Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valon Beqiri:Jeto

Shko poshtë

Valon Beqiri:Jeto Empty Valon Beqiri:Jeto

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 02, 2011 6:26 pm

Valon Beqiri:Jeto 206581_200708849952651_100000406115855_606817_2842509_n
Valon Beqiri:Jeto 186115_100000406115855_4688927_n


Valon Beqiri:Jeto

Rezervoj nervat e botës si shenjë
nderimi,
ca sjellje prej klyshi i kursej për ditët e qumshtit,
më vdesin ndjenjat nën ombrellën e shpresës,
a del familje e lumtur kur ndahen zjarri prej prushit?

Shpesh humbem në shpellat e mistershme të ndërdijes,
një ditë,jam i detyruar ta provoj famën e jetës,
kur rrudhat do t'më lëshohen varur si një buzëqeshje,
një mirëqenie më e bukur,do t'mi fal këshilla vdekjes.

Qoshet e asfaltit,do ti puthi me këmbët vjetëruara,
pluhurin do ta përqafoj n'çdo lëvizje të syve t'mi,
si një kafshë endacake,do t'më duket bota mbeturinë,
në çdo cep t'rrugës do të ndalem,të dukem si plak i ri.

Natën vonë s'do të kthehem në shtëpi,shtratin do ta lë,
do ta lë vetë,si një gjymtyrë e lënë anash pa kurajo,
momentet kur lodhja do t'ma pushtoj frymen e shpirtit,
do t'më kujtohet RINIA,diçka që m'thoshte...JETO


Jeto gjithmon si te ishte sot,te nesermen prite vetem si vdekje

V.B
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi