Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bajame Hoxha (Çeliku): Gjenerali dhe strategu ushtarak Prenk Pervizi

Shko poshtë

Bajame Hoxha (Çeliku): Gjenerali dhe strategu ushtarak Prenk Pervizi Empty Bajame Hoxha (Çeliku): Gjenerali dhe strategu ushtarak Prenk Pervizi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 31, 2011 12:12 am


Bajame Hoxha (Çeliku): Gjenerali dhe strategu ushtarak Prenk Pervizi U1_BajameHoxhaGJENERALI DHE STRATEGU USHTARAK PRENK PERVIZI
Nga Bajame Hoxha (Çeliku)
Ate qe historia e shqiperise e drejtuar nga diktarori Hoxha dhe sistemi totalitar per 50 vjet hoqi nga historia bijte me te shquar te atdheut, ne, pa humbur kohe dhe me shume respekt, duhet te kerkojme falje para varrit te tij te nderuar, Gjeneralit dhe strategut tone Prenk Pervizi. Ate qe historia e mohoi dhe e la jashte rreshtave te saj per dekata te tera, ne, pasardhsit e kesaj historie te hidhur dhe te rreme duhet menjehere te ndreqim kete gabim te madh sepse eshte i pafalshem per historianet dhe letraret e Shqiperise, qe me dashje ose pa, te lene jashte rreshtave te historise punen dhe vepren e nje ushtaraku qe gjithe jeten ja kushtoi atdheut per mbrojtjen e kufijve shqipetar dhe bashkim kombtar. Sot kam nderin te ulem e te shkruej per kete ushtarak te nderuar. Me shume respekt perulem para punes vepres dhe emrit te Prenk Pervizit qe ishte nje nga ushtaraket me te shkolluar te Shqi -peri se te asaj kohe dhe me vone. Ne nje dite pranvere me 4 maj 1897 ne fshatin Skuraj te Kurbinit ne nje fami1je me tradita patriotike lindi dhe u rrit Prenk Pervizi Gjenerali i ardhshem i Shqiperise se madhe. Qe ne moshe te mitur Prenka do te shquhej per zgjuarsi dhe inte1igjence te veçante. Ai u edukua me dashuri per atdhe dhe urrejtje per pushtuesin. Shpirti i tij i ri do te futej shpejt ne rrjedhen e ngjarjeve historike. Ne frymen e fisit te tij ai u edukua me nje ndjenje te larte atdhedashurie sepse ky fis, kjo familje fisnike, kishte nxjerre gjithmone luftetare e burra te shquar te cilet jeten e tyre e vune ne sherbim te kombit qe ne shekullin e kaluar dhe bene emer ane e mbane Shqiperise.
Ne vitin 1912 Prenk Previzi ishte vetem 15 vjeç dhe merr pjese ne ngritjen e flamurit perkrah axhes se vet, Gjin Pjetrit, Ne 1918 mbaron me rezultate te skelqyera Akademitë dhe kthehet menjehere në atdhe. Prenka filloi nje kariere te veshtirë me kurajo e ndergjegje te larte prej ushtaraku te pregatitur ne menyre te persosur dhe arrin te kryej te gjitha detyrat e ngarkuara me sukses. Aktiviteti i tij sa vjen dhe shtohet keshtu ai caktohet ne komanden i pergjithshem per mbrojtjen e kufijve verior, me patriote e luftetare te tille, si Bajram Curri, Major Prenk Jaku, Elez Isufi, Aga i Lumes, Muharrem Bajraktarin et te tjere oficere. Prenka bashke me shoket e tij me 1920 merre pjese ne mbrojten e Kongresin te Lushnjes dhe me pas deri ne vitin 1924 ne debimin e
forcave serbe nga zonat e veriut. Nderkohe Presidenti Ahmet Zogu emron kater zonekomandante, ne rang guvernatoresh ushtarake, kapitenat : Prenk Pervizin, Muharrem Bajtaktarin, Fiqri Dine e Hysni Demën.
Pas nje pune te ngjeshur dhe plot merita Prenk Pervizi dergohet ne Itali me 1930 per te kryer dhe per kater vjet te tjera Shkollën e Luftës (shtatmadherise) ne Torino. Ai kthehet ne Shqiperi dhe ernrohet ne komanden e pergjithshme te mbrojtjes kombetare. Ai shume shpejt çmohet per nje kontribut te larte dhe aftesi ushtarake per forcimin e moderzimin e ushtrise. Pra Prenk Pervizi duke njohur artin ushtarak ne menyre te persosur me mire se çdo kush ne Shqiperi u be i njohur dhe i pranishem ne te gjitha trevat dhe qytetet e vendit. Ate e deshen te gjithe nga jugu ne veri sepse punoi pa u lodhur ne mbrojtje te interesave te Atdheut. Puna dhe vepra e tij ne mbrojtjen e ushtrise dhe kufijve Shqipetar e bene mit. Shpejt ernri i tij prej ushtaraku u vu ne vargjet e kengeve popullore.
Oficer shtatmadhor e zoterues i disa gjuheve te huaja, e perfaqesoi denjesisht Shqiperine ne takime nderkombetare si manovra te medha ushtarake etj. U caktua ne komisionin nderkombetar te vezhguesve te huaj ne luften ita-o-abisine me 1935-36. Keto ishin merita te padiskutueshme te nivelit te larte ushtarak dhe pajisjes me nje kulture te gjere. Per keto veprimtari mori grada e dekorata te larta.
Per aftesite e ketij strategu kishte nevoje Shqipena dhe shqipetaret e asaj kohe dhe me vone, njesoj si per ajrin. Me gjithate regjimi i Hoxhes hodhi balte mbi kete figure te paarritshme ne ushtrine shqipetare.
Bajame Hoxha (Çeliku): Gjenerali dhe strategu ushtarak Prenk Pervizi U1_PrenkPerviziMë me 1943-44, Gjeneral Prenk Pervizi, perqendroj gjithe foreat e ushtrise shqiptare per ta mbrojtur Kosovën nga sulmet gllabërues te Serbise.
Natyra me kete strateg ishte treguar bujare sepse e kishte paisur me vyrtytet me te larta. Ai trashegonte fisnikeri bujari urtesi e trimeri te pa shoqc. Ai u gradua gjeneral ne baze te fitoreve te pa shterrshme dhe trimerise se tij prej ushtaraku gjenial e te pavdekshem. Pra vet emri i gjeneralit Prenk Pervizi eshte pjese e rendesishme e historise shqiptare te cilen e shtremberoi regjimi i Hoxhes. Eshte ne nderin tone qe kjo figure te derdhet ne bronx e te ngrihet ne pjedestal si simbol i ushtrse shqipetare. Gjenerali ne gushte 1943 eshte i pranishem ne mbledhjen e Mukjes ku vendoset bashkimi i popullit ne lufte kunder pushtuesit por e kupton shpejt tradhetine e idealeve te Mukjes nga komunistct qe bien pre e agjenteve Jugosllave. Per t"u bere Shqiperia pjcsc c Federates Jugosllave. Kete politike dhe kete bashkpunim nuk e pranoi gjenerali. prandaj mohoi çdo mundesi bashkpunimi me Komunistet e dei ne mal per dy vjet me shume nacionalist te tjere .
Gjate gjith kesaj kohe ai e sheh se eshte e pamundur per te shpetuar Shqiperine nga dora Komuniste pasi takimi i Jaltes ja kisht lene Shqiperine nen protektariatin Rus. pra komunizmi ishte i pa shmangshem bashke me egersine e çfTenuar te Hoxhes. Me gjith dhimbjen e madhe qe ndjente per vendin, familjen dhe miqt e tij. ai detyrohet te zgjedh rrugen e arratisjes me zemer te plasur per çdo pellembe toke qe do te linte pas. Ai e dinte se komunizmi ishte fare e keqe e do te mbinte ne vendin e tij e do te thante çdo bukuti te nat)'Tes. Ai e dinte se famiJja e tij do te vuante perjetcsisht per deri sa te egzistonte komunizmi ne Shqiperi; pra ai po linte pas jeten e tij prej ushtaraku ku kishte te gjitha kujtimet e nje jete te ngjeshur me pune e sakrifica
te medha, e ku nuk kishte pellembe toke qe s'e kishte shkelur ne mbrojtje te kufijve etnike. Ai e dinte se puna e tij nuk duhej te ndalej ketu.
Atdheu e ushtria kishin ende nevoje per trurin e tij, pra puna ishte ne gjysem ashtu siç ishte dhe jeta e tij. Edhe nena e tij e vjeter tani e sygjynosur bashke me gruan e tij ne kampin e Beratit kishin nevoj per ate trim. Eshte e tmerrshmc te kalosh neper mend ende pa u larguar nga Shqiperia si filloi hakmarrja ndaj familjes se tij e çfaj rendonte mbi ta. Ai e dinte se kalvari i vuajtjeve dhe i torturavc per familjcn e tij sapo kishte filluar e fundin nuk e shikonte dot! Mjere familja e tij dhe mjer familjet e naeionalisteve te tjere çdo te vuanin ne te ardhmen nga regjimi kuq. Kampet ishin hapur. Burgjet mbusheshin per dit me te pafajshem. Ekzekutimet ne emer tepopullit s'do te kishin me fund per nje populi kaq te mire e kaq te pafajshem!
Gjenerali e dinte se kampet qe po hapeshin ne Shqiperi ishin si ato te nazizmit e pse po i hapte Enver Hoxha. Cilet fajtore apo kriminele do te torturonte aty? Shteti po i hapte lufte shtetasve te vet qe ishin te pa arrnatosur. E tmerrshme per nje populi kaq trim qe po binte nen thundren e komunizmit me te eger. Pra Shqiperia u be me shume e Stalinit, e Titos, e Hoxhes e jo me e shqiptareve ne teresi. Shqiptaret do te kthehesshin te gjithe ne skllever kush me shurne e kush me pak, por gjithsesi familjet qe Hoxha do ti quante armike do te vuanin edhe per piken e ujit, edhe per thrrimen e bukes, te kontrolluara dite e nate nga sigurimi shtetit.
I ndodhur perpare ketyre skenave barbare gjenerali s'mund te qendronte dot me, as neper male dhe as te bente ndonje marrveshje me komunistet. E vetmja zgjidhje mbeti largimi i tij ilegal pa u rene ne dore komunistve. Ky Gjeneral qe gjithe jeten ja kushtoj kombit te veto tani ndodhej i mbrojtur nga populli sepse qeveria po ta kapte do ekzekutonte menjehere. Enver Hoxhes nuk i duheshin njerez patriote e trima te shkolluar ne akademiite me te njohura te evropes, as ingjiniere e profesore, por rreth vetes i duheshin vetem injorante e kriminele qe t'i sherbenin regjimit me verberi e perulesi.
Ne nje dite vere te vitit 1946 ai Gjeneral e strateg i gjith ato luftrave e fitoreve mbi pushtuesit, fare thjesht. po ndahej nje here e pergjithmon me trojet e veta. Po ndahej me malet me fushat e Shqiperise se dashur qe i kishte shkelur pellembe per pellembe e u kishte sherbyer me shpirt ushtaraku si bir i vertete. Tani e vetmja rruge, i vetmi shpetim ishte ikja. Duhej tu kthente shpinen e te braktiste gjithe jeten e tij prej ushtaraku dhe detyren si prindi i mire qe kishte qene dhe si bashkeshort i shkelqyer.
Ai zbriti nga malet e Kurbinit me burreri si trim e luftetar qe ishte, pa u trembur fare, por me dhimbje te pafund. Ne shpirtin e tij prej Gjenerali ai shikonte ende grimcat e nje jete gjithe sakrifica e lavdi, te cilat ia shkelen nje dite te nemur komunistet, te cilet po çonin ne gremine nje populi me tradita trimerie, duke e gjunjezuar dhe duke i marrin shpirtin dhe ia vra trurin. Ky populi per 50 vjet do te endej kuturi pa gjetur asnjehere veten. Ky populi qe po mbetej nen thundren gjakpirese te komunizmit do te raskapitej, do te torturohej brenda kufijve te vet. Nje pjese tjeter jo e paket do te mbyllej neper qelie e erreta te burgjeve dhe te kampeve pa lene jasht ketyre denimeve as femijet, foshnje apo te rritur. Keto qenie te pafajshme tashme do te ishin viktima sepse kampet kishin filluar te mermin shume jete femijesh. Ne ato kushte te mjerueshme, kur femija ne agoni kerkonte nje pike uje ne kasollen me thupra, ushtari i thoshte: -S'ka uje. ashtu duhet te vdesin armiqte! - dhe ne mengjes femija nuk ishte me! Nje nane do ti vdisnin brenda nje nate ne keto kampe te tre femijet e ajo i degjonte tek kerkonin nje pike uje e
roja pertej thuprrave tallej dhe gezohej kur torturonte foshnjet qe perpeliteshin ne kthetrat e vedkjes. Te gjithe keto Gjenerali tashme i dinte edhe pse ishte ne mal. Ate e informonin per gjithçka. Keto lot nenash, keto plage qe po merrte populli i tij ng vet shqipetaret po i coptonin shpirtn prej ushtaraku qe e desh aq shume popullin e tij fisnik. Aty ku shkeli bisha komuniste u tha dhe bari, dhe njeriu humbi ne erresire, u verbua, ia nxorren syte dhe e detyruan te haje bar!
Era ia freskonte ballin e djersitur. ndersa zemra i rrihte me shpejtesi ne gjoksin e tij prej trimi. Ai s'kishte frike nga askush e nuk e kishte njohur kurre friken edhe kur ishte nder beteja, por keto çaste ndryshonin. Ai s'po shkonte ne nje mision apo beteje nga do te dilte fitimtar, por drejt nje braktisjeje te madhe. Me gjithe dhimbjen qe kishte ne zemren e tij ai vuri doren mbi kraharor dhe ktheu koken pas dhe qendroi disa çaste ne heshtje. U hodhi dhe nje veshtrim le shpejt maleve e fushave dhe unis ashtu siç i kishte hije nje trimi.
Ne Tirane Gjenerali u takua me miqte e tij besnike dhe djemte e tij. Trimi me flete kaloi nen hunden e komunizmit e te Enver Hoxhes, mes spiuneve dhe sigurimsave. Ate se pa njeri. Ai u be ere e fluluroi me shoferin e tij besnik qe se tradhetoi kurre, korçaron trim LLazi Sterjo, qe mundi te fluturonte me makinen e tij bashke me gjeneralin nen tytat e posteblloqeve qe ruheshin me kujdes prej rojeve. Trimi s'kapet kurre. Ai mbrriti ne Zemlak te Korçes ne familjen fisnike patriote te Kullajve Kjo familje me tradita bujarie e besnike kisht perciell dhe mbretin Zog per ne Greqi, tani do te percillte edhe mikun e madh, Prenk Pervizin. Mbi kete familje me tradita patriotike do vinte nje kalvar i gjatë
persekutimi qe s'do te ndalej per 45 vjet me radhe. Kjo familjc fisnike pas asaj dite pati te pushkatuar, te burgosur dhe te internuar deri ne kater breza. Keshtu Gjenerali duke u arratisur nen hunden e Enver Hoxhes i tha edhe nje here ketij katili, ne heshtje: - Jam me trim se ty dhe me i pregatitur.
Iku fluturoi trimi me flete gjcnerali i ushtrise shqiptare qe kishte qene nje jete te tere ne krye te saj. Ai la pas me zemer le plagosur Shqiperine e tij te bukur dhe gjithçka tjeter te shtrenjte qe kishte! Gjenerali doli ne Greqi dhe jehuan gjithe radiot e botes dhe mediat (shtypi i kohes). Greqia e priti e respektoi si ushtarak e si gjeneral per 19 vjet me radhe. Pastaj kaloi ne Bruksel ketu u prit si nje strateg luftrash, si ushtarak me vlera te medha dhe si gjeneral i pa thyeshem. Shteti Belg i dha atij trajtim te veçante duke e respektuar per tere kohen qe jetoi ne Bclgjike. Por i mungoi dashuria e kombit e popullit te vet, qe e donin dhe e prisnin qe nje dite te kthehej. Por kjo nuk mund te realizohej. Ato nuk do te takoheshin me me te birin e tyre te lavdishem. Por ai i takonte dhe i takon dhe sot Shqiperise dhe shqiptareve, ai ishte i te gjithve.
Kam njohur familjen e Gjeneralit qe kur isha femije. Ne na bashkuen kampet dhe idealet e perbashketa te prinderve tane. 1 kam njohur ne kampin Saver, Plug, Gradishte te Lushnjes. Ishin dhe miqte me te afert te dajes sim. Keshtu une i shikoja per dite dhe u rrita mes tyre dhe familjeve te tjera me te mira shqiptare, qe Hoxha i internoi e i burgosi per ti zhdukur fizikisht.
Zonja e Gjeneralit ishte nje grua me virtyte te larta. Ajo karakterizohej nga urtesia, dashuria qe kishte per njeriun. Ishte fisnike e bujare. e palodhur. Edhe pse ishte per dite ne punet me te renda, ajo s'u ankua kurre. ajo qendroi e pa mposhtur deri ne fund le jetes se saj ashtu siç i kishte hije gruas se nje gjenerali te permendur. Ajo ishte krenare per vepren e punen e pa lodhur te burrit te saj, e dinte se gradat e gjeneralit i shoqi i kishte merituar prej betejave dhe
sukseseve te arritura. Kam njohur dhe tre djemt e Gjeneralit : Valentinin, Gencin e Lek Pervizi. Te tre djem shembullor e te pamposhtur. Kjo familje fisnike do te njihte burgjet dhe te gjithe kampet famekeqe te Komunizrnit. Genci dhe Leka u martuan dhe paten femije. Gruan e Lekes, Beba, e kisha shoqe te ngushte. (ashtu quhej sepse nje bebe qe shpetoi nga kampi i Tepelenes. ndersa emrin e kishte Gjuliana). Ata mbijetuan duke hapur te gjitha kanalet e myzeqese me krah, duke zevendesuar traktorin deri ne viti 1991. Ndersa Valentini qe kishte qene i martuar qe kur ishte student ne ltali e ngrysi jeten nen tortura, ne burgje dhe ne kampe, dhe mundi te mbijetonte pa krijuar familje tjeter deri ne demokraci, kur u takua me gruan e tij pas nje gjysme shekulli, e cila e kishte pritur ne Itali gjat gjith regjimit komunist. Ai s'pati femije nga kjo martese sepse regj;mi komunist i kishte ndare perjetesisht qe ne moshen e rinise.
Bajame Hoxha (Çeliku): Gjenerali dhe strategu ushtarak Prenk Pervizi U1_UshtaraketShqiptare
Bajame Hoxha (Çeliku): Gjenerali dhe strategu ushtarak Prenk Pervizi U1_ValentinPervizi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi