por, Qeveria e Spanjës ka thënë të shtunën se kishte sqaruar keqkuptimin me Washingtonin në lidhje me tërheqjen e trupave spanjolle nga Kosova.
“Me t’u sqaruar se tërheqja do të bëhej në një koordinim të plotë, reagimi i SHBA’së dhe aleatëve tanë ka qenë plotësisht mirëkuptues” ka thënë, Bernardino Leon, top këshilltar i Kryeministrit Jose Luis Rodriguez Zapatero.
“Një faqe është kthyer…kjo stuhi e vogël ka kaluar”, i ka thënë ai radios Cadena Ser.
Leon ka folur pas një takimi “shumë pozitiv dhe frytdhënës” në Washington, të premten vonë, me Këshilltarin Amerikan të Sigurisë Kombëtare gjeneralin James Jones.
Vendimi i Spanjës kishte vënë në pikëpyetje zotimin e kahershëm të NATO’s se aleatët kishin hyrë bashkë dhe do të dilnin bashkë nga Kosova.
Spanja është një prej pesë shteteve të BE’së që vazhdojnë të mos njohin Kosovën e pavarur. Vendimi i saj edhe për tërheqjen e trupave ishte pritur më shumë befasi në qendrat diplomatike perëndimore.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» George Washingtoni me gjak SHQIPTARI
» Washingtoni porosit Kosovën: Lërini fjalët luftojeni seriozisht krimin e korrupsionin
» Halil Matoshi: Mir'mjes Kosovë/ Washingtoni i (vetë)plagosur kosovar/KOHA Ditore, 3 nëntor, 2010
» Shqipëria po Ndryshon
» Ndryshon Kosova e Re

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi