Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Harrohet kriza presidenciale, “shpërthen” konflikti mes PDK-së e AKR-së

Shko poshtë

Harrohet kriza presidenciale, “shpërthen” konflikti mes PDK-së e AKR-së Empty Harrohet kriza presidenciale, “shpërthen” konflikti mes PDK-së e AKR-së

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 02, 2011 10:37 pm


Harrohet kriza presidenciale, “shpërthen” konflikti mes PDK-së e AKR-së

Marie Nikolla - Bota sot
Harrohet kriza presidenciale, “shpërthen” konflikti mes PDK-së e AKR-së 3-pacolli-thaci


(I plotësuar) Pas njoftimit për media nga Aleanca Kosova e Re për shqyrtimin e mundësisë së daljes së kësaj partie nga koalicioni qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës, zyrat e AKR kanë qenë të mbyllura, ashtu siç kanë qenë të mbyllur për mediat edhe zyrtarët e kësaj partie.

“Aleanca Kosova e Re, gjatë orëve të vona të së premtes, pas konsultave të shumta brenda partisë, si dhe me partnerët e Koalicionit për Kosovë të Re, ka shqyrtuar hollësisht mundësinë e shkëputjes së Koalicionit Qeverisës me PDK-në”, në njoftimin për media të AKR-së. Partneri i vetëm nga partitë shqiptare i Qeverisë Thaçi, AKR-ja, duket se është i gatshëm ti jap fund bashkë qeverisjes 38 ditore me PDK-në. Sipas këtij njoftimi zyrtarë të lartë të AKR-së dhe Koalicionit për Kosovë të Re, njëzëri janë pajtuar për të shqyrtuar seriozisht mundësinë e shkëputjes se menjëhershme të Koalicionit Qeverisës. Gjithashtu kjo parti ka bërë të ditur se qëndrimi për shkëputje të koalicionit qeverisës vjen si pasoj e zhvillimeve të fundit politike në vend. AKR-ja me këmbëngulësi po kërkon përmbushjen e kontratës së koalicionit qeverisës, ku përfshihet edhe posti i presidentit, e në rast se kjo kontrata nuk përmbushet në tërësi, AKR-ja “kërcënon” se do të dal nga bashkëqeverisja me Thaçin. Por megjithatë, sipas njoftimit të vetëm të ardhur nga AKR-ja, ende nuk është marrë vendim definitiv, pasi që takimet brenda partisë, kanë lënë që të japin edhe vendimin definitiv për prishje ose jo të koalicionit qeveritar.

Por, AKR-ja ndonëse i ka njoftuar mediat se me seriozitet po e shqyrton mundësinë për dalje nga koalicioni, nuk e ka njoftuar edhe partnerin e saj në bashkë qeverisje, PDK-në, pasi që zyrtarët e kësaj partie kanë deklaruar se nuk janë të njoftuar për këtë çështje.

Ndërsa krejt kjo situatë ka ardhur si pasojë e “luftës” për postin e presidentit, të cilin post duket se partia e Behgjet Pacollit e kërkon me çdo kusht, ata tashmë kanë mbledhur edhe nënshkrimet e nevojshme për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, ku kandidat për postin e të parit të vendit do të jetë përsëri Pacolli, zgjedhja e të cilit me 22 shkurt nga Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e saj u vlerësua si antikushtetuese. Në anën tjetër, opozita tashmë ka paralajmëruar se në rast se do të rikandidohet për president Pacolli veprimet e saj do të jenë të ngjashme me ato të 22 shkurtit, duke lënë seancën, ku mos pjesëmarrja e opozitës në seancë do të shkaktonte mungesë kuorumi. Pikërisht mungesa e kuorumit ka qenë njëra nga pikat ka është shkelur Kushtetuta në procedurat e zgjedhjes së presidentit.

(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e nesërm të "Botës sot)

* * * * * * *

Aleanca Kosova e Re (AKR), gjatë orëve të vona të mbrëmjes të së premtes, pas konsultave të shumta brenda partisë si dhe me partnerët e Koalicionit për Kosovë të Re, ka shqyrtuar hollësisht mundësinë e shkëputjes së koalicionit qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), si pasojë e zhvillimeve të fundit politike në vend.

Zyrtarë të lartë të AKR-së dhe Koalicionit për Kosovë të Re, unanimisht janë pajtuar për të shqyrtuar seriozisht mundësinë e shkëputjes së menjëhershme të koalicionit qeverisës.

AKR në kuadër të Koalicionit për Kosovë të Re, gjatë këtyre konsultave, është shprehur e gatshme të ndërpresë kontratën e koalicionit qeverisës nëse kjo kontratë nuk do të përmbushet në tërësinë e saj.

“Konsultat do të intensifikohen në orët e hershme të mëngjesit në një takim të Kryesisë së AKR-së dhe Koalicionit për Kosovë të Re ku do të vendoset për hapat e mëtejmë lidhur me shkëputjen e Koalicionin Qeverisës me PDK-në”, thuhet në njoftimin e AKR-së
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi