Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zejdush Kastrati: Si t’ia “futi”...?!

Shko poshtë

Zejdush Kastrati: Si t’ia “futi”...?! Empty Zejdush Kastrati: Si t’ia “futi”...?!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 01, 2011 11:57 pm


Zejdush Kastrati: Si t’ia “futi”...?! U1_ZejdushKastrati
Si t’ia “futi”...?!
Më mirë të vdesësh në këmbë se të jetosh në gjunjë.
(proverb shqiptar)
Nga Zejdush Kastrati
Vetëm disa ditë pasi që Pacolli u zgjodh President falë votave të deputetëve të PDK-së dhe satelitëve të kësaj partie, por edhe “kontributit”të disa ndërkombëtarëve e në veçanti sms-ve, njëri nga deputetët e PDK-së i cili në opinion promovohet si “njeri i fjalës dhe besës” dhe i cili ia kishte dhënë votën Pacollit, gjatë një ndeje tha edhe këtë: ”kurrë nuk e kam ndier vehten më keq se atë ditë kur isha i obliguar t’ia jap votën Pacollit, dhe më besoni tha ai se në sallë atë moment jam ndier shumë keq, më është ngritur temperatura dhe jam rrënqethë ,gjë që ka ndikuar që shokët të cilët i kisha afër veti të më japin kurajo dhe shpresë për të përballuar situatën” ka rrëfyer mes tjerash ky deputet i cili ka shtuar se edhe në burgun e Beogradit” ku ka vuajtur dënimin disavjeqar nuk e ka ndier vehten me keq.”E kam bërë këtë vetëm për të mbrojtë institucionet dhe kam menduar se nuk ka pasur zgjidhje tjetër” ka thënë deputeti.
Edhe pse kjo deklaratë e këtij deputeti vërehej se ishte një hipokrizi e llojit të vet , pasi që ai kishte lobuar edhe te deputetë tjerë që të votonin Pacollin, pasi që kuptohet kishte marrë detyrë nga shefi i tij (Hashim Thaqi) për ta kryer një punë të tillë, në pytjen se a është penduar për këtë veprim , ai pa një pa dy u pergjegj:”kurr ma nuk do te veproja kështu, kurrë më nuk do të lëjoja të bëj dicka të tillë dhe për mua kjo është e para dhe e fundit” tha mes tjerash ky deputet i ilegales.
Tash ,kur Gjykata Kushtetuese konstatoi se me rastin “Pacolli” u shkel kushtetuta, kur pritet që ceshtja e Presidentit të jetë pjesë e “lojwrave” te reja e nw veqanti kur edhe njw herë PDK/ja është akterja dhe subjekti politik nga i cili varet veprimi dhe qëndrimi i saj për të krijuar nje stabilitet institucional , varet veprimi i kwtij deputeti që njeherë “gaboi” por edhe të tjerëve se si do të sillen karshi shefit të tyre por edhe elektoratit e popullit të Kosovës.
Kush ia “futi” Pacollit...?
Gjatë gjithë kësaj periudhe të pasluftës në Kosovë jemi dëshmitarë të përfoljeve për shumë afera e skandale me të cilat në shtetin ku funksionojnë ligjet dhe rregullat demokratike, e vërteta patjetër duhet te dali ne shesh, kurse te ne po ndodhw e kundwrta dhe hajnat të thonw “hajna” spiujtë të thonë “spiun” të paditurit të thonë”i paditur dhe i cmendur”,canaklëpirësit behen institucionaista e kwshilltarw,te pabesët të bëjnë “te pabesë”, të pamoralshmit të quajnë të “pamoralshëm”.... dhe i vetmi arsyetim dhe”mburrje” për ta është kur ”ata” behën bashkë nëpër hotele, restorane, por edhe në institucione , ngrisin dolli me menze e pije qw kuptohet paguhen nga dikush por kurrw nga ata, rrahin gjoks e duke u krekosur për ate cka kanë bërë dhe po bejnë thonë”Ia ngulëm...”
Por,fatwkeqësishtw pa përgjithësime, që nga punëtori i nivelit më të ulët, qoftë në institucione shtetërore apo edhe kompani publike e private , kemi dëgjuar dhe po dëgjojmë shumë shpeshë , kur X-si ia futi Y-it.apo kur deputeti ia “futi” deputetit, kur ministri ia “futi” ministrit, kur gjykatësi ia “futi” gjykatësit, kur polici ia “futi” policit, kur mjeku ia “futi” mjekut, kur gazetaruci ia “futi” gazetarit, kur Kryeministri ia “futi” Presidentit, (njeherë Sejdiut e tash edhe Pacollit) Kryeparlamentarit, apo edhe ndonjë tjetri, por e vetmja që nuk kemi dëgjuar prej se është kryeministër Hashim Thaqi të ja ketë “futur” dikush këtij përsoni.
Edhe në politikë behet një lojë për ta mundur kundërshtarin, në të cilën marrin pjesë shumë akterë dhe kuptohet ai që e luan më së miri , fiton dhe del i pari, por si cdo lojë tjetër edhe politika i ka rregullat dhe kriteret , të cilat duhwt tw respektohen ,por sa po arrijmë të vërejmë në |Kosovë nuk ka kritere dhe rregulla që të obligojnë ti përfillësh, por i vetmi pikësynim i politikajwve tanë është “si tia ‘ngulin’ njëri tjetrit”.Pa pardon....
Kur në Kosovë ambiciet për t’u marrë me politikë janë të shumta dhe me tendecë rritjeje atwherë edhe sllogani ”Si t’ia “futi’...” si duket do të jetë aktual dhe shumë i preferuar edhe për shumë kohë.
Por një gjë duhet ditur: Kur ia “ngul” dikujt...”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi