Kristaq Shabani:RRUGËTIM PEGASI INTERNACIONAL ALBANIA-I FOKUSUAR POETI DHE SHKRIMTARI JORGO S. TELO W.P.S, LNPSHA ‘PEGASI” ALBANIA
Faqja 1 e 1

SENTENCA E POETIT : “DUA SHPIRTIT T’I BEJ QEJFIN,
TE MOS THOTE : “EJA TE VDESIM”…
"ZGJATA DOREN TE ARRIJA PAFUNDESINE...
T'IA GRABISJA ZOTIT ZOTESINE.
ZOT TE VETEM
TE SHPALLJA DASHURINE..."
RRUGËTIM PEGASI INTERNACIONAL ALBANIA
I FOKUSUAR POETI DHE SHKRIMTARI JORGO S. TELO W.P.S, LNPSHA ‘PEGASI” ALBANIA
PJESEMARRES NE SIMPOZIUMIN NDERKOMBETAR “LIRIZMI NE LETERSI” TIRANE – PRISHTINE 15-18 PRILL 2011
POETI I SHFRIMEVE TE SHPIRTIT
I AROMES SE TINGUJVE TE SHPIRTIT DHE VENDLINDJES
I HAPESIRAVE TE NDJENJES
POETI I DASHURIMIT
I KUMTEVE DASHURORE
I RRENJVE TE FOLKUT
JORGO S. TELO (Jetëshkrimi dhe veprimtaria)
Jorgo Sofokli Telo, i lindur në 6 janar 1945 në fshatin Konckë të Zagorisë (Gjirokastër), pas shkollës së mesme pedagogjike, mbaruar në Gjirokastër në 1963, vazhdoi studimet e larta në Institutin pedagogjik “A. Xhuvani” në Tiranë, fakulteti gjuhë-letërsi-histori.
E mbaroi rregullisht shollimin , duke përftuar diplomën e mësuesisë në vitin 1965.
Veç profesionit u angazhua tërësisht vit pas viti në veprimtari kulturore në shkollë e në fshatrat ku punonte si mësues, duke krijuar humor e satirë si lëndë e parë për estradat, koncertet tematike, krjoi shumë librete për mbasditet argëtuese, sidomos skeçe, parodi, kuplete gjer te tablo të zgjeruara; ndërkohë shkruante poezi, duke startuar qysh në vitet e arsimimit shtatëvjeçar e më tepër në të mesmen e të lartën, si pjesëtar ì rretheve letrare.
Mjaft nga shkrimet në poezi a prozë ì niste që të pasqyroheshin në organet e shtypit të kohës që nga gazeta “Mësuesi”, “Zëri ì Rinisë”, “Hosteni” e gjer te organet periodike të rrethit, “Pararoja”, revista “Pionieri”, më pas te gazetat lokale “Java” e “Dita Jug” apo “Gjirokastra” e “Policia pranë” , gjer te pasqyrimi i shkrimeve te veta publicistike te gazeta “Ylliria” në New York apo te gazeta e Tiranës: “Tema”; “Fjala”, revista “Obelisk” e “Tirana Observër”, duke shtuar edhe kontributin si redaktor apo zëvendëskryeredaktor ì gazetës “Pegasi”, organ ì Lidhjes letrare me të njëjtin emër.
Këtu Jorgoja vazhdon të jetë aktiv ì papërtuar e prodhimtar.
Ka shkruar periodikisht publicistikë e letërsi të mirëfilltë dhe për gazeta të tjera rajonale.
Kontribut më të spikatur, ku është nderuar dhe me çmime, ka dhënë në fushën e krijimtarisë rapsodike
Në periudhën para vitit 1990 u përpoq të botonte librat e parë, por ndeshi në zvarritjet burokratike të kohës e individëve redaktorë, që ì nxirrnin arsye nga më absurdet, por që ia prenë disa herë hovin krijues e sidomos atë botues Jorgos mjaft prodhimtar në fushën e letrave. Këto arritje erdhën duke u shumuar në lakoren kohore nga zjarrmimi krijues në vitet rinore të tij.
Mirëpo ironia e fatit ndikoi furishëm esdhe në filklesat e botimeve të mirëfillta si libërtë krijimeve të shumta që mbaheshin të daktilografuara në sirtar prej du-tre dhjetëvjeçarësh… Nuik binte dakort autori me subjektivizmat e redaktorëve që dinin vetëm të përcillnin pa argumente të mirëqena ose siç shprehet vetë shkrimtari: Kam trokitur në dyert e shtëpisë së vetme botuese qeë ishte asokohe që në fillim të vitit 1973. Një vëllim me tregime humoristike i kapërceu disa procedura dhe, u kthye për rishikim nga kryeredaktorei.
Të njëjtin fat patën dhe dy vëllime të tjera: njei me poezi për fëmijë, poezi që i botoionte revista “Pionieri” ose “Fatosi” dhe i kthente i jnjëjti person që kishte kapluar disa redaksi: “Trishtimin më të thellë e ndjeva kur dy shkriunmtarë të zëshëm të asaj periudhe për fëmijë e kishin bërë gati për botiminm vëllimin, e sërish i njëjti kryeradaktor e ktheu për të qenë më actual në trajtimin e temave kundër liberalizmit e këshrtu me radhë. E kur të thyhet zemra q1oftë fhdhe njëherë, nuk rrekesha të kujtoja as Tiranën, pa le entin botues…E dhimbshme por e vërtetë…”Vetëm në vitin 1998 mundi të nxirrte librin e parë poetik”Evë, moj, si u gënjeve?” që u pasua pas një viti me 3 libra të tjerë radhazi: “Bubushi e Dikushi” (poemë humoristike për fëmijë”, “Babi, keq mos të të vijë!” (poezi për fëmijë), “Verë dhe uthull” (fabula).
Kurse në vitin 2000 nxori librin e dytë poetik “Klithja e yjeve”; në vitin 2001 vëllimin e tretë poetik “Tingujt e shpirtit”. Vëllimin me epigrame “Humorpipereska” dhe librin me lirika:
“Kumte dashurore” e nxori në vitin 2004.
Kurse në vitin 2005 doli me dy vëllime të tjerë: poemën epiko-lirike “Sfidanti legjendar”, kushtuar një kapedani zagorit në luftën e paepur ndaj hordhive osmane për çkrishterimin e popullatës Në po këtë vit botoi edhe romanin e parë “Hedhja e zareve”.
Në vitin 2007 sapo nxori fantareportazhin “Mysafirët e rinj të Çajupit” ose “Intervistë me Babanë e “Baba TOMORI”- t” dhe “Kush ì gjen, të lumtë ì them”. Në të ai përmbledh gjëgjëza e poezi të shkurtralodruese për fëmijë.
Në vitin 2009 botoi librin ''Diloiada'' (Poemë-Baladë), dedikuar familjes më të madhe zagorite e njëkohësisht më të persekutuarës nga vitet '44 e gjer në '90.
Ka mbaruar së hedhuri në kompjuter një vëllim me fabula e ka gati një vëllim me poezi të stilit “Hajku” si dhe një tjetër me novela e tregime e dy poema për fëmijë, por që mbeten hëpërhë dorëshkrime në sirtar për vështirësi mundësimi për botim e shtypshkrim.
Ndërkohë edhe si studius ka përgatitur përsiatjen e zgjeruar”E folmja zagorite porsi një flladitje” e të tjera dorëshkrime në miniaturë…Ka redaktuar mjaft libra që janë botuar prej disa autorëve të jugut.
Pasionin për të kontribuar në fushën e letrave e ka të pareshtur edhe pse përballet me pengesat e ligshta që ì sjell sëmundja e rëndë prej vitesh, duke u kapur fort pas kurajës, sedrës e dhuntisë për të shkruar e sidomos te dashuria dhe respekti për jetën.
Ka marrë pjesë edhe në dy konkurse ndërkombëtare në Greqi, ku ka fituar një çmim të dytë me fabul e një çmim të parë me poezi-poemth, respektivisht në vitet 2005 e 2006.
Aktualish edhe pse sapo kapërceu 65 vjetorin e lindjes se vet është një mik i denjë i internetit dhe ka dy adresa Websiti në të.
Njeri ka adresen: www.jorgotelo.tk ; tjetri www.jorgtelo.com ështe ne riparim dhe ështe marrë përsipër për administrim e mirëmbajtje nga gjakovari Uke Zenuni me banim e punë në SHBA.
Dhjetra shkrime ka hedhur ne facebook e nuk resht së hedhuri.
Lisa e librave të botuar:
1) Evë, moj, si u gënjeve? – 1998 (Poezi)
2) Bubushi Dhe Dikushi – 1999 (Poemë – përrallë për fëmijë)
3) Babi keq mos të të vijë! 1999 (Poezi për fëmijë)
4) Verë dhe uthull (Fabula) 1999
5) Klithja e yjeve (Poezi) 2000
6) Humorpipereska (Epigrame) 2000
7) KUMTE DASHURORE (Lirika) 2004
8)Tingujt e shpirtit (Pozi- këngë) 2005
9) Sfidanti legjendar 2005 (Poemë)
10) HEDHJA E ZAREVE 2005 (Roman)
11) Mysafirët e Rinj të Çajupit (Fantareportazh) 2007
12) Kush i gjen, të lumtë i them! (Gjëegjëza) 2007
13) DILOIADA (Poemë) 2009
14) Fiksimet e paqme të moshës (Poezi e prozë) 2010
15) O MARGARITE, KU JE? (Novelë e vargëzuar) 2010
16) Bulëza dhe gogëlza (Vjersha për parashkollarë) 2011
17) Macja e braktisur (Poemë – përrallë) 2011
Janë disa dorëshkrime gati për botim.
Në vazhdim të traditës zagorite e përvojës vetiake në lëmin e folklorit, shkruan tekstet e këngëve të grupit isopolifonik “Tingujt e shpirtit zagorit”.
Këngët që përgatit i hedh në Yutoube, ku është regjistruar rregullisht.
Ka botuar te revista “Ylliria” New York.
Ka dwrguar tw gjitha librat e vet ate biblioteka e Federatës “VATRA”
Ka marrë pjesë me librat e botuara ne Panairin e librit te organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptare – Amerikanë në New York nëntor 2009.
Është intervistuar nga televizionet lokale dhe nga poete te diasporës.
Është intervistuar nga televizioni “ALBA LIFE” prej bashkëshortëve Qemal e Kozeta Zylo në banesën e vet.
Janw me dhjetra autorë të ndryshën brenda e jashte vendit që kanë dhënë mendime për Jorgon.
Po zgjedhim disa poezi nga vëllimet e botuara, veç dhjetra te tjera qe nuk i ka bootuar ende….
Gurgullon si këngë mirënjohja zagorite për Bonapartin Mysliman, Ali Pashë Tepelenën
(Nga Keze Kozeta ZYLO)
Në çdo kreshtë Zagorite,
Në çdo pllajë edhe shpat mali
Histori përcollën vitet…
Jeta ecjen nuk e ndali.
Nga libri: “Stanari dhe Zogu i djallit”
Jo gjithmonë mund të kesh muzë, për të shkruar një poezi apo për të bërë kritikë rreth një libri.
Kjo ka shumë arsye, por ajo që më shtyn vazhdimisht drejt kësaj bote pafund është arti që ndodhet brenda librit, ose historia e shkruar me art.
Këtë lloj ndjesie pata me librin “Satanari dhe zogu i djallit” me autor shkrimtarin zagorit Jorgo Telon. Titulli i librit është një titull intrigues, që duket sikur më shtyn të marr një bedenë nga kalaja e Ali Pashë Tepelelenës dhe ta sjell në muzeun e famshëm botëror, Metropolitan në New York, aty ku ndodhet portret i fildishtë i Ali Pashës pikturuar nga Jacob Ritter von Hartman, (1795–1873),
Kjo lloj ndjesie më krijohet ngase bedenat e kalasë dhe historia e Ali Pashe Tepelenës, ngjizen aq fort sa krijojnë binjakëzimim e një epopeje sa historike aq dhe legjendare. Koka e tij e prerë që çohet para Sulltanit, tiranit që shtypi për 500 vjet barbarisht Shqipërinë, përbën një fakt të pamohueshëm të luftës së Pashait me Sulltanin duke më rrëmbyer të tërën dhe më duket sikur më ndodh si me poezinë e Jean Cocteau që shkruan se: “Tek Bodler, “mjaftonte një varg-shkreptimë që ta merrte tërë poezinë për ta ngritur në qiell”.
Poeti Telo edhe pse invalid në karrige, mua më përshfaqet befasues si kalorsiak me trimat e Ali Pashë Tepelenës, por Telo është ndryshe nga Pashai ngase ai lufton vetëm me shpatën poetike...
Vargu i tij poetik ka gazavajin në një vibrim poetik, me një ëndërrim të zgjuar zagorit, prej ku autori ka dhe origjinën.
Vargjet në këtë poemë janë një dëshmi e plotë e qëndresës heroike dhe tragjizmit që ka brenda pikturimi artistik. Edhe pse Heroi i tij Ali Pashë Tepelena i përket dy shekujve të mëparshëm në ndjejmë pranë praninë e të padukshmes, dhe kridhemi brenda një ekspresioni estetik midis figurës historike kombëtare të Ali Pashë Tepelenës dhe poetit botëror anglez Bajronit i cili e përshkruan udhëtimin e tij në sarajet e Tepelenës gati-gati si një ringjallje të përfshirë nga pasioni dehës i poetit.
Kjo poemë është një shërbim i qartë që i bëhet historisë dhe zërave ulëritëse të saj që duan ta varrosin me cdo kusht historinë.
Në cdo strofë në kuptojmë gjendjen shpirtërore të poetit, përsiatjet reflektive dhe filozofike. Ai sjell artistikisht kujtesën historike popullore dhe bujarinë zagorite për Ali Pashë Tepelenën. Populli i kulturuar zagorit dhe po aq mikpritës vazhdojnë ta kenë në gojëdhënat e tyre lidhjen që kishin me Ali Pashain dhe mbështetjen e fuqishme që i dhanë për t’u shkëputur njëherë e përgjithmonë nga Turqia.
Stanari fisnik Ded’Gjoni dhe Hil Dede i hapën dyertë e zemrës dhe e pritën ashtu siç di të presë me gjithë madhështinë e saj krahina e Zagorisë.
Ja si i këndon autori:
Tek Hil Dede* gjeti derën e mikpritjes/ te stanar Ded’ Gjoni**, një zemër fisnike. Rioshit trimosh, Ali Tepelena/ Gjithë majëmalet i ngjanin bedena.
Gjithë poema është nje kumt, ku me dendësi mjetesh artistike si metafora, simbolet, animizimi, aliteracioni thurin aq bukur trupin e poezisë.
Autori bëhet kalërues ëndrrash me imazhe poetike të fuqishme që herë zbuten brenda dhimbjesh dhe herë bëhen barrikada për ata që infektojnë historinë.
Vargu i tij binjakëzohet me historinë, për rrjedhojë ka ditur të bëjë radiografinë brenda sallës antiplumb që ka ndërtuar. Dihet që Ali Pashë Tepelena iu ka shprehur mirënjohjen shumë mbështetësve të kauzës së tij, e cila ishte vetëm shkëputja e Shqipërisë prej thonjëve të perandorisë anadollake turke, ndaj të gjithë çlirimtarëve dhe mbështetësve të tij iu ka ndërtuar shtëpi të gurta, ujësjellës, ura për gjithë krahinën dhe qytetin etj,…
Për bamirësinë e Pashait poeti shkruan: Edhe sot e kësaj dite/ kur kan’ rrjedhur ujrat lumë/ Çdo kujtesë zagorite/ mban të freskët atë burrë…
Metafora në këtë libër ka ndërtuar folenë me fijet e zemrës së poetit që kanë brenda dhe gjëmime ujërash lumë...
Ato janë një vullkan në shpirtin e tij që s’fle kurrë, ndaj dhe epitetet për popullin zagorit si trimat vetëtitës, kapedanë Lirie janë medoemos dhe pjesë e shpirtit të poetit zagorit, jane pjesë e atij populli që na dhuroi Çajupin e pavdekshëm, gjuhëtarin e shquar Ilia Dilo Sheperin, etj…Ja si shprehet poeti Telo rreth mirënjohjes zagorite:
Mirënjohja për zagoritët sikur fliste vetë me gojë/ Me gojë urash dhe shtëpish edhe nga mullinj për blojë/ Si luani i vërtetë/ i vu shpatën osmanllisë…/ Veten lart e ngriti vetë/ i dha frymë Shqipërisë.
Libri Stanari dhe Zogui i djallit është një poemë liriko-epike me një pafundësi interpretimesh dhe dendësi shprehjesh kuptimore që sjell të gjallë figurën e Ali Pashë Tepelenës dhe lidhjet e tij me popullin gjeneroz të Zagorisë, që nxori burra dhe pena të shquara.
Si lexuese përjetoj harmonizimin e ligjërimit liriko-epik tepër befasues me ndërtimin e vargjeve sentenciale për Pashain që tronditi Perandorinë dhe Europën.
Një merak e kish Pashai/ të shkëputej krejt nga Porta/ Popujve u dha kurajë…/ U habit prej tij Evropa/ Shekuj rrodhën s’u harruan/ U shndërrua në legjenda/ E shohim të skulpturuar/ Me të merren, kënga, pena…
Kjo poemë iu kujton historianëve dhe zërave ulëritës të rivlerësojnë historinë, ndërsa miopëve të heqin syzet e errëta, ngase dielli po çanë retë e çmendura që grinden pamëshirshëm me njera-tjetren, sepse: Besëlidhja që krijoi/ tok me miq e sundimtarë/ Portës s’Lart’ i dha ngjyrë ftoi/ ndërsa vetes mjaft rivalë…
Trimëria dhe guximi i tij do të tregohen brez pas brezi, kurthet që iu ngriten i bëri shkrumb, ndaj dhe pena e poetit rrjedh si ujëvarë bjeshkësh:
Si pronar i madh Veziri/ u vetëshpall autonom/ Duhm’ e vrull punëve u hyri/
Si të qe Sulltan në fron/ Edhe sot e kësaj dite/ mirënjohës na “flet” Aliu/
Mjekëroshi na avitet/ Veç… me dy varre fatziu…
Këto vargje më sjellin ndërmend poezinë e poetit të madh grek Janis Ricos i cili midis te tjerash shkruan: Me një zambak të egër
ndriçova netët tona më të egra. ... duke adhuruar edhe Atë që i ngjitet kodrës mes perëndimit të praruar. Shikoni: Në mëngën e majtë ka një arnë të purpurt katrore. Ajo
këndej nuk shquhet qartë. Por unë sidomos atë desha t'ju tregoja. Dhe ndoshta sidomos për atë do ta meritoja të më kujtonit.
Si përfundim kjo poemë epiko lirike me tharmin e artit na con në burimin e kujtesës dhe ngre në zenit nderimin për figurat e mëdha kombëtare.
Mars, 2011
Staten Island, New York
DYMËDHJETË VARGJET E MIA
Lodhem duke qëmtuar të ardhmen,
Fle në shtratin e Arushës së Madhe.
Zgjohem nga tringëllima
e kristalit të ëndrrave.
Lahem në prurjet e shkrirjes së borërave.
Krihem me degët e pyjeve halorë.
Terem në “dushin” e rrezeve diellore.
Vishem me këmishën e papërgjakur të Krishtit.
Udhëtoj sforcuar në Qiejt e Shpresave…
Çlodhem duke punuar…
Dashuroj jashtë bezdive protokollare,
Jetoj nën përkujdesjen e Engëjve.
Do vdes me shterimin e ëndrrave,
Ringjallem në arkitekturën e gërmave…
(Marrë nga vëllimi ì parë poetik “Evë, moj, si u gënjeve?! – 1998)
TROKAS
Duke ecur ngadalë
me këmbët që s’duan të dorëzohen
mbi shkopin e sajuar prej druri
gati hepohem
nëpër rrugë troks.
E ndiej trokitjen e tij
thellë në shpirt.
Një ngulmin
për t’u çelur dyert shpresave…
Trokas me të në kupën e qiellit,
t’u fal hapësirë ëndrrave.
Dashurive t’u jap hapësirë.
Trokas në dyert e Parlamentit,
për ta shkundur nga dremitja.
Trokas në zemrat e njerëzve,
për t’ì mbrapsur nga ikja…
Trokas, trokas…
Rrallëkush më përgjigjet.
Trokas…
Por… nuk vras.
TA GJEJ VETEN
Kam kërkuar,
kërkoj vazhdimisht
të gjej veten në botën e pafund.
Në \’pikë ndodhem?
A jam ì dobishëm?
Mos, vallë,
në një HIÇ po humb?
MEDITIM
Mali – si një kalë vigan.
Unë – kalorës.
Mbi samarin e bardhë të borës.
Me këmbët në yzengjitë e rrëzave,
Me duart në krifën e bredhave.
E shoh veten duke ngarendur
mbi kurmin e Botës.
PAKTI
Truri im…
Zemra ime…
E arritën paktin:
Erërat e kohës
T’ì përcjellim së bashku.
Të trazuara – si\ janë,
T’ì shfaqim…
E “PARIPARUESHME”
Jeta është tejet e trazuar,
ka dhe të papritura…
Pas \do dashurie të grimcuar
mund të mbeten ca grimca
të purpurta.
Mbetje të trishtueshme,
të gjysmëvajtueshme.
NËNQESHJA
Sado e lehtë nënqeshja,
nuk shfaqet sidokudo.
Ka një peshë
sa dhjetra qeshje.
“Vret” në tepër se ato…
Nënqeshja nuk paska zhurmë;
Dikush s’ì vë rëndësi.
Vjen e ikën e lë gjurmë;
vret, shëron, si\ ajo di…
Një nënqeshje cinike
shpirtin shpejt ta përfundos.
Një buzëqeshje jetike
të jep krahë
doemos.
DUARTROKITJET TONA
(Poemth )
1.
Sa herë
Vezullantët trupa qiellorë
Bujarisht na dhuronin rreze drite,
Aq herë
Ne, xhaketëgrisurit tokësorë
Ushqenim nepsmëdhenjtë
Me frenetiket duartrokitje,
Me delirantet brohoritje…
2.
Sa herë
Të uritur nëpër dhjetëvjeçarë
Ëndrrat gëlltisnim nëpër dremitje…
Aq herë
Gjithmonë turreshim si të marrë,
Të kënaqnim Prijësit tanë
Me të nxehtat duartrokitje
Me të çmendurat brohoritje.
3.
Sa herë
Verbërisht ecnim këmbëzbathur
Rrugë e pa rrugë, të etur për jetëngjitje,
Aq herë
Ne zorrëthatët buzëplasur
Nuk reshtnim së faluri “Cimëdhenjve”
Nga më të kolmet duartrokitje,
Nga më të sojmet brohoritje.
4.
Sa herë
Nëpërkëmbeshim emër për emër
E në gjoks ndienim plasaritje,
Aq herë
Cipëplasurit pa shpirt e zemër
Tejnginjeshin prej turmës
Me të pasosurat duartrokitje,
Me të vrullshmet brohoritje.
5.
Sa herë
Si punëtorë, bujq e blegtorë
Rënkonim të kredhur në djersitje,
Aq herë
O, sa jemi shfaqur shembullorë,
T’i velnim partiako-pushtetarët mizorë
Me shpërthimtaret duartrokitje,
Me gjëmimtaret brohoritje.
6.
Sa herë
Si nxënës dhe ushtarë
Me drejtqëndrim ndër rreshtat klasike,
Aq herë
Degdisnim drejt madhorëve sharlatanë
Të pandalshmet duartrokitje,
Të hovshmet brohoritje.
7.
Sa herë
Ne, të shkelmuarit prej shkelmëtarëve vrastarë
Zërin çonim mbi të egrat skërmitje…
Aq herë
Përballeshim me persekutorët barbarë,
Që na detyronim t’u falnim duartrokitje,
Që na nxisnin të lëshonim brohoritje.
8.
Sa herë
Në aksione rropateshim duke gulçuar
Me këngë në gojë… edhe pse në sfilitje,
Aq herë
Jemi ndjerë poshtërsisht të dhunuar,
Pa guxuar më të voglën “pëshpëritje”.
Se lypseshin vetëm duartrokitje
Se pëlqeheshin vetëm brohoritje.
9.
Sa herë
Sajoheshin koncerte e festivale,
E “Profetët” tanë nuk lejonin”plasaritje”;
Aq herë
Eh, ç’diktat ndaj rapsodëve, këngëtarëve!
Veç hymne për Epokën e të Parin e të Parëve…
Gjithçkaja të mbyllej me duartokitje,
Domosdo dhe me brohoritje…
10.
Sa herë
Kujtojmë të sertën Diktaturë,
Atë propagandë, ato dërdëllitje…
Aq herë
Kujtesën shtrydhim si moskurrë
(Sistemi s’rritej pa shushunja e spiunë)
Rregjimi s’mbahej dot pa duartrokitje,
Duartrokitjet s’kishin kuptim pa brohoritje.
11.
Sa herë
Përdhuna nga lart e rriste trysninë,
E me zhvatje e skamje na shtonte drobitjet,
Aq herë
Me imagjinatë thyenim pranga, zinxhirë,
Ndiznim greva, protesta, kryengritje.
Sytë prej Lindjes i kthenim në Perëndim,
Për të shpëtuar shuplakat nga duartrokitjet,
Për të çliruar gurmazet nga brohoritjet.
12.
Kësohere
Gati menduan se ndryshoi “klima”
E se s’do nxirrnin me krye veset patetike…
Si gjithherë
Iku mjegulla, por mbeti bryma.
Kemi mbushur sheshet me mitingje
Kur politiksit na kanë mbledhur veç e bashkë,
Kur kemi pritur miq nga jashtë.
Dhe flamuj, o sa flamuj neper duar,
Veç më së shumti flamuj të huaj
e shumëngjyrëshit flamujt partiakë,
Frymën po i marrin kombëtarit bajrak
E nën flamuj veç duartrokitje,
E nën flamuj veç brohoritje…
13.
Sa herë
Rrugët tokësore-ujore na ndëshkojnë…
na mungon uji i pijshshëm
e çmimet njohin veç ngjitje;
Aq herë,
Rendim pas liderëve të partive politike
Rendim me duartrokitje
Si dikur dhe me brohoritje.
14.
Sa herë
Shpirtin e xhepin na i grin çdo korrupsion,
Korenti dhe puna na mungon;
Aq herë
Shpërfillim vuajtjet, e… pa pyetur
për mungesat më jetike,
turremi si të çartur nëpër sheshe e salla,
ku degjojme, mashtrime, genjeshtra e përralla
Dhe i shoqërojmë ato me duartrokitje
Doemos dhe me të paharruarat brohoritje…
15.
Sa herë
Krimi e maskat na nxijnë jetën.
e mitmarrjet na përthajnë “kuletën”;
Aq herë
Përgëzojmë partiakë e pushtetarë,
Si të dehur nga pije magjike…
Të etur për duartrokitje
Të etur për brohoritje.
16.
Kësohere
Prisnim:duartrokitjebrohoritjet
t’mbeteshin rudimente.
Mjaft më…ne dhe rregjimi genjyem vetveten
Na mbetën nëpër këmbë…Po, pse, vallë?
E shpjegon një thënie mençurore:
“Nëse ngjyra e qimes ndërrohet shpejt,
Zakoni nuk harrohet krejt…”
Ndaj nuk reshtin durtrokitjet,
Ndaj nuk reshtin brohoritjet.
17.
Gjithëherë
Ne kryelartët e Shqiponjës zemërfurrë
kemi qenë të paepurit krenarë në rritje..
Por shpeshherë
S’merret vesh si tjetërsohemi si moskurrë
e rikthehemi si me një joshje magjike
tek të fantaksurat duartrokitje,
tek të kotmëkotshmet brohoritje…
18.
Përfundherë
As duhet të shmangim veten nga marrëritë?
As duhet të shohim përpara në liri e dritë?
Përgjithherë
Le t’i çlodhim te gjorat shuplaka,
Le t’i çlirojmë gurmazet e ngrata.
Pa rënë në “kurthin” e qetësisë Olimpike:
Mjaft më me bajatet duartrokitje!
Mjaft më me delirantet brohoritje!
Veç…atje e atëherë, kur duhet,
t’i qesim energjike!
Epilog.
E pse të mos i ruajmë emocionet
për të Shqiponjës fluturime jetike?
Veç, ama..
Vetëm kur të kemi shëndet, paqe, begati,
Veç, ama,
kur në të vuajturën Shqipëri
të shohim e njohim vetëm ngjitje
brenda të së pranishmes LIRI…
Korrik-gusht 2008
Tercina për Gurrën e KONCKËS
(Nga Jorgo S. TELO)
Gurgullo ndën gurë, o Gurrë,
Gurgullimën mos resht kurrë!
Pranë teje u bëra burrë…
Me atë ujë argjendi
Bekimi Zotit të gdhëndi
Te ky vend, rrëzë një shkëmbi.
Fshati im, Koncka nën Tharg
Ndër shekuj mburret me hak
Me një GURRË e një ÇALAK…
Ky blerim që mbulon Konckën
Ngjan sikur zileps gjithë botën.
Ç’mrekulli, ta duash tokën!
Po e do tokën me shpirt
Ajo të fal mrekullit’
Edhe jetën ta përndrit.
Toka e Konckës – jetëplot
Uron Gurrën jetë e mot.
Nga shoshoqja s’ndahen dot.
Me ujët e Gurrës n’ behar,
Me djersn’ e konciotëve si ar
Toka nxjerr margaritar…
Kam thurur dhe këngë për ty,
Gurrë e shtrenjtë, ujëflori!
Sa mall kam të t’shoh me sy!
Të jem mirë me shëndet
T’i ndreqi rrugët ky shtet,
Do të vi më shpesh e shpejt.
Gurgullo ndën gurë, o gurrë,
Je për Konckën Shenjt – Ogur*
Mos t’u sostë kënga kurrë!
*Ogur = fat i mirë.
KENGA E LISIT TE SHENTODHRIT
(Lisit më të moçëm e madhështor
të fshatit tim – KONCKË)
Të vështroj me mall, o lis.
Gjith’ kujtimet m’i xërris…!
Lis, o lis – shtëllungë jeshile,
Je në sy e zemrën time!
Lis, o lis, ta lumça shtatin!
Siç je ti, të kisha fatin.
Bëre, o lis, sua më vete.
S’ngjan me ca lisa skelete.
Lis, o lis – shtëllungë jeshile,
Je në sy e zemrën time!
Lis, o lis, ta lumça shtatin!
Siç je ti, të kisha fatin.
Shëndetin që më ke ti,
ta kish Nëna ZAGORI…
Lis, o lis – shtëllungë jeshile,
Je në sy e zemrën time!
Lis, o lis, ta lumça shtatin!
Siç je ti, të kisha fatin.
Ndërur degët anë pas ane.
Si shqiponja më vigane.
Lis, o lis – shtëllungë jeshile,
Je në sy e zemrën time!
Lis, o lis, ta lumça shtatin!
Siç je ti, të kisha fatin.
Hija jote – mrekullia,
ku vaponin bagëtia…
Lis, o lis – shtëllungë jeshile,
Je në sy e zemrën time!
Lis, o lis, ta lumça shtatin!
Siç je ti, të kisha fatin.
Kisha e mbetur gërmadhë
të dha emër, fat të bardhë.
Lis, o lis – shtëllungë jeshile,
Je në sy e zemrën time!
Lis, o lis, ta lumça shtatin!
Siç je ti, të kisha fatin.
Veç prej teje, lis o mbret,
tremben shtrëngatat, rrufet’!
Lis, o lis – shtëllungë jeshile,
Je në sy e zemrën time!
Lis, o lis, ta lumça shtatin!
Siç je ti, të kisha fatin.
Nëpër degët gjethmbuluar
Cilët zogj s’kanë kënduar!
Lis, o lis – shtëllungë jeshile,
Je në sy e zemrën time!
Lis, o lis, ta lumça shtatin!
Siç je ti, të kisha fatin.
O lis me gëzime e derte,
ç’peshë vitesh mban mbi vete?
Lis, o lis – shtëllungë jeshile,
Je në sy e zemrën time!
Lis, o lis, ta lumça shtatin!
Siç je ti, të kisha fatin.
Si Ante, o degëgjerë!
Ç’madhështi me ke përherë!
Lis, o lis – shtëllungë jeshile,
Je në sy e zemrën time!
Lis, o lis, ta lumça shtatin!
Siç je ti, të kisha fatin.
KUMTE DASHURORE
AROMË VAJZËRORE:
ETJE
Ujë, dritë qëmton bima
ne vape.
Kërkon ajër bota
pa pushim.
Shpirti lyp veç këngë,
jo lëngatë.
Dashurinë…zemra
ka ushqim.
MATURI
Arrita në prill-majin
e moshës
Gjendem në senit.
Di t’ia zbuloj
pluset e minuset
botës…
Vendosa:
Dashurisë t’ia çel derën.
Le të hyjë (brenda meje)
qafuar me pranverën.
PAVDEKËSI
Të pavdekshëm – syt’ e mi,
gjersa mbajnë
brenda vetes
sytë e tu.
E pavdekshme – dashuria jonë
Gjithashtu.
NË PAÇIM
Mund të jem e jotja
një ditë
si flladitja në behar
apo
si prushi në janar.
Shoqi-shoqin në paçim
si drita në sy,
pendesë nuk do kemi
kurrsesi.
LODRA NË QIELL
Në ekran të qiellit
mblidhen e hapen retë.
Sa shfaqet Venera,
zhduket një Kometë.
HAPUR
Eja, eja, kapma llërën!
Mos më lër
në cak vetmie!
N’gjoksin tënd më ke
të tërën…
Tok të bredhim
nëpër yje.
TI, BILBIL!
Ti, bilbil, që rri mbi ftua,
Bilbileshës çfarë ì flet?
Ziliqare
më bën mua.
E kam mikun në kurbet…
FRYMËMARRJE
Për të mos e ndjerë
fillikat
veten,
e gjitha një ditë
do të të jepem…
Duke “firmosur”
ardhërinë;
në frmë të shoqi-shoqit
do marrim frymë…
SIKUR
Siku të mos qante hidhur
shpirti ynë,
Sikur të mos ì lajmë sytë
me kokrra loti;
Sikur të mos mbetej brymë
mbi blerim;
Kështu do rreknim
të na shkonte moti…
DËSHMITARËT
T’ì hedhim matanë
dhimbjet e kota.
Të grishim
më të ëmbëlat
psherëtima.
Për ne të dy
qofshin dëshmitarë
qielli dhe toka.
Ne lypim një dashuri
pa guricka e kthina.
DHURATË
Mblodha këngë
kanarinash.
Ndolla ngjyrat e ylberit
dhe aromë trëndafilash.
Po t’ì nis me flatra…
Merri!
NË TRI KOHË
(Mendësi femre)
Do të quhesha mëkatare
në tri kohë:
Edhe kur të t’ì kundërshtoja
Prerazi
dëshirat.
Edhe po të të dorëzohesha
pa përfillur ndjesirat…
Edhe… të heshtja fare…
Tri herë mëkatare.
MOSPEZULLTI
Mos më lër
në gjendje të pesullt,
të lutem!
S’do ta duroja aspak
pritmërinë.
Në oazet e zemrës sate
pres të strukem;
vec te mos ndjehem
shkretëtirë.
Kur sinqeriteti veton,
edhe Sahara bleron.
VOZITJE
Ja, pra,
zemrën ta fala.
Tashmë
më c’na mungon?
Doi ecim
nga të na shpjerë dallga,
apo
të dy
do qëndrojmë
në timon?
ZHURITJE
Vendosa
puthjen
të ta nis
jo me tëkuq buzësh
si dikur…
Me n jë puthje-prush
në shteg të dashurisë.
Buzët e tua
të digjen zhur.
LOTËT
Ditëpërditë
në buzëmmbrëmje
nuk di
pse më njomen sytë.
Në shpirt më cel me dhimbje
një pikë lot’ ì xhevahirtë.
Loti ì mallit c’m’u gremis
mbi lotin e dashurisë…
SË IKURI
Të isha bletë
krahëergjendtë,
do gjeja strehë
në një zarf.
Do të të hyja nën carcaf.
Do të të sëmboja
Përnjëmend.
Së ikuri…
do të të jepja
mjaltë…
DRUAJTJE
Sepse druhem
ty zemrën të ta hap.
Ndoshta druhesh
edhe ti vetë.
Herë syri të shpërthen
si zambak.
Herë grilat e zemrës
ì mbyll shpejt.
E VËRTETA
Të jetë e vërtetë
apo ëndërr?
Ç’qe ajo ofezë
ndaj të gdhirë?
E vërteta jo e verbër
godet rëndë.
Nëse pendohet
lyp mëshirë.
STRIKT
Në gjurmët e tua
ì hedh hapat.
Të ecim dua
e kryet
te mos ì kthejmë
prapa.
REBUS
Brenda shpirtit
te gjallon diçka
si nyje a si komb…
Nuk po e zgjidh ende.
Mos ndonjë
mbresë e vjetë
të stërmundon
në prag të dashurisë
së re?!
MJAFTOHEMI
Të dua,
të dua fort!
Ti je motivim
ì zemrës sime.
Mundet
s’po më vinë mbroth
të bukurat fjalë…
Mjaftohemi
me “sinjale” e bëlbëzime…
IDHULLI
Ah;sesi
s’do dëshiroja,
t’ì lija vetes
shkak për pendesë;
ndryshe
lotët e zemrës
do regëtinin me tejdënesë.
Duke patur idhull
pastërtinë e lotit,
të dy le t’ì lutemi Zotit.
PËRQASJE
(Flet një vajzë)
Sa herë më puthje,
aq herë m’ì doje
e m’ì mikloje
kapriçiot,
marrëzitë…
Të falshme (besoj)
për ne të rinjtë.
Puthjet e flladitura
puhizohen
jashtë botës qelqore.
Jam e v etëdijshme:
nuk më merrje për “Pitigonë”;
mdryshe…
s’do mbërrinim kurrsesi
te dasma jonë.
DIHET & DUHET
Edhe me budallai e di:
Ç’ mekat,
kur permidis zemrash
hyn mosmesimi!
As që bëhet fjalë
për dashuri.
Në pezul të saj
ngre çerdhen akullzimi.
DORË PËR DORË
Duke ecur dorëpëdore
kurmin ma ngroh
behari ì puthjeve të tua
Hapur në sy
të na shndrijë,
ashtu siç shndrisin
vetëtimat.
PËRMIDIS
Zhbiron syri ì Zotit
midis dëshirës
e dashurisë..
E neve të dy
na lidh
me perin e artë.
Zmrat na ì qendis…
STATUQUO
S’do doja
ta gëlltis dashurinë,
siç gëlltis tabletat
për gjumë.
Tek je
qëndro më mirë;
tek jam
të rri unë.
LIRIDALJE
Përse e mbyll zemrën
me qepena
para e mbrapa?
Si do ta ndiej këngën,
po s’dolën tingujt
përjashta?
VEGIMTARE
E bukur je vërtet.
Dhe mbetesh vegimtare
në pasqyrë.
Veç nuk kuptoj:
Pse s’ndihesh e qetë?
Shpirtin ç’ta ka ndrydhë?
LULNAJË
Lidhja jonë
të lulojë
si lulnajë
çdo lëndinë.
Ëndrra ime je ti,
ti që di të sillesh
me dashurinë.
SHIGJETIM
Ngjasojmë
si dy prushe.
Lidhëzimi dashuror – sherbeti.
Syri yt- shënjestra,
Syri im – thepi.
E praruar
kjo jetë-fazë.
Na hedh në dehje
në ekstazë…
Na ngjizen buzë e sy.
Nga shigjeta puthjesh
nuk vritemi kurrsesi.
REZELLIM
Me dy smeraldët e tu
nën ballin fluror
më verbon…
Më verbon,
sa herë shkoj
tutje-tëhu.
Nuk ì ruhem
atij rrezellimi ndjesor.
Nuk ì ruhesh edhe ti
Gjithashtu.
PASQYRË
Vjen një fllad ì valëzuar.
Era e gjethes ter natyrën.
S’nginjem të të marr në duar;
të kqyr veten
në “pasqyrë”.
Syt’ e tu – pasqyrë e rrallë
Derdhin
dashuri
dhe mall.
NËN VËZHGIM
Të rrokur na gjeti
pragmuzgu.
Sodisim perëndimdiellin.
Retë e ndezura
zjarrmëndafsh
“Parajsën” përcjellin.
Sikur na grishin
të ndizemi dhe ne
ndën një vëzhgim hënor,
teksa muzgu
zbret për plazh.
SIKUR
Eh, sikur të më kaplonte gjumi
mbi gjoksin tënd!
Vetëm xixëllonjave
dritëflorinjta
do t’u hapja vend.
PAJA
-Do marr ca re të bardha,
mbi to do mbjell mjaft yje.
A nuk të erdhi
për vello
radha?
“Pres të më sjellësh
si pajë
blunë e njelmët
të syve.
MARTESË
Në dasmën tonë, e dashur,
për orkestër do kemi
tinguj qielli.
Si dasmorë –
buqeta rrezesh dielli.
Do doja të kishim përqark
valle yjesh dhe dritë hëne.
Ndoshta të tëra
do na bujisin
në shtrat
në pragmbrëmje.
E NDËRSJELLTË
Eh, ç’puthje na dhuroi
ajo mbrëmje e bukur!
Na fërfëllon
e na puhizon ende
në petlat e buzëve
porsi flutur.
Dua “postieren” flutur ta gjej;
fërfëllimën puthësore
të ta rikthej.
VEÇ…MOS…
Ta dish ti
ç’më stepin mua!
Syt’ e tu si det ì thellë.
Le të kridhem në ta dua.
Veç mos mbytem
si ì mjerë.
NË U DASHKA
Në është e shkruar të vdes,
të agonisem në prehër
të dashurisë.
Në u dashka thellësive
të zhytem,
te zhytem në lotët
e bukurisë.
Në u rrëzofsha ì hutuar,
le të gremisem
në krahët e tua.
NË U DASHKA
Në është e shkruar të vdes,
të agonisem në prehër
të dashurisë.
Në u dashka thellësive
të zhytem,
te zhytem në lotët
e bukurisë.
Në u rrëzofsha ì hutuar,
le të gremisem
në krahët e tua.
S’KA PREHJE
Në buzët e qershijta
te sython një pritje.
Në buzët e mia
është gjetur “gjetja”…
Dhe pleksen buzët
në pragmbremje.
Çdo kuptim
e humbet prehja…
HAPËSIRAT
Më enden ca dëshira:
Me syt’ e mi
të thith nektar
në buzët e tua.
Me buzët e mia
t’u ter lagien
syve të tu të lotuar…
Tejet hapen hapësirat.
E si mund t’ì frenosh
dëshirat…?
NË STINËN TËNDE
Nga gjithë stinët e motit
përgjërohem
për pranverën.
Ti një stinë ke në shpirt.
Brenda stinës sate
merrëm.
MARRËVESHJE
Vashëze qerpiklëshuar,
më jep hirësitë e tua!
Të jap
besën e kulluar.
PA TY
Ngado që vete,
me vete marr
imazhin tënd.
Kësosoj shpirti
nuk më dhemb.
Pa ty nuk më ze
këmba vend.
EJA!
Eja të mbledhim
luledele!
Të dehemi
me aromë
jargavani.
Eja, t’ì spërkatim
përqafime e puthje
me shkulme shatërvani.
MEDITOJ
Admiroj çifte të thinjëzuar.
Çiltër puthen
ballas syve të mi.
Dhe meditoj:
Ne a do të duhemi
kështu si tani
gjer në pleqëri?
STREHËZ
Buis brenda kraharorit
herë si pëllumb,
herë si kanarinë
e na flatron zemra.
Përlind rrahjet pulsore.
Zemrat tona –
strehëz esg
shumë ndjenjave.
Mbistrehëz
e Kryendjenjës njerëzore.
VËRSHIM
Rrëmbehemi në vallëzim.
Ritmet – gjithfarësoj.
Në çdo rrotullim
ty dhe krejt botën
pushtoj.
PERDE
Unë pengoj
pëshpërimën
me një cigar.
Ti ma kukamfsheh synë
me kaçurelin
lozonjar.
TRAZIM…
Ti më trazon
me rrezet e syve të tu.
Në kopshtin e Edenit
e gjej veten.
Ti kristalon te një qiell blu.
Unë
qaj,
qesh,
dehem.
voijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Kristaq Shabani:RRUGËTIM PEGASI INTERNACIONAL ALBANIA-I FOKUSUAR POETI DHE SHKRIMTARI JORGO S. TELO W.P.S, LNPSHA ‘PEGASI” ALBANIA
NGARENDJE
Nëpër limeret e
botës
ngarend fantazia jonë.
Sa shumë fanazi
paske
dashuri!
Zemërpërvëluarit
vijnë e shkojnë.
Jeta
përfton
melodi.
JËMI
NE
Dashuria jemi ne.
Shohim
me syt’ e
saj.
Me syt’ e saj
njohim shpirtin.
Me krahët e saj
rrokim
rrokaqiejt.
Jemi të kudogjendur
në çdo skaj.
Jemi ne të dy.
shpirti
dhe sharmi ì saj.
ZILIA
Merakshëm ujis
lulet
në ballkon.
Mbi çdo lule – fytyra jote.
Një bletë te çdo
lule
caze qëndron.
E kundroj dhe zilepsem…
MOS U DRUAJ
Mbështetu te zemra
ime!
Mos u druaj
nëse hijen time ma shkel!
Mbushma shpirtin me
këngërime,
Zogëz e derdhur,
gonxhe që çel…!
MESMAJ
Na u mblodhën
gjithë
muajt e vitit
këtë mesmaj:
Ti si Borëbardha,
unë si princi.
Të tillë
veten e mbajmë.
RREKEM
Buzëqeshja jote
syt’
e mi ì harlisi.
Te nënvetulla tis vjollce
më thith energji
e
papërmbajtshmja kurajë…
Edhe nëse e shoh veten
nën hijen e një
lisi,
rrekem të arrij
në majë.
DOREPERDORE
Pranvera të
deh,
thëllëzë!
Unë prej teje
dehem vërtet.
S’më nginjin
vëtëm
dy-tre këngë.
Më duhet gjithçka
që të përket
dhe
puthjet
pjalmore.
Le të ecim, pra,
dorëpërdore!
ASKURRË!
Brenda nje idili të
porsaçelur
do të preferoja
dhimbje
e skamje.
Edhe lot
përmallimi.
Askurrë
lot zhgënjimi.
SA HYRE TI
Ç’qe kjo mbremje
fatlume
për ne të dy?
Kanatet ja hapa zemrës.
Sa hyre ti,
ia mbylla
përsëri.
TERAPIA
Dhimbjet e
shpirtit
s’m’ì shëron kush
këtë pragmbrëmje.
Më mbulofshin terapi
fjalësh
buruar prej zemre.
KTHJELLTËSI
Si e
kapërceu
gardhin e qerpikeve
një vranësirë
që po ta shoh në sy?
E di
ç’do më thuash:
“Më mungon ti.”
Dhe unë erdha,
ashtu siç vajzat
vijnë.
Riktheja syrit tënd
kthjelltësinë!
PLAGOSJE
Rrëshqanthi
ma hedh
synë;
pa e ditur,
sa më vret.
Hapka plagë
plumbi pa tym
edhe kur
bën rikoshetë.
DRITHËRITJE
Mbi buzët e
mia
vallëzojnë
gishtrinjtë e tu.
Në zemrë tende
vrapojnë buzët e
mia.
Tërësoren
e drithëron
drithëria…
KUR…KUR…
Kur më puth
syrin
dhe ballin,
ndjehem si thëllëzë mali.
Kur më puth
në buzë e
gushë,
flatroj si flutur në fushë.
Ku kalon në gjoks e llërë,
përqafoj
malet të tërë.
, kur bën sikur nuk sheh,
qaj pa zë,
lotë ì
fsheh.
SYT’ E
MI
Ç’ndjekam për ty
sot, o djalë,
s’mundem
jo
ta shpreh me fjalë.
T kërkon,
ç’po mendoj unë…
Syt’ e mi
a
s’flasin shumë?
ETJE
DJALOSHARE
UNË DHE TI
Ti j flaka që më
tret.
Unë jam qiriri.
Në më do,
mos më lër
të bej “harakiri”.
Po
humba unë,
edhe ti hmbet.
Medet!
PALODHSHMËRI
Mbi
blerimin
gjithëpërfshirës
pakursim
vërshojnë rrezet.
Jemi ne të
dy
si qengja pirës.
Lodhje s’ndiejmë
nga
përkëdheljet.
SHNDRITJE
Nuk do ta doja
të
vakët dashurinë.
As purtekë
të drithërohej
nga
fëshfërimat.
ÇUDIBËRËSJA
Dashuria
njerëzore
qoftë çudibërësja
e këtij Universi.
Urrejtjet ì hedh në
greminë.
Tëc pastrohet Planeti…
PA
TITULL
Dita është për çuçuritje
e nata për
tjetër punë…
Shkon me lodra e zbavitje
Qejfet nuk te lodhin
kurrë.
THELBI
Kur troket,
pret të
të hapet
një portë.
E ti
qetas dhe çiltër
hyn
brenda.
Arkitektja
e kësaj bote:
Dashuria,
kur bashkëngjit
zemrat.
THARTIM
Kur thartohet
dashuria,
“ëmbël” çukisin zemrat
njëra-tjetrën….
Mjerë ajo zemër,
që
s’ka mburojeë
dhe helmetë.
DËSHIRORE
Përherë rrekem
të lulojnë
lulet.
Ngaherë të blerojë mali.
Dashurive
të mos u ngrihen
gardhe e
mure.
Gurgullofshin ato
si ujë zalli.
VELJE
Dashuri të rinjsh
duke
admiruar,
edhe pa “ngrënë”
velet pleqëria…
Velet duke
përfytyruar
vitet më të arrira…
SUPEREKSTAZË
Ju ndjeheni të
veshur
me lumturi.
Ende nuk ì keni postuar
ndërsjettas
“fjalët
magjike”.
Të mrekulluar dukeni gjithsesi
si ndër fluturime kozmike.
Hej
ç’forcë paske,
dashuri!
FILLESË
Edhe sa kohë
mund të rrini
të veçuar dhe
kryeulur
në batak zhgënjimi?
Lypset të thirrni
“Fjalën e
bekuar”;
t’ua ndezë dashurinië
nga fillimi.
IA VLEN
Që të dashurosh
e të
të dashurojnë
ëmbël,
do të thotë:
ia vlen të jetosh,
nga që prush
paske
në zemër.
PROFILAKSI
Kur bien
zemrat
në marrëveshje,
ì priten gjuhët xhelozisë vrastare.
“Dinakja” të
mos hyjë
me ngërdheshje,
shpërfilleni.
Mbylljani dyer e
dritare!
VINI
RE!
Nata dhe gabon.
Është e verbër
si dhe
vetë dashuria.
Dita mos qoftë e gënjeshtër.
Në fytyrën e saj
pasqyrohet
vërtetësia.
HOVET
Me frerë e të tjera
pengesa
mund të frenosh
hovet e kalit.
Kuursesi
hovet e
dashurisë
dhe jo e jo
hovet e mallit.
SA MIRË!
Sa mirë do jetë, sa mirë!
Ta çmonit
vetë,
por edhe të tjerë
t’ua përgëzonin dashurinë.
Sa
mirë!
BREJTËSE
Xhelozia
më e zezë
se korbi.
Më vrastare
se një politikë e mbrapshtë.
Nga sisët e
xhelozisë
rrjedhin pika loti.
Të krimbëzon ajo
gjer ne
asht’…
NJË E VETËM
NJË
Poeti ì këndon dashurisë
ì
ekzaltuar.
Dihet:
Jetës…veç jetës
s’reshtet pai kënduar.
Antijetën
në rregjistër të shpirtit
s’e mban më.
Për të
jetë e dashuri
janë
një
e vetëm një.
PO QE
SE
Shpresat kurajoze
mund t’ì varni
në
kremastaret e shenjave
të Zodiakut.
Po s’ì lidhët
në çengelët e
shpirtit tuaj,
edhe vetvetja
do t’ju duket e huaj.
TINËZ
Ndodh që
dashuritë
tallaziten gjatë vozitjes.
Bien në delir.
Mandej ì rrok
plogështia.
Një ì tretë…
Tinëz bën sehir.
Tinëz hedh farëzat
tradhtia.
EJA, MBUSHMA
KOTIN!
Dhe një ditë ndarje
prodhon veç
mall,
rindez veç zjarr,
rigëtin veç lot.
Dhe koha na sfidon
kot.
Eja, hiqma mallin!
Eja, fikma zjarrin!
Eja, ma fshi lotin!
Eja,
mbushma kotin!
Eja, pra, ëndrra e ëndrrës;
hiqmi ca derte të
zemrës!
REFLEKTIM?
Thonë se
mashtrimi
kapërdihet papërtypur
veç herën e parë…
E fajtor mbetet
ì
ligu mashtrimtar.
Herën e dytë
të ngec në fyt
e të mbyt.
Këtë herë
fajtor
mbetesh ti.
Si kishe sytë në ballë?!
AROMAT E
VENDLINDJES (Lirikë e përpunuar)
Më hyjnë në shpirt
aromat e oborrit
nga rrushi i pjekur
rrush i fundshtatorit.
Më
vijnë së toku aromat e mesfshatit
Prej arrës si tëndë
dhe luleve të
mjaltit
Dhe zbresin aromat, vijnë lart prej rrëzës
Prej çajit, prej
cfakës
edhe prej dëllënjës…
Si rendin aromat, vijnë prej
shpatmalit
Janë aroma bari,
dhe aroma stani…
Vrulltas vijnë aromat
edhe prej shtëpisë
Më sjellin gjithçka
prej fëmijërisë…
Aroma
lodrash më vijnë dhe prej Rripës
Vijnë me vrull jete,
dhe zëra
zbavitës…
Më vijnë shpesh aroma, vijnë dhe prej lumit
Si nga luspa
peshqish,
dhe pupla pëllumbi…
Më mblidhen aroma nga
bashkëkrahinas
Dhe janë lloje – lloje
si lule lëndinash…!
Ja,
aromat shtohen, vijnë dhe nga nëntoka
Vijnë me zëra eshtrash,
dhe mbresash
të forta…
Dhe gjithë aromat që më sjell çdo stinë
I ruaj në
shpirt;
Mirë se të vijnë…!
Në kuvend të shtruar Katali me
Bisejin,
E diç thonë mes tyre
Sheperi me Zhejin…
Pllaja e Çajupit i
bën zë Torrishtës:
“Jemi roje “djepi”
të natës e ditës.”
Lumi i
flet kodrës, fusha i flet malit
I flet Ilia Dilo
Prof. Filip
Shabanit.
Duket sikur hedhin valle gurgulluese
Gurrat edhe
krojet
Krejt ujërat kuruese…
Me zë degësh, gjethesh mes rrepesh e
lisave
seç hyn në kuvend
zëri i qiparizave…
Mbahet si i moçëm Lisi
i Shëntodhërit
Hedh vështrimin larg
Kodrës së Sinorit…
Poet Andon
Zakua sa herë ka zbritur
enkas nga Parajsa
prej mallit –
zhuritur.
Nga Zheji në Ndëran shushurinn lajthishtja
I mban iso
këngës,
që ndez zagoritçja…!
Koncka dhe Topova ashtu gju më
gju
Mbajnë miqësinë
kështu dhe ashtu…
I hedh syt’ “Gjurmwmushka”
qafws sw Çajupit
Kujton Kiço Vlashin
ndaj Kapllan makutit…
Bëri mik
Hilë Dede Ali Tepelenën
Veziri mirënjohjen
e shprehu
gjithëherë…
Flet me zë të lartë shkolla e Manastirit
dhe mullinjt’ e
blojes,
urat e Vezirit…
Dhe kishat e moçme, të heshtura
s’mbeten.
bien në kujtime,
çoç flasin me vete…
Thellësive Bambulli
me një zë buçitës
i nis një mesazh
Remës së Doshnicës:
“A do
munden vlerat e krejt Zagorisë
Zërat dhe aromat
T’mblidhemi një
ditë?”
Gjirokastër, mars
2011
O ÇAJUP, BAHÇE ME
LULE!
(Mbi motivet e isopolifonisë)
(Nga Jorgo S. TELO)
Për Çajupin Kryepllajë
O sa shumë është
shkruar!
Nëpër shekuj, dhjetvjeçarë.
Gjithkush është
mrekulluar…
Refereni pas çdo strofe:
O Çajup,
bahçe me lule,
Ke
të ardhmen
me fatlume!
Si një magje gjelbëroshe
Një gjigand –
anfiteatër…
Me burime nëpër qoshe
Si në garë me Parajsën.
Aty malet
ngjajnë kodra
Një sekret i lartësisë…
Aty fusha është si sofra
Me të
gjitha mirësitë…
Aty nuk mbahet blerimi
Cep më cep të çlodhen
sytë.
Aty ajri ka strehimin;
Më i pastri në Orbitë.
Çelur lulet –
male e pllajë
Kush të ket’ ngjyra më tepër
Aty shpatet çfarë
s’mbajnë…!
Caj e lule, bar të gjelbër.
Le pa le kur nëpër
shpate
Marrin vrapin dhentë, dhitë…!
Blegërimat nuk përmbahet
Nuk
përmbahen bukuritë…
S’ësht’ çudi dhe perënditë,
Për t’u çlodhur sa më
hijshëm
Do të zbresin ndonjë ditë
Te ky vend fort i
magjishëm…
ZAGORI E PËRMALLUAR!
(Poezi për këngë)
nga Jorgo Telo
(videot)
(Muzika , Edmond Cano .
Teksti Jorgo Telo . Kendon Edmond Cano )
Mbi mal dielli çeli
synë,
hëna perëndon.
Syri shikon mrekullinë,
Shpirti po na
rënkon…
Plot thesare nga natyra
ke, moj Zagori!
Sa aroma e sa
ngjyra
ç’nur të japin ty!
REFREN:
"Zagori, vendlindje e dashur,
Pse, moj, pse
je buzëplasur?
Zagori e përmalluar,
Për bijt’ e tu ti rri
zgjuar.
Zagori, o vend thëllëzash
Zagori, çerdhe bilbilash.
Zagori,
o djep aromash,
Zagori, lulishte ngjyrash.
Perlë – fshehur midis
malesh
Vlerën kush ta di?
Me veshtrim në rrugë të madhe
Pret me lot në
sy.
Gjirokastër, 18 mars 2011
Zemër,shpirt duan
respektin.
Zemrës mos ia ndalim ritmin…
Shpirtit mos ia prishim
qejfin…
To:
KU KA FOLUR
SHQIP I PARI
(Jorgo S. TELO)[/size]
Sot nuk po flas me
gjuh’ partie
Dhe as t’i bëj karshillëk shtetit.
Po flas me gjuhë
shqiptarie,
Bubullima lëshon dinjiteti…
Sot çdo shqiptar me gjak
shqiptari
E ka një xhëng dhe një maraz:
Aty ku shqipen shprehu i
pari,
Veç shqip të shprehet dhe më pas.
T’kërkosh sot ç’të kanë
grabitur,
Nuk mund të quhet babëzi.
Ndër mote historia ka lajthitur
Ajo
ka rendur n' boshati…
Sa jetë me vlerë janë shuar
për strehën e moçme
shqiponjash…!
Flijim për gjuhën e bekuar
Sa emra kanë ndritur mes
llohrash…!
Këtu ku ka folur shqip i pari
Serbes e rrëfejnë trojet
vetë.
Aty e ka strehën shqiptari
Dhe jo të dytë e të tretë…
Ku
lindur është gjuha shqipe
Aty e gjen vetveten Kombi.
Jo gjah etjesh
diplomatike
Mëkat që shëmton tejet Globin.
E gjen shqiptarin në anë të
anës
Krenar flet: “Jam Shqiptar!”
Kështu thot; maqedonsi dhe
çami.
Kështu dhe shqiptari kosovar…
Sot shqiptarët e diasporës
Flamurin, gjuhën mbajnë
lart.
Gjithkund nëpër viset e botës
Në shpirt Ribashkimin
mbart.
Rimbledhje e zërave shqipfolës
Shqiponja të flasë me një
zë.
Dhe sa ende rrjedha e kohës
Na don të ndarë edhe më…?
Vet’ koha
ndriçon të vërtetën:
Shqiptarët e në gen ngado janë
S’e quajn’ aspak
normale jetën,
Të ndarë kot prej vendit amë.
Dëgjojmë shpesh të
flitet, shkruhet
Me zjarr për Bashkim Kombëtar.
Mos, vallë, më saktë të
thuhet :
Kërkojm’ Ribashkim Kombëtar…?
Kudo ku foli shqip i
pari
Duke nisur nga pellazgjishtja.
Përshpall veten me shpirt
shqiptari
Krenare n’flamur flatron shqipja.
[size=24]Kundrejt një Shqipërie fragmentare
Cdokush për SHQIPERINE
NATYRALE...!
PIKËPAMJE PËR FANTAREPPORTAZHIN
“Mysafirët e Rinj të
Çajupit”
Nga Tonine
Hido
“Mësuese e Merituar”, publiciste
(Iniciuese e drejtuese e emisionit
televiziv “PERSONAZH” në televizionin publik lokal TVGJ –
shtator2007;)
Është kënaqësi të fillosh ditën me
një intervistë, që ì dedikohet një poeti e shkrimtari të rrethit tonë; aq më
tepër se autori Jorgo Telo është mësues, koleg ì nderuar e tanimë jemi dhe
fqinj.Është autor prodhimtar, duke botuar dymbëdhjetë libra; ndëkohë që ka në
dorë krijimet e radhës e pikërisht: poemën “Çikrikët e jetës”, vëllimin poetik
“Sirenat”, vëllimin me fabula “Leshnajë”, vëllimin me novela e tregime “Xhaketa
në ankand”, përsiatjen gjuhësore “E folmja zagorite – porsi një flladitje”,
poemat për moshat e njomë “Macja e braktisur”, “Torba misterioze”, një vëllim me
publicistikë e të tjera…
Dëgjuesit e këtij emisioni nuk e kanë të panjohur
emrin e Jorgo Telos, sepse, bashkë me librat, udhëton gjatë dekadave si
veprimtar ì palodhur shoqëror në krahinën e Zagorisë si organizator e debutues
aktiv ì festivaleve folklorike bazë zone, rrethi dhe në skena kombëtare, ku
bashkë me zërin çon autorësinë e shumë këngëve që njihen e këndohen prej të
gjithëve; kështu ka meritën e bashkëngjitjes me autorësinë popullore në këngët e
skenat e festivaleve, tubimeve, festave familjare e krahinore.
Kështu e
gjejmë edhe sot: vëzhgues, studiues, krijues, nga që jeta e kësaj kategorie gjen
kuptim veç në bashkëkohësi me gëzimet, shqetësimet, me angazhimet në rrjedhën e
kohës. Pikërisht këtë tharm e gjejmëc të plazmojë në poezinë dhe prozën e Jorgo
Telos.
Të vimë te libri ì botuar në vitin 2007 “Mysafirët e Rinj të
Çajupit”:
Është guxim ì bukur të shkruash për Çajupin e madh për disa
arsye:
Së pari, nga që është shkruar shumë për të në formë biografie, studimi
e kritike letrare, frymëzimi dhe ndikimi ndërsjelltas në letërsinë e së shkuarës
e bashkëkohoren etj, etj.
Së dyti, nga që vetë personaliteti shumëplanësh ì
Çajupit, poet e shkrimtar ì çdo kohe, është ì dokumentuar në botime, histori,
arkiva të shtypit, në vetë kujtesën e zagoritëve e shqiptarëve, me të cilin
duhet përballur përgjegjshëm. Kush “guxon” të shtojë, duhet të thotë diçka të
re, qoftë dhe duke freskuar ato që dihen për “Malin” e poezisë,
Çajupin.
Pikërisht këto rrethana autori Jorgo Telo ka vendosur t’ì mbështesë
në një formë të pazakontë trajtimi, me një “fantareportazh”.
Boshti
organizues duhet çmuar si këndvështrim origjinal, plot freski dhe seriozitet
mendimi ì zgjedhjes letrare.
Kjo mjeshtëri e arkitekturës “fantareportazh”
ka siguruar një dinamikë të subjektit e që të imponon pritje, padurim,
përgatitje, njohje dhe administrim të gjeografisë dhe traditave në Zagori.
Ndonëse thelbi ì subjektit, kur lexuesi arrin t’ì ngjitë pasazhet në radhën e
parapëlqyer të autorit, është krejt ì thjeshtë: takim me poetin e madh të
krahinës e të gjithë Shqipërisë, sipas nismës së “Komisionit organizues”, ka një
gjithëpërfshirje marramendëse: si duhen lajmëruar të ftuarit, me se do
udhëtojnë, kush do t’ì presë e përcjellë në stacionet e ndërmjetme, si do
shtrohet e serviret dreka e përbashkët në pllajën e Çajupit; kush do flasë; pa
harruar median e gatshme të ndjekë itinerarin e të ftuarve etj.
Këto mund të
mbeteshin “skelet ì tharë” pa “mbushjen” interesante, të pasur, të larmishme të
autorit. Mësojmë të dhëna që s’ì kemi ditur për Çajupin, përmes referimit të
Jorgos në letërkëmbimin e poetit me miq dhe figura të rëndësishme të historisë
sonë, përmes evidentimit të shtypit te kohës në duelin e përjetshëm “pro dhe
kundër” emrave shkëlqimtarë në çdo fushë etj. Këto të dhëna mbështeten në
sfondin brilant të peizazhit të Zagorisë dhe pjesërisht Lunxhërisë, ilustruar
sipas “stacioneve” me të dhëna historike, me ngjarje dhe legjenda, sipas
toponimisë, me magjinë e këngëve të njohura, por dhe të “stisura” sipas
kuvendit; me mikpritjen derë më derë, udhë më udhë, duke krijuar një
“pelegrinazh” fantastik që nga Tirana dhe qytetet e ndërmjetme nga vijnë të
ftuarit që shtohen me radhët e atyre të “botës tjetër”, me zhurmën e borive,
makinave, pëshpërimat e celularëve.
Gjithçka udhëton,lëviz, tregon, këndon,
pret, përqafon, duke dhënë bindshëm ndjesinë që gjithë shqiptarët e miqtë tanë,
qoftë të gjallë, qoftë të vdekur, jemi “mysafirë të përjetshëm të
Çajupit”.
Kjo për arsyen madhore , bindëse, mbasi “Çajupi është poeti ì
shpirtit të lirë njerëzor.”, siç e vlerëson akademiku Jorgo Bulo.
Gjithë
takimi që përmbledh mjeshtërisht një kompozim plot nerv, plot jetë realizon
synimin e autorit: gjithëpërfshirje të vlerave shumëplanëshe që rrezaton poeti ì
madh, drita e të cilit rri ndezur në “konizmën” e mrekullive të vendlindjes, të
kohës që jetoi dhe së ardhmes që piketoi përmes veprimtarisë patriotike,
letrare, befasuese në përmbajtjen e formën e saj.
Ndaj, si vepra e Çajupit,
libri në fjalë ì Jorgo Telos, shërben si një guidë turistike e pazëvendësueshme,
ku “ciceroni” shoqërues janë faqet, materialet, historia, pasuria, bukuria
natyrore dhe faktike, që në tërësi përbëjnë një lloj “institucioni” kulturor
syçelur.
Në aftësinë e spikatur përshkruese, shpesh intriguese, do të thoja,
autori Jorgo Telo nuk harron të nderojë shumë zagoritë të mirë, figura të
njohura në zonë, po edhe më gjërë, të gjallë në shkrimet e panumërta, qoftë të
larguar me emrin e mirë të veprës. Detyrim njerëzor prej intelektuali, për t’ì
bërë vazhdimësi vlerash të sotme nga e shkuara, me kumtin e fuqishëm se “askush
nuk është ì huaj, ì tepërt në vendlindjen e tij, në Atdheun e tij. Lum kush e
mban gjallë këtë lidhje me ndihmesën e vet!”
Vëzhgues pasionant ì jetës në
krahinën e Zagorisë, por edhe jashtë saj, Çajupi në “intervistën” e Jorgo Telos
na përcjell veç mallit për të ikurit e çmuar në botën tjetër, realizuar mes
mistikes e tokësores plot fantazi,një të vërtetë sa vetë bota: të vdekurit
trajtohen si të gjallë, por mund të ndodhë dhe e kundërta… për këtë Jorgoja lë
hapësirë imagjinare e mesazhi në libër.
Kjo lidhet natyrshëm me atë tryezë
bujarie, shtruar për ardhjen e Çajupit (Saktësisht Ai ndodhet në krye pa nevojë
ftese – nënkuptohet). Serviren aty traditat, kujtimet, lidhjet fisnore, shija ec
amvisave të dëgjuara, kënga, publicistika, por dhe “kahare” për këdo që “sulmon”
“Malin Çajup” me kërkëllimë korbash të plagosur; kahare dhe që s’ì jepet dhe sot
“haku të zotit”…
Në intervistë autori synonta lidhim si të vetme marrëdhënien
organike mes Çajupit “modern” dhe neve si koh’ e tij.
Qëllimi dhe mesazhet e
Jorgo Telos në këtë “vepër shpirt” do quaja, për atë vetë, përcillen mes stileve
gjuhësore plot jetë, pasuri, origjinalitet, duke thënë për secilin personsazh e
secilën situatë rolin e mirëfilltë përmes personalizimit me kulturë shprehjeje
plot larmi, freski; nuk mungojnë kompozita të krijuara prej vetë autorit, që
pranohen lirshëm nga lexuesi për t’u futur në fjalorin aktiv.
Mjeshtëria
befasuese them se gjallon pikërisht në aktivizimin e dialogut, monologut,
gërshetuar me vargje të shumta, me këngë të bukura, me muzikalitetin e poezisë
së Çajupit, të Zagorisë, që mundësojnë te lexuesi gjelbërimin, freskinë, aromën
e malit, duke dhënë njëherësh qortimin mbresëlënës…
Çajupi: “Atje më është
krijuar pandehma se nuk kam parë asnjë nga Kryezotat me skepër në dorë, që të
dalë Zot ì këtij apo atij grupimi, ndaj midis shpirtrave të amshuar marrëdhëniet
janë miqësore e larg grindjeve, larg luftrave, larg ndasive, pavarësisht nga
besimi që kanë pasur në tokë…”
Në përfundim (që s’mund ta quaj të tillë,
ngaqë s’mbarojnë risitë e këtij libri të mrekullueshëm), pasi e mbarova librin
së lexuari, ì thashë Jorgos, nëpërmjet telefonit: “Urime! Në kohët që jetojmë
shpesh ndihesh më mirë me vlerat e të vdekurve, se sa me marrëritë e të
gjallëve… Të uroj, se në libër ndiejmë që secili jeton midis hapësirës
“jetë-vdekje” dhe varet me se e mbushim këtë boshllëk…
Gjirokastër, shtator 2007
Vlerësime për fantareportazhin “Mysafirët e rinj të
Çajupit”:
Nga Duro
Shehu:
(studiues)
Në tërë dekadat e ekzistencës së saj, Zagoria
në veçanti dhe Lunxhëria, për Gjirokastrën kanë qenë dy motorë gjithmonë të
ndezur, që e bëjnë atë një aeroplan gjigand gjithmonë në fluturim e që ky avion
gjithmonë është parë të fluturojë vetëm nëpër korridoret e
progresit…
Refleksion ì këtyre konsideratave është për këto dy krahina e në
veçanti për Zagorinë.
Në tërë veprimtaritë e sotme duket qartë se Zagoria
gjallon, ngjit shkallët e progresit dhe të së resë, si gjithnjë në ballë dhe e
sukseshme.
Dëshiroj të përshëndes nga afër birin e shquar të Zagorisë dhe
mikun tim mendjepjellor e mendjendritur, Jorgo Telo, ì cili na vjen edhe me
librin e tij të sapobotuar “Mysafirët e Rinj të Çajupit”.
E lexova me ëndje,
kur ma dhuroi. U mrekullova me të, sepse brenda tij gjeta mjaft vlera, qofshin
ato historike, letrare, gjuhësore, por edhe se në të bëhet një radioskopi e imët
e intelektit zagorit. Me të e njoha më mirë Zagorinë e njerëzit e saj, doket e
zakonet zagorite, patriotizmin e madh dhe dëshirën e zjarrtë të zagoritëve për
dije, kulturë e progres… Më në fund e kuptova se falë këtyre cilësive të shquara
të banorëve të saj, me të drejtë Zagoria ka qenë gjithnjë medalion ì Kombit
tonë.
Pa dashur të zgjatem tek libri më ì ri ì Jorgos, bie në sy se në
fushën e tij të krijimit letrar, Jorgua gjithnjë bën ngjitje, bën progres. E
përgëzoj jo vetëm për lakonizmin tepër kuptimplotë e të mençur, edhe për atë që
ai kërkon të skalitë në zemrat e lexuesit respektimin dhe admirimin e madh për
ÇAJUPIN e madh të penës shqiptare. Jorgua është dhe mjeshtër ì një narracioni të
rrjedhshëm e plot kolorit, sepse ai ì shfrytëzon mjeshtërisht, duke ì qëmtuar
kujdesshëm ato visare që ka e folmja e krahinës së tij.
Për mua Jorgua është
stilist elegant dhe krijues ì zoti ì neologjizmave (fjalëve të reja) me brumin e
shqipes, fjalë shumë të bukura dhe shumë ekspresive në funksion të mesazhit që
synon të përcjellë tek lexuesi.
Jorgon e kam lexuar të gjithin, në të gjithë
librat e tij.
Mbi të gjitha, përveç çka citova më sipër, Jorgua ngelet
krijues shumë ì këndshëm ì vargjeve lirike. Lexoni, nëse nuk e keni lexuar,
përmbledhjen e tij poetike “Kumte dashurore” dhe kam bindjen se do të më jipni
të drejtë. Veç ëmbëlsisë së atyre vargjeve, unë kam vërejtur se ky autor aq
bukur di të krijojë, po kaq bukur ka ditur të dashurojë, me po atë shpirt të
madh prej artisti Kasianinë, e cila ka një rol të jashtëzakonshëm që Jorgua ynë
të mposhti fatkeqësitë e vështirësitë e jetës, për të qenë vital në rrugën e
krijimit.
Urimet më të mira, ì dashuri Jorgo! Qoftë gjithnjë ì freskët e
pjellor truri yt për krijime gjithnjë e më cilësore!
Gjirokastër, nëntor 2007
Ligjërata te te shprehura në veprimtarinë me rastin e
60 –
vjetorit të lindjes:
Fjala e
ditëlindjes
(Datë 06.01.2005)
Të nderuar
pjesëmarrës në këtë akt ceremonial festimi. E theksojmë akt ceremonial se sot
celebrojmë poetikisht ditëlindjen e një poeti tipik të pasviteve ’90. Një tip i
natyrshëm, që inteligjon dukshëm në korsi të gjata shkencore, që kanë koeficente
të mëdha rrëshqitëse. E kemi fjalën për Kryefjalën e këtij festimi poetin,
shkrimtarin, publicistin, bardin Jorgo Telo.
Jorgo Teloja është futur në
klasën e re të krijuesve, që lexojnë kohën, e tejkalojnë atë për t’u paraprirë
të tjerëve. Ai është shfaqur në fushë shumëplanshe dhe lëvrim gjinish, duke
thënë fjalën e tij.
Letërsia “ndryshe”ndryshon esencialisht nga kornizimi i
dikurshëm i parimitetit “çelës”, i ndrydhjes totale, i tërheqjes së veshit, i
dirigjimit të “NJËSHIT” me shkop dirigjues; ajo nuk pranon urdhërim notash të
embla pentagrami, por ngjason me një shkop befasues, që shndërrohet në shkop
gome dhe nisje marrarendëse në natë të mjegulluar, ku kukuvajka këndon vetëm në
partitura britme në notën “SOL”. Djali i talentuar nga Koncka e krahinës
inteligjente të Zagorisë shkroi vjersha të bukura lirike dhe epike në moshën e
lulimit. Iu përvesh zellshëm eksplorimit, hulumtimit dhe kulturimit të tij
folkut gjallues të gjallimit, por ëndërrza e tij e dikurshme nuk dilte nga
kuadratura e mbyllur. U desh viti 1998, vit i gjetjes së tre fijeve të florinjta
të përrallës së Vratkos, që të dilte sipari i lëndinës dhe shpërthimi i vrullit,
që ngjasonte me ujëvarën e kaltër me prurje të lumit ndjenjësor, që konturonte:
poezinë, fabulën, epigramin, skicimin, kumtimet lirike, prozën e gjatë dhe në
planin e letërsisë fëminore edhe në atë publicistike si në gazetën letrare
“PEGASI”, “ZAGORIA”, “DORIAN” e tjerë.
Një nga firmëtarët e parë të krijimit
të Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër, duke u bërë një nga aktorët dhe
interpretët e saj e duke arritur e lozur rol si zëvendës kryeredaktor i gazetës
letrare “PEGASI”, pavarësisht nga problemet e mprehta shëndetsore, që ka ditur
t’i kalojë me mendim intelektual, shkencor, artistik, duke i sfiduar ato me
ndihmesën e bashkëshortes, fëmijëve, të afërmëve të tij dhe komunitetit
letrar.
Jorgo Teloja sprintoi me librin e tij të parë poetik “Evë moj, si u
gënjeve” (Pesha e mëkatit). Në parathënien e këtij libri kam cituar
shprehimisht: “ Paraqitja e këtij libri disi të veçantë, i ngjan një premiere
SIMFONIE TË NJË NJERIU TË NDJESHËM, që “çukit”, qëmton, shqetësohet, sulmon,
trondit, puth, ngulçmon, pulson, ajros, fal e …, duke lirizuar me natyrën e tij
të ëmbël, duke i ngritur “stërkëmbthe” poetike Heshtjes, që e sëmbon…”
Duke
qenë “produkt” i një treve dhe duke lulëzuar ndjenja e “skajit të lëmuar”, e
traktit dhe partneritetit etik, e manifestimit të humanizmit intelektual, e
dashamirësisë poetike, e krijimit të urës së lidhësisë, por si dy monopate të
dalluar startuam dhe doli nga Materniteti i Krijimit libri i dytë poetik
“Klithja e Yjeve”. Një semantikë poetike e mbijetesës, ku fokusohet shkreptima e
rendjes, kalërimi i yjeve që në substancë rrëfejnë, apo pohojnë kalorësisht
“Ngjalljen” e asaj, që anatemuan të parët.
Kritika e vakët letrare e sotme
është në “hutesë” dhe nuk zbërthen dot kodimin simbolik, që jepen në poezinë
“Ndryshe”, e cila po vlerësohet dhe kjo ende në kllapi tymnajën ,duke shpërndarë
këtë tymnajë me TAM - TYMET në qiejt, që përhapin fllucka të ashquajtur
poetike.
Poezia e re vrullon figurativisht dhe ka të drejtë të sfidojë
moralisht, por edhe të vlerësojë atë që shkoi, ta evidentojë në një parabolë
kurbimi: “Shihni parabolitetin e Yjeve”. Për vëllimin “ Klithja e Yjeve”, të
cilin e vlerësoj si një nga veprat më të arrira të Telos në vitin 2000 jam
shprehur: “…Jorgo Telua ka etje poetike. Kërkon, që në një periudhë tërë kohore
të nxjerrë në dritë “krijesat e veta”, duke i nunëzuar me emra tronditës që të
zënë vend në “ALTARIN E KRIJIMEVE TË TREVËS DHE TË VENDIT”… Yjet klithin dhe
qielli është i rënduar nga një zezim i përfolur tejet errësor dhe yjet klithin
me intonacione, që kërkojnë shërbimin e planetit ngatrrestar!”
Cila është
diagrama krijuese e Jorgo Telos?
“Evë, moj, si u gënjeve” (Pesha e mëkatit)
1998, “Bubushi dhe dikushi”, 1999, “Babi, keq të mos të të vijë”, 1999, “Verë
dhe uthull” fabula, 1999, “Klithja e Yjeve”, 2000, “Tingujt e shpirtit”, 2001,
“Humor pipereska”, epigrame 2004, “Kumte dashurore”, lirika 2004. “Sfidanti
legjendar”, poemë kushtuar kapedanit zagorit Kiço Vlashi dhe “Hedhja e zareve”,
roman , 2005.
Për të mos e zgjatur në këtë pikë dua të theksoj se Mediatorët,
nuk e kanë kuptuar mirë këtë klithmë të Yjeve, e lënë pa e paraqitur, pa e
reklamuar dhe kjo sjell një “mbyllje të bukur”, që do të thotë natyrshëm troç të
“athët”. Mark Herisi ka përcjellë te ne një thënie lapidare: “Unë shkruaj,
lexuesi të mësojë të lexojë…” (Nënkupto dhe pushtetarët…)
Jeta tërësore e
Jorgo Telos është e lidhur me ndjenjën, me të shkruarën, me përcjelljen e saj te
njerëzit. Substanca e paraqitur te libri i tij “Hedhja e zareve”, roman, zbulon
enigma të jetës së tij të përkushtuar të përpjekjes profesionale, në kahje
pozitiviteti, të përballimit të flukseve, ardhjeve, prurjeve, negativave,
dyluftin vetiak, të mbajtjes së drejqëndrimit dhe drejtpeshimit. Ai s’fsheh më
asgjë që jeta e tij të shpaloset për ta njohur bindshëm dhe stoiciteti është
mbushamendës. Lëmon personazhe dhe shfaq kompleksitetin e botës shpirtërore me
të gjitha lidhjet dhe degëzimet jetësore, natyrore, perëndore,
intelektuale….
Shfaqet çiltër me një tonalitet të foluri. Kjo është një
sprovë e parë e Jorgos, që do të pasohet me të tjera për të rrëfyer te lexuesit
ato çka e shqetësojnë, e bren përbrenda që të çiltërsojë botën, të tjerët. Nuk i
kemi vënë vetes për detyrë të analizojnë substancën e romanit, por thjesht ta
paraqesim për vlerat që ka.
Përkushtimi i njerëzve të tillë duhet të
evidentohet, sepse kanë dhënë në fusha shumplanshe. Kush më shumë se ai ka dhënë
kontribut, jo vetëm krahinor, të rrethit e në rang shtetëror, por për folklorin
ka një vepër të plotë “Tingujt e s

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi