Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Regjistrimi ka filluar nga familja Jashari

Shko poshtë

Regjistrimi ka filluar nga familja Jashari Empty Regjistrimi ka filluar nga familja Jashari

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 01, 2011 8:50 pm


Regjistrimi ka filluar nga familja Jashari

Regjistrimi ka filluar nga familja Jashari 02jasharaj-x


(I plotësuar)-Në ditën e parë të regjistrimit, anëtarë të Komisionit komunal për regjistrim në Skenderaj, regjistrues e kontrollorë e kanë nisur punën e tyre me familjen Jashari në Prekaz, të cilët janë pritur nga Murat Jashari.

* * * * * * *

Kosova filloi regjistrimin e popullsisë

Në Kosovë prej sot ka filluar procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Qytetarët janë ftuar për pjesëmarrje masive. Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, Rifat Blaku nga Komisioni Qendror i Regjistrimit, Ibrahim Shabani nga Enti i Statistikave të Kosovës si dhe Kjartan Brojnson nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, u kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të marrin pjesë në këtë proces të rëndësishëm.

“Regjistrimi i popullsisë është një obligim i të gjithëve, regjistrimi do të krijojë parakushte për një zhvillim të gjithëmbarshëm ekonomik dhe një mirëqenie sociale për të gjithë ne”, ka theksuar ministri Yagcilar.

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Regjistrimit, Rifat Blaku theksoi se Kosova fillon ta japë një provim të madh, sikurse edhe shtetet e tjera, sepse ky është edhe një standard tjetër ndërkombëtar për ata që synojnë integrimin në BE.

Blaku shtoi se për tejkalimin e situatës me komunat me pushtet paralel janë duke u angazhuar udhëheqësit politik, në bashkëpunim me UNOPS-in. Të dhënat e mbledhura në këto komuna, sipas tij, do të përpunohen në data bazën e EUROSTAT-it.

Edhe Kjartan Bjornson, nga Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian, dhe Ibrahim Shabani nga Enti i Statistikave të Kosovës, u bënë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në këtë proces. Përgatitjet për regjistrim kanë filluar që në vitin 2005 dhe janë vëzhguar nga organizata të rëndësishme ndërkombëtare. Regjistrimi i fundit i plotë i popullsisë është bërë në vitit 1981, kur Kosova kishte 1.584.000 banorë. Vlerësime të vitit 2007 numri e popullsisë e vendosin në 2.126.708, ndërsa në burime tjera hasen edhe shifra prej 2.200.000 banorë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi