Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori
Ismail Lulani - Nje nga betejat e Gjergj Kastriotit |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori
Përshtati dhe përktheu në shqip nga një danishte e vjetër gotike, Arben Çokaj
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori
Nuri Dragoi |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori
Monument i tij ngrihet në Vjenë, në Beograd, Bukuresht dhe gjetkë, ku ka emra sheshesh e rrugësh që mbajnë emrin e tij. Ai nuk është figurë e thjeshtë, për arsye se rajoni ynë u intereson faktorëve jashtëballkanikë, të cilët në përputhje me interesat e tyre ndikojnë në vlerësimet që popujt e këtij rajoni, kur ndërtojnë historinë e tyre dhe arsyetojnë rreth saj, të kenë parasysh aleancat strategjike që duhet të lidhin me këta faktorë.
Blushi, në këtë vepër, duke tentuar ta fyejë e zvogëlojë maksimalisht mitin e shqiptarëve, nuk ka bërë gjë tjetër, veçse e ka lartësuar atë.
Pra, ne po i përzëmë heronjtë njëlloj si në vjershën e Dritëro Agollit, ku shkruhet: “S’ka më heronj, heronjtë i përzumë”, etj, etj. Dhe në fund vjersha mbaron: “Tani ka shkurre dhe drurë/heronjtë i zumë me gurë.”
Duket që Blushi nuk e ka ditur thënien e Zef Valentinit, i cili vë në dukje: “Mos t’i shkojë kujt ndër mend ta ulë personalitetin e shkëlqyeshëm të Skënderbeut në nivelin e një heroi vendor mendjeshkurtër, se do ishte jo vetëm mëkat, po dhe një gjë e pamundshme. Skënderbeun e ka gjithë Evropa, e ka bota të vetin e përmes tij, e vetëm përmes shpirtit të tij, ajo ia njeh vlerën e meritat e hershme edhe Shqipërisë”.
Pas botimit të monografisë së austriakut Oliver Schmit për Skënderbeun, sjell në shqip nga Ardian Klosi, shpërtheu një valë iluzionesh dhe dyshimesh rreth figurës së këtij gjiganti të kombit shqiptar. Deri aty sa u vu në dyshim kombësia e tij, duke e kthyer në serb, me argumentin se emri i tij ka qenë Ivan. Emri i tij ka qenë Gjon dhe më vonë ai e ktheu emrin në Ivan, pasi nuk gjeti asnjë mbështetje nga katolikët e Venedikut dhe kur u mund nga turqit, të cilët i morën katër fëmijët peng, ai u kthye në mysliman, me emrin Hamza. Këto nuk kanë shumë rëndësi. Ajo që të tërheq vëmendjen është përpjekja që bëhet për destabilizim të brendshëm të vendit. Kërkohet që kombi shqiptar të mos ketë asnjë mit. Po punohet me një program të qartë. Sulmohen rilindësit, për bashkëpunim me të huajt dhe se nuk ishin të zot të krijonin shtet. Sulmohet Ismail Qemali, për lidhje të afërta me Greqinë dhe Turqinë dhe së fundi kërkohet heqja e emrit të tij nga Universiteti i Vlorës. Goditet Naim Frashëri, mohohet roli i Abdyl Frashërit në mbrojtjen e interesave kombëtare. Noli nxirret jashtë kishe dhe veprat e përkthyera prej tij nuk dihet ku janë, në vend që të shërbenin në liturgjinë kishtare shqiptare. Tani na qortojnë Skënderbeun se paska bërë gabim që tradhtoi Turqinë. Ka të tjerë që kërkojnë heqjen e tij nga historia e Shqipërisë, duke bërë një veprim edhe më të shëmtuar.
Ka pasur shumë tentativa për ta bërë grekë figurën tonë kombëtare. Tani disa thonë se babai i tij ka qenë serb. Me të drejtë Kadareja thotë:“Skënderbeu ka këto dy alternativa, që i lejohen tani nga renegatët tanë… Ose ta hedhim si figurë negative, që paska tradhtuar Perandorinë Osmane, ose, nëse do ta mbajmë, do ta mbajmë si serb”. Pra nëse e pranojmë që është serb, mund të qëndrojë, edhe pse ka tradhtuar Perandorinë.
Dhe të gjitha këto bëhen në një kohë që diskutohet çështja e pavarësisë së Kosovës. “Të ngresh tezën se një popull e ndryshon identitetin e tij pas një pushtimi është një gjë e turpshme”,- thotë Ismail Kadare. Duke u njohur me tendencat për të përbaltur Skënderbeun, shkrimtari i madh është shprehur: “Ka disa autorë që janë përpjekur ta bëjnë këtë gjë në mënyrën më të pafytyrë. Problemi është shumë i thellë dhe themelor për kombin shqiptar. Të çmitizosh figurën e Gjergj Kastriotit, do të thotë të bësh sulm kundër konceptit të lirisë”. (Gazeta “Panorama”, 17 nëntor 2008)
Ka shumë njerëz, brenda dhe jashtë vendit, që punojnë pa reshtur për të shuar kujtesën kombëtare, nën pretekstin se tani po shkojmë në Evropë dhe identitetet nuk kanë vlerë. Në këtë kuadër, gjoja për t’u larguar nga mitet, duan të na mbushin mendjen se Gjergj Kastrioti ka qenë një figurë negative e historisë shqiptare. Teza e parë për këtë çështje është krijuar nga fqinjët tanë, rreth tri shekuj më parë. Para tyre, këtë tezë e kishin ngritur turqit, se për ta Gjergj Kastrioti është një renegat, tradhtar dhe armik. “Të jesh kundër Gjergj Kastriotit, do të thotë të parapëlqesh robërinë para lirisë”,- thotë Kadareja. Nëse do të pranonim një gjë të tillë si komb, vijon më tej ai, Shqipëria do të ishte i pari vend në kontinent “që do t’i vinte një njollë të madhe dhe të shëmtuar historisë, që nuk do t’i hiqej në shekuj. Njerëz perversë, me shpirt pseudo-intelektuali, janë bashkuar në këtë fushatë, kur Gjergj Kastrioti është figura që simbolizon bashkimin e Shqipërisë me Evropën. Fushatë më të turpshme në histori nuk ka për të pasur dhe nëse e pranojmë, do të jemi kombi më pa dinjitet në Evropë”. (Gazeta “Panorama”, 17 nëntor 2008)
I të njëjtit mendim është dhe Sabri Godo, i cili në një intervistë dhënë për “Gazetën Shqiptare”, datë 26 nëntor 2008, lidhur me ndërrimin e emrit të Gjon Kastriotit, duke përdorur shprehjen e Çabejt, thotë: “Shqiptari e përdorte fenë si gunën për t’u mbrojtur nga erërat dhe ndodhte shpesh që sundimtarët e asaj kohe, të kalonin nga një besim në tjetrin”. Ai shpreh keqardhjen për këto sulme ndaj figurës së Skënderbeut, i cili ka qenë faktor kaq i rëndësishëm në atë kohë, sa ngjall debat ende në ditët tona. Për të janë shkruar qindra libra dhe ndonëse kanë kaluar 6 shekuj, shkruhen ende libra të tjerë, kushtuar kësaj figure interesante. Por nuk shihen me vend tendencat për ta fyer figurën e tij, për ta minimizuar, madje dhe për ta bërë “fajtor” në zhvillimin e ngjarjeve të shekujve që pasuan. Ndaj Godo vijon: “Skënderbeu është kthyer në një legjendë dhe me kohë legjendat bëhen mite… Ai shkriu jetën në luftën kundër invazionit turk dhe bëri çmos që këtë ta kthente në një luftë të gjithë popujve të Ballkanit dhe më gjerë. Dhe po të mos ishte kjo rezistencë e madhe e tij, shqiptarët do të qenë kthyer në një popull të robëruar”.
Austriaku Oliver Schmitt, në monografinë e tij për Skënderbeun, e konsideron luftën e tij si shkatërrimtare. Lidhur me këtë çështje, Godo shtron pyetjen: “A mos duhej pranuar më mirë skllavëria apo duhej luftuar për trojet dhe për lirinë? Shqiptarët me atë që bënë nën udhëheqjen e Skënderbeut, fituan të drejtën historike të quhen një popull që është i gatshëm të bëjë sakrificat më ekstreme, në mbrojtje të të drejtave të tyre. Ky është trashëgimi më i madh që na mbeti nga koha e Skënderbeut”.
Duke qenë një çështje që ka shqetësuar shqiptarët, në datën 28 Nëntor 2008, gjatë një interviste në stacionin televiziv “Alsat”, Kadare i rikthehet temës së Skënderbeut. Ai tha: “Debati është krejtësisht i gabuar, turpërues për Shqipërinë, për kombin shqiptar për dinjitetin e kombit shqiptar. Do të kujtohet si një gjë e neveritshme më vonë, siç kujtohen barbaritë e Haxhi Qamilit ose të Esat Toptanit. Skënderbeu është një figurë që nuk ka për çfarë të qortohet. Komuniteti Evropian ka qenë i pamëshirshëm me figurat që ndonëse kanë kryer një rol heroik, nga ana e jashtme kanë qenë të papranueshëm, saqë janë mohuar”.
Kjo tymnajë u shërben gjithë atyre duan ta shohin të përmbysur kombin shqiptar dhe jashtë Evropës. Është debat antishqiptar dhe antievropian.
Në gazetën “Dielli”, 16 shtator 1915, Mithat Frashëri tërhiqte vëmendjen e disa mangësive që kemi ne si komb, të cilat duhen shmangur me qëllim që të mbijetojë dhe zhvillohet Shqipëria. Mangësitë tona, në radhë të parë, ai i shihte te mungesa e bashkimit, te tendenca e mohimit të gjithçkaje. “Zilia dhe egoizmi janë dy sëmundje të mëdha dhe fort të dëmshme e të rrezikshme të racës sonë, dy sëmundje që burojnë nga mungesa e jetës politike dhe patriotike, që nuk kemi një gjykim të shëndoshë dhe të vërtetë për interesat tona, interesa lëndore ose morale. Kjo zili dhe ky egoizëm “pse të jetë ai e të mos jem unë”, na bën që shumë herë të themi “…më mirë të mos ketë fare Shqipëri”. Këto vese janë dhe premisë e moskuptimit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori
Në çka fajësohet Skanderbegu?
Nga Marin Sirdâni
Pjesa I
Ndër vepra të ndryshme që flasin mbi Skënderbegun, pos punve të çuditshme t'atij kreshniku përnjëmend të pashoq, bien në sy edhe disa punë që nuk pajtohen me nji “Athleta Christi” e “Defensor Fidei”. Kundrohen disa sende, due me thanë, të cilat lypin zhvillim për të kuptue mirë shkaqet e rrethanat që e nxiten at farë burrit me veprue, në disa raste, në nji mënyrë jo fort të knaqshme.
Barleti, fjala vjen, e shkrimtarë tjerë t'asaj kohe, diftojnë se ky, për së vogli, iu shtrue ritit të cirkoncizjonit (te bamit synet), e kur iu mbush mendja me kthye në vendlindje, mbyti kanceljerin e Sul1tanit, e në Krujë, mishketoi ushtrin turke që gjindej n'at qytet. Këtyne, u shton Gjon Muzaka, princi i Myzeqesë, se ai [Skenderbeu] i ndau të motrën, Zanfinën, të martueme me Karl Muzak Topinë, edhe se i rrëmbeu krahinën e Tomonishtes. Biemmi, mandej, i ven faj pse s'dijti kurr me u ngij me lufta.
Po këto ngjarje që u përmendën më sipër, biografët e Skënderbeut nuk i bien aq qartas, a ma mirë me thanë, nuk i bien krejt njinji; tuj lanë pa përmendë kush nji rrethanë e kush nji tjetër. Kështuqë, po s'i përqasi lexuesi me vëmendje njanin me tjetrin [thanjet e autoreve per Skenderbeun], ndahet shpesh me nji kuptim të mangët të ndodhes. Për të mos u lanë pra, deri ku të jet e mundun, vend këtyne dyshimeve, si edhe me lehtsue punën e atyne, që dëshirojnë me pasë një ide sa ma të qartë mbi këto ngjarje, po parashtrojmë këtu poshtë rrjedhjen e zhvillimin e tyne, per me e pa ashtu se sa faj mundet me iu vu Skënderbeut për të tilla akte.
Qysh në luftën e Kosovës, 1389, princat shqyptarë e panë qartas rrezikun që u kanosej prej anës së Turkut. Per me i dalë punës përpara, njani mbas tjetrit, kërkuen përkrahjen e Republikës së Venedikut, e cila ishte shteti ma i fuqishm që kishin për qark. Me këtë u lidhën, e këtë e njoftën per kryezotneshë.
Por këtë herë nuk u shtynë Turqit ma thellë përmbrenda kufinit të Shqypnis, pse u qiti trazime mbreti i Tartarvet, Timurlengu. Mbasi kryen punë me atë mbret, u kthyen rishtas, në vjetin 1410, me vijue në mposhtjen e Ballkanit.
Venediku, prej friket mos të bjerrte tregtinë n'ato vise, u mor vesh me Sulltanin, e në muejin e Frorit t'atij vjeti, u lidh t'i paguej nji tribut per vendet që zotnojte në Shqipni. Princat shqiptarë atëherë, të lshuem doret prej asaj Republike dhe mbasqe prej ngatrresave të përparshme nderveti nuk u bahej me u bashkue tok në një e me i ba ballë Turkut, u ngushtuen të njohin sipraninë e Sulltanit, kush tuj u lidhë me i pague tribut, kush tuj i shkue në ndihmë me ushtri, e kush tuj pranue ushtrinë e tij ndër kështjella. Kshtu u pajtuen me te sa me shpëtue prej atij rrezikut iminent, se në praktikë ia luejten lojën shoqi shoqit [turqit e shqiptaret] sa herë i panë gjasen qysh në fillim.
Megjithkëtë, disa princave, iu duk poshtnim me hy në gojë të Turkut pa i ba fije kundërshtimit, prandaj s'vonoi e krisi lufta. Njani ndër këta, Gjon Kastrioti, princi i Krujës, luftoj trimnisht të thuesh krejt at vjetë, 1410, por së mbramit fuqia e madhe turke e lodhi ushtrinë e vogël të tijën e iu desh me lypë paqë. Sulltani, i egërsuem kundra Gjonit për kundërshtim që i bani, nuk u mjaftue të ndreqej me të, vetëm të njihte sipraninë e tij tu i la një tribut, por për siguri se do t'i mbetëte besnik, i lypi peng edhe njanin ndër djemtë. Gjon Kastrioti, per mos me humbë vedin e vendin, i pranoi ato kondita. Për këtë ngjarje, bajlozi i tij ne Venedik, e lajmon Senatin se Zotnia e tij u ngushtue t'i japi të birin peng Sulltanit: "Ipsum esse astrictum a Turchis et habere proprium natum in obsidem apud eos (l).
Se i cili ndër të katër djemtë e Gjon Kastriotit u dha peng këtë herë nuk dihet me siguri, por nuk ka fije gjaset se qe Skenderbeu; permateper, mund të thuhet me shumë arsye, se ky n'atë vjetë nuk kishte le ende. Por edhe t'ishte qenë i lemë, s'asht për t'u besue se tuj pasë Gjon Kastrioti katër djem, do t'i epte peng Sulltanit shi ma të voglin djale, krejt foshnje.
Mbas një dokumentit të manastirit të Hilandarit, para vjetës 1421, Gjon Kastrioti me tre të bijt Reposhin) Konstantinin e Gjergjin) blen prej atij manastiri, në Mal Shejt, kullën e Shën Gjergjit; e me 1421, i njajti princ me të katër të bijt, Stanishin, Reposhin, Konstantinin e Gjergjin, i falë atij manastiri fshatet Radostina e Trebishta (2)
Prej këtij dokumenti duket se Stanishi, që mungon në blemjen e kullës, qe ai që u dha peng në vjetën 1410; e prej faljes së fshateve kuptohet se, me një mënyrë a me një tjetër, ky u kthye ndermjet vjetve 1410-1421; e se Gjergji deri n'at vjetë s'ishte qënë i dhanë peng, por gjithandej te prindja e vet.
Se ç'vjetë u dha peng Gjergji nuk mundet me u caktue lehtas. Për shkak të luftave të shuma që i takoi Gjon Kastriotit me ba kundra Turqve, që më 1407 e deri 1430, historjanët e asaj kohe ndërlikojnë përfundimin e njanës me tjetrën, e shpesh ngatrrojnë edhe emna e data. Me siguri veç dihet se të paktën tri herë Gjon Kastrioti qe thye prej Turqve, e se të tria herët qe shtrëngue të bajë paqë me kondita të randa. Në njanën ndër këto paqe qe shtrëngue t'i japin në peng besnikrie të katër djemtë Sulltanit, e ky u lidhte me i lanë të lirë në fenë e krishtenë e me i rritun mbas gjendjes që u perkitëte; e mbas dekës së tij, me dërgue njanin të marrë rendin e princnisë së Krujës. Këtë e dëshmojnë të tanë historjanët e asaj kohe, por nuk bien në godi për vjeten e kësaj ngjarje. Barleti e zen të ndollun në vjetën 1412; Lavardin e Biemmi me 1413; Anonimi i Sansovino-s e Dhimiter Frangu me 1415; Hahn e Hopfme 1410; Hammer, Paganel e Fallmerayer me 1423. Mbas Biemmit, Pisko-s, Hahn-it e Hopf-it i mori peng Sulltan Mehmeti I; mbas të tjerve i mori Sulltan Murati II. Fan Noli (3) në historinë e vet, e zen të ndodhun nën Sulltan Muratin II në vjeten 1421, e duket se ka arsye të plotë.
Këtu e shoh me udhë me iu shmangë vijimit të kallximit të nisun, për arsye se prej vjetës së kësaj ngjarje, në të cilën Skënderbeu ishte tetë a nandë vjeç, rrjedhin shumë gabime kronologjike në historinë e tij. Po i përsëris pra argumentat që qet Fan Noli per me provue aserten e vet, të cilat, kishe me thanë, se janë të mjaftueshme per me u sigurue mbi këtë pikë.
Mbasi dokumentat e manastirit të Hilandarit, që cekëm më sipër, nuk lanë me dyshue se perpara Shtatorit, 1421, Gjergji Kastrioti nuk u dha peng, e tuj u ditun se ai kur u dha peng s'qe veç tetë a nandë vjetësh, e se në vjeten 1428 ishte në një gradë të naltë n'ushtrin turke (4), s'mundet me pasë ndodhë ajo ngjarje shumë kohë mbas asaj vjete. Laoniku e Phranza, ngjitas me rrethimin e Belgradit të vjetës 1421, diftojnë edhe një disfatë të Gjon Kastriotit prej anës së Sulltan Muratit II. Laoniku, thotë se Gjon Kastrioti u thye edhe u shtrëngue me i shkue me ushtrinë e vet kudo të kishte luftë:" Interea Ivanes victus ibat injanuas regis, eumque sequebatur quocumque cum copiis militatum abisse (5); "Phranza thotë se Sulltan Murati II e mundi të thuesh shqimit Gjon Kastriotin: "Et Johannen Castriotam plane si bi subjecit (6)."
Sa pse njimend Gjon Kastrioti në vjeten 1421 ishte i ngushtuem me u lidhë me Turk e provon edhe fakti se Republika e Venedikut, nji vjet mbas, ne vjeten 1422, dërgoj një ambasador të veçantë te ai për me ia mbushë menden t'a prishte aleancën që kishte me Turk (7).
Tuj qenë pra, se para vjetës 1421 Gjergji nuk u dha peng; e shi n'at vjetë i ati, Gjon Kastrioti, u ngushtue të lidhë aleancë me Turk, të cilën mbas një vjetit, 1422, mundohet me e prishë Republika e Venedikut; e se ky, i dhanun peng nandëvjeçar, ishte në një zyrë të naltë ushtarake në Turqi në vjetën 1428; duhet me thanë, se pengzimi i tij, ndodhi në vjeshtë a në dimën të vjetës 1421. Me kaq po kthejmë në kallzimin e këputun.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori
Historjanët e treguem më sipër na diftojnë edhe se Sulltan Murati II, porsa i pati afër vedit të bijtë e Gjon Kastriotit, prishi besën e dhanun: me lanë të lirë në besim, e i shtrëngoj t'i shtroheshin ritit të cirkoncizjonit [I detyroi me dhune me u ba synet]. Por mbasi këtë ngjarje nuk e bien njësoj biografët e Skenderbeut; për mos me shkue tuj përsëritë të njëjtat shprehje, po citojmë vetëm ndonji ndër ta, sa me pa ndryshimin që kanë në këtë kallxim. Barleti thote,“Deducti ad Ottomanum adolescentuli,, priman perfidiam ejus in eo sensere, quod abjecta, quae eorum parentibus praestita erat, fide, circumcidi Mahometano ritu illico jussi su nt.” ( “Dhimiter Frangu thotë se, “Lo fece circoncidere in quella pueritia et porgli nome Scanderbeg”. (9) Gjon Muzaka e bjen kështu, “Lui si chiamava Giorgio Castrioto, ma quando si fe Turco, chiamarono Scanderbeg”.(10)
Pra, prej çka u shenue tashti ma sipër, nuk rezulton qartas, a i shtrëngoj Sulltani me u cirkoncidue [ba synet] të katër të bijtë e Gjon Kastriotit a por njanin. Barleti me një palë thotë se të katërt, po Dhimiter Frangu, Gjon Muzaka e të tjerë përmendin vetëm të voglin, Gjergjin. Ka gjasë se Sulltni, la m'anësh tre djemt e parë, pse ma të rritshëm, shtrëngoj të mbramin ti shtrohej cirkoncizjonit, me mende se tuj qënë ai kaq i vogël, e prandaj i pa forcuem në fenë e krishtenë, do t'iu rranjoste lehtas në zemrën e njomë të tijnë besimi i ri.
Dhimiter Frangu, (11) mbasi difton gzimin që çfaqi Sulltani kur i pat para të katër djemtë e Gjon Kastriotit, thotë se i çuditun ky tuj kundrue bukurinë e cilsitë e jashtzakonshme të Gjergjit, tetëvjeçar, ndau me vedi mos me ia kthye ma t'et, por me e rritë në kurtin e vet, e prandaj bani me e cirkoncidue n'at moshë të re e ia ngjiti emnin Skënderbe.
Ky kallxim i Dhimiter Frangut, se vetëm Gjergji u cirkoncidue, forcohet edhe prej dy fakteve që po citojmë këtu poshtë.
Në Korrik, 1428, Gjon Kastrioti njofton Senatin e Venedikut me anën e bajlozit [ambasadorit] të vet, At Dhimitrit, se nuk ishte përgjegjës, po qe se i biri i tij, që ishte kthye ne muhamedan, shkel tokë t'asaj Republike. Senati i përgjigjet se do ta marri para sysh at punë, por i lutet Gjon Kastriotit të përdori influencën e vet atnore pranë të birit, që Skenderbeu mos të trazoj viset e Republikës. (12)
Në këtë kohë edhe të tre vllazent e Skënderbeut ishin në zyra të nalta ushtarake; por a pse s'kishin aq zotsi, a por pse s'u besojte Sulltani, nuk i dergojte me kryesue ushtrinë ndër luftra. Barleti, kur difton se Sulltan Murati II bani Skënderbeun Sanxhak, thotë se edhe të vllazent i gradoi me të tilla nderime: “Coeteri quoque fratres iisdem omati dignitabus” (13)
Ma vonë, më 10 Korrik 1439, Gjon Kastrioti, të cilin Senati i Republikës së Raguzës e kishte ba qytetar nderit të sajë qysh në vjeten 1413, lutë at Senat t'i japi at nderim edhe të bijve. Senati e pranon lutjen për tre djemtë e parë, por për të mbramin, Gjergjin, e përjashton. Në vendim, emni i Gjergjit asht shkrue e mandej prishë. (14)
Prej dokumentit të parë duket se vetëm Skënderbeu u cirkoncidue, e prej të dytit mirret me mend se tre djemtë e parë të Gjon Kastriotit a s'qenë kurrë kthye muhamedanë, ose ishin muhamedanë sa për faqe, se me zemër ishin të krishtenë e vetëm prit shin rastin me ikë prej Adrienes e me kthye në vendlindje. Për Gjergjin, të cilin e dijshin, se për së vogli e kishin cirkoncidue, e që aso kohet dërgohej shpesh prej Sulltanit si kryekomandar i ushtrisë turke në ekspedita të ndryshme, deri kundra shteteve të krishtena, kishin arsye me dyshue për fenë e tij, e prandaj duket se Senati i Raguzës e përjashton.
Sa për Reposhin, djalin e madh, Barleti na thotë se ishte ba mungar [murg], por përpara edhe ky qe me të tre vllazent i dhanë peng n'Adriene; e se aty, u martue me një zojë turkinë e pat me të një djalë, Hamza Kastriotin. (15) Gjon Muzaka përkundra nuk e zën Reposhin të dhanun peng Sulltanit. Për të thotë se kishte qenë djalë shumë i përshpirtshëm e ishte ba mungar në manastirin e malit Sinai, ku kishte pasë jetue e dekë: "Repossio predetto Ju uomo de santa vita e se n'ando at monte Sinai e se fe frate e li morese." (16). Kjo asertë e Gjon Muzakës dhe e disa shkrimtarve tjerë, se Reposhi nuk qe dhanë peng para se t'u bajte mungar, historikisht asht krejt e gabueme, tuj qenë se biografët e Skënderbeut, Hamza Kastriotin e diftojnë për djalë të Reposhit të lemë n'Adriene.
Të gjitha këto dëshmi të ndryshme të prume deri këtu ndoshta mund të pajtohen në këtë mënyrë: Gjon Kastrioti i ngushtuem prej Sulltan Mehmetit I në vjetën 1410, i dha në peng besnikriet djalin e dytë, Stanishin; por në vjetën 1421 iu desh t'i japi peng të katër bijt Sulltan Muratit II. Ky Sulltan, prish besën e dhanun me i lanë të lirë në besim, bani me cirkoncidue djalin e vogël, Gjergjin. Mbas ndonjë vjeti, djali i parë, Reposhi, u martue me një turkinë e pat me të një djalë, Hamza Kastriotin; por i ramë në pendim, iku në malin Sinai e u ba mungar për të shlye fajin që bani tu u martue me një turkinë. Këtu, para se ti japim fund kësaj çeshtje, vlen me u sigurue lexuesi edhe për moshën në të cilën u dha peng Skënderbeu. Mbas Barletit, porsa i kishte mbushë nandë vjet; “Vu dum enim nonum attigerat annum”. (17). Nandvjeçar e zë edhe Lavardin: “Car a peine avoit-il attent neuf ans.”(18) Dhimiter Frangu e Anonimët vetëm tetë vjetësh: "Fanciulo d'otto anni" (19). Laonicus, nuk e cakton vjetin, por thotë se ishte foshnje: “Puer venit injanuas regis” (20)e Gjon Muzaka i thotë të gjithë të vegjël: “tuttipiccoli”.(21)
Tash ti tuj pasë parasysh moshën e re të Skënderbeut, tetë a nandvjeçare, e rrethanat që e ngushtuen t'i shtrohej ritit të cirkoncizjonit nuk i do zanë për një mungesë karakteri. Ai, foshnje, me at akt të padashtun, nuk u ba muhamedan në mënyrë që t’i shrranjosej prej zemrës së tij feja e të parve. Një provë e qartë se ai, edhe sa qe në pengzim, e ruajti besniknisht në zemr të vet dashninë e nderimin ndaj asaj feje, që për së vogli ia kishin pasë edukue në zemër prindja, e dëshmon fakti se ai mbajti përherë afër vedit një çetë ushtri shqiptare të krishtenë. Këtë Dhimiter Frangu, na e thotë faqe. “Haueua Seanderbeg tenuto sempre, et tuttar, a teneua appresso di se una moltitudine di Christiani fautori del pad re, li quali ad ogni hora l'ammaestrauano seeretamente nella fede Cristiana rieeuata nel Saerosanto Battesimo.” (22) I njajti thotë edhe se kur u drejtue Skënderbeu për Shqipni e përcollën treqind kalorsë shqiptarë që kishte pasë në shërbim: “ehe erano stati al suo seuitio”.( 23) Kshtu, si ushtarë që kishin qenë në shërbim të Skenderbeut i bjen edhe Anonimi i Sansovino-s. (24)
Se pse përnjimend Skenderbeu kur ktheu së parit në vendlindje qe i percjellun prej treqind djelmoshave shqiptarë nuk mohohet prej kurrnjë historjani, po se qenë të krishtenë provohet posë prej ngjarjes që u zhvillue n'at rast në Krujë, edhe prej faktit se ditën e Krishtlindjes, pak kohë mbasi mbrrijtën, u pagzue vetëm Hamzai e disa Turq (25); e n'ushtri shqiptare, aso kohe që ende ishte dheu i jonë krejt i krishtenë, nuk përmendet kurrë ndër ta ndonjë muhamedan shqiptar.
Por jo veç çka u tregue më sipër e provon aserten tonë. Barleti na thotë se Skënderbeu për hatër t'asaj feje që besniknisht e kishte ruajt në zemër të vet, kurdo i takoj me luftue kundra të krishtenve e ndali dorën, e bani vetëm aq sa u lypte mos me ra në sy për tradhti a për ligshti. Kur në vjetin 1430 Maxhart kishin hy mbrenda kufijve të Turkut e po shkojshin tu ba dame të mëdha, Sulltan Murati II dërgoi kundra sish Skenderbeun me nji ushtri të madhe për me ua rrudhë guximin; e aq bukur, thotë Dhimitër Frangu, dijti ky me u sjellë me ta, sa doli ngadhnyes pa i damtue faret, “n quale in quella impresa si di porto si astutamente, et eon tanta prudenza, che intratenne gli Ungari un pezzo senza punto combattere ... Onde tenne modo eon la sua SDmma prudenza, ehe i Christianissimi Ungari, senza venire alle mani, se ne ritomasserv a dietro, et cosi riusei il desiderio suo."(26) Qysh ditën e parë mandej që kthej në vendin e vet, e per njizetekatër vjet që qeverisi princninë atnore, e diftoj faqe, me fjalë e me vepra, se nuk kishte pasë fitue kurrfarë simpatiet për Turq e për fenë e tyne (27); e tuj ndjekë me përshpirtni jetën e krishtenë, “luftoj panda deri ditët e mbrame të jetës së vet, si një Makabe i dytë, për mbrojtjen e nderin e kombit, e për lumninë e emnit të krishtenë”.( 28)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori
Në çka fajësohet Skanderbegu?
Nga Marin Sirdâni
Pjesa II
Posë katër djemve, Gjon Kastrioti pati edhe pesë vajza: Marën, Vlaikën, Angjelinën, Jellën e Mamicën. Të katër vajzat e para ky i martoi me princat aleatë: Marën me Shtjefën Cernoviqin, princin e Zetës; Vlaikën me Gjin Muzakën; Angjelinën me Vladan Arjanit Komnen Golemin, princin e Çermenikës; Jellën me Pal Stres Balshën, princin e Misjes (Arbnisë a Jallisë). Mamica, ma e vogla, qëndroi afër prindve e u martue me Karl Muzak Topinë, mbasi ktheu Skënderbeu prej pengzimit.
Me ketë martesë, mbas Gjon Muzakës, Skënderbeu u ba fajtor para Zotit e para robit, sepse nxiti princin Karl Muzak Topinë me nda te motren e Gjon Muzakës, Princeshë Zanfinën, për t'i dhanë për grue të motrën e vet, Mamicën. Kështu jau përshkruen të bijve Gjon Muzaka këtë divorc: "Edhe ju them se Skenderbeu e nxiti Princ Karl Muzak Topinë të dajë Zanfinë Muzaken, pa marrë para sysh as Perëndi, as gja tjetër, as bijt qi kishin e i dha të motren Zojen Mamicë me të cilën pati katër djelm e dy vajza; djemt u banë të gjithë turq. Me fjalë tjera, donte me thanë se, Skënderbeu e pati ndëshkimin prej Zotit per të zezën që bani. Por, mbas tij, nuk mbaron puna me kaq: "Zanfina e divorcueme martohet me Moisiun i cili hidhet kah ana e Turqve edhe i bjen Skenderbeut, per t'i marrë gjakun së shoqes edhe të fitojë Dibrën e rrembyeme. (2)
Po të mundte njeri me u mbështetë në dëshminë e mbitregueme, Kreshniku jonë nuk kishte me mujtë kurrsesi me u justifikue për një vepër të tillë, tue rezultue prej mbrendisë s'atij shkrimi, se Gjon Muzaka jo veçse nuk asht i paanshëm por anmik i hapur i Skënderbeut e i Kastriotve, e se gjithmonë e sjellë ujin nga mullini i vet, të gjitha thanjet e tija do të merren fort me rezervë
Vlen me u dijtun, para se të hymë me rrahë këtë çështje, se Gjon Muzaka iku prej Durrsit vjetin 1479 e u vendos në Napoli. Aty, tuj e pa se po gatohej në vjetin 1510 një kryqzatë e madhe kundra Turqve, e ishte gjasë e madhe të çlirohej Shqipnija, shkroi një memorandë për t'u tregue të bijve ç'vise ishin të princnisë së Myzeqesë edhe kështu t'i kërkojshin e t'i merrshin (3). Këtë princni ky jau ndan tre të bijve me testament.
Me ketë shkrim, si shihet qartas, donte n'at rast Gjon Muzaka me gjuejt n'ujë të turbullt. Çdo krahinë a qytet që e kanë pasun princët e ndryshëm të Myzeqesë në kohë të kalueme, ky e kërkon si të vetën. Nëse ndonjë tjetër princ e ka pasun ndonjë ndër këto krahina a herët a së voni, ky a nuk e cekë fare, a e quan uzurpator atë princ. Prej friket mos të shtinte në dorë Gjon Kastrioti II krejt princninë që ia kishte lanë trashëgim i ati, lëshohet në Skënderbeun tuj e përshkrue si njeri egoist, uzurpator e të pa ndërgjegje.
Tuj lanë me e shkoqitë në një numër tjetër aserten e tij se Skenderbeu, qe egoist e uzurpator, po hymë me shqyrtue pale a njimend Kreshniku jonë, “pa marrë para sysh as Perëndi, as gja tjetër e nxiti Karl Muzak Topin të bajë divorc".
Si dihet, në vjetin 1445, me 26 Kallnduer, Mamica, motra e vogël e Skendërbeut, u martue me Karl Muzak Topinë. Princat e krenët e Shqipnisë të grishun n'at dasëm, erdhën të gjithë me dhurata të veta 'me u përgëzue me dhandrrin e ri. (4)
Për si thotë Gjon Muzaka, Karli i nxitun prej Skënderbeut lëshoj gruen e parë, Zanfinë Muzakën, e 20 mori Mamicën: domethanë, lëshoj gruen me kunorë e mori tjetrën në të lidhun. Pra, mbas tij, Skenderbeu, me ketë akt do t'u anmiqsonte me familjen princore të Muzakajve, e tuj dhanë motrën në të lidhun, do të bjerrte simpatinë e popullit të krishtenë e mbrojtjen e klerit katolik e të Papës. Por gjendja e Skenderbeut kundrejt popullit të krishtenë, klerit e Papës nuk ndryshon me atë martesë,.prandaj nuk mundet me u pranue ashtu qorras porsi një ndër të vërtetat të pakundërshtueshme mbrendija e asaj memorande. Arsyeja e këtij ngurrimit tonë asht pse në qoftë se ai burim i vetëm na paraqet Skënderbeun si një njeri që punët e fesë nuk i merrte ndorë kur s'i shkoj shin per shtat, burime tjera e përfytyrojnë krejt ndryshe, si njeri fort fetar e mik të përzemërt të klerit e të papës, e që meritoj me u quajtë “Atleti i vërtetë e mprojsi luftar i krishtenimit." (5) Kështu, një zani na e përshkruajnë të gjithë biografët e vjetër të tij.
Po t'kishte qenë njimend çka thotë Gjon Muzaka, arsyeja e lyp që përpjekjet e korrespondencat e klerit e të papës me Skenderbeun do t'ishin këputë a s'pakut rrallue, në, sa në vjetin 1446 Papa Eugjeni IV i dërgon ambasadorë të veçantë që t'a përgzojnë për ngadhnimet e tija, t'i blatojnë ndihmën e Kishës Katolike, t'a sigurojshin se do të bante çmos për të bindun mbretnitë e krishtena t'a ndimojnë kundra anmikut të përbashkët (6). Skënderbeu, mandej, në shkëmbim të këtij nderimi i dërgon ambasador Emzot Pjetër Perlatin e At Pal Kukën me dhurata të ndryshme (7). Korrespondencat e perpjekjet miqsore, ende, të thuash familjare, fort të shpeshta të Skëderbeut me klerin e naltë e me Papën, vijuan të pakëputuna deri në ditën e mbrame të jetës së tij, megjithëkëtë ndër dhjetë vjetët që Mamica ndejti me burrë pa kunorë, për si thotë Gjon Muzaka, nuk diktohet as tërthorazi, ndonjë pakënaqsi ndërmjet tyne.
Ndër të gjitha rastet, Papët shprehin një shpresë të madhe e besim të ngulët në burrni, në fuqi e në zell të Skënderbeut për mbrojtje e lulzim të fesë. Papa Eugjeni IV, në vjetin 1446, i blaton ndihmën e Kishës Katolike (; Ka1isiti III i shkruante ndër tjera në një letër vjetin 1457: “S'ka nieri në botë, i cili mos të dij trimnit qi kini ba, e të mos u naltojë me lavde të mëdha deri në qiellë, e të mos flasë për trimnin t'ande si per nji atletë e kryeprojs të vërtetë t'emnit të krishtenë”. (9) Papa Piu II, tuj mos mujtë me e kondendue si i dëshiroj te zemra, në vjetin 1460, shprehet me këto fjalë:” ... qi prej qindresës së punve të mëdha të bame per fe na ishte dashtë me i çue në vend.”(10), e gjetiu:" se aj ishte i vetmi qi meritojte me u vu në krye të Kryqtarvet”.(11) Nuk do harrue me u ba ballë Turqve; u kujdesën t'a kunorzojnë mbret e sajuan me e ba kryetar kryqzatet mbi të gjithë krishtenimin. Biografët e tij mandej veprat e tija jo vetëm trimnijet e zotsijet, por edhe virtytet e zellin e tij për fe i naltojnë deri në qiell. Mbi këtë pikë mund të shkohet gjatë e gjatë, por tuj mos ia pa nevojën, po citojmë vetëm Dhimitër Frangun. Kështu e përshkruan ky Skënderbeun per kah përshpirtnija: “Qenë cilsit e këtij Princi aq mirë të përshtatuna, sa vishtirë me u a gjetë kund shoqet n'at kohë. Kje i krishtenë shum i mirë, i divoçëm, i ndalun, i pastër, mik i fortë i virtyteve e anmik i keq i veseve. Kje puntuer i palodhshëm, e kurr s'u gjet ngaeshëm, pat kujdes me majtë ligjët e krishtena, me ruejt vendet shejte e nierzt e dhunun mbas pershpirtnijet, kje zemërgjanë e i dhimbshëm me të gjith t’krishtenët, e ndërtoj shum manastire e banesa për rregulltarë e rregulltare e ata i pajisi me shum të hijme". (12)
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori
Megjithkëto arsye që i bien ndesh asertës së Gjon Muzakës, provizorisht po e pranojmë tezën se, Skenderbeu e nxiti Karl Muzak Topinë të lëshojë gruan me kunorë e të martohej me të motrën e tij, Mamicën. Por ma parë do të gjejmë shkaqet, që kanë shty Skënderbeun të bajë një hap të tillë.
Shkaqe financiare nuk mund të kenë qenë kurrsesi, pse Skënderbeu e kishte aneksue princninë e tij, e për të nuk dihet se pat prona personale aq të mëdha sa të kishte pse të priste Skenderbeu në ditë të ngushtë ndonjë ndihmë prej tij.
Por edhe ma pak kanë mujtë me qenë shkaqe politike, për arsye, se këto janë ma të fortat që na shtrengojnë për të rrëzue hipotezën e pranueme provizorisht. Asht krejt e kotë të besohet se Skenderbeu të zinte një mik, i cili nuk ishte i ndamë në shenj as për pasuni, as për zotsi, as për trimni, e të humbte simpatinë e popullit të krishtenë, mbrojtjen e përkrahjen e klerit e të Papës e t'u anmiqsonte me familjen princore të Muzakajve. Pazotsinë e vet e diftoj haptas Karli, sidomos në luftën e Beratit në vjetën 1455, ku la edhe kryet. (13)
Me ba at hap ka mujtë me e shty Skenderbeun edhe nevoja. Kjo ka mujtë me ndodhë po t'kishte qenë Mamica një zonjëz, e cila për mungesë cilsishë a prej moshet mos të mundte me gjetë një burrë si i përkitëte. Por asnjani ndër këto supozime nuk mund të pranohet, për arsye se Mamica edhe mbas dhjetë vjetve që jetoj me burrë, ndonse me gjashtë fëmijë nëpër kambë, qe e lypun shumë prej princave për grue, po refuzoj të martohej për së dyti. Si trashëgimtare e të shoqit, qeverisi princninë e Topiajve, n'emën të bijve ende të vegjël, me një urtsi e zotsi të çuditshme deri sa diq. Ishte ma e zoja ndër të gjitha princeshat e derës së Kastriotve e Skenderbeu u këshillojte me të për çfarëdo pune me randsi. (14)
Deri këtu kemi parashtrue shkaqet që kanë mujtë me e shty a me e pengue Skanderbegun të bajë një hap për të cilin e fajson Gjon Muzaka, të shohim tashti a thue i përshkruen Gjon Muzaka faktet historike ndryshe se ishin në realitet.
Qe si ua përshkruen Gjon Muzaka të bijve rritjen e familjes së Kastriotve: “Dijeni se gjyshi i Skanderbegut nuk kishte veç dy fshate, Sinjën e Gardhin e Poshter (Hopf, 301); i biri i tij Skanderbegu, mbassi mori Matin, shtetin atnuer, u ba Zot i Krues, të cilen nuk e pati i ati (Hopf, 299): edhe mbassandej u ba Zot i Dibres, i Brinjes, i Tomonishtës, i Misjes e i krahinës së Gjonmit deri në breg të detit (Hopf, 298.9)."
Nuk lypet me qenë i thelluem në historinë kombëtare tonën për me u kujtue se sa të pamatuna janë thanjet e Gjon Muzakës. Po t'ishte e vërtetë se dera e Kastriotve nis me u mkambë me gjyshin e Skënderbeut që s'kishte veç dy fshate, si asht e mundun që në vjetin 1389 kastërgjyshi i Skënderbeut, Gjergj Kastrioti I, në luftën kundra Turkut në fushën e Kosovës, të bajë propozime në këshillin e luftës të kryesuem prej Llazarit, mbretit të Serbisë? A thue nuk ia kishte ndie zanin Gjon Muzaka atij Gjergj Kastrioti megjithse ai vetë e përshkruen at luftë? Sa për Krujën vërtetë nuk dihet se kur kaloj prej Topiajve a prej Turqve në duar të Gjon Kastriotit, por të gjithë historjanët e vjetër, si Barleti, Biemmi, Anonimët, Lavardin e Dhimitër Frangu, na thonë se e kishte. Kronikani i Raguzës, Luccari, e thotë në vjetin 1423" Giovanni Castrioto Signor di Crui”. (15) Mbas të gjithë historjanve që u përmendën më sipër, Skënderbeu mori përpara Krujën e jo Matin, si thotë Gjon Muzaka.
Tradhtinë e Moisiut, Gjon Muzaka e motivon kështu: “Skanderbegu i rrembeu Moiziut shtetin e tij, qi ishte në Dibër; mbas kësaj Moiziu i zemruem del kahë ana e Sulltanit, i cili e dergon me nji ushtri kundra tij, atëherë Skanderbegu i çon fjalë të këthehej se do t'a dojte si vlla; edhe Moiziu, tuj e dijtun se nuk kishte ndonji siguri pranë Sulltanit edhe tuj dashtun t'i rritëte fuqin Turkut me gjakun e të krishtenve, u këthye prapë (Hopf, f. 300)."
Edhe këtë fakt historik Gjon Muzaka e bjen ndryshe nga historjanët tjerë t'asaj kohe. Të gjithë një zani thonë se Skenderbeu mori prej Turkut Krujën e mandej Matin e Dibrën. Nuk ia rrëmbeu pra Moisiut. As nuk e diftoj Moisiu zëmrimin e vet për këtë punë për vite e vite. Ai luftoi si një ndër ma të mirët e besnikët gjeneralë të Skënderbeut, edhe ndër kohë ma kritike, prej vjetit 1443 e deri në vjetin 1455. Nuk qe pra shkaku i tradhtisë së tij pse i rrëmbeu Skënderbeu Dibrën, por do të ketë qenë ndonjë send tjetër në thes. Barleti e Biemmi na thonë se mbasi u ba Moisiu me Turqtë, Skënderbeu i konfiskoj pronat, ose properitetin personal, edhe këta ia dorzoj mbasi u pendue e ktheu dalë. Puna e Zanfinës në këtë rast nuk asht as per t'u zënë në gojë, për arsye se një kreshnik si qe Moisi Golemi, nuk do të kishte nevojë me shkue mbas shtimeve të grues. Shkaku i tradhtisë së tij dihet se qe krenija. Ai e dinte vedin të madh, pse i derës princore të Komnen Topiajve. Vlera e zotsija që ai kishte diftue ndër lufta e në qeverimin e dy Dibrave kishte shkue tuj ia rritë mendjen dhe donte vedin mbi tjerë. Me çue në vend këtë aspiratë deshti me përfitue prej rrethanave. Venediku, që shikonte me sy të keq lidhjen e Alfonsit mbretit të Napolit me Skënderbeun, mezi që priste me ia shtue këtë llastim, e Sulltan Mehmeti nëpërmjet komandantit të Sfetigradit, i kishte blatue kunorën e Shqipnisë, po të hidhej nga ana e tij. Moisiut iu rritën veshët prej këtyne premtimeve, edhe me diftue pëlqimin e vet lajmoi Sulltan Mehmetin edhe komandantin e Beratit në vjetin 1455 për planet e Skenderbeut e për rrezikun që ndodhej ajo fortesë. Me këtë tradhti u ba një shëmtim i madh n'ushtrinë shqiptare në Berat, e Mojsiu iku në Stamboll. Prej andej Sulltani e dërgoj me një ushtri kundra Skënderbeut, por qe thye keqas. Moisiu atëherë i mundun prej Skënderbeut, i përbuzun prej Turqve, edhe i rrahun prej ndërgjegjes, iku prej Stambollet, erdhi në Shqipni, i ra përmbys ndër kambë Skënderbeut, edhe me lot për faqe i lypi të falun për fajin e tmerrshëm që kishte ba. Skënderbeu i ngjiti dorën, e ngriti në kambë, e fali, edhe i dha gradën që kishte pasë ma parë n'ushtri kombëtare; ma tepër dha urdhën mos të guxonte kush me e zanë në gojë at tradhti. S'vonoj mandej e i ktheu edhe pronat e konfiskueme. Kështu e difton Biemni (16) e historjanë tjerë t'asaj kohe, tradhtinë e Moisi Golemit.
Ç'ndryshim prej kallximit të tyne e të Gjon Muzakës!
Tashti, para se t'i japim fund këtij shkrimi, e shohim me udhë me diftue mendimin tonë mbi çeshtjen e Zanfinës. Për çka duket, puna e asaj do të ketë qënë kështu: Tuj i pasë vdekë Zanfinës burri i parë e mbetë e vejë me do jetima, në sa ishte kjo ndër fjalë me u martue me Karl Muzak Topinë, ndërhyni Skënderbeu e i dha motrën për grue, e ajo atëherë u martue me Moisi Golemin e Dibrës.
Kaq tregime mjaftojnë sa me pa se sa të pa peshueme janë asertat e Gjon Muzakës, prandaj, kisha me thanë se sa per thanje të tija, Skënderbeu nuk asht për t'u mbajtë as ma i mirë as ma i keq se e përshkruajnë biografët e vjetër të tij.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori
ngadhnyes mbi anmiqtë e vet, edhe pse me numër shumë ma të madh
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
» Epoka e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut
» Gjergj Kastrioti, Heroi në këndvështrimin e shkrimtarëve të huaj
» Tajar Zavalani: Gjergj Kastrioti - Skënderbeu
» Gjergj Kastrioti Skenderbeu – Dokumentar video
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi