Shaban Cakolli:DORUNTINA-A E KA KRYAR MISIONIN E VET?
Faqja 1 e 1
Shaban Cakolli:DORUNTINA-A E KA KRYAR MISIONIN E VET?
Shaban Cakolli:DORUNTINA-A E KA KRYAR MISIONIN E VET?
Ragip Rama
“DORUNTINA”:ZËDHËNËSJA MË E FUQISHME E FËMIJËVE TANË NË MËRGIM
“Doruntina”mbushi pesëmbëdhjetë vjet përpjekjesh për të nxjerrë të vërtetën në shesh,për të mbrojtur integritetin kombëtar të fëmijëve tanë në mërgim. Një organ që ka fizionominë e dëshiruar, organ që preokupohet tërësisht me çëshjen kombëtare dhe fatin e fëmijëve tanë në mërgim dhe,si e tillë është përqafuar nga intelektuali, poeti, gazetari, mësuesi, nxënësi, prindi e bashkathetari anekënd diasporës.Numri i parë i”Doruntinës” u botua në shtator tëvitit 1996, në një kohë ku po bëhej qëndresë e një populli të shtypur, të copëtuar e të mashtruar, e një populli të cilin e shtrënguan për të heshtur, për të mbyllur kaptinën e fjalës së lirë, të drejtë e të guximshme. Në të gjitha poret e jetës, prangat shtrëngonin e ngulfatnin jetën e një populli që po kërkonte fjalën e lirë, lirinë, jetën.
Atëkohë, pra më 1996,shkrimtari,poeti dhe gazetari që tanimë jeton në Gjermani, z.Ragip Ramaj, mori një nismë të guximshme, por edhe mjaft të vështirë, mori mbi supet e veta një detyrë me peshë kombëtare. Nukmund ta fsheh se që në numrin e parë kur e shfletova këtë revistë, krijova bindjen e fortë se kjo do t´u qëndrojë tallazeve të jetës, do të mbijetojë dhe kështu edhe ia doli. Ajo rrugëtoi, rrugëtoi shumë, hulumtoi dhe gjeti fëmijët shqiptarë në çdo skutë të Evropës, iftoi në shoqërim që së bashku të mësojnë gjuhë e histori shqiptare, traditë e kulturë kombëtare…..
Por asnjëherë nuk harroi t’ua përkujtojë atyre se të huaj janë në këto vende dhe se atdheu i tyre gjendet në themelet e Ilirisë. Sot jam aq shumë i gëzuar dhe imallëngjyar, kur arrita të shfletoi numrin e tetëdhjetë të”Doruntinës”, revistën më të mirë për fëmijë që kam shfletuar ndonjëherë, revistë me të cilën po kultivohet një kulturë rrënjësore dhe e pastër për fëmijë, për gjeneratat e reja, familjen, shoqërinë dhe kombin.
“Doruntina” dhe shkollat shqipe në diasporë janë të lidhura ngusht me njëra-tjetrën, por revista “Doruntina” është më shumë se një mësuese për fëmijët tanë në mërgim. Këtë nuk po e them vetëm unë, këtë e kanë thënë shumë intelektualë, që këtë revistë e kanë quajtur, Abetare, lektyrë shkollore, histori, enciklopedi, dritare e hapur e atdheut etj,…por edhe thesar që mund ta ruash e ta lexosh kurdoherë.
Duhet pranuar deshëm apo nuk deshëm, se rritën e “Doruntinës”e kanë përcjellë shumë vështërsi, si mjetet e pamjaftueshme financiare për botimin e revistës,s ë paku njëherë në muaj dhe shpërndarja jo e mjaftueshme e saj, vështërsi që vazhdojnë ta përcjellin edhe sot. Padyshim ana tjetër pozitive nuk mund të lihet në harresë. Puna e mishëruar e kryeredaktorit Ragip Ramaj me revistën, materialet e zgjedhura, ashtu si kërkon shpirti i trazuar i fëmijëve në mërgim, që si duket artitekti i kësaj reviste e njeh fort mirë dhe e di se çfarë kërkojnë ata. Bashkëpunimi i shumë arsimtarëve, që kuptuan drejt misionine tyre kombëtar, prindër e intelektualë, u bënë hallka të forta, që po embanin të qëndroi deri më sot”Doruntina”. Revistës sonë kombëtare”Doruntina”, i uroj shënimin e përvjetorëve dhe veprimtarinë e saj të suksesshme,e ftojmë të shtegëtojë në rrugën e më tejme të diturisë, duke i dëshiruar një punë pa vështërsi e me suksese të reja. Apelojmë te lexuesit e sidomos te mësuesit tanë në diasporë, që ta përkrahin edhe më me forcë, në mënyrë që kjo revistë të kryej pa probleme misionin e saj kombëtar që ia ka shtruar vetes. Duke mbështetur këtë revistë, ne ndihmojmë çështjen tonë madhore, ndihmojmë fëmijët tanë që gjenden ballëpërballë me një epidemie të zezë, siç është asimilimi. Nëse përkrahim”Doruntinën”, ne do të shpërblehemi, sepse po ndihmojmë ardhëmërinë e fëmijëve tanë të shkollave shqipe në diasporë, sepse”Doruntina” është zëdhënësja më e fuqishme e fëmijëve tanë në mërgim, luftëtarja më e pakonpromis në mbrojtjen e fëmijëve tanë nga asimilimi.
Nuk dashta të besoj,ashtu si nuk dua të besoi edhe sot se numri i para dy muajëve i revistës së"Doruntinës"të jetë numri i
fundit.Duke qenë njëkohësisht edhe bashkëpunëtorë i revistës unë do të e vëja me dëshirë vetën në rolin e përgjegjësit të
pyetjes;A e ka kryar Doruntina misionin e saj?
Sidoqoftë për vite me radhë ishim mësuar të vinte kjo revistë dhe tani nuk dëshiroi që ky të
jetë numri i fundit.Pesëmbëdhjetë vjet punë të mundimshme në rrugën e gazetarisë për fëmijë!
Përse e bëri kryeredaktori tërë këtë mund ?
Mos vallë kjo ishte diçka që do të sillte përfitime materiale?
Kushdo që e din punën e gazetave dhe revistave,e di fare mirë se në këtë punë humb materialisht,por fiton shpirtërisht.Ata
që e bënë këtë revistë e nisën në kohë të turbullt,kur ulkonja pushtuese sllave ishte nisur
për të humbur gjurmët shqiptare duke u munduar shqiptarët dhe trojet e tyre të i shes në tregjet
e Evropës.E në këtë kohë të turbullt Ragip Rama me disa bashkëpunëtorë idealist,e nisën
këtë revistë të thonin të vërtetën,rrugën e qëndresës,për të mësuar fëmijët tanë që armiku
i kishte shkapërderdhur në mbarë botën si zogj të trembur,se nderi i atdheut është dhe duhet të
jetë mbi gjithçka.Doruntina mendonte shqip,gatuante fjalën shqipe për fëmijët tanë të mërguar
nëpër botë,ua mësonte ku janë trojet etnike shqiptare,me histori e gjeografi,ua ndezte në zemrat
e tyre të njoma zjarrin e atdhedashurisë,por ishte hallkë e fuqishme që lidhej me shkollat
shqipe në mërgim dhe ndihmonte mbarëvajtëjen e mësimit në këto shkolla.Përse po vonohen
këta numra të kësaj reviste?A është lodhur Ragip Rama me bashkëpunëtorët e mirëfilltë
nga këto vështërsi?
Unë them jo,nga se ata e kanë dëshmuar shkallën e gatishmërisë dhe qëndresës.Unë mendoj
se revista për të dalur në dritë don mjete materiale.Ato mjete duhet të i sigurojnë prindërit
e fëmijëve,mësuesit e shkollave shqipe,intelektualët e mërgatës,por këto më së miri do të
ishte të i siguronte Ministria e Kulturës sëKosovës dhe Shqipërisë me Ministritë e tyre tëArsimit
nga se është detyrë e tyre ,për rininë e tyre që u ka mbetur jashtë atdheut.Këtë detyrë nuk
e merr për sipër askush dhe kryeredaktori me disa bashkëpunëtorë vullnetarë nuk kanë mundësi
që të bëjnë tërë atë mund në nxjerrëjen e disa mijëra revistave,prandaj të ua shpërndajnë falas
këtyre fëmijëve engjuj,do e bënin për hirrë të këtyre fëmijëve të pafajshëm,por nuk kanë mundësi.
Eh çfarë mbështetje i duhet kësaj reviste!Llogariteni me çfardo monedhe kjo revistë nuk kushton
më tepër se dy euro,po ne nuk gjejmë gatishmëri të mbështesim një revistë për fëmijët tanë
me vetëm dy euro në muaj,nuk di përse,por e di se mundemi çdo ditë të hargjojmë më tepër
se dy euro kafe,cigare,argëtime në kino,koncerte,jo rrallë edhe kasino,por jo për revista!!!
Nuk mund të pranoi se kjo revistë duhet të heshtë.Ae ka kryar misionin e vet Doruntina?
Unë përseri mendoj se Doruntina nuk e ka kryar misionin e vet.
Nuk e ka kryar,sepse mjegullat po përpiqen të përhapen rishtas mbi fatin e shqiptarëve,mbi
fatin e rinisë sonë,sepse jemi ende shumë larg bashkimit kombëtarë,e në rrugën për bashkim
askush nuk është i tepërt dhe askush nuk duhet të mungoi.Nuk e ka kryar se për shumë shkaqe
fëmijët tanë me numër shumë të madh kanë mbetur strehëve të botës,e sa fëmijët tanë të
jenë jasht atdheut u duhet revista e tyre.Për këtë arsye dhe vetëm për këtë arsye"Doruntina"
nuk do të duhet të mbyllet."Doruntina" ka bërë shumë,por nuk ka bë gjithçka,ajo ka për të
bërë edhe shumë.Në këtë shtator "Doruntina" do duhej të festonte një dekadë e gjysmë pune,
por sidoqoftë këtë do të vendos redaksia,e kryeredaktori sikur më tha diçka në telefon ,kur
e pyeta për këtë shënim përvjetoresh:Mendon se mbylljen e kësaj reviste duhet të e festojmë?!!!
Kjo pyetje e kryeredaktorit më la të nënkuptoi se "Doruntina" duhet të heshtë,e dhimbshme
shumë,por nuk i ndihmuam të fliste!!!Në fund nuk kam çka të them tjetër vetëm disa vargje
të një poeti që mu kujtuan:Heshtja është më e rëndë se vdekja/Kur fjalët të vdesin nëpër buzë!
Kështu çdo ditë e helmon vehtën/as i gjallë,as i vdekur.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shaban Cakoli: Nga Shaban Cakolli
» Shaban Cakolli:LAMTUMIRË
» Shaban Cakolli:JETË PA SHIJE
» NË SKENË ELEGANTE ME NJË ART TË MIRËFILLTË - Shaban Cakolli
» Shaban Cakolli:NDARJE QË DHEMB
» Shaban Cakolli:LAMTUMIRË
» Shaban Cakolli:JETË PA SHIJE
» NË SKENË ELEGANTE ME NJË ART TË MIRËFILLTË - Shaban Cakolli
» Shaban Cakolli:NDARJE QË DHEMB
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi