Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Haxhi Muhaxheri sjell:POEZI NGA GRIGOR JOVANI-Me rastin e ditëlindjes së poetit

Shko poshtë

Haxhi Muhaxheri sjell:POEZI NGA GRIGOR JOVANI-Me rastin e ditëlindjes së poetit Empty Haxhi Muhaxheri sjell:POEZI NGA GRIGOR JOVANI-Me rastin e ditëlindjes së poetit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 01, 2011 9:20 pm

Haxhi Muhaxheri sjell:POEZI NGA GRIGOR JOVANI-Me rastin e ditëlindjes së poetit 27427_100000716346990_1682_n
Haxhi Muhaxheri
Haxhi Muhaxheri sjell:POEZI NGA GRIGOR JOVANI-Me rastin e ditëlindjes së poetit 198574_198747020159175_100000716346990_578911_1775283_n
Me rastin e ditëlindjes së poetit
POEZI NGA GRIGOR JOVANI


DENIMI

Më pyetët ndonjëherë,
në më pëlqen të shkruaj?

Midis vargjesh jam
si emigrantët:
sado t’i afrosh,
ndjehen të huaj.

Pyetët në dua përsëri lirinë?
E dua si i marrë, por s’mund.

E kam munduar kaq shumë
Poezinë,
sa duhet ta vuaj
gjer në fund.

JETA

Në fillim asgjëja,
pas asgjësë fillimi,
pas fillimit fundi.

Përsipër Zoti.

Poshtë tij Njeriu,
në një stafetë
pa finish.

Imzot,
një garë pa fitues,
është vepër Djalli,

ta dish!


PIRATET

“Po tani, çdo të bëjmë pa piratë?!
Të paktën, ata ishin një zgjidhje...”
K. Kavafis


Kur dëgjuam që do vijnë piratë,
ndërruam bravat dhe puthitëm mirë
gjithshka kishim, dyer dhe dritare.
Nuk na hynte dielli nëpër zemra.
Me të parë që piratët s’vinin,
morëm zemër. Lamë të hynte diellin,
hapëm prapë dyert dhe dritaret.
Erdhi ajo ndërkohë, adoleshentja,
duke mbushur dhomat dhe oborret
me një këngë të ëmbël, të gëzuar.
Qe pranvera. Bota e tërë, shkujdesur,
luante me diellin nëpër duar.
Kur askush s’e priste, ata erdhën.
Ngaqë s’kishim mbyllur asnjë portë,
hynë të qetë, bënë ç’bënë dhe ikën.
Era tundte dyert dhe dritaret.


LOJA

Luajta nderin tim në letra
dhe e humba.

Më mbeti kurmi bosh.
Mbështetur mbi dy këmbë
të huaja.

Kokën? E kisha lënë peng,
qysh kur u ula
të luaja.

DITE LUMTURIE

Rendin aq shpejt,
si maratonomakët.

Kështu, distanca
bëhet më e pakët.

QERRJA E QEJFIT

Kur dua të arratisem nga Vetvetja,
të fshihem nga Njerëzit dhe Bota,
shaloj tek Qerrja e Qejfit
për kuaj:
Vjershat dhe Pijet.

Nuk ka Pegas më të shpejtë se Gota,
të të shpjerrë në Had,
ku mblidhen Hijet.

Në ndodhtë të më lënë miqtë - kuaj,
jeta s’do të ketë të njejtin kuptim...
Si do të fshihesha nga Bota?
Nga Vetja,
si do gjeja shpëtim?

THJESHT

Për pak,
do të bëheshe gruaja ime,
në të gjitha letrat
do të kishe mbiemrin tim,
ç’është më e rëndësishmja,
do të lindje fëmijët e mi.

Gjersa asgjë e tillë nuk ndodhi,
mbete thjesht në album
një fotografi.

ROMAN PA VAZHDIM

Jam mësuar të mas jetën time
me moshën tënde:
Jam kaq,
duhej të ishe aq...
Ndërsa unë dita ditës
po rritem,
ti mbetesh i vogël,
ndërkaq.
Ngatërrohem,
si nga një roman pa vazhdim,
me kapriçot e jetës,
biri im.

LLOTARIA

Kam fituar llotarinë e Jetës,
por nuk shkova kurrë
të marr paratë.

Që lumturia,
të qe jetëgjatë.

BURIMET RRJEDHIN

Dashurinë që buronte gjiri yt,
erdhi një kohë, që shpirti im
s’e nxente.

Nisi ta pikojë
nga dejet...

E mblodha pikë-pikë. T’ia dorëzoj,
atij që do të dashurosh
pas meje.

SHTEPIA ME NOTA

Nisi si trill,
si lojë e manitshme:
zgjoja me gishta
akorde magjikë.
Ndërtova një shtëpi,
arkitekturë e çuditshme,
ku rroja me tingujt,
pa frikë.

I shtova një dhomë,
një strehë mbi baxhak,
s’m’i nxentë më miqtë
shtëpiza e vjetër.
Rrëfenin përnatë,
me zjarr në oxhak,
legjenda për princër
dhe mbretër.

Një ditë, vetvetiu,
pragun e vjetër e lashë.
Shtëpizën me nota
s’e desha...

... kisha filluar
të shkruaja vjersha.

VALEZAT

Valëzat rendin të kapin njera-tjetrën,
brenda një ngutje të çmendur,
në pafundësi.

Gjithshka rend. Përveç kohës,
që ka ngecur në vend,
qyshkur ike ti.

Ç’M’U DESH?!

Kur isha i ri,
u hodha në pellg,
të zija gjysmëhënën,
që lahej...

Pastaj një jetë,
përsipër kokës,
si kosë,
gjysmëhëna s’më ndahej!

AROMA

Sot më çmendi era e jasemisë,
rrija në oborr,
nuk mund të ikja.

I ngjante aromës tënde të rinisë,
në kohën
kur të kisha.

Një ndryshim kanë veç lulet
nga gratë:
kundërmojnë më gjatë.

E ORES SE FUNDIT

Sytë e mi të lodhur kanë marrë
ngjyrën e qirinjve.

Një shenjt,
me një shishe uiski në dorë,
pastron fytyn, t’u bie borive.

Por prit,
këngë sirinash është kjo që dëgjoj,
apo Orkestra e Minjve?

__________
Gezuar ditlindja, poeti Grigor Jovani! Jetofshit edhe 100 vjet dhe na gezofshi edhe me shume poezi tjera!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Haxhi Muhaxheri sjell:POEZI NGA GRIGOR JOVANI-Me rastin e ditëlindjes së poetit Empty Re: Haxhi Muhaxheri sjell:POEZI NGA GRIGOR JOVANI-Me rastin e ditëlindjes së poetit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 01, 2011 9:21 pm

Urime Grigor Ditëlindja për shumë vite të lumtura e me plot suksese!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi