Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-I FOKUSUAR PUBLICISTI ASTRIT REÇKA , LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, KOORDINATOR I LIDHJES

Shko poshtë

Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-I FOKUSUAR PUBLICISTI ASTRIT REÇKA , LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, KOORDINATOR I LIDHJES  Empty Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-I FOKUSUAR PUBLICISTI ASTRIT REÇKA , LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, KOORDINATOR I LIDHJES

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 30, 2011 11:47 pm

Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-I FOKUSUAR PUBLICISTI ASTRIT REÇKA , LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, KOORDINATOR I LIDHJES  199372_10150148494678186_678723185_6529854_2275898_n

Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL
I FOKUSUAR PUBLICISTI ASTRIT REÇKA , LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, KOORDINATOR I LIDHJES


AUTOR I LIBRIT "STILOGRAFI ME KELLEF ARI" NJE LIBER I SUKSESSHEM I TIJ.... KA NE PROCES BOTIMI LIBRIN "ZHGENJIMI I ENDRRES", "TOGEZA E VERDHE " ROMAN. NGA LIBRI ""ZHGENJIMI I ENDRRES" NOVELE PO PARAQESIM NJE FRAGMENT.
ESHTE FITUES I ÇMIMIT SPECIAL "PEGASI 2010" DHE I ÇMIMIT TE PARE NE KONKURSIN E GAZETES "HOROSKOPI" SHKURT 2011 PER SKICEN ME TE MIRE TE PARAQITUR NE KONKURSIN E E SHEN VALENTINOS...
ASTRITI KA PERFUNDUAR TRAJNIMIN NE REPUBLIKEN EGJERMANISE PER TURIZEM DHE TANI AKTUALISHT MERRET EDHE ME PERGATITJEN E SIMPOZIUMEVE NDERKOMBETARE TE LETERSISE SE LNPSHA "PEGASI" DHE KONKRETIZIMIN E SUKSESSHEM TE TYRE NE BASHKEPUNIM ME KAMPUSIN UNIVERSITAR "VITRINA" TIRANE.
PJESEMARRES NE SIMPOZIUMIN NDERKOMBETAR "MUZA POETIKE PEGASI 2011" ME OBJEKT "LIRIZMI NE LETERSI"
ASTRITI KA LINDUR NE QYTETINE ELBASANIT, KA JETUAR NE SHUMEQYTETET TE SHQIPERISE SI: " KORÇË, DURRES, SAZAN, SHKODER, GJIROKASTER DHE SE FUNDI NE TIRANE".
AI VEPRIMOHET NE SHOQERINE CIVILE DHE AKTUALISHT ESHTE I ZGJEDHUR DHE KRYETAR I SHOQATES MIQESISE SHQIPERI- GJERMANI, DEGA GJIROKASTER, NJEKOHESISHT ESHTE SEKRETAR I MISIONIT TE PAJTIMIT MBAREKOMBETAR |NENE TEREZA"...
AI SHQUHET PER VEPRIM AKTIV, PER TALENT DHE IMPULSIM VEPRIMTARISH NIVELI.
NJEH GJUHET: ANGLISHT, GJERMANISHT, ITALISHT...



TRADHTIMI I VERËS SË ËMBËL
Mendoi se ishte koha e përshtatshme të ritakohej me Merin. Nuk u nis me idenë e qartë, për të rizgjuar zjarrin e dashurisë së tyre të pashuar, apo për një takim kortezie.
Mbase kjo ishte koha e ndërmjetme e provës së dashurisë.
“Kjo punë,- mendonte, - varet nga Meri”. Ajo kishte filluar studimet e larta.
Vjeshtë, një vit më vonë. Kishte menduar për këtë ritakim. A do të gjente tek ajo, akoma, afshin e dashurisë. Ndërrimi i ambientit, shoqërisë, vallë, kishte ndikuar tek ajo?! Emri i tij, tashmë, si ish i burgosur, a kishte thyer krenarinë e saj?! A mund ta besonte ajo më, se të gjithë këtë sakrificë, ai e bëri vetëm e vetëm që mos të përgojohej ajo dhe familja e saj?
Përse nuk e kishte sqaruar kaq kohë. Çfarë kishte pritur? Ajo e kishte dhënë provën e saj të parë, që kur kishte takuar tezen e saj. Përse nuk e kishte takuar tezen e saj ditën, kur doli nga burgu, ashtu si e kishin lënë me të. Ndoshta shumë gjëra do të ishin sqaruar me kohë. Megjithatë, vendosi të takohej me të. Niset drejt e te godina e fakultetit, ku studionte Meri. Përpara se të takohej me të, rastësisht takon shoqen e saj të klasës, njëkohësisht kushërirën e saj, Brunildën. Bisedon me të dhe ajo e sugjeron, se do të fliste një herë vetë, pastaj të takoheshin të dy. Kështu ishte më mirë, sipas saj. Ashtu e lanë. Ora gjashtë e mbasdites. Priste me ankth, pranë një lokali, te godinat e qytetit “Studenti”. Shikonte grupe vajzash dhe djemsh të qeshur, që ecnin krah njëri - tjetrit. Dikush i jepte dhe ndonjë të puthur partneres. Brunilda po vonohej,... Mori dhe një dopjo konjak tjetër nga padurimi. Për së largu sheh se Brunilda po vinte me një hap të ngadaltë drejt tij, kokëulur. Shikon nga godina, ku banonte Meri. Ishte ballë për ballë dritares së saj. Asnjë lëvizje në dritare. Një kanat i saj gjysmë i hapur. Leonardit diçka i thumboi në zemër.
-Eja shkojmë në një lokal tjetër, - i tha ajo, pasi u përshëndet, - pak më larg.
U nisën të heshtur. Këmbët po i bindeshin, sipas itinerarit të Brunildës. Ktheu kokën, shikoi dritaren e Merit. Kishte vendosur një vazo me lule. Ndoshta ishte karafil. Mund të ishte ajo vazo, nga ku i kishte dhuruar karafilin e parë! S’ishte çudi kjo! Lëshon një “oh” me dhimbje. I del prej shpirtit. Brunilda nuk i foli. U panë sy më sy. Asnjë fjalë gjatë rrugës. Iu bllokuan të gjitha shqisat. Mendjen e kishte te Meri.
”Përse nuk erdhi dhe ajo? Si është puna?” Ndjeu se Brunilda e kishte zënë nga krahu dhe po e komandonte. Po ecnin larg qytetit “Studenti”. Filloi një shi i lehtë. Brunilda hapi një çadër të vogël dore. Trupat e tyre u bashkua më pranë njëri – tjetrit, nën fletët e asaj çadre të vogël. Shiu filloi pak më tepër. Tani çadrën në dorë e kishte Leonardi. Brunilda ishte, pothuajse, ngjitur me të. Ndiente afshin e trupit të Nardit. Diku, në mes të një pylli me pisha, Leonardi e kuptoi se ishte pranë një lokali te Liqeni artificial. Ndoshta kishte folur, ndoshta e kishte pyetur,... Nuk mbante mend asgjë.
Përballë tij Brunilda, kushërira e Merit.
“Çfarë dua unë me këtë, në lokal”- mendoi me vete të tij.
“Nuk e kupton?”- i përgjigjej një zë nga brenda.
“Ajo po të respekton për të ulur pak dhimbjen”.
Brunilda afroi karrigen pranë tij. Leonardit i rrëshkasin disa pika lot nëpër faqe. Fut dorën në xhep. Kishte shaminë e qëndisur nga Meri me inicialet e tyre. Brunilda tregohet xhentile, nxjerr shaminë e saj dhe i fshin lotët. Pastaj me dorën e saj i përkëdhel pak flokët… Shishja e tretë e verës kishte mbaruar. E katërta ishte në mes.
“Mos të pimë më, Leonard”. Ajo ishte afruar ngjitur me të. Ishin bërë si një trup i vetëm. Dy komçat e këmishës së saj ishin të zbërthyera “rastësisht”. Brunilda mori dorën e Leonardit dhe e vendos në faqet e saj. Ai i ndien se digjeshin si prush…
*
….0ra katër e mëngjezit,... Leonardi ndjente dhimbje koke,... Një dorë e kishte përqafuar. Hap sytë!... Sheh rreth e rrotull... Ishte një dhomë hoteli. Pranë tij, një trup lakuriq!.. Brunilda, kushërira e Merit, ish shoqja e klasës, që në një mbrëmje duke kërcyer, i kishte marrë dorën dhe ia kishte vënë te gjoksi i saj. Ai kishte refuzuar dhe kishte parë, që Meri po i vëzhgonte, duke qeshur. Në fund të vallëzimit, ajo i kishte nxjerrë pak gjuhën dhe në vesh i tha:
“Ti je budalla!”
Tani ishte shtrirë lakuriq në një krevat me të!...
Ajo hap sytë dhe krahët: - Eja, Leonard! Eja, është akoma mëngjes. Përqafomë prapë. Sa kënaqësi!
- Brunilda! Pse këtu ti?
- Eja! Eja, shtrëngomë fort!...
Leonardi kishte ngelur në këmbë, si statuja e një lundërtari homerian. Lëvizi pak nga vendi. Ndjeu se edhe vetë ishte lakuriq. Brunilda u ngrit në këmbë mbi krevat. Ia hedh duart rreth qafës atij dhe filloi ta puthte. U bënë një trup… Ajo me aftësinë e një femre joshëse, po e ledhatonte, duke i puthur gjoksin:
-Leonard! Të kam dëshiruar për vite me radhë. Kaq kam dashur në jetë: Të flija me ty një natë. Të të kisha të gjithin për vete. Më ke lënë sa e sa netë pa gjumë.... (Dhe vijonte të puthte, të puthte)... Çmendesha, kur të shikoja, kur prisje Merin të dilte nga shtëpia dhe të takoheshe me të. Unë rrija, rrija dhe qaja nga pas dritares, gjersa ju zhdukeshit.
-Ti, më ke dashuruar mua?!
- Po! Sot më shumë akoma. Tani që u bëre i imi, nuk të le më të ikësh.
-Brunilda! Çfarë thua! Unë erdha të takoj Merin,…Ne...
- Nuk e meriton ajo dashurinë tënde. Ajo është një ëndërr e keqe tani, e cila i përket të kaluarës. Ti je imi! Imi, më kupton?- dhe vijonte puthjet, si e tërbuar
- Brunilda, vishu! Flet ai me një ton të prerë.
- Jo! Jo, nuk dua të vishem! Dua ta marrin vesh të gjithë, se ti ke fjetur me mua sonte! Ta marr vesh edhe ajo, kushërira e ime, Meri!
- Brunilda! Thuaj që nuk është e vërtetë, se ti nuk e ke lajmëruar Merin dje, se unë doja të takohesha me të.
- Si të shkonte në mendje, se unë do ta lajmëroja? Dhe pastaj, ti të dilje me të dhe të rifillonit përsëri, ndërsa unë të filloja t’ju vëzhgoja nga pas? Që në vendin tim, të ishte ajo shtrirë në krevat me ty?!
-Ti nuk je tjetër gjë Brunilda, ti je veç xhelozja e Olimpit, Hera e antikitetit, ardhur gjer në ditët tona. Ti je Xhelozja e Adriatikut dhe detit Jon së bashku. Ti nuk dashuron! Ti urren!
- Unë nuk dua! Shpërtheu ajo. - Nuk dua të shoh kushërirën time të dashuruar, ndërsa unë e lënë në harresë.
Leonardi filloi të vishet. Brunilda ishte shpërfytyruar. Xhelozia, si pjesë e pandarë e jetës së saj dhe mbas kaq vitesh, shpërtheu. Shpërtheu përsëri, për të mos pasur më rastin të ndreqet gabimi i parë. Ishte kthyer në një ikonë, që kishte brenda urrejtjen dhe kënaqësinë. Leonardi shkoi në lavaman të lahet. Kthehet dhe e shikon akoma në këmbë, ashtu siç ishte lakuriq mbi krevat. E palëvizur, ndoshta për ndonjë sulm të dytë. Ulet në krevat dhe fillojë përsëri të qante:
- Unë jam e ligë, e di… Tani që ti more vesh, se unë nuk e lajmërova Merin, të gënjeva,... se ajo do një tjetër, e kuptoj, ti më urren. I kam parë letrat e tua, që ia dërgoje nga burgu. Ti kurrë nuk mund të më duash mua si atë, asnjë tjetër nuk do të dashurosh dot më!... Ajo nuk të ka tradhtuar dhe s’ka për të tradhtuar kurrë, po nuk mori vesh ngjarjen e kësaj nate. Sa do të doja që, edhe mua të më shkruante dikush letra dashurie. Të më thoshte se më donte. Le të më gënjente... Mjafton që unë të isha e lumtur. Mbase, unë nuk kam lindur për t’u dashuruar. Kështu jam!
- Brunilda, vishu!
Leonardi foli me ton të prerë, u ul në cep të krevatit “tradhtar” të dashurisë së tij. Ajo filloi të vishej ngadalë. Leonardi e shikonte tek vishej. I erdhi keq.
“Përse duhej të ishte ai shkaktari i vuajtjeve të saj? Po ajo, a kishte faj? A nuk ishte dhe ajo një vajzë e këndshme me një trup të bukur. Pse janë kështu femrat?! Leonardi shikon te koka e krevatit, një shishe verë bosh. Merr shishen në dorë dhe filloi ta sodiste, foli ngadalë me vete: “Ah verë, e ëmbëla verë, e kuqja verë! Sa fate femrash ke ndryshuar dhe do të ndryshosh në jetë?”
- Të porosita kaq herë, ndoshta nuk do të kishte ndodhur asgjë.
Si përfunduam në hotel?
- Unë të solla, të regjistrova dhe doja të largohesha, të shkoja në konvikt. Ti nuk më le. I le dhe një bakshish të majmë sportelistit dhe natyrisht ai pranoi.
- Si na rregjistroi të dyve në një dhomë.
- Na regjistroi si motër dhe vëlla. Ndoshta. po të mos kisha pranuar, sot mund të ishim motër dhe vëlla. Por dhe unë isha e ekzaltuar, nuk mendova, t’u binda, t’u binda si një skllave e denjë për dëshirat e një skllavopronari,... Pija bashkë me ty. Ti më puthje, më përkëdhelje, bëre dashuri me mua, gjithë natën, por asnjëherë nuk e zure emrin tim në gojë. Ti flisje vetëm:
“Meri! Meri, të dua,... Meri, të dashuroj!”
Me trup ishe ngjitur në një me mua. Çdo gjë ishte e jotja, buzët, sytë, gjoksi, të gjitha, të gjitha, por me zemër, me shpirt, me ndjenja, ishe me atë. Unë për ty, në ato moment, isha ajo! Sa turp më vjen, po filloj të urrej vetveten! Nuk ka më ofendim për një femër të flejë në një krevat me dikë dhe ai të zëjë në gojë emrin e një tjetre. E di që më urren! Ke të drejtë të më urresh. Ndoshta më quan një rrugaçe ordinere, mbase e meritoj. Të paktën me Merin nuk duhet të tregohesha e pabesë… Ajo nuk ka faj.
Leonardi vetëm dëgjonte, dëgjonte dhe shikonte përballë tij një femër, një femër, që kishte kaluar natën me të, në krahët e saj.
“Ajo të dashuron vetëm ty. Edhe ti vetëm atë dashuron. Mua më përdore si një manekinë, si një kukull lecke, vetëm për të shfryrë dufin tënd. Të fala virgjërinë dhe ti ma shpërblen me urrejtje”.
- Mos! Të lutem, mos e thuaj këtë. Thuaj që, nuk është e vërtetë!
- Po! Është e vërtetë! Aq është e vërtetë sa, ajo gota e qelqtë, që thyhet dhe nuk mund të ngjitet më.
Leonardi vuri duart në kokë. Mendimet iu turbulluan më tepër.
“Kush është fajtori? Unë, apo ajo? Të dy?
Jetim!
Ndoshta!
Një studente që, në një çast delirant të saj, provoi një aventurë fragmentale, ndoshta nga xhelozia, kërshëria, kënaqësia,… sa femra në jetë provojnë aventura, për të mos pasur më kohë t’i ndreqin në të ardhmen. Mbase koinçidencë?!”
Mund të ketë koinçidenca, që mund të ndryshojnë, jo vetëm rrugën e një njeriu, por ndoshta dhe fatet e kombeve!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi