Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

OVL e UÇK-së i quan provokative deklarimet e Herodes

Shko poshtë

OVL e UÇK-së i quan provokative deklarimet e Herodes Empty OVL e UÇK-së i quan provokative deklarimet e Herodes

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 30, 2011 8:34 pm


OVL e UÇK-së i quan provokative deklarimet e Herodes



OVL e UÇK-së i quan provokative deklarimet e Herodes Uck-logo


Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së përmes një reagimi për media i ka cilësuar deklaratat e zëdhënëses së EULEX-it Kristina Herodes, si nxitëse dhe provokuese për ushtarët e UÇK-së dhe popullin shqiptar.

“Ne jemi misioni për sundim të ligjit dhe na duhet ta vazhdojmë mandatin tonë. Kemi fuqi ekzekutive mbi rastet e krimeve të luftës, prandaj na duhet t’i kryejmë detyrat tona. Kjo nuk është një garë bukurie. Jemi këtu për çështje serioze”, ka thënë Herodes, duke shtuar se “ne e respektojmë lirinë e të shprehurit si dhe të drejtën e tyre për të protestuar”.

OVLUÇK konsideron se EULEX-i, deri më tani nuk ka kryer asnjë nga detyrat që ka pasur dhe ka në Kosovë, duke filluar nga vendosja e doganave në kufirin me Serbinë, funksionalizimin e gjykatave në Mitrovicë, krijimin e kushteve për lëvizje të lirë të shqiptarëve në territorin e Kosovës, mos arrestimin e as ngritjen e asnjë padie ndaj serbëve për krime të kryera ndaj popullatës civile, mos nxjerrja para drejtësisë të anëtarëve të vet për kontrabandën e bërë në Kosovë.

“Si mund të kemi besim në këtë lloj drejtësie kur deri më tani ajo nuk ka treguar as të vetmin rast që është e drejtë, kur mban në burgjet e Kosovës qytetarë pa aktvendim të gjykatës edhe për 8 vite, kur arreston çlirimtarët pa fakte dhe dëshmi, liron serbët e arrestuar të cilët vijnë në Kosovë për të gjetur dëshmitarë të rrejshëm duke ju premtuar shuma të mëdha parash, për të deklaruar kundër UÇK-së”, thuhet në reagim.

OVLUÇK përkujton EULEX-in se në Kosovë ka pasur luftë çlirimtare kundër pushtuesit, ndërsa krime kanë policia, ushtria dhe grupet paramilitare serbe e jo UÇK-ja.

“Ne, ia tërheqim vërejtjen EULEX-it dhe të gjithë atyre që thirren ne emër të drejtësisë dhe në emër të saj bëjnë padrejtësi, që të kenë kujdes me veprimet e tyre, përndryshe do të hasin në zemërimin e luftëtarëve dhe gjithë popullit shqiptar”, përfundon reagimi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi