Ilia S. Karanxha: Personaliteti i Nikolla Leonik Tomeos në artin rilindas italian
Faqja 1 e 1
Ilia S. Karanxha: Personaliteti i Nikolla Leonik Tomeos në artin rilindas italian
Personaliteti i Nikolla Leonik Tomeos në artin rilindas italian
Nga Ilia S. Karanxha
Pasioni për koleksionimin e veprave të artit, njohuritë e thella mbi botën antike greke, shpjegimet e tij të drejta mbi filozofët grekë në Universitetin e Padovës i jepnin personit të tij një pozitë të shquar e tepër të vlerësuar nga bota intelektuale e kohës në përgjithësi por edhe mes artistëve në veçanti shumë prej të cilëve Nikolla i njihte personalisht si miq apo si mecenate. Janë të dokumentuara kontaktet e tij me familjen Belini (Jakopo e Xhiovani), Andrea Riçi, Pomponio Gauriko dhe Van Eyck. Miku i tij më i afërt Petro Bembo ishte edhe ai një koleksionist i shquar medaljesh si Nikolla e kishte në të njëjtë kohë një rreth shumë të gjërë njohjesh e kontaktesh mes artistëve më në zë të kohës.
Jeronim Kampanjola (Girolamo Campagnola) duke çmuar vlerat e Tomeos në fushën e artit e kishte e gjykuar të arsyeshme t'i komunikonte atij në latinisht( Kallab, Wolfgang 'Vasaristudien...', Wien, 1908, f. 347) mbi piktorët padovanë. Kjo letër u shfrytëzua më vonë nga G. Vasari(1511-1574) si një burim i dorës së parë për këta piktorë. Herë pas here Vasari në veprën e tij citon:
' ..Ishte shpënë nga Donato në Padova kur punovi atje dhe aty pikturoi në hyrjen e shtëpisë të Vitalit me ngjyrë të gjelbër të tokës disa gjigantë të cilët (sipas një letre latine që kam gjetur të cilën Xhirolamo Kampanjola ja shkruante Zotit Leonico Tomeo filozof) janë kaq të bukur sa që A. Mantenga ju jepte një rëndësi të madhe.'
A. Riccio- Medalje e N.L. Tomeos |
Skluptori Andrea Riçi në kryeveprën e tij 'Shandani i Shënjtorit', i derdhur në bronx dhe i mbushur rreth e rrotull me skena e motive të shumta mitollogjike edhe sot e kësaj dite kritikë të shquar të arit e kanë të vështirësi t'i japin një shpjegim të kënaqshëm e shterues këtyre trajtimeve. Në këto kompozime mendohet se ai u influencua dhe u inspirua nga koleksioni i Tomeos.
Mirëpo momenti më i spikatur i personalitetit të Tomeos në fushën e artit munt të konsiderohet dalja e emrit të tij në veprën e Gaurikos(Pomponio Gaurico (1481- 1528) mbi sklupturën (De sculptura, 1504) të botuar në Firence.
Vepra ndërtohet në bazë të një dialogu ku shkruesi e referuesi kryesor është vetë autori P. Gauriko. Mirëpo për t'i dhënë peshë e miratim akademik mendimeve të tija ai fut gjatë leximit të këtij traktati si bashkëbisedues e të pranishëm Nikola Lonik Tomeon e Rafaele Rexhio (Raffaele Regio) profesor i gjuhëve latine e greke. Ky takim zhvillohet në ambjentet e shtëpisë së Guarikos në Padova ndoshta mes viteve 1502-1503.
Biseda fillon mes Gaurikos e Rexhios e përqëdrohet mbi fisnikërinë e sklupturës e parimet bazë të këtij arti. Mbasi është përfunduar biseda rreth këtyre argumentave të para (d.m.th kapitulli i parë) dhe ndërsa nis një diskutim anësor për një çështje fonetike gjuhësore mbi shqiptimin e 't'-së në fjala 'Venetias'. Gauriko duke ju drejtuar Rexhios me të qeshur i thotë :
A. Riccio- Shandani i Shënjtorit, lartësia 3.90 m. (Basilica del Santo- Padova) Tomeo ka sugjeruar mbi ikonografinë e pasur |
'...Njeri me gjykim të thellë e të mënçur dhe çmues i madh i sklupturës si mua, profesor i shkollës peripatetike, por jo armiqësor me Akademinë tonë. Ai ju mësonte në greqisht filozofinë natyrale me një vlerësim aq të madh prej të gjithëve sa ngjante që munt të ishte krahasuar me plot të drejtë me cilindo filozof grek' Mbasi shkon ta takojë i thotë:
(Gaurico)- 'Tamam në momentin e duhur, mjeshtër, e di në fakt përse ke ardhur e mendoj ta kem mbaruar atë'.
Leoniko: - 'Shkëlqyeshëm. Por përse po flisnit kur ardha?'
(Gauriko): - 'Flisnim për sklupturën'
Leoniko: - 'Vazhdoni, asgjë në të vërtetë s'munt të jetë më e kënaqshme për mua se sa t'u dëgjoj ndërsa bisedoni për këtë argument.'
Rexhio: 'Më bëhet shumë qefi për këtë që po ngjet sot, me që mund të përfitoj nga kjo mirësi me gjithë dëshirë me qënëse nuk do të jem vetëm dhe ti do të bësh të detyruar për ty, dy persona në të njëjtin moment. Si munt të ma mohosh akoma?...’ (Guarico P. 1999, f. 129)
Ky pra është momenti i parë i futjes së Nikollës në 'skenën e debatit' e tërheq në një farë mënyre paraqitja e tij fill pas diskutimit mbi epirotët (shqiptarët).
Mbas disa batutash të tjera mes të pranishmëve rifillon leximi i traktatit të shkrojtur nga Gauriko të cilën ai ja ka besuar një 'djaloshi' që nuk na e thotë emrin. Këtu Gauriko merr një rol të dyfishtë. Atë të hartuesit të traktatit mbi sklupturën e në të njëjtën kohë atë të komentuesit, shpjeguesit e bashkëbiseduesit mbi argumenta të ndryshme para dy profesorëve të nderuar.
As Nikolla e as Rexhio nuk sjellin ndo një teori apo sugjerim të tyre, nuk bëjnë ndonjë ndryshim të mendimeve të shkrojtura e të shprehura nga Gauriko ata thjesht nxitin, dëgjojnë e miratojnë atë që ka shkrojtura ai i cili me gjenialitetin e tij prej të riu napoletan gjen në këtë formë miratim në tre breza të shquar intelektualësh. Në këtë drejtim ai ishte i kujdeshëm që personat pjesmarës në dialog veç prestigjit të lartë akademik të paraqiteshin edhe si përfaqësues të një brezi të caktuar. Gauriko përfaqësonte rininë progresive të kohës, Nikolla me të 45 vjetët e tij intelektualin në veprimtari të plotë dhe Rafaele Rexhio me mbi 60 vjet urtësinë e pjekurinë e një jete të tërë njerzore.
Mbas diskutimit në ambientin e mbyllur shtëpiak padovan vepra u vlerësua qysh me botimin e menjëhershëm të saj në Firence, kryeqëndra e botës kulturale italiane të atëhershme. Ajo u mbështetet nga umanisti Bernardo Rucellai (1448-1514) që gëzonte një prestigj të shquar për kohën por edhe nga intelektualë të tjerë fiorentinë.
Publikimi i veprës të Gaurikos që vlente sa 'një thesar' (Sponsorizues ka qënë Marcantonio Placido i cili ja dedikon atë Lorenzo Strozzit dhe shkruante se asnjë libër nuk ishte më i vogël por vlente sa një thesar ('non iam libellus, sed...thesaurus')f. 14.) pikëzonte në atë moment shumë diskutime me karakter artistik, social e filozofik mbi sklupturën ku intelektualët më të shquar të kohës ishin shtyrë të jepnin mendimet e tyre mbi artet e larta (artes liberales) dhe artet e vogla që cilësoheshin të tilla për shkak të karakterit teknik-manual të tyre. Artet e larta apo të lira ndaheshin në të ashtuquajturën të treshes (Trivium)(gramatika, dialektika, retorika)dhe të katërshes(Quadrivium) (arithmetika, gjeometria, muzika, astronomia) ndërsa piktura e aq më pak skluptura e arqitketura nuk konsideroheshin mes tyre.
Një sinjal i hershëm për t'i dhën më shumë dinjitet pikturës e sklupturës u duk në realizimin e bazorelivëve në këmbanoren e katedrales të Firences (Santa Maria del Fiore). Në grupin që paraqiste simbolikisht arithmetikën, gramatikën, logjikën e muzikën u përfshinë edhe piktura e skluptura por për çudi arqitektura është akoma mes mjeshtërive. Vasari ja atribuon autorsinë e relievëve Xhiotos (Giotto vdekur më 1337)por studime të fundit kanë diferencuar se relievi që paraqet sklupturën i takon Andrea Pisano pasues i Xhiotos në ndërtimin e këmbanores ndërsa relievi që i është dedikuar pikturës dhe arkitekturës i takojnë Nino Pisanos të birit të Andreas.
Françesko Petrarka (1304-1374 )në dy dialoge që qarkulluan më 1366 ( 'De tabulis pictis' e 'De statuis'.) theksonte me ngulm dimesionin intelektual të pikturës, për romakët, e para mes gjithë veprimtarive mekanike dhe sklupturës, për grekët, një hap drejt arteve të lira. Këto dy arte për Petrarkën vinin nga i njëjti burim që ishte dizenjoja dhe kishin si objektiv të përbashkët imitimin e natyrës, i cili kalonte nëpërmjet gjenialitetit ('l'ingenium') të artistit.
Vepra e Guaricos ku Tomeo dëgjon dhe miraton tezën mbi sklupturë |
Në fillim të shekullit të XIV një rëndësi të dorës së parë patën edhe mendimet e Leon Battista Alberti(1404-1472) dhe të Lorenzo Ghibertit(1378-1455). I pari në traktatin 'De pictura'(1436) ve në të njëjtin plan artin e dizenjos (piktura, skluptura, arqitektura) dhe artet e lira, të gjitha 'të shkëlqyera e hyjore' ('ottime e divine') e ankohet që njëra e tjetra persekutohen në atë moment nga një fat i përbashkët dhe i keq, për shkak të fare pak 'intelektësh' që ju dedikohen atyre. Në një traktat tjetër 'De statua' (para 1435) Alberti dallon profilin profesional të piktorit nga ai i skluptorit. Ai e quan të rëndësishme për skluptorin përdorimin e arsyes në oservimin e natyrës e për të marrë prej saj principet e regullat që ajo ofron dhe shndrohen mëtej në udhërëfyes për prodhimtarinë artistike. I gjithë traktati i Albertit përqëndrohet rreth ndihmës që natyra i jep skluptorit dhe regullave preçize, të sigurta dhe të vërteta që e ndihmojnë ta shpjerë veprën drejt prefeksionimit. Në lidhje me formimin profesional të piktorit ai e shikon atë më të komplikuar dhe si konditë të parë kërkohet që ai të jetë i ditur në të gjitha artet e lira e mes tyre duhet të kuptojë mbi të gjitha gjeometrinë e duhet të jetë mjaft familjar me poetët, oratorët dhe me njërëz të tjerë të ditur të letrave. Me këtë bagazh të pasur kultural piktori ekspozohet për të oservuar natyrën e cila është 'kreu e principi' i pikturërës dhe i arteve të tjera, me syrin fizik dhe syrin e mëndjes.
Lorenzo Ghiberti në 'Commentari' propozon të njëjtën rrugë formimi profesional si për piktorin edhe për skluptorin. Për atë skluptura e piktura bazohen në të njëjtën 'shkencë' që është 'shuma' e disa degëve. Kjo shkencë paraqitet si një 'trup' i vetëm i përbërë nga shumë pjesë. Veç kësaj skluptura e piktura lindin nga 'meditimi' pra tek mëndja e artistit, i cili munt ta realizojë pastaj veprën me 'materien' dhe me 'arsyetimet' duke bashkuar kështu aspektin manual me atë intelektual.
Kështu me gjithë se ishin hedhur hapat e para për një rivlerësim të sklupturës mendimi i kundërt dhe klasik mbetej akoma në fillim të shekullit të XVI mbizotërues. Bile në favor të mendimit klasik ishte shprehur edhe Leonardo Da Vinçi i cili në veprën e tij 'Libro di Pittura' duke shtjelluar raportin mes pikturës dhe sklupturës vendos pikturën mes 'shkencave' dhe sklupturën në artet mekanike.
Sipas parimeve të parathëna e të pranuar shkenca munt të ishte mekanike në se 'lind nga ekspeienca' dhe shkencore e mirëfilltë në se 'lind e mbaron në mëndje' e së fundi gjysëm-mekanike në se 'lind nga shkenca e përfundon në veprimtari manuale'. Da Vinçi përjashtonte nga shkencat sklupturën duke e futur atë në artet mekanike duke e shpjeguar me dy arsyetime bazë. Para së gjithash skluptuar 'shkaktonte djersë dhe mund fizik në ekzekutori i saj'. Së dyti skluptori nuk ka nevojë për ndonjë shkencë, nga momenti që është e mjaftueshme të njihen 'masat e thjeshta të pjestarve e natyra e lëvizjeve dhe e sendeve fikse' për t'i riprodhuar ashtu siç paraqiten para syrit. Për Leonardon kishte një diferencë abisale midis profilit profesional të skluptorit dhe atij të piktorit: i pari krijon vprën 'me mundim më të madh fizik' e i dyti 'me mundim më të madh të mëndjes'. Duke konkluduar mbi diferencat midis piktorit e skluptorit Leonardoja thekson se i pari bazohet në 10 parime (drita, errësira, ngjyra, trupi, figura, ambienti, qëndrimet, ngjasimet, lëvizje, qetësia) ndërsa i dyti bazohet në një numur më të vogël parimesh (trupi, figura, ambienti, levizje, qetësi) për këtë skluptori duhet të kryejë më pak mund intelektual e më shumë mund manual.
Ja pra në një kontekst të tillë e mbas peshës që kishin fjalët e Leonardos në kapërcyell të shekullit të XV nuk ishte e lehtë për Gaurikon të shprehte mendime të ndryshme e të pranueshme në drejtim të fisnikërimit të artit të sklupturs. E megjithë këtë kohët ishin të tilla që një plejadë e tërë artistësh kishin realizuar vepra të mahnitëshme prandaj që këtu dilte nevoja e një interpretimi e qëndrimi të ri mbi këtë gjini të artit.
Prezanimi i veprës së Gaurikos me një mbështetje e miratim akademik të humanistit tonë Nikolla Leonik Tomeo dhe Rafaele Rexhios e bënte atë akoma më të mirëpritur në ambientet kulturale të kohës. Në një farë mënyre shërbente edhe si kundërbalancë me pikpamjet e Leonardo Da Vinçit. Problemi i rolit të sklupturës në art vazhdoj të diskutohej akoma në rrethet intelektuale gjatë shekullit të XVI mirëpo vepra e Gaurikos shënon një moment kulmor në këtë debat. Ajo ka qënë objekt studimi e vlerësimi mes kritikëve të artit dhe ka pasur një sërë ribotimesh Gjermani (Norimberga 1542, Laipzig 1885), Hollandë(1609, 1649) Francë(1969), Itali(1999) etej.
Andrea Pisano(1290-1349) - Skluptura dhe piktura.(Këmbanorja në Duomo di Firenze) |
Firence 27. III. 201
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ilia S. Karanxha: Dy shqiptarë në fillimet e editorisë veneciane
» Ilia S. Karanxha: Botimi i Historisë së Skënderbeut nga Marin Beçikemi (Barleti)
» Ilia S. Karanxha: Luka Ulqinaku, Bernardino de Vitali dhe ballina e Historisë të Skënderbeut
» Ilia S. Karanxha:Dora d’Istria: Princesha me origjinë shqiptare, në themelet e qytetërimit europian
» Personaliteti dhe çrregullimet që na bëjnë të ndryshëm
» Ilia S. Karanxha: Botimi i Historisë së Skënderbeut nga Marin Beçikemi (Barleti)
» Ilia S. Karanxha: Luka Ulqinaku, Bernardino de Vitali dhe ballina e Historisë të Skënderbeut
» Ilia S. Karanxha:Dora d’Istria: Princesha me origjinë shqiptare, në themelet e qytetërimit europian
» Personaliteti dhe çrregullimet që na bëjnë të ndryshëm
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi