Nexhat Rexha: Përcaktimi kombëtar dhe ideshmëria pikë e pandryshueshme për shtet
Faqja 1 e 1

Nexhat Rexha |
Nga prof. Nexhat Rexha
Hyrja në librin e Kadri Manit ”Dr Ibrahim Rugova Triumfoi në Kosovë edhe në Hagë!!”, është libër që të jep një pasqyrim dhe ndjenjë impresive, sepse në të përshkruhen dhe paraqiten mendime e ngjarje për kolosin e ditëve tona, me të cilin filloi një epokë e re në historinë, kulturën dhe politikën e shqiptare, gjithnjë me ide e brumosje të nivelit më të lartë intelektual dhe të premisave ndërkombëtare.
Libri “Dr. Ibrahim Rugova Triumfoi në Kosovë edhe në Hagë!!”, botuar nga edicioni “Shqipëria Etnike”, 2002, në të cilën redaktori Kadri Mani ka radhitur ngjarjet në konstelacion të një hapësire kohore të ngushtë apo më mirë të themi ka rindriçuar një skenë të vogël nga ngjarjet e mëdha që ndodhën në dekadën e fundit të shekullit të kaluar XX.
Mirëpo, rëndësia dhe vlera e këtij libri përkon me realitetin dhe kohën kur u botua ajo. Për këtë arsye merita i takon Kadri Manit, i cili paraqiti në faqet e këtij libri shkrimet dhe bëmat e jetës së njerëzve tanë, për të mos i mbuluar pluhuri i harresës, fjalët dhe kuptimet e tyre, fillojnë në një periudhë shumë delikate, kur çdo gjë shitej në tregun e tranzicionit tonë dhe të botëkuptimeve ballkanitke, sa të avancuar nga një shtresë, po aq të vjetrauara për një shtresë të padijes dhe rënies në kurthet ndjellakëqija për veten dhe ardhmërinë tonë.
Autori ka radhituar mjaft bukur shkrimet në këtë libër, që në faqen e katërt ka paraqitur shkrimin e autorit Ali Kelmendi me titull “Clementia e Presidentit Rugova” i cili thotë :” Burrështeasi ynë i parë. Ibrahim Rugova deri sot na udhëhoqi me mençuri e urtësi. Në momentin e caktuar kohor ai diti ta vlerësojë situateën krahas rrethanave kohore dhe rreziqeve që silleshin e përsilleshin dhe për qëllim kishin zhdukjen e qenies shqiptare kosovare”. Botuar në “Bota sot”, më 10 gusht 1997.
Për të dhënë të kuptosh se mendimtarët shquhen me vizionin e tyre në kohë të dilemave kur jeta frymonte shumë rendë në Kosovë. Por duke e lexuar dhe rilexuar këtë shkrim të 1997, lexuesi i vëmendshëm rikonstaton bindjen se personaliteti i shquar i Dr.Rugovës ishte saktësuar me kohë në qartësinë e përcaktimit kombëtar për të krijuar shtetin e Kosovës, me bindje të plotë se është duke e realizuar punën e ideologëve tanë. Përflitjet e një shtrese të njerëzve në emër të demokracisë, të shtypit tonë, autori i këtij shkrimi i jep këtë kuptim: ”Pse nuk u fillua herët-pothuaj të gjithë ishim të pajtimit, e se a jemi vonuar- pjesa dërrmuase nuk mendon kështu, por, kur shumica do të mbiozotërojë-atëherë nuk është vonë kurrë. Pra, me rendësi është çdo gjë me masë e me kohë”.
Këto tipare të mençurisë dhe të karakterit të ndjeshëm e të fortë, gjithnjë në krijimin e një logjike të arsyeshme për të arrirë qëllimin, kanë pikëmbështetje te burrështetasi ynë Dr. Ibrahim Rugova, rrugën e paqës të veshur me petkun e mençurisë, urtësisë dhe të mbështetura në starategjinë e sakrificës së përbashkët, për krijimin e ngjarjeve historike me domethënie konkrete në ndërtimin e programit kombëtar në mbështetje dhe në kërkim të zhdukjes së ideologjisë totalitare të komunizmit. Me të gjitha ndëranësimet e fundit të viteve pas 1997, autori shkrimin e tij e përfundon: ”Shpresojmë , që edhe presidenti do ta përdorë urtësinë duke marrë vendime të mençura me kohën dhe rrethanat aktuale që do të krijohen. S`ka dyshime në veprime të urta të presidentit tonë.” Fq. 14.
Në faqen 15 është radhituar biografia e Dr .Ibrahim Rugovës. Përpos pjesëve të biografisë, pasqyrë kjo për të arriturat shkencore dhe çmimet e ndryshme, që iu janë dhënë presidentit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës. Vlen të theksohet fillimi i një lëvizjeje të re politike në krye me shumë intelektualë të Kosovës, e cila kurorëzohet me 23 dhjetor 1989, në krye të saj vie Dr.Rugova. Pikërisht në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës zgjedhet kryetari historik i saj Dr. Ibrahim Rugova, edhe pse urdhërdhënësit e Komitetit të atëhershëm të Kosovës kishin porositur ”Mbledhja e këshillit nismëtar dhe e Kuvendit Themelues ishte caktuar për të nesërmen. Pas dite më thërret nëpërmjt telefonit një mik imi dhe kërkon që të takohemi urgjentisht. Aso kohe ai ishte ingranuar në strukturat e larta të pushtetit në Kosovë. Bisedën e zhvillojmë në një lokal me frkuencë të vogël.
Ai : Çfarë keni ndërmend të bëni?
Unë: Kur? Kush?
Ai: Leri ato. Nesër?
Unë: Një parti politike, ose ku e di unë se çfarë. Nuk ma merr mendja se del gjë prej saj.
Ai: Dëgjo. Po merrni përsipër një përgjegjësi të madhe. A jeni të vetëdijshëm për këtë?
Unë heshta. E dija se ky ishte konstatim i tij dhe se nuk më kishte thirrur për këtë.
Ai: Bëni si të doni, por një porosi e kam për ty-Ibrahim Rugovën të mos e bëni kryetar.
Unëërse?
Ai:Kaq kisha unë.*
Mehmet Kraja ” Vite të humbura” fq. 168. Botoi Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë, Tiranë, 1995.

Me të gjitha këto trysni, Kryetari i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, zgjedhet në krye të LDK-së, që atëherë dihej se ishte barrë e rëndë dhe kërkonte shumë mund e dije, sakrificë. e mbi të gjitha, kërkohej rrugë e re për ndërprerjen e dhunës si dhe ripërtritjen të asaj që e kishim humbur me dhunë, e tërë kjo kërkonte diçka të veçantë, e këto atribute filluan të visheshin bashkë me karakterin e intelektualit iluminist, që e kishte brenda vetes Kosova dhe që i duhej më shumë se kurrë në këtë periudhë të ndrrimeve politike.
Ai tani erdhi për të bartur misionin e shenjtë
Në libër pastaj kemi të radhitur Stenogramin nga Gjyqi i Hagës, të gazetarëve të “Zërit”, nga vendi i ngjarjes.
Ballafaqimi i Dr.Rugovës me kriminelin e Ballkanit në Tribunalin e Hagës shikohej nga këndvështrime të ndryshme, dhe një pjesë e shihte këtë para kohës me një skeps, këtë proces. Mirëpo, kërshëria e madhe e dha rezultatin e njeriut mendjemprehtë sa e ndriçoi këtë gjyq ndërkombëtar, mbi të gjitha atë pjesën skeps të të luhaturve e kthjelloi, sepse kasapi i Ballkanit me tërë arrogancën dhe cinizmin e tij, hyri në dialogun e vetmisë së humbësit dhe sikur çdo gjë iu mjegullua, sepse atë që kishte mbjellur, tani kishte ardhur koha për ta korrur.
Duke shfletuar faqet e këtij libri, dhe sidomos pjesën e pyetje dhe përgjigjeve, shohim edhe më përsëafërmi brumosjen dhe përcaktimin e fuqishëm intelektual dhe kombëtar të prijësit tonë Dr. Rugovës. Karakteri i thellë njerëzor, shpirtëgjersia intelektuale, shpalosin këtë periudhë historike me data dhe ngjarje shumë interesante për të kaluarën dhe të ardhmen e vendit tonë.
Këto dëshmi paraqesin kronikën më interesante dhe reale të kësaj periudhe për të cilën u kërkua të ndriçohet dhe të mbetet dëshmi për këtë ngjarje të historisë sonë.
Prej faqes 21 deri në faqen 79, lexuesi ka mundësi që përsëafërmi të lexojë dhe rilexojë pyetjet, përgjigjet e këtyre njerëzve dhe në ndonjë rast krijohet përshtypja se jemi duke lexuar pjesë të dramaturgjisë nga veprat e Shekspirit, sepse vetë jeta dhe ngjarjet e saj si rodhën, japin aktë komplekse.
Në faqen 80, është vënë poezia e poetit tragjik Agim Spahiut, me titull ”I kam hyp kalit të vdekjes” kushtuar, (Ibrahim Rugovës) e shkruar para dhjetorit të vitit 1993. Vetë brendësia e kësaj poezie shpreh një parandjenjë të dhembshme dhe krenare për Kosovën, qytetet e saja historike, e mbi të gjitha prijësin e saj që edhe i kushtohet poezia me 35 vargje. A. Spahiu ”Njeriu mbi pikëllimë” Buzuku, 1993, fq.132.
Në pjesën e dytë të dëshmisë së presidentit të të Kosovës në Precesin kundër kryekriminelit të Ballkanit në Hagë, janë paraqitur pjesë të shkurtëra të ekipit të gazetarëve të “Zërit”.
Cinizmit të kriminelit të Ballkanit, Dr. Rugova për UÇK-në i përgjigjet:
”UÇK-ja ka qenë organizatë që është krijuar nga populli, nga njerëzit, kur ka filluar sulmi ushtarak mbi Kosovën. Këta patriotë kanë luftuar për lirinë e Kosovës”. Fq. 84.
Krejt kjo thotë se sa afër dhe sa shumë Ai diti të çmojë masën e gjerë popullore si vlerë kapitale dhe universale në ballë të së cilës ishte vetë Prometeu.
Në përmbyllje të këtij libri Kadri Mani prej faqes 130-143. Në Vend të Pasthënies shkraun: Ibrahim Rugova –tribun kombëtar dhe ndërkombëtar i pakonkurencë.
Autori Kadri Mani me përpikëri ka paraqitur fakte, thënie të ndryshme të cituara nga disa gazeta në gjuhën shqipe, në të cilat shihet shkurtpamësia e një kategorie të ëndrrimtarëve për pushtet. Këto pjesë dhe shumë të tjera janë dëshmi se imagjinata mediokër edhe kur fantazon e trillon, duke i goditur simbolet e kohës, më së shumti e godet veten.
Libri përbyllet me vargjet e Agim Gashit ”Këngë për President Rugovën”, shkruar në Vjenë më 1992.
Po shkëpusim vetëm një strofë nga kjo këngë:
Kah u nise me nji grusht dhe,
Për liri për atdhe,
Sy më sy me burra t`botës
Me ja pru dritën Kosovës.
Fq.144.

Konsiderojmë se qasja kohore e këtij libri ngërthen në vete, pikëpamje shumëdimensionale dhe të rëndësishme, duke marrë parasysh jo vetëm titullin e librit:
Dr brahim Rugova Trimfoi në Kosovë edhe në Hagë!!, por edhe brendinë e saj, sepse në të gjatë leximit, përjetuesit e këtyre ngjarjeve lidhin kohët dhe fatet për një qëllim, për një prijës për një shtet, dhe mbi të gjitha, për një njeri ngadhënjimtar. I cili ishte simbol përsëgjalli, por edhe tani edhe pas 21 janarit 2006, mbeti simbol dhe vizionar i së ardhmes. Më 7 dhjetor 1941, Uinston Çërçill thoshte se: Asnjë amerikan nuk do të mendojë keq për mua… nëse unë shpall se ne i kemi Shtetet e Bashkuara në anën tonë, ky do të ishte për mua një gëzim i parrëfyer… Pra, gjithsesi ne kemi fituar. Anglia do të jetojë” Robert Blake” Uinston Çërçill” Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, 2004, fq. 104.
Ndërsa, Dr. Ibrahim Rugova, në intervistën e dhënë në revistën Fjala Nr. 10 të datës 15 maj 1990, shprehet kështu: “LDK ka depërtuar dhe është pranuar në popullatën e Kosovës, po edhe në qarqe ndërkombëtare. Simpatia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është mjaft e madhe dhe llogaritet si një forcë reale politike”. Është me interes të citojmë si e përfundon intervistën Dr. Rugova në atë kohë: “Problemi me pluralizmin është ndryshe. Unë atje do të jemë edhe si politikan, po natyrisht me një origjinë intelektuale, të cilën e kanë vështirë ta kuptojnë politikanët”, fq. 14.
Shumë burrështetas të botës pas vdekjes së tij dhanë mendime të ndryshme: Unë po e citoj vetëm një pjesë të mendimit të Riçard Holbruk-ish Ambasadori Amerikan në Kombet e Bashkuara, i cili tha:”Kosova ndoshta nuk do të ekzistonte sot pa vizionin dhe këmbënguljen e tij. Ai ishte një njeri i madh dhe populli i Kosovës ishte me fat që e kishte atë udhëheqës”. Iliria Post, më 24 maj 2006, fq. 3.
Kurse, redaktori Kadri Mani me këtë libër dhe libra të tjerë ka dëshmuar dijen, guximin dhe vullnetin se ai di me kohë për të hudhur farën e mirë në arën e mirë.
Sërish publicisti Kadri Mani del redaktor dhe iadeator i librit: “NJERIU I PAVARËSISË – DR. IBRAHIM RUGOVA” (LAJME, TELEGRAME, OPINIONE, DHE NGUSHËLLIME PËR IBRAHIM RUGOVËN), Prishtinë, 2007, f. 458, të cilën e përgatitën bashkë me publicistin Luftim Kelmendi dhe me kompjuteristin e ndjerë, Bajram Vitia, me ndihmën financiare të frldk-dega-3, ku bënte pjesë kryetari ynë historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi