Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:NË PËRKUJTIM TË MASAKRËS SË BELEGUT TË DEÇANIT DHE GJITHË MASAKRAVE NË ATDHEUN TIM,NDERIM!!!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:NË PËRKUJTIM TË MASAKRËS SË BELEGUT TË DEÇANIT DHE GJITHË MASAKRAVE NË ATDHEUN TIM,NDERIM!!! Empty Mentor Thaqi:NË PËRKUJTIM TË MASAKRËS SË BELEGUT TË DEÇANIT DHE GJITHË MASAKRAVE NË ATDHEUN TIM,NDERIM!!!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 01, 2011 12:54 pm

Mentor Thaqi:NË PËRKUJTIM TË MASAKRËS SË BELEGUT TË DEÇANIT DHE GJITHË MASAKRAVE NË ATDHEUN TIM,NDERIM!!! 187669_100000582437455_3196303_n
Mentor Thaqi:NË PËRKUJTIM TË MASAKRËS SË BELEGUT TË DEÇANIT DHE GJITHË MASAKRAVE NË ATDHEUN TIM,NDERIM!!!


LIRIA, NGUSHLLIM!

Në Beleg,
koha matjen me dhimbje nisi,
sheshova ëndërrat e trishta,
me dashuri njeriu,
netëve të vrugta, skëterrë
në kërkim gjaku e rrënjësh!
O Zot,
ç´të bëj me dhimbjen?!,
pyeti njeriu diku
në mes Agut e Pragut.
- Dhimbjen, falja Lirisë,
Krenarinë brezave!
Përgjigja e Zotit Tonë,
që do e dëgjojmë pak më vonë!

Po kah të ia nisi numërimit?!
Andej e këtej Lumbardhi,
kah Çesta, kah Liqeni
apo puseve dukagjinase?!
E tëra një mishërim dhimbjeje,
në teh sakrifice!

Jo jo,
gjëmë as kuje
edhe pse këngën s´e lamë
e që me bështirë e kënduam qebesa.
Nuk ishin pak, jo!
Një Mal i tërë Njerëzish sa Mali,
ishte një Kushtrim kah Qielli,
e lutjet dhe bekimet
i mori vet Zoti,
të i thurë Gjerdan Lirisë!

Dikush sot qau pakë si tinëz,
të mos tradhëtoj vetveten
në luftë me lotin,
po fundja njerëz jemi
e gjaku flet vet
me vulë argumenti,
në vulosje të Aktit të Pavarësisë!

Eh,
në k´të Pranverë,
pranë Lëndinave të Kodralisë,
as lotin më s´e pashë,
qe bërë Kristal Legjende
në Qaforen e Shqipes mëmë!

Po po,
në Beleg fjala e dhimbshme,
zymtësinë po e çjerrë,
në emër të të rënëve,
në emër të të pagjeturve,
në emër të nderit
dhe Jetës së passhekujsh,
për Lavdi e Breza Dishepujsh!

Një Lapidar,
nuk do veçohen,
një e asnjë,
të gjithë, kanë veç një Emër,
një Shpirtë e një Zemër,
një Komb e Atdhe,
një Djep, Gjuhë e Dashuri!
Të Rënët në Vertikale,
janë Dëshmia Historike!
Thjeshtë,
janë Dëshmor Kombi,
në Agun e Lirisë,
me Bekim t´Kombit dhe Perëndisë,
në Këngën e Përjetësisë!!!

Mentor Thaqi VS., 31.03.2011

Mentor Thaqi:NË PËRKUJTIM TË MASAKRËS SË BELEGUT TË DEÇANIT DHE GJITHË MASAKRAVE NË ATDHEUN TIM,NDERIM!!! Kryengritesit-e-mbanin-te-rrethuar-Ferizajin-6-10-gusht-1912
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi