Ekskluzive: Intervistë me piktorin Pjetër Koleci
Faqja 1 e 1
Ekskluzive: Intervistë me piktorin Pjetër Koleci
Intervistë me Pjetër Koleci, piktor nga Lezha, që jeton në Treviso të Italisë
-Për fillimi u urojmë që kjo ekspozitë të ketë sa ma shum vizitor dhe të jetë sa ma e suksesshme. Ke hapur edhe shumë ekspozita tjera, si po ndiheni me rastin e hapjes së ekspozitës më të re, në ambientet e Ambasadës Republikës Shqipërisë në Romë?
Që kur isha 4 vjeçar talentin tim e kan vërejtur prindërit, ndërsa pak vite më vonë edhe mësuesi i fillores e kuptoi talentin tim dhe më stimuloj, duke më dhënë edhe fletë vizatimi, që të vizatoja, sepse në atë kohe edhe fletët e vizatimit ishin të kufizuara. Në tetëvjeçare kam arritur të bëjë një ekspozite personale me temë: ”Mledhesit e ullinjëve”.
-Cilës kategori (zhanri) i takojnë pikturat tuaja?
-Përveç në ekspozita, ku mund të gjenden pikturat e tua z. Koleci?
Nga Beqir CIKAQI
Pjetër Koleci lindi më 25 janar 1964. në Fishtë (Lezhë) Shqipëri. Aty ka mbaruar shkollimin e parë fillor e të mesëm. Ndërsa studimet e para i nis me 1981 në shkollën artistike “Prek Jakova” në Shkodër, ku diplomohet në pikturë e tekstil (1984). Në Lezhë fillimisht punoi si mësues vizatimi në shkollën “Gjergj Fishta”, për disa vjet, për të kaluar ma vonë si disanier në pallatin e kulturës në Blinisht. Nga viti 1992 deri më 1996 mbaroi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, ku diplomohet në pikturë monumentale.
Piktori Pjeter Koleci, pasi, në vitin 1996 organizon një ekspozitë në Udine të Italisë, dhe për motive pune qëndron në Itali, ku tani jeton me familje në Ormelle të Trevisos, me lejeqëndrimin e përhershëm.
Ka një eksperiencë të mirë të punës në profesion me firma të ndryshme si afreskist dhe si skenogaf, etj. Është fituesi kryesor në konkursin nacional të piktures ”Noe Bordignion” Castelfranco Veneto. Nga viti 2000 është me profesion të lirë si piktor. Me rastin e hapjes së ekspozitës personale të fundit në Ambasaden e Republikës së Shqipërisë në Romë, me zotin Pjetër Koleci e zhvilluam këtë bisedë.

Pjetër Koleci |
E falemenderoj ambasadorin Llesh Kola, dhe gjithë stafin e tij që ma mundësuan t’a hap ekspoziten në ambientet e Ambasades të atdheut tim, duke më mundësuar që të komunikojë me njerëz të përzgjedhur, që kan një vlerë shumë të madhe, ma të madhe se vet ekspozita. Një falemenderim të veçant ia adresoj edhe amasadorit të Republikës së Kosovës në Romë Albert Prenkaj, i cili më bëri një nder të madh me prezencen e tij në përurimin e ekspozitës. Shkurt, u ndjeva mjaft i relaksuar në diten e përurimit të kësaj ekspozite.
-Do të dëshiroja që të vazhdoj me këtë pytje. Kur (në cilen moshë) është vërejtur talenti i juaj për pikturë?
Që kur isha 4 vjeçar talentin tim e kan vërejtur prindërit, ndërsa pak vite më vonë edhe mësuesi i fillores e kuptoi talentin tim dhe më stimuloj, duke më dhënë edhe fletë vizatimi, që të vizatoja, sepse në atë kohe edhe fletët e vizatimit ishin të kufizuara. Në tetëvjeçare kam arritur të bëjë një ekspozite personale me temë: ”Mledhesit e ullinjëve”.
Mjedisi ku u hap ekspozita ne Rome |
Pikturat që i krijoj kanë një kombinim të ngjyrave, por kam punime edhe vetëm me grafit. Jam duke krijuar personalitetin tim, mund të them që zhanri i pikturave i përket artit informal (ekspresionizmit abstrakt) .
-Ke hapur ekspozita në atdhe edhe këtu në Itali, si ndieheni kur ekspozoni?
-Ke hapur ekspozita në atdhe edhe këtu në Itali, si ndieheni kur ekspozoni?
I emocionuar gjithnjë, por edhe i pergjegjëshëm sepse duhet të paraqitesh sa më denjësisht dhe me vepra emocionuse për vizitorin-shikuesin. Ekspozitat që bëj janë të gjitha të kërkuara nga dikastere shtetëror, se privatet kërkojnë edhe lekë për të ekspozuar. Unë mendoj se suksesi vjen duke punuar dhe jo duke paguar...Ekspoziten e parë, sikur u tha ma lart e kam hapur në Lezhë, e kjo e fundit, në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Romë. Kam hapur edhe disa të tjera, si ne atdhe , ashtu edhe në Itali.
-Nëse nuk është ngarkesë e tepërt (për momentin) atë kujtohen ekspozitat që i ke hapur deri më tani?
Po. Unë jam edhe ashtu me profesion piktor i lire, dhe nuk e ndiej kurfar ngarkese. Kam hapur ekspozita në Shqipëri dhe këtu në Itali. Në Shqipëri: në Pallatin e Kulturës Lezhë (në vitet 1984, 1985, 1986, 1988); në Pallatin e Kulturës në Librazhd (1987); në Akademin e Arteve të bukura Tiranë (1992); në Galerinë Kombëtare Tiranë ( 1993). Ndërsa në Itali: në Treviso (në vitet 1996, 1997, 1998, 1999, 2000, 2002, 2006, 2007, 2008) Castelfranco Veneto (2006), më 2001 në “ARTE D’A” Venezia , dhe janar 2009 në Ambasaden Shqiptare në Romë.
Portret njeriu te vuajtur |
Janë edhe koleksione në Galerinë e Arteve në Lezhë (Shqipëri), OMPAC Galeri (Itali), ndërsa në koleksionet private edhe në Francë, Gjermani, Itali, SHBA, Kanada, etj.
-Cilën ekspozitë dhe cilën pikturë e konsideron më të sukseshme?
-Cilën ekspozitë dhe cilën pikturë e konsideron më të sukseshme?
Ekspoziten më të suksesshme e konsideroj këtë që bëra në shtepin time (këtu në ambasadë).
Dhe si pikturë është piktura e fundit e afishuar në hyrje, (e punuar në të njejtën teknikë që perdori unë), veçse me simbol Shqipen dhe hartën e Shqiperisë së madhe.
-Këtu ku jeton (në prvincen e Trevisos), organizoni edhe kurse për pikturë. Sa ka të interesuar, nga të rinjët vendor edhe të huaj?

Në galerinë time në Ormelle (TV) organizoj kurse për të gjithë të interesuarit në të gjitha moshat. Kam nxënës-vijues të kursit të nacinaliteteve të ndryshme, por natyrisht më shumë janë vendas.
-Tani disa vite, keni statusin e artistit te lirë. Si jetoni? Dhe a ka fitime prej pikture?
-Tani disa vite, keni statusin e artistit te lirë. Si jetoni? Dhe a ka fitime prej pikture?
Kryesisht jetoj nga profesioni, me shitjen e pikturave, por edhe me pikturimin e mureve të jashtme dhe të mbrendëshme të shtëpive, etj. Pra, veç piktures në kanavace bëj edhe dekorime e afreske sipas kërkesave.…Si duket fitojnë më shumë ata (ato) që i shesin punët e mia!
-Jeni i lindur në Fishtë, në vendlindjen e poetit të madh që ka këtë mbiemër. Si e ndieni veten? A e viziton ndonjëherë dhe a keni ndonjë projekt të veçant për vendlindjen tuaj, Fishtën!?
-Jeni i lindur në Fishtë, në vendlindjen e poetit të madh që ka këtë mbiemër. Si e ndieni veten? A e viziton ndonjëherë dhe a keni ndonjë projekt të veçant për vendlindjen tuaj, Fishtën!?
Fishta është vendelindja ime, ndihem shumë krenar dhe në intimitet e mbaj gjithnjë me vete, nga do që shkoj..! Fshatit tim të lindjes i kam krijuar dhe një faqe interneti www.fishta.tk dhe e dua shumë! Kur isha fëmijë prindërit e mi krahas edukimit fetar më recitonin pjesë nga “Lahuta e Malcisë” dhe të vepres së At Gjergj Fishtes (gjëra të ndaluara rreptësisht nga regjimi i asaj kohe). Në Shqipëri shkoj çdo vit, kuptohet edhe në Fishtë, për të cilën kam në projekt të dekorojë me afresk faqen kryesore të kishës së fshatit.
Mendoj të kërkoj ndihmë për të krijuar një muze në vendin ku lindi shkrimtari ynë kombëtar e nacionalist At Gjergj Fishta, që është lënë në harresë nga pushtetet vendorë të deritashëm. Me fjalë tjera më duket se nuk i japin vendin e merituar që duhet t’a ketë.

-Ke edhe ndonjë pasion që e ushtroni si hobi, përveq piktures?
Më pëlqen shumë të merrem me krijimin e faqeve të internetit, foto e video. Punimet e mia mund të gjenden edhe në web faqen personale www.artpaint.tk.
-Nëse nuk është sekret, cilat janë planet dhe dëshirat për të ardhmen?
-Nëse nuk është sekret, cilat janë planet dhe dëshirat për të ardhmen?
Planet dhe dëshirat nuk i kam sekrete. Planifikoj të realizoj gjithnjë vepra emocionuse për shikuesin-vizitorin e punimeve të mia, dhe dëshiroj që të kem mundësinë për të ekspozuar punen time edhe në vendet tjera të Europës dhe botës.
-Ju faleminderit në mirëkuptimin e hasur tek Ju, zoti Koleci, për këtë intervistë!
Jeni i mirëpritur dhe gjithënjë të respektuar. Ndërsa unë, i përshëndes lexuesit e Juaj, dhe të gjithe ata që kan gjak shqiptari kudo që ndodhen.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi