Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

As pas vendimit të GJK, opozita nuk e ndërron qëndrimin

Shko poshtë

As pas vendimit të GJK, opozita nuk e ndërron qëndrimin Empty As pas vendimit të GJK, opozita nuk e ndërron qëndrimin

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 31, 2011 8:58 pm


As pas vendimit të GJK, opozita nuk e ndërron qëndrimin



As pas vendimit të GJK, opozita nuk e ndërron qëndrimin 01-Gjykata-1

Opozita në Kosovë vlerëson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese (GJK) se janë shkelur procedurat kushtetuese gjatë zgjedhjes së presidentit, ishte i pritshëm. Por, po qe se Kuvendi kthen në votim zgjedhjen e presidentit dhe sërish kandidat do të jetë Behgjet Pacolli, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thonë se nuk do ta ndërrojnë qëndrimin nga ai i 22 shkurtit, kur patën bojkotuar seancën.

LDK-ja, përmes shefit të Grupit Parlamentar, Ismet Beqiri, i bën thirrje partisë më të madhe në pushtet që të organizojë tryezë për të arritur marrëveshje kalimtare, në mënyrë që të evitohet kriza. Nëse kjo nuk ndodh, Beqiri thotë se nuk do të ndryshojë as qëndrimi i LDK-së, i mbajtur më 22 shkurt, kur ka braktisur seancën në të cilën zgjidhej presidenti dhe qeveria.

"Ne do të shohim... Konform veprimeve që bëhen, do të dalim me qëndrimin përkatës. Nëse nuk do të ndryshojë asgjë këto ditë, atëherë as LDK-ja nuk do ta ndryshojë qasjen e saj".

"Por, nëse mendon si herën e kaluar nuk po flas për person si në mënyrë të dhunshme ta bëjë zgjedhjen e presidentit, atëherë le ta provojë, është problem i tij (Thaçit). Por, unë mund të them me përgjegjësi që o sot, o nesër, do t'i duhet nëse dëshiron të ketë një fazë kalimtare, të qetë të funksionimit të institucioneve që të ulet dhe të negociojë për këtë", ka thënë Beqiri.

Në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese është thënë se me rastin e zgjedhjes së Behgjet Pacollit për president, janë shkelur procedurat kushtetuese, pasi nuk kanë qenë dy kandidatë për presidentë dhe për shkak se gjatë votimit në raundin e parë dhe të dytë, në sallë nuk kanë qenë të pranishëm dy të tretat e deputetëve, sa edhe duhen për zgjedhjen e presidentit në dy raundet e para.

Por Gjykata Kushtetuese, në disa nga pikat e aktvendimit të sotëm, ua ka kujtuar deputetëve se janë të obliguar që të rrinë në seancat e Kuvendit.

Këtë, anëtari i Kryesisë së Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e quan joprofesionalizëm të Gjykatës Kushtetuese. Në anën tjetër, pavarësisht se është kërkuar që deputetët të qëndrojnë në sallë, deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, thotë se kjo parti do të bojkotojë çdo seancë, në të cilën president do të tentohej të zgjidhej Behgjet Pacolli.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi