Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:EPËRSIA E KALIT

Shko poshtë

Vullnet Mato:EPËRSIA E KALIT Empty Vullnet Mato:EPËRSIA E KALIT

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 30, 2011 8:07 pm

Vullnet Mato:EPËRSIA E KALIT U1_VullnetMato
Vullnet Mato:EPËRSIA E KALIT


Madhështori vraparak i nisur,
me revan në krye të krushqve,
rend ndër shekuj shpinëstolisur,
shpie ngazëllimin e nuseve.

Kalin zgjodhi për aleat njeriu,
mes të gjitha qenieve të gjalla,
ndihmës me katër këmbë veriu,
për të ngritur mrekulli të rralla.

Kali ishte shoku, ishte miku,
më i binduri te freri i dorës,
më punëtori dhe më besniku,
që lëvizi peshat, i priu kohës.

Kali me njeriun mbi shpinë,
afroi malet, shkurtoi udhët,
bëri luftërat që sollën lirinë,
bukën e lëmit, gjithë punët.

Në vrullin vigan të njerëzimit,
vërtiti i pari diskun e rrotës,
kali shpejtoi hovin e rrotullimit,
shpuri përpara vrapin e botës.

Koha e re krijoi kalin e hekurt,
katërkëmbëshin qindra kuajfuqi,
motorin me katër kohë të djegur,
për të hipur brenda barkut të tij.

Por rendësi me patkonj gome,
kalit i njeh edhe disa epërsi:
mjet pa defekte i çdo epoke,
me bindje absolute dhe fisnikëri;

Me karburantin mbi çdo leverdi,
pa pyetur për krizat ekonomike,
pak bar apo trastën e vet me tagji,
pa tymosur asnjë ndotje ekologjike.

Malit përpjetë, apo lumit përmes,
pa asfalt e policë trafiku të rreptë,
pa fjalë e lodhje zhurmash në vesh,
të çon e të sjell kaluar si mbret...
Vullnet Mato:EPËRSIA E KALIT 208088_1581143899685_1568334934_31074610_2298285_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi