Monda Korça:Njerëz të dyzuar,Shkruar nga Raimonda Moisiu Esse -analize rreth romanit"Bibollasit" te Shkrimtarit Raimiz Gjini,TIRANA OBSERVER
Faqja 1 e 1
Monda Korça:Njerëz të dyzuar,Shkruar nga Raimonda Moisiu Esse -analize rreth romanit"Bibollasit" te Shkrimtarit Raimiz Gjini,TIRANA OBSERVER
Monda Korça:Njerëz të dyzuar,Shkruar nga Raimonda Moisiu Esse -analize rreth romanit"Bibollasit" te Shkrimtarit Raimiz Gjini,TIRANA OBSERVER
Botuar Sot ne Gazeta Tirana Observer
Nga më të admiruarit, i vlerësuar e nderuar mes shkrimtarëve modernë e bashkëkohorë, me një kontribut të jashtëzakonshëm në letrat shqipe, është edhe prozatori Ramiz Gjini. Në më shumë se një dekadë ai botoi gjashtë përmbledhje me tregime dhe dy romane, rikrijoi kohën këtej e përtej Atlantikut, përpjekjet e njerëzve të zakonshëm që u është kërkuar të sakrifikojnë rehatinë dhe çrrënjosin jetën e tyre, përpjekjet autentike në domethënien e natyrës njerëzore,
të joshur nga mundësia për të qenë dikushi, për të jetuar e punuar, me frikën e të sigurtës e të pasigurtës, për veten, njerëzit e tyre, si po ndryshon bota përreth tyre, të etur për të fituar, për t’u rritur e bërë pjesë e saj, përpjekje që autori e fton lexuesin të shohë me sytë e mendjes për hapin e papritur, të guximshëm dhe të rrezikshëm në ndjekje të kauzës së lirisë. Proza e Gjinit dallohet për mendimin filozofik, social e politik. Nga viti në vit krijimtaria e shkrimtarit Ramiz Gjini u pasurua me stilin e tij të maturuar, ironi e sarkazëm por edhe kujdes ndaj ngjarjeve, ndryshimeve historike, mes realitet dhe ëndrrave, ballafaqimin e të shkuarës me të tashmen, egoizmit dhe optimizmit, të moralshmes e të pamoralshmes, mashtrimit e urrejtjes, xhelozisë e smirës, vlerës dhe antivlerës, gënjeshtrës e së vërtetës, të keqes e së mirës. Sepse e tillë është jeta, një emocion dhe fuqi në vetvete,-“kompleks mendimesh, ndjenjash dhe emocionesh, që të marra së bashku, krijojnë energji që vë në lëvizje individin dhe shoqërinë në përgjithësi,-shprehet autori në një intervistë të paradokohshme. Shtëpia botuese M&B, Tiranë, nxori nga botimi veprën e tij të fundit, romanin “Bibollasit” që u vlerësua dhe u konsiderua nga kritika letrare e kohës si një vepër që pasqyron realitetin e shoqërisë shqiptare, një univers social e politik. Romani është voluminoz dhe i ndarë në dhjetë pjesë me titujt respektivë që përfshijnë tregime të tilla si “Aishja e Filip Zhuli”, “Zav Zarrota shet pikëpyetjet e tij, “Në Kërkim të arësyes”, “Shteti dhe korrupsioni”, etj, deri tek e fundit që është “Balta e të gjithëve. Autori shpreh “betejën” e fuqishme të kredos artistike e morale, nëpërmjet cektësisë të veçantë të mendjes së personazheve, dobësinë intelektuale dhe shpirtërore, terrorit të përgjegjësisë individuale dhe terrorit përkatës të ndryshmit, humnerës në mes ëndrrës e realitetit që ata jetonin me të, që nuk e kuptonin dhe nuk dëshironin ta pranonin, barazia sociale dhe liritë civile, duke mos e ditur se çfarë dëshironin, bënin, shpresonin, larg asaj që ishin në të vërtetë, të dallonin në veten e tyre shkatërrimin, pasi në rast se nuk e kuptonin veten e tyre, nuk do të ishin në gjëndje të kuptonin asgjë. Rikrijimi imagjinar i jetëve të tyre është pjesë e asaj që autori Gjini ndërmerr në romanin, “Bibollasit”, duke shpikur karaktere imagjinare, karaktere e mendje njerëzore, psikologjinë dyzuese të njeriut, e përshkruar nga zhvillimi individual dhe detyrim social, për dekada të tëra nën regjimin e një politike konservative. Rrëfenjat e këtij romani janë një sagë lëvizëse, ndjellëse, të paharrueshme, në kontradiktë me baticat e zbaticat e konfliktit, moralit, qëllimit, arsyes, identitetit njerëzor, marrëdhënieve sociale dhe ndryshimeve politike në komunitet. Ramiz Gjini është një virtuoz i metaforës dhe hiperbolës, një rikreator i pashoq i ironisë e sarkazmës, humorit të hollë e të zymtë, dhimbjes, vuajtjeve, sakrificës, vesit, imoralitetit, besnikërisë, tradhëisë, llafeve e thashethemeve, mediokritetit, groteskes e shpirtit meskin, dashurisë e mirësisë, të asaj ç’ka përmbledh jeta e përditshme. Autori zhbiron mjeshtërisht anën psikologjike të personazheve, botën e brendshme dhe me penelata të shpejta ose nëpërmjet ngjarjeve të vëna në rrjedhën e subjektit jep botën e ngushtë “të përligjur” me ideologjinë sunduese të viteve në të cilat shtrihen ngjarjet e romanit, e njerëzve dëshmitarë dhe përjetimin e realitetit të interpretuar nga autori, janë më shumë se një medium që përcjell mesazhet e realitetit e përvojës. Nëpërmjet rrëfimeve të shkurtra, shkrimtari Ramiz Gjini, para së gjithash na ka dhënë shprehjen e mendimeve dhe ideollogjive, që mund ose nuk mund të bihen dakord nga vetë autori apo personazhet e veprës, në lidhje me konceptin e moralit social, duke iu ofruar atyre rrugët ku morali mund të jetë krijuar e zhvilluar nga shoqëria, dhe përshtatur nga individi. Përpjekjet për të bërë jetën e tyre të përditshme në përputhje me ëndrrat e tyre të çuditshme dhe t’i kenë ato për t’iu shërbyer si zgjidhje për jetën e tyre normale. Autori Gjini më në fund arrin lirinë e plotë duke kundërshtuar interpretimet dyzuese, jashtë jetës së vërtetë/ imagjinare dhe gjen “paqe” duke e përjetuar atë si diçka të vetvetes. Përballja me një realitet të tillë; “Ecje e ngecje”, “ Në shërbim të popullit”, “Believe it or not”, apo “Lojë shejtanësh”, etj, me plot personazhe negativë dhe me Zav Tarrotën që e hasim si personazhin më të dashur e të kudondodhur, me pushtetarë mediokër, injorantë por besnikë të verbër të shoqërisë që i shërbenin, përpiqen të privojnë popullin në kuptimin unik personal, duke e bërë atë të ndjehet vetëm pjesëz e një makinë të madhë sociale. Nuk gjen askërkund që njerëzit mund të privohen në mënyrë efektive nga emocionet e tyre shpirtërore e fizike, që sistemi socialist përpiqej t’i shiste ato emocione”të pafajshme”, për shkak të moralit social dhe detyrimit individual, inkurajimin për të qenë emocionalë vetëm brenda kufijve të caktuar dhe ata (populli), të jenë të lumtur për aq kohë sa “lumturia sociale” të mos urrejë njerëzit e partisë dhe pushtetin. Konfrontime me realitete e mendësi të tilla hasim përgjatë subjektit të veprës, janë shembulli më i njohur i propagandës komuniste duke u bërë kështu laboratori i humorit, ironisë dhe sarkazmës të rrëfimtarit Gjini. Se të kuptuarit e konceptit filozofik, social e politik, fillon nga arti i të shprehurit e të shkruarit nga përgjigje intuitive dhe konsiderata intelektuale, sloganin e shpikur të mirëqenies në “fshatin socialist”, -metafora ogurzezë e një bllofi. Zhanri i tregimit të shkurtër në krijimtarinë e shkrimtarit Ramiz Gjini përbën si të thuash laboratorin e penës mjeshtërore në zemrën e letërsisë moderne e bashkëkohore. Tregimi i shkurtër është natyrisht, një nga format më të vjetra letrare, që fillon me aktin i rrëfimit, duke elaboruar në natyrën e shkrimtarit, si tregime, skica, përralla, legjenda, shëmbëlltyra, përralla dhe forma të tjera për të shprehur bukur e ndjeshëm në një rrëfim të shkurtër. Në mënyrë të veçantë, si fraza e paharrueshme e Zhan Pol Satrit:”Njeriu është rrëfimtari i tregimeve”. Në thelb, romani “Bibollasit”, një prozë e gjatë, por në subjekt i përbërë nga histori të shkurtra, është një roman modern, që gjenden padyshim në zemër të imagjinatës, është thelbi i letërsisë bashkëkohore dhe si i tillë ai do të mbetët e gjendet kudo në çdo formë, është thelbi i fshehtë, që shkrimtari modern Ramiz Gjini ka zgjedhur të komunikojë me audiencën e lexuesve dhe dashamirësit e artit e letërsisë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi