Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valon Beqiri:Gjestet e vetmis

Shko poshtë

Valon Beqiri:Gjestet e vetmis Empty Valon Beqiri:Gjestet e vetmis

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 31, 2011 1:08 am

Valon Beqiri:Gjestet e vetmis 188448_200223310001205_100000406115855_603825_1604708_n

Valon Beqiri:Gjestet e vetmis 186115_100000406115855_4688927_n
Valon Beqiri:Gjestet e vetmis

Shiko sytë e gjendjes time,si një qytet i ndërtuar me dhimbje,
më janë plakur nofullat duke thirrur emrin tënd,kë ta gënjej?
kulturën e vuajtjes,apo përbrendësin e shpirtit të djegur?
edhe heshtja më belbëzon,në shumë momente kur ty të ndjej...

A t'ka marr malli për mu,përse pak kurajo nuk më jep dhurat?
t'përbetohem në çarçafin e ulurimave të urta që i praktikoj,
më janë këputur shtigjet e rrugëve t'lumtura,ti je gjithçka!
nuk kam vend ku s'më dridhet bota,më jep pak kuptim të jetoj.

Shpesh kur përplasem në krua,uji mi ledhaton lotët e tharë,
s'ndjej mëshirë,ajo pasqyre pak e thyer më përben për atë,
dua ta thyej edhe atë pak copë pasqyreje,a thua dot lirohem?
pasha Zotin,më dhemb pesha e paduruar,e ajo është e vetmja gjë!

Dëshmitarë kam melankolin e bukur,shumë dhimbje pa respekt,
kam trysni prej natës,terri zi,më thyen në dysh pa mëshirë,
unë të dua pasha Zotin,por mundësia më manifestohet me turp,
ty të kam larg,një distanc monstruoze që e bën vuajtjen më t'vështirë.

V.B
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi