Leximi i gabuar i kumtesës së LDK-së Dega në Gjermani dhe vlerësimi i saj nga prirja negative
Faqja 1 e 1
Leximi i gabuar i kumtesës së LDK-së Dega në Gjermani dhe vlerësimi i saj nga prirja negative
Leximi i gabuar i kumtesës së LDK-së Dega në Gjermani dhe vlerësimi i saj nga prirja negative
(Përgjigje ndaj reagimit të Luz Thaçit-kryetarë i BD të PSHDK-së në Gjermani)
Pa dashur të institucionalizojmë apo personalizojm kritikat dhe polemikat, mendojmë se ky zë i ngritur si forme proteste ishte shumë i pavend,i panevojshëm,i pa drejtë dhe në vete përmban një nivel nënçmimi për degën e LDK në Gjermani dhe veprimtarët e saj, me tendencë të minimizimit dhe aq më keq edhe të denigrimit të veprimtarëve të degës sonë. Cilat na qenkan të pavërtetat sipas kryesisë së BD të PSHDK në Gjermani? Ne e kemi thënë se LDK-ja kudo ku ishte me organizimin e saj, e edhe dega LDK në Gjermani me anëtarësinë e saj, ka dhënë kontributin më të madhe dhe këtë e din edhe kryesia e BD të PSHDK në Gjermani. Shumë pak ka rëndësi se kush ku ishte; anëtar a udhëheqës në LDK, sepse askush nuk ka marrë ndonjë postë ta udhëheq përjetshëm. Në LDK, të gjithë kanë filluar rrugën prej aktiveve dhe të gjithë kanë qenë dhe janë anëtar të aktiveve sepse aty është baza, por si duket dikush nuk ka zbritë asnjëherë në bazë, sepse nuk kishin. Nëse për kryesinë e BD të PSHDK, janë të parëndësishëm aktivistët dhe udhëheqësit në aktive, për kryesin tonë kanë qenë dhe mbeten edhe sot njerëzit më të rëndësishëm dhe me një organizim çfarë kishte LDK-ja, nuk kishte vend për të gjithë, që të jenë anëtarë të kryesisë, sikur është tek disa parti e degë partish, prandaj janë të parëndësishëm në këtë masë aktivistët e aktiveve për kryesinë e BD të PSHDK në Gjermani. Por, dega e LDK-së në Gjermani, pikërisht nga këta anëtarë të parëndësishëm sipas jush, organizoi dhe tubohej buxhetin, i cili dedikohej për të gjithë që punonin dhe lobonin për pavarësinë e Kosovës. LDK, dega në Gjermani kishte rreth 360 aktive dhe nën organizimin e saj u grumbulluan më shumë se 700 000 000 DM (shtatëqind milion Marka Gjermane). Pikërisht në saje të punës së atyre aktivistëve sipas jush të parëndësishëm, janë bërë me mijëra aksione, në ndihmë të njerëzve që u duhej përkrahja urgjente humanitare (dhe jo vetëm humanitare), aktivitete të shumta, organizime të demonstratave, etj. Pra na thuani ju të vërtetën, cili organizim tjetër paska bërë dhe paska kontribuar ashtu si kontribuoj organizimi i LDK në Gjermani? Prof. dr. Isa Mustafa, aso kohe thoshte se: "aty ku ka LDK, aty ka 3%, aty ka solidaritet, aty ka ndihmë për shtet dhe institucionet e tij".
Ka kaluar koha e parazitëve partiak
Ne njohim,vlerësojmë dhe respektojmë, kontributin dhe aktivitetin e pamohueshëm të akademik Mark Krasniqit, si figure e lartë intelektuale që përkrahu pa rezervë filozofinë kombëtare Rugovjane dhe koordinimin e presidentit dr. Ibrahim Rugova, që i bëhej lëvizjes sonë atdhetare,për liri,pavarësi dhe demokraci. Gjithashtu,ne njohim dhe kujtojmë parti (dhe sidomos individë) që vepruan në mërgatën tonë dhe disa ishin mohuese dhe shkatërruese të institucioneve të shtetit të Kosovës, disa ishin parazite që mbijetuan mirë në saje të punës dhe zemërgjerësisë së LDK-së. Ka kaluar koha e tyre,përgjithmonë.
BD të PSHDK në Gjermani, konsiderojmë se ishte aktivi i 361 i degës së LDK në Gjermani, i favorizuar në Bashkësia e "Degëve" të PSHDK në Gjermani. Të ju përkujtojmë se në Bonn, formuat një degë të PSHDK dhe të gjithë ata anëtarë që më parë ishin nën strehën e LDK, por që ishin edhe simpatizues të PSHDK dhe të akademik Mark Krasniqit, sikur që kemi qenë të gjithë anëtarët e LDK, ishte marrëveshje që të anëtarësohen në PSHDK dhe ndodhi ashtu, me kusht që PSHDK të ndihmohet me numër të anëtarëve, përderisa ndihmën dhe përkrahjen tjetër e kishte gjithmonë të pakursyer nga LDK.
Veprimtarët e LDK-së-me bagazh kombëtarë
Sa u përket anëtarëve në kryesin e sotme të degës së LDK në Gjermani, janë hiq më pakë të rëndësishëm se sa ata që kanë qenë dje dhe hiq më shumë të rëndësishëm se sa ata që mundë të vijnë nesër. Bagazhi dhe veprimtaria e tyre kombëtare e politike, është shumë e madhe dhe e pastër. Është për keqardhje nëse i thoni vetes një institucion dhe të dilni me vlerësime mohuese dhe denigruese për veprimtarë të devotshëm të çështjes kombëtare, që kanë ndarë kafshatën e fëmijëve të tyre, kanë lënë pa kaluar kohen e lirë me familjet e tyre dhe janë vënë në shërbim të mirëqenies së popullit të tyre. Gjithë këtë angazhim e kanë bërë me shpenzimet e veta duke bërë me qindra e mijëra kilometra dhe kur kujtojmë këta veprimtar të të gjitha niveleve në LDK-së, sigurisht që janë njerëzit më të mirë që ka bota.
Qazim Bajgoraliu,kryetarë i LDK-së,dega në Gjermani
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi