Yllka Ponda:Intervista e Kristaq Shabanit dhënë para Simpoziumit III Nderkombetar 'MUZA POETIKE PEGASI 2010"
Faqja 1 e 1
Yllka Ponda:Intervista e Kristaq Shabanit dhënë para Simpoziumit III Nderkombetar 'MUZA POETIKE PEGASI 2010"
Yllka Ponda:Intervista e Kristaq Shabanit dhënë para Simpoziumit III Nderkombetar 'MUZA POETIKE PEGASI 2010"
Intervista e dhene para Simpoziumit III Nderkombetar 'MUZA POETIKE PEGASI 2010" ME OBJEKT "MAGJIA E PERKTHIMIT" 08-11 PRILL 2010 NE GJIROKASTER, PERMET, SARANDE, VLORE, TIRANE.
KJO INTERVISTE ESHTE BOTUAR NE SHUME GAZETA DHE FAQE INTERNETI...
Poetët, shkrimtarët, gjithë krijuesit, s’e ndiejnë kurrsesi dallimin, racën, shtetësinë, kombësinë e tyre, …
Ata kanë një vëllazërim dhe një motërzim të paparë dhe një respekt të ndërsjelltë me njëri - tjetrin. Ky është një modul, të cilin duhet të arrijë shoqëria njerëzore dhe që tregohet me pararojën inteligjente të njerëzve të aftë e plot talent.
Intervistë me Presidentin e Lidhjes Internacionale të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” Albania, poetin, shkrimtarin dhe studiuesin Kristaq F. Shabani
Dhënë gazetares dhe poetes Yllka Ponde WP.S, TVSH “Gjirokastra”
1. A mund të na bëni një panoramë të vitit 2009 për Lidhjen Internacional të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” Albania me qendër në Gjirokastër, një qytet i cili gjithmonë është shquar për inteligjencë, kulturë, letërsi dhe art?
VITI 2009 mund të motivohet:
Një punë aspiruese dhe pasionante… Lidhësi dhe paqetim i mirëfilltë. Njohje të reja dhe lidhësi të reja. Harmonizime dhe projekte për Letërsinë në të ardhmen. Organizmat letrare operuese sot në Botë, që kanë mbledhur në gjirin e tyre krijues të mirëfilltë, zhvillojnë një veprimtari pasionante me theks të veçantë dhe bashkëpunojnë njëra me tjetrën me vizion. Kongrese, Simpoziume, Olimpiada, Panaire, Ekspoze librash, konferenca letrare në mbarë Globin. Mbahen kumtime profesionale, analitika për t’u marrë shembull për të gjitha gjinitë. Me mijëra krijime sot ekspozohen në Internet, falë arritjeve marramendëse të logjistikës, në një kohë rekord përcjellës. Marrin pjesë krijuesit në veprimtari të rangjeve ndërkombëtare e deri në Kongrese Letërsie të nivelit botëror. Një akt ballafaques dhe konkurrues i vlerave kreative janë numri i madh i konkurseve, ku matin forcat mijëra e mijëra krijues nga të gjitha anët e Globit. Krijuesit e mirëfilltë e gjejnë shpejt njëri - tjetrin dhe kërkojnë të evidentojnë dhe të shpërndajnë vlerat e letërsisë në mbarë Botën. Kaq të shumta janë përpjekjet dhe kaq të qarta vizionet dhe kaq serioze lidhjet, sa që thua se kemi të bëjmë me një organizëm të përsosur që do ta kishin “zili” dhe vetë shtetet. Në këto veprimtari të mirëorganizuara jepen çmime nga më prestigjiozët e deri te inkurajuesit.
Poetët, shkrimtarët, gjithë krijuesit, s’e ndiejnë kurrsesi dallimin, racën, shtetësinë, kombësinë e tyre, …
Ata kanë një vëllazërim dhe një motërzim të paparë dhe një respekt të ndërsjelltë me njëri - tjetrin. Ky është një modul, të cilin duhet të arrijë shoqëria njerëzore dhe që tregohet me pararojën inteligjente të njerëzve të aftë e plot talent.
Shpërthesa të jashtëzakonshme ka sidomos në realizimin e përkthimeve në gjuhë të huaja, por ajo, që është më interesante, është kërkesa gjithmonë në rritje e poetëve, të cilët kërkojnë të përkthehen në gjuhën shqipe, duke e konsideruar këtë si një gjuhë të pasur e gjeniale, sikundër është në të vërtetë. Gama e shtrirjes së shqiptarëve sot në disa shtete, por edhe e prezencës emigruese, i ka vënë impuls në mendim krijuesit që të kenë preferenca për këtë gjuhë që nuk është gjuhë e një kombi të vogël, siç “përflitej” më parë… Kjo është e kuptueshme dhe e natyrshme.
Ende ekzistojnë fryrje tek disa krijues edhe në Shqipëri, të cilët nuk heqin dorë nga spektri i pamerituar, nga vetmburrja, nga lëshimi i vetvetes, nga qëndrimi i pameritur në poltron , apo i qenies së tyre në metropol, kur sot informacionin e madh e merr dhe në një vend të vogël, falë logjistikës dhe modernitetit të saj. Grupimet e krijuara shumë kohë më parë e shohin që nuk mund të ecin dhe nuk lëshojnë dot “pronat” e tyre “ sundimtare të “letërsisë”, sipas mendimeve të tyre. Sot ka ndryshuar tabloja: “Respektohen të mirëfilltët, krijuesit konkurrues” dhe jo ata që u kanë vënë emër me “zor” në letërsi.
Në këtë organin tonë letrar të përtremuajshëm apo në antologjitë tona letrare të botuara apo të publikuara në internet mund të kontaktojë edhe krijuesi e lexuesi vendas edhe ai krijuesi e lexuesi i huaj. Kjo falë gjuhëve me të cilat është shkruar.
2. Cili është këndvështrimi juaj në lidhje me lirshmërinë në letërsi.
E lirshmja mezi arrihet edhe, kur thuhet, që ka lirshmëri, apo ajo të jepet me bollëk, ke vështirësi ta rrokësh, ke vështirësi ta trajtosh dhe kur mendon se e ke këtë lirshmëri të dhënë, mundet të asfiksohesh totalisht. Kjo në kuptesën e daljen jashtë loje, jashtë lirshmërisë. Lirshmëria nuk është ndonjë term abstraktiv, që kërkon të të hutojë, por një fakt ngacmues dhe një shans që të jepet për ta përdorur me efektivitet.
Kuptueshmëria e lirshmërisë në letërsi është një kategori “ekzakte”, e cila përkufizohet dhe modelohet nga kreativët, të cilët mundësojnë dhe arkitekturojnë këtë lirshmëri.
Shpesh thuhet nga naivët që, tashmë mund të shkruhet “lakuriqësisht” në kulm, pra një zhveshje totale, falë klimës së krijuar (lirshmërisë pa kufizim, sipas mendësisë së tyre) dhe kjo tashmë është bërë një metodë e disa krijimtar +ucëve, të cilët e lakuriqësojnë fjalorin, sidomos proza është e zhveshur në ekstremitet, fraza është po lakuriqësuar, pa tharmin e saj “figuracional”. Shpalimi dhe shpërfillja e virtyteve njerëzorë tenton në një arratisje të mendimit ekzistencialist dhe të lindësisë së karakterit dilemor për ecuri progresive të shoqërisë dhe të vetë individit dhe në vend të japë mesazhe, në vend të edukojë çedukon, paçka nga kufizimet ( të mos lëshohet nga mosha)…, të mos shikohet nga mosha…, duke bërë një ndalim mekanik. Kjo letërsi e lakuriqësuar, aspak e mirëfilltë, jep mesazhe sëprapthi, rrëzim nga ura, hedhje në prurje të shumta të rrëmbyeshme, lulëzim të “prapësirave“ dhe krijimit të një mentaliteti të tejskajshëm dhe vetë individi zhvishet krejt nga edukimi, edukata, kortezia mirësjellore, duke lulëzuar në botën e tij shpirtërore hamendësia, e papritura, tentativa për të kryer veprime të paligjëruara. Mos ndoshta sistemi kapitalist ka dështuar në platformën e tij të udhëheqjes dhe në rrugëtimin e tij ka lodhësi për krijimin e një njeriu, i cili të realizojë atë që s’duhet realizuar, të matet me atë që s’duhet të matet, të plotëformojë individi vetveten për të shumfishuar forcën e tij të vogël disa herë, duke tentuar me mënyra dhe rrugë ekstreme si: korrupsioni, prostituimi, përdhunimimi, keqsjellja, imazhimi i të fortit e tj., rrugë këto që kanë mbetur në ilegalitet, por çuditërisht, shpesh, me tentimet e tyre flasin me gjuhë të kuptueshme dhe s’u dridhet qerpiku i syrit. Natyrisht është detyra e letërsisë që t’i paraqesë këto shembëlltyra negative për të dhënë mesazhe për të mësuar nga negativiteti dhe për të formuar një korracë të përgjegjshme ndaj dhunuesve dhe akrobacive të manjatëve dhe imituesve të keqësisë…
Jo pa qëllim në një veprën time “Virtyti i thyer” kam thënë:
“Rivrasja e Profetit, kacavirja e majmunit, ringjallja e Profetit ditën e lexoj së mbari…”
Nuk jemi për një letërsi të kurvëzuar dhe me mendimin e saj se fjalori më bajat duhet përdorur për të tërhequr vëmendjen, për të nxitur, apo për të pasqyruar ndodhitë më ekstreme të vulgarimit. Kjo nuk quhet letërsi, për mendimin tim, por një bajatizëm (sharlantizëm) dhe mediokritet i saj. Rrjedhat e këtyre mendimeve vijnë si rrjedhojë e kontaktit që kemi pasur këtë vit me këtë letërsi “rënore” dhe me “të ashquajturit shkrimtarë”, të cilët mbrojnë këtë pasqyrim të lakurqësisë dhe mendojnë se kanë shkruar kryevepra, kur veprat e tyre nuk kanë të bëjnë me “produktin intelektual” letrar dhe me rolin që luan ajo në progresivitetin dhe kënaqësinë shpirtërore, por janë thjesht rrëfenjëza për të kënaqur vetveten. Kjo do të thotë të ikësh me vrap nga vetvetja, të zhvishesh nudisht, duke humbur gjithçka morale dhe normale, t’i shkasësh këtij normaliteti dhe duke u trasformuar me dëshirë. Njeriu e ka në dorë vetveten e përmban, duke u mbështetur edhe në kodin e brendshëm të tij, apo e lëshon nga veprimi i këtij kodi përmbajtës dhe udhërrëfyes.
Liria duhet të konceptohet me një kod tjetër:
Artisti i vërtetë i fjalës që synon të rrëfejë diagramat jetësore duhet të lirohet brenda lirëshmërisë, duke përcaktuar natyrshëm kufijtë e saj jo ekzistencialë, por që ravijëzohen hera –herës papritur, që fiken dhe dritohen, kurbohen, vezullojnë, ylberizohen, ndryshojnë trajtën me idenë, servirjen, ndjeshmërinë, figurimin, plasticitetin, dinamikën, dimensionin, kurthimin, ngacmesën…
Do të doja që të rritej këndvështrimi në lidhje me lirshmërinë dhe liria, apo lirshmëria përfundon atje ku shfaqet dhunimi.
Për të zbërthyer realisht këtë që ndodh le t’i referohemi mendimit të shkurtër kritik të mëposhtëm, i cili erdhi si rrjedhojë e ngacmesës që më realizoi Presidentja e I.W. A, e cila më kërkoi një mendim rreth veprës së saj për poetin Frei Breto.
“Pickimi i shërbëtorit nga një fluturues blu”
Në materialin “Frei Beto një autor superstar brazilian në Venezuelë” autorja, Teresinka Pereira ka përdorur me natyralitet dhe faqas mendimet e saj analizo- kritike për disa akte madhore, të cilat kanë të bëjnë me pastërtinë njerëzore në aspekte që ata kërkojnë të japin gjatë jetës së tyre - përvojë, duke u ndikuar totalisht nga kahje pozitiviteti dhe ngarkesa rëndese për qëndresë në frone pushtetore, kur ka divorc ose kontradicion flakandan me idetë shprehëse, të cilat duhet të realizohen, por hasin pengesë realizuese. Teresinka Pereira, me aftësinë e saj zbuluese, ka kapur e përsiatur dinamikisht një protagonist të refleksionit, të prodhimit të ideve Frei Breton, (përkufizimi i saj është i natyrshëm pa metaforizim apo hiperbolizim) natyrisht i famësuar në krijimin e veprave të tij dhe të ideve progresive. Lënia e pushtetit, postit të fituar apo të ofruar në mënyrë freibreto, është një shëmbëlltyrë nxitëse me fytyrë natyrore e shpirtërore, të cilin e realizojnë vetëm të mençurit, kur shikojnë që, megjithë përçapjet klasike, dinamike, të moderuar nuk ka depertim të idesisë liberale dhe gjithçka është njësoj, kjo sjell dhe tërheqësinë, pasi mosrealizimi i idesë ka dhe humbjen e rolit… Kjo buresë gjallëruese e idesë është e lidhur edhe me ndikimin teologjik dhe të aftësisë së ndikesës në strukturën trunore të njeriut të lirë dhe operues. Një nga problemet më pikante në këtë material përgatitor është se, sa madhor është shpjegimi i dhënies së fuqisë personave të angazhuar dhe kuptimësia sesi e përdorojnë këtë pushtet këta persona, të cilët e përdorin fuqinë dinamikisht për të zbuluar ndërgjegjen e tyre shpirtërisht, është zbulesa më ballore dhe frontale. Kjo është zbulesa e të aftit, aftësisë për ta mbajtur e shtrënguar fuqinë e për ta përdorur pushtetin në favore. Kjo që zbulohet në këtë material është karakteristikë, e cila shfaqet dinamikisht tek njerëzit që, po u dhe një herë pushtetin të posedojnë force, nuk mund të shkëputësh nga forca, paçka nga e tentuara e lodhshme. Këtu kemi të bëjmë me protagonistimin e intrigës së dëmshme, e cila i tjetërson ata, që u ke dhënë fuqinë, forcën për të drejtuar. Kjo është karakteristikë tipizuese edhe në Ballkan, por edhe në Shqipëri ( e bërë vetëm në ndonjë rast sporadik). Shembëlltyra Frei Beto e dhënies së dorëheqjes është një akt sa shembullor, aq dhe i vëmendshëm për t’u ndalur e për t’ju referuar. Militantizmi ka aftësinë që të lëshojë njolla në veprimtarinë përmbushëse. Veprimi i tërheqjes nga qeverisja është reflektim dhe siguri mendore vepruese, leksionuese për kategorinë e njerëzve, të cilëve u ke dhënë forcën, që duhet ta kryejnë këtë akt madhor, por intrigimi nuk i lejon kurrsesi, ndaj kjo, në këtë rast flagrant, kërkon dinamikën e mendimit shoqëror heqës. Mendimet e Frei Betos për solidaritet dhe demokratizim janë efikase, por vetë solidariteti dhe demokratizimi janë një proces i vështirësueshëm, një laborator mendimor, profesional dhe shkencor, i cili kërkon kohë dhe interpretues.
Të këqijat mbretëruese apo kanxhuese janë plagëzuar natyrshëm si rrjedhojë e mos qëndresës dhe kultivimit të mendimit progresiv.
Të bie në sy theksimi i nevojës këndvështruese, që është natyrisht mësim, për çdo problem të kontraktuar, përdorimin e kontradiktës në një politikë sociale tejet të avancuar dhe politikës të re liberale për të realizuar ngopjen dhe ecurinë e organizmave prodhuese.
Njerëzit e këtij karakteri - Frei, kërkojnë të ketë përmirësime të jetesës dhe kjo arrihet nëpërmjet reformave të organizuara mirë dhe të menduara që të përfitojë pjesa më dërmuese e shoqërisë e sidomos ajo e varfër…, Ky është një ngacmim jashtëzakonisht i mprehtë, pasi të pasurit gjithmonë sakrifikojnë drastikisht të varfërit, duke realizuar edhe në sistemin demokratik një “kanxhim” e prangëzim pa e metaforizuar të njëklasimit determinues dhe mbretërues, që shpesh vishet me kallaj, duke treguar prioritetet e sistemit.
Esenca e nevojës së kthimit të mendimeve pas në përvojë dhe depertimi në zemrën e fuqisë, sipas përkufizimit të Frei Betos është një natyralitet i të gjithëve atyre, që kërkojnë progresin social, shoqëron dhe ecurinë.
Trajtesa origjinale dhe kapja e synimit mbisundues, flet për një substrat të sitisur të autores dhe kapje të rëndëisë në katër kahjet e horizontit.
Veprime të mëdha dhe të spikatura ndërmarrin vetëm të mençurit. Ah, sikur të kishim pak të mençur të tillë… Por në jetën praktiketë qeverisjes shfaqen ata, që s’lëshojnë “pe” dhe që autoritetin pushtetor e përdorin në maksimilizimin e rritjes së të “ardhurave “ të tyre dhe shkëputjes përfundimtare nga “pika e lindjes”.
3. Shpesh dëgjojmë në praktikën jetësore se tashmë mund të bëhesh shkrimtar apo poet vetëm me botimin e një libri?
Kjo është e specifikuar dhe e dritur nga shembujt e talenteve të mëdhenj, që kanë shkëlqyer me “shënimin e parë” dhe kanë triumfuar në Kapitolin e Petrarkës, por këtu flitet për ata që talenti është i diamantizuar në dimensione të shkëlqyera. Që të mos zgjatem do të citoj disa vargje nga një vjershë shkurtesë, imja, të cilën e kam shkëputur nga vëllimi poetik “Epigram i mortuar dhe Kërcimi i ëndrrës”: Petrarka e arriti Kapitolin,/ Gjethen e Dafinës e provoi,/ Pas tij mijëra poetë,/ Dafina torturoi…”.
Le t’i kthehemi kërthët pyetjes suaj për titullimin. Në praktikën e përditshme thuhet shpesh rëndom: “Ja poeti, ja poetët… Ja shkrimtarët…” Kjo nuk përputhet apo shpreh mirëfillësinë.
Kjo nuk është aspak mbushamendëse, por ka shije thanore. S’ke si ta “titullosh” kaq papritur një njeri, i cili shkruan diçka, qoftë një libër. Por mburravecëria i lëshon zagarët të “kapin lepuj”. Ka dhe tentime që të gjithë e quajnë veten të “parë” të kuvendit letrar… Çudimësi dhe habitëri njëkohësisht. Por në raste të tilla në shoqëri, të cilat s’janë ende të pjekura mund të “perifrazohet” kështu… Që të titullohesh kështu do të thotë të motivohesh natyrshëm si talent, në rast se vepra e nxjerrë, ky produkt yti intelektual letrar do të befasojë, do të tërheqë vëmendjen, do të diskutohet me gjallësi nga rrethe intelektuale dhe me mend. E theksoj me mend se intelektual nuk do të thotë që mjafton se ke mbaruar një shkollë të lartë dhe je i tillë, (sidomos në kohën e sotme të mbarosh një shkollë të lartë ka një lehtësi të hatashme), saqë, kur bisedon me një student apo studente edhe të Gjuhë – Letërsisë befasohesh me mosdijenitë e tij (e saj), siç flitet rëndom, por duhet të kesh dukuruar e profilizuar vetveten dhe të marrësh pjesë aktive në dinamikën jetësore të vendit. Dhe në rastin e shkrimtarit, poetit, jo vetëm duhet të kesh prurje të mençuruara letrare, por edhe të kesh konkuruar në “shkëmbimin universal të vlerave”, të cilat arrihen nëpërmjet veprimtarive të shkallëzuara letrare, brenda dhe jashtë vendit, kur tashmë janë krijuar mendësitë dhe mundësitë. Pra le t’i rikthehemi pyetjes. Por edhe nëse ke botuar apo reklamuar shumë vepra edhe në disa gjini, por ato “nuk kanë fizionomi të bukur letrare apo estetike”, përsëri mbetesh në klasë… Gjithçka edhe këtu e vendos konkurrimi i vlerave, cilësia dhe “mahnitja publike” e lexuesit”, i cili krijon tablon e qartë në pozicion të lexuesi. Flas për lexuesit profesionalë.
Shpesh njerëz jo kompetentë marrin përsipër të redaktojnë libra, të kryejnë veprimtari letrare, të bëjnë tam - tyme, kur nuk kanë fare lidhje me letërsinë dhe çuditërisht janë këta që thithin “fondet”, që u ”falin” pushtetarët, dhe harrohet ajo e plotëformuara, profesionalja, që ka dhënë kontribut… jo cilësorja. Një reflektim i tillë e çon mendimin në mediokritet.
Njeri i vlerave të krijimit është ai që precipiton sukseshëm. Ne këtë e kemi parasysh mirë. Lëvizja jonë e Lidhjes “PEGASI” në fillesë ishte një lëvizje letrare, ku kryheshin dhe “veprimtari letrare“ populiste, të cilat shërbyen për njohje të një grupimi “PËR NJË LETËRSI NDRYSHE”, por me kalimin e kohës, pasi u trupëzuan, shpërthyen degëzimet dhe pema kreative rritej, atëhere u hoq dorë nga ky populizëm dhe u përcaktua qartësisht mirëfillësia, e pastra letrare, talenti dhe natyrisht u krijua “shkallina”, u kalua në krijimin te një fizionomie të qartë. Kreativiteti ka duelizimet e veta, jo të gjakta, pasi realizohet me konkurrimin e vlerave në arena letrare. Një konkurrim i tillë solli njohjen e krijuesve dhe të atyre që, në periudhën e sistemit të mëparshëm, asqë njiheshin, por çuditërisht “buronja kreative” e fshehur shpërtheu dhe prurjet në gjinitë letrare filluan të aktivizoheshin.
Pra që të arrihet te titullimi kërkohet një aftësi veprimtare tejet e studiuar e lodhshme, e vrullshme dhe “djersim profesional”.
Këtë që theksova më lart do ta ilustroja po me krijimin tim, pasi ideja ime ilustrohet më natyrshëm me kreaturën time…(Kjo është përkëdhelëse) Qesh.
Paradite mëndjelehta…/ në mbrëmje në shtatzani të errura…/ Eh, “Pemët e Gjelbra’, gdhirë në hi të përkëdhelura. (K.SH “Virtyti i gënjyer” faqe 112).
4. Nga qëmtimet që ju keni bërë gjatë kësaj periudhe të një veprimtarie intensive sa ka qenë prezenca e të talentuarve apo të atyre, që e meritojnë titullimin, siç u shprehët ju?
Natyrisht, në kontaktime të shumta edhe direkte, por edhe nga informacioni direkt që ndërmerret nga leximi i veprave, nga mjetet informative të publikimit aktiv, që, sot falë sistemit dhe angazhimit janë të shumta, mund të them se edhe të talentuarit ndahen në “klasa” apo më ëmbël në shkallime. (E shihni, kurrë nuk hiqet dorë nga klasifikimi “klasë”, shkallinë”). Arsyeja është tepër e thjeshtë dhe e kuptueshme ( pak gjimnastikë e vogël mendore për ta gjetur këtë…).
Edhe gjuha, letërsia shqipe ka të talentuarit e saj (ekstremë) që po fizionojmë sot, ka dhe ata që vijnë me një pikaverazh më të vogël se të talentuarit, duke u pozicionuar në vendin e dytë, pastaj vinë “të lexueshmit”, disi të lexueshmit dhe ata që “prehen rafteve”… pa u ngacmuar nga askush, e sidomos sot që duket sikur ka rënë interesi për librin që, për mendimin tonë, duhet të rritet interesi ndaj tij, nga shoqëria duhet të përdoren metoda efikase propogandimi duke shtuar ngarkesën mendimore të nxënësit, studentit, vetë mësuesit, gjuhëtarët, studiuesit e tjerë, pasi fashitja të sendertëzon në injorim.
Ne përhapësit e gjuhës dhe të sjelljes së frazimit të bukur të saj po nxitojmë të bëjmë punën tonë, por…
Në ç’pol?
Dashurisë iu rrëzuan kolonat, u sheshuan… Shajnë veten buzët e lodhura…/
Letërsia hyn në çdo sferë jetësore, fraza e bukur është tërheqëse dhe simpatizuese. Po po lind një e keqe e madhe “turlimi frazor”: “Po sikur e keqja të çohet në varrezë dhe diagrama e saj të heshtë? Rënia ku do të mbështesë rrënjët e saj apo me të keqen e ikur asaj i thuhet: “Mjaft!... Pastaj?”
5. Gjatë vitit që shkoi u zhvilluan një sërë veprimtarish ndërkombëtare. Në ç’nivele ishte pjesëmarrja e Lidhjes “PEGASI”
Natyrisht këto janë obligime, si dhe shkollime profesionale, pasi njihesh me të renë dhe njeh gjendjen dhe përshkallëzimet letrare. Unë mora pjesë në ngjarje letrare dhe në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë me qendër në OHAJO SHBA(I.W.A), të cilën, si anëtar i vetëm shqiptar në këtë forum të lartë letrar në gjithë trevat mbarëshqiptare, e informova për veprimtarinë e kësaj Shoqate, në kushte të punës një pune me stërkëmbëthe edhe të një diskriminimi shkrimor dhe mosvlerësimi real, kjo e përshkallëzuar edhe nga trajtesa. Po kështu kisha dhe cilësinë tjetër edhe në emër të Lidhjes së Poetëve Bashkëkohorë të Globit.
Ne e vlerësuam maksimalisht takimin e Shkupit dhe në këtë takim “PEGASI” mori pjesë me një “panel” të lartë përfaqësuesish të kryesuar nga ana jonë, ku shumica prej tyre kanë marrë çmime të mëdha ndërkombëtare në vende prestigjioze letrare dhe po pjesëmarrës në disa antologji botërore.
Për këtë takim sikundërse, dhe për atë të Sarandës nw Shqipëri, kemi realizuar një analitikë funksionale dhe e kemi propaganduar në të gjithë botën në disa gjuhë të huaja.
Programi i hartuar në këto takime, krahas anëve pozitive të reflektuara, ka patur dhe mangësi.
Por duhet thënë me plot gojën se edhe në Shkup Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptarë ka formuar tashmë një traditë në organizimin e manifestacioneve letrare, por edhe në impulsimin e gjuhës shqipe, duke realizuar shumë botime në gjuhën e nënës. Kjo duhet përgëzuar dhe impulsuar. Dhe një meritë të veçantë, padyshesë, ka dhe Kryetari Aktual poeti Kalosh Çeliku, ideatori i Manifestimeve letrare në Shkup me larmitetin e një humori prezent dhe shkreptitës.
Në këtë takim (Shkup) dhe Kërçovë kishte prezencë të autorëve edhe profesionistë... Na përshtypëzoi se autorët, të cilët dikur kishin vënë emër, çuditërisht vlerësoheshin edhe me vargje aspak përshtypëzuese. Mosshfaqja me asnjë kumtim apo analitikë, temë promovuese nuk ndritoi gjithë atë punë të pasqyruar edhe në revistën e përdymuajshme “STIL”, botim i Shoqatës, ku ka refleksione dhe mendime kritike edhe pse me vlerë dhe konkurruese. Në këto takime për interes të të gjithëve duhet të shkohet me përgatitje të paracaktuar dhe të programuar.
Këtë e tregoi më së miri takimi i Gjirokastrës dhe që për të është shkruar në shumë revista, gazeta letrae në disa vende.
Ne biseduam me drejtuesit e Shoqatës duke nxjerrë në pah mendimet tona, paçka se ata i ndërtojnë vetë politikat e prezantimit dhe të programimit. Para zhvillimit të takimit të Shkupit “TAKIM NËN RRAP” i shfaqëm disa nga mendimet tona. Ne vijojmë të lexojmë “kreaturën ” e autorëve shqiptarë të Maqedonisë, që na dhuruan librat. Mëshimi drejt një letërsie të pjekur në shumë pjesëmarrës duhet një obligim në të ardhmen. Pa luajtur rolin e kritizerit, por duke shfaqur mendime të lira dhe ushqyese Kryesia e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë në Shkup bën zgjedhjen e saj, i prejardhur nga ndjesi vetiake.
Letërsia ka shkuar shumë para, që për këtë punohet gjallë edhe në Shkup me një panel përfaqësuesish të mirëfilltë, por duhet të bëjmë kujdes dhe kjo tregon se shumë pak informacion “deperton” tek krijuesit shqiptarë të Maqedonisë (ky konstatim me atë brumë që u server) në lidhje me ecurinë e letërsisë botërore dhe kjo i lë hapësirë mendimit mediokër se letërsia shqiptare nuk i afrohet asaj evropiane që është absurditet i plotë dhe i pabazuar në realitet.
Letërsia kërkon kritikët e saj ... Duhet hequr dorë nga “emrat” pankartë, që e kanë të zorshme t’i heqin nga “bordurat”. Ne biseduam me shumë prej syresh dhe zbuluam vakumin që ndjehet. Çmimet e dhëna duhet të mendohen mirë në ritmin dhe aspektin meritues, se dëmtohet mandej letërsia dhe denigrohen të talentuarit.
Ne i falënderuam miqtë tanë për pritjen dhe kemi mbetemi në shpresë se, në të ardhmen do të zhvillohen veprimtari me nerv, me panoramë më ndryshuese, më të pjekur dhe cilësore dhe në të mirë të letërsisë shqiptare, duke ndryshuar konceptimin dhe pjesëmarrjen.
Është koha e selektimit dhe e dukurisë së mendimit me të vërtetë letrar dhe e unifikimit letrar si dhe e shkëmbimit universal të vlerave të vërteta shqiptare, ndaj flitet çiltër në këto raste.
Ne vitin 2009 kemi marrë pjesë dhe në veprimtari të tjera me pjesëmarrje qoftë direkte prezente, por edhe me kumte e referenca. Kjo ka shtuar dhe rritur autoritetin e Lidhjes sonë.
6. A mund të privatizohen poetët, si dikur, kur kryeoborrtarët i mbanin në pallate?
Kjo është pyetje e mençur.
E keni fjalën për poetët e vërtetë?… Në rast se e keni fjalën për ata, do të përgjigjesha fare shkurt, me një krijim po timin nga vepra “Krizantemë” (Lulebardhë verdhë e vjeshtës, e cila ka hajk paradoksal dhe është përgatitur për botim)
Kush mund t’i privatizojë poetët?/ Luan vendit ndërgjegja e tyre,...Privatizimi: një kështjellë me konstrukt rëre…
7. Shpesh thuhet se Letërsia shqipe duhet të njohë atë moderne dhe se kemi shumë punë për t’u bërë për t’u ngritur në nivele. Cili është këndvështrimi juaj në këtë trajtesë…
Ka rëndësi që ne konkurrojmë dhe përpjekja është intesive. Dhe konkurrimi është individual, dëshira e çdo krijuesi, dhe e grupuar. Por ende nuk kemi pasur ndonjë ”ekplozicion” të individualizuar, paçka se talenti dhe i këtij niveli nuk na mungon. Duhet të evidentoj faktin kokëfortë. Letërsia e rangut është ajo, që shkruhet në realitete të dhimbshme, ku betejat e individëve janë disa akte me shumë skena, inskenime dhe mikroskena, që janë edhe të padukshme.(Mos na lëntë dhimbja pa dhimbjen!) Dhe këto realitete, që përshkruhen me mjaft zemër dhe shpirt janë triumfale. Po të sjellin nëpërmend ecjet poetike apo shkrimore të shkrimtarëve dhe poetëve më të mëdhenj të kohërave janë pikërisht këta, që e tejkaluan kohën duke vrarë mendjen, duke operuar në salla operacionale, të ngritura e pse jo bindshëm dhe plot kontraste në jetën realistike.
Është e lehtë të imitosh se ç’kanë shkruar të tjerët dhe të hysh në këto linja, po është tepër vështirë të krijosh fizionomi letrare dhe individualitet madhor. Shpesh përdoret rëndom në mendime kritike se aks krijues ka individualitet, origjinalitet, por kjo nuk ka baza të themelta. Ballafaqimi shkrimor është ai që flet realisht. Një kontribut në këtë drejtim jep media e shkruar, por edhe ajo elektronike…
Nuk ekziston e moralshmja për të prezantuar letërsinë me vlerë, por hera – herës shfaqet në ekranizime “letërsia belbake” e belbët, e “paguar”, pa nerv, rakitike. Është e çuditshme që këto gabime bëjmë të gjithë… Thuhet aks krijues ka shkruar një libër të bukur, por, kur futesh në të, s’guxon as ta shfletosh deri te faqja e dytë…
Doja ta përfundoja këtë pyetje me një poezi, po timen të botuar te “Astma e lindur”
Boshimi i pompuar s’e kupton stërkëmbthin e inatosur/ në një prirje inteligjente.../ Vrapon , por i priten këmbët nga fryrjet, / astma e lindur dhe këputjet.
Kjo ilustron dhe disa nga pyetjet e para të kësaj interviste.
Mendoj se ëndrrat nuk duhet t’i lëmë të përgjumura, ndaj duhet të impulsojmë aktet letrare...
Në një poezi “fantazoj”: “Hata e përgjumur, / ëndrrat lozin në akte gjumi,/ kur arrin Finalja:/ “Ëndrra humbi...”
8. Sipas informimit tonë ju keni zhvilluar një kontaktim me talentet e reja shqiptare në botë dhe po u jepni përparësi këtyre talenteve duke harmonizuar elementët letrarë dhe duke evidentuar vlerat prezente, a mund të na shpalosni diçka në lidhje me këtë punë të gjallë e serioze…
Të talentuarit nuk komandohen dot, sikundër veprohej më parë, por afrohen me përzemërsi, me vlerësim dhe duke u dhënë vendin që u takon atyre që janë më të talentuar, por edhe atyre që i vlerësojnë ata. Duhet thënë se të patalentuarit gjithmonë lëshojnë “frazime”, tundojnë në sensin negativ ndaj të përparuarve… Ne, duke u ndeshur me mentalitete të tilla përdorëm një strategji hulumtuese mjaft dinamike. Hymë në kontakte me krijuesit, kudo ku janë dhe plot mbushëmendësi arritëm të tregojmë, të publikojmë vlerat tona dhe se në përbashkësi mund të tentojmë të arrijmë gjithçka. Me tolerim dhe përsiatje, me reflektim dhe evidentim u arrit që sot të bëhet një rritje më e madhe e gjeografikimit krijues shqiptar. Elementë të tillë me nivel si Miradije Ramiqi Prishtinë, Klara Buda në Francë, Lediana Paja në SHBA, Shqiponja Duro Belgjikë, Lediana Kapaj Paris, Adelina Dardha SHBA, Xhemajl Rudi Zvicër, Zana Pira Prishtinë e të tjerë mund të bukurojnë letërsinë tonë moderne. Kam folur edhe në intervistën e parë për këtë problem dhe nuk dua të zgjatem më tej këtu. Pasi edhe sipërmarrje në organizacione të tilla, siç është rasti ynë i tanishëm Simpoziumi, ka një nga objeksionet e veta: Talentet, që janë kryefjala e gjithçkaje. Telentet, tashmë, kanë edhe një veti tjetër: E zbulojnë vetë talentin e tyre me talent.
9. Na intereson të kemi një informim më të mirë për rolin. që luan mendimi kritik në lëvizjen drej mirëfillsisë së letërsisë.
Pa dyshimin më të vogël mendimi kritik, tashmë po hedh hapa dhe po krijon konturin, që ne kërkojmë. Shpesh herë mendim kritik është trajtuar edhe për mendimet që jepen në hyrësi apo në fund të librave, apo për vlerësimet, që bëhen në shtypin periodik. Lartësi mendimore kanë revistat apo gazetat letrare, të cilat kanë tërhequr profesionalizmin. Mund të përmend revista të tilla prestigjioze si “ANTEREM”, “POMEZIA NOTIZIA” në Itali me të cilat ne kemi lidhësi, po kështu revista “KELENO” në Greqi apo dhe të tjera, të cilat bëjnë një punë të kujdesshme në këtë aspekt.
Në thelb mendimi kritik është pasuruar nga të pasurit në mendime, të cilët ngulmojnë për të krijuar një ardhmëri të tij, por larg recetativizmit e servirjes apo “përdorimit” të “tabletave” kritike. Në këtë kontekst ka mjaft kritika në formë analitike, të cilat japin kontribut. Rrymëzimet letrare tashmë duket sikur shpleksin, apo “përçdunojnë” mendimin kritik, përkundrazi ato rritin aftësinë dhe krijojnë lirinë në të shkruar, përshkruar e operuar… Është i pranishëm mendimi kritik, pasi çdo libër, që del në publikim, shoqërohet me mendim kritik të më të përvijueshmëve në këtë linjë. Kështu është vepruar edhe me librat e lidhjes sonë, të publikuara. Madje, ky mendim kritik është hapësirëgjerë dhe shumëgjuhëfolës. Kjo ka rritur “autoritetin” e mendimit kritik. Tërheqja e mendimit kritik nga Mali i Zi si Anton Gojçaj, nga Shkupi të kritikëve tashmë të profilizuar si: Remzi Salihu, Rami Kamberi e tjerë, apo nga Kosova të Flori Bruqit, nga Shqipëria të Josif Papagjonit, Vullnet Matos, Sokrat Habilajt e ndonjë tjetri, të cilët në Simpozium kanë analitika dhe mendime kritike për vepra të autorëve të ndryshëm, apo dhe tërheqja e mendimit kritik për vepra të pegaistëve nga poetë, shkrimtarë, studiuesë të vendeve të ndryshme si: Nadia Cella Pop Rumani, Tito Cauchi e Antonella Mosela, Angelo Manita Itali; Haada Sendo Mongoli; Panajota Zaloni, Vasiliki Kalahani, Zaharula Gaitanaki, Elefteria Kapardheli, Iro Aleksandhraki, Leta Kucohera Greqi, Florentin Scamarache SHBA, Patrich Sammut Maltë, K.K. Skrivastava Indi e tjerë, ka rritur shtrirjen, por edhe autoritetin e mendimit kritik botëror, i cili është prezent edhe në Simpoziumin tonë Ndërkombëtar me objektin e përcaktuar tashmë “Magjia e Përkthimit”.
10. Ndodhemi para një evenimenti letrar, i treti i këtij lloji radhazi i Lidhjes
Në vitin 2010 në muajin prill, fill pas kremtimit të Pashkëve të mëdha, do të vijojë veprimtaria jonë “MUZA POETIKE PEGASI 2010” me një simpozium tjetër me objekt “Magjia e përkthimit”, ku do të marrin pjesë krijues të selektuar dhe me kontribut në letërsi nga disa vende. Për këtë eveniment ka filluar një punë serioze për objektin, me përkthimet e realizuara në disa gjuhë. Ndaj kemi kërkuar edhe pjesëmarrje me libra të përkthyera në gjuhë të huaja në gjuhët anglisht, italisht e tjera. Kjo do të jetë edhe kushti i takimit dhe i pjesëmarrjes në këtë Simpozium, ku do të diskutohet, referohet, kumtohet dhe paraqitet për objektin.
Përgatitjet kanë qyshkur që kanë filluar. Duke u ndriçuar tashmë edhe nga përvojat tona. Është Simpoziumi i tretë, i cili i kalon përmasat e Simpoziumit, jo vetëm në pjesëmarrje, por edhe në shtrirje gjeografike. Tentohet që ky Simpozium të tregojë vlera të mëdha, të prezantojë traditën letrare në Shqipëri me përfaqësuesit më me zë në saj, duke filluar nga Ismail Kadare në Gjirokastër e duke vijuar me figura të tjera madhore në qytetet e tjera, ku do të zhvillohen ”seanca“ poetike. Në tërësi skena kryesore e interpretimit këtë radhë është përsëri Gjirokastra, shtohet edhe Tirana, por “aktrime poetike dhe seanca kumtimesh jo vetëm nga letërsia shqiptare, ajo pegasiane, por edhe botërore do të ”luhen” në Sarandë, Vlorë, Fier, ku përgatitjen janë mjaft serioze dhe domethënëse. Kumte të shkurtra përfaqësues, përzgjedhje të poezive konkurruese, interpretime tjera. Për herë të parë në këtë Simpozium analizohet poezia turke, indiane, kineze, boliviane, australiane e tjerë, duke shtuar njohjen e përfaqësuesve. Kjo cilësohet kontribut modest në shkëmbimin universal të vlerave. Programi është i përcaktuar qartë me referenca të shkurtra, kumte, intepretime vetiake, prezantime veprash, panaire ekspoze të librit ndërkombëtar, “guida“ poetike, impresionime, kontakte, dhurime librash, çmime, shfaqje. Për herë të parë Lidhja jonë do të ketë flamurin e saj si dhe një ndryshesë në kartat e identitetit me të cilën do të pajisen edhe shkrimtarët, poetët nga vend të tjera, të cilët marrin pjesë në Lidhjen tonë. Programi është parë me një këndvështrim realisht dhe përfaqësues për të gjithë autorët nga vendet pjesëmarrës. Epiqendrizimi, parësia e letërsisë së mirëfilltë, dhënie parësisë së përkthimit, guidimi poetik, kontaktimi me mjedise intelektuale si dhe interpretimi i mirëfilltë, vënia në dispozicion të auditoreve të disa universiteteve si në: Gjirokastër, Vlorë, Tiranë është një vlerësim për rritjen e vlerësimit.
Kohët e fundit është intesifikuar edhe pasqyrimi mediativ letrar. Shumë poetë të Lidhjes kanë publikuar krijime të tyre në Australi ( A.L.I.A.S), në Greqi (Keleno), në Kinë (Antologjia e I.W.A), INDI, Itali (Pomezia Notizia), Turqi, Mongoli, Francw, SHBA, Belgjikë, Angli, Gjermani, Spanjë, Bolivi e tjerë.
Është hartuar tashmë një program i qartë për publikim. Kjo tregon një pjekuri artistike, në pasqyrimin letrar, një mbushamendje e hapur, një lidhësi e ngushtë, një grupim aktiv i përfaqësuesve tipikë. Këtë e pasqyrojnë më së miri edhe publikimet dhe kritikat e ndërsjellta.
11. Mund të na jepni një tablo të qartë se kush janë për këtë vit (2010) të propozuarit për Çmimin NOBEL e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë (I.W.A) me qendër në Ohajo SHBA, duke qenë anëtar i saj i vetëm nga Shqipëria.
Është viti i pestë, kur unë jam pranuar në I.W.A, një lidhje shumë prestigjoze, e cila tashmë ka arritur rreth 1430 anëtarë ngas 130 vende të Botës. Për të treguar rëndësinë e kësaj lidhje doja të përmendja disa prej anëtarëve të saj. Në se më lejoni këta anëtarë janë të “sitisur” dhe prestigjiozë, të cilët jetojnë ose s’jetojnë, si: Frei Breto, shkrimtari me famë Ernesto Sabato (Argjentinë), Rigoberta Menchu’, Guetemalë (fituese e Çmimit Nobel për Paqen , viti 1992), Fernando Alegria (Kili), Alberto Moravia (Itali), Eugene Ionesco (Rumani), Melina Mërkuri (Greqi), Dr. Fermando Henrikue Kardoso (ish presidenti i Brazilit 1994-2002), Dr. Denis Kelleber Muhilly, President i Universitetit Ndërkombëtar Amerikan, Noan Chomsky, Ella Fitzgerald (USA), Maguerite Duras (Francë), Dr. Rosemary C.Wikinson, Presidente e WAAC, Francisco Garcia Pavon (Spanjë) e tjerë . Emrat flasin qartë, s’kanë nevojë për koment.
I.W.A çdo vit propozon kandidatët për Çmimin e madh Nobel. Këtë vit janë propozuar poeti Miguel Oscar Menasa nga Argjentina, i cili ka lindur në vitin 1940 në Buenos Aires dhe që nga viti 1976 është në Spanjë. Ai është në profesion doktor, psikoanalist, poet, piktor, botues, drejtor filmi, aktor. Ka publikuar qysh në vitin 1961 librin e tij të parë poetik.
Ndërsa për Çmimin Nobel të Paqes është propozuar BAEK HAN –YI I IWA.
Është korean, lindur në vitin 1937. Ka startuar në fushën poetike me botimin e librit të tij në vitin 1961. Është botuar në shumë gjuhë të huaja, por edhe ka marrë pjesë aktive në organizimin e shumë festivaleve, manifestacioneve të letërsisë në Botë. Poetit Baek Han – Yi i është dhënë titulli “Doctor Honoris Causa” nga IWA. Ne kemi fatin që këtë poet e kemi botur jo vetëm në organin tonë letrar ‘Pegasi”, por edhe në Antologjinë poetike “Korsi e Hapur” Autorë të Lidhjes së Krijuesve ‘”PEGASI” dhe të tjerë.
Ky organizacion letrar, pra I.W.A, është krijuar në vitin 1978 dhe ka reputacion të madh, sot jo vetëm në botën ndërkombëtare letrare, por edhe në fusha të tjera.
Presidentja e I.W.A ka dërguar përshëndetjen e saj vlerësuese për Simpoziumin tonë, pasi në këtë eveniment marrin pjesë shumë anëtarë të I.W.A sidomos nga Greqia e Turqia.
Suksese në ndërmarrjen tuaj të madhe !
Garon në një arritje të vonuar,/ ku njësitë e kohës thyhen pa kuptuar;/ kur thyhen,/ krisen si vrapuesit në korsi të lakuara/ që kremastohen në qiell.
Faleminderit!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kristaq Shabani:SIMPOZIUMI NDERKOMBETAR "MUZA POETIKE PEGASI 2011" ME OBJEKT "LIRIZMI NELETERSI DHE RRUGETIM PEGASI INTERNACIONAL"
» Kristaq Shabani:"Si do të dale SIMPOZIUMI NDERKOMBETAR MUZA POETIKE "PEGASI 2011'"
» Kristaq Shabani:Personalitetete te etikes dhe te mirefillesise letrare marrin pjese ne Simpoziumin Nderkombetar 'MUZA POETIKE PEGASI 2011..." ME OBJEKT "LIRIZMI NE LETERSI DHE RRUGETIM PEGASI INTERNACIONAL"[/
» Kristaq Shabani:NE KUADRIN E SIMPOZIUMIT NDERKOMBETAR"LIRIZMI NE LETERSI"
» Kristaq Shabani:Pas perfundimit me sukses te Simpozimit Nderkombetar "MUZA POETIKE PEGASI 2011" GJIROKASTER, TIRANE , PRISHTINE 13-18 PRILL 2011
» Kristaq Shabani:"Si do të dale SIMPOZIUMI NDERKOMBETAR MUZA POETIKE "PEGASI 2011'"
» Kristaq Shabani:Personalitetete te etikes dhe te mirefillesise letrare marrin pjese ne Simpoziumin Nderkombetar 'MUZA POETIKE PEGASI 2011..." ME OBJEKT "LIRIZMI NE LETERSI DHE RRUGETIM PEGASI INTERNACIONAL"[/
» Kristaq Shabani:NE KUADRIN E SIMPOZIUMIT NDERKOMBETAR"LIRIZMI NE LETERSI"
» Kristaq Shabani:Pas perfundimit me sukses te Simpozimit Nderkombetar "MUZA POETIKE PEGASI 2011" GJIROKASTER, TIRANE , PRISHTINE 13-18 PRILL 2011
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi